Këmbimi υaΙutor, 19 shkυrt 2024

Sot, më 19 shkurt 2024, dollari amerikan blihet me 96 lekë dhe shitet me 96.9 lekë.

Euro, blihet me 103.5 lekë dhe shitet 104.1 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 108.7 lekë, ndërsa në shitje me 110 lekë.

Paundi britanik, blihet me 120.6 lekë dhe shitet me 121.5 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 70.9 lekë, ndërsa në shitje me 72 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Hënë 19 Shkυrt 2024

Dashi

Ata qe janë ne një lidhje do jetojnë te lumtur gjate kësaj dite pranë atij qe duan. Mbrëmja do jete edhe me romantike dhe emocionuese. Beqaret do kenë me shume fat sesa mendonin dhe do e gjejnë personin me te përshtatshëm. Financat duhen menaxhuar me kujdes dhe maturi. Po e tepruar me shpenzimet do keni vështirësi te mëdha me vone dhe nuk do dini çfarë te bëni.

Demi

Konfigurimi i yjeve nuk do jete shume pozitiv për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni here pas here me atë qe keni ne krah dhe nuk do jeni aspak ne humor. Edhe beqaret do e kenë shume te vështirë ta gjejnë personin e përshtatshëm prandaj do duhet te presin ende. Ne planin financiar do jete dite e mbushur me fat, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni sa te dëshironi.

Binjaket

Ata qe janë ne një lidhe do kenë një dite te zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret do kenë mundësi te nisin aventura te këndshme dhe do ndihen shume mire. Duhet te prisni edhe pak për te filluar një lidhje serioze dhe afatgjate. Ne planin financiar askush nuk mund t’iu ndale te kryejnë shpenzimet qe keni menduar. Vetëm bëni shume kujdes!

Gaforrja

Venusi do i beje atë qe janë ne një lidhje me sharmante he me shprehës. Do e mbani gjithë kohës pas vete partnerin dhe ai do ndihet me se miri qe iu ka ne krah. Beqaret nuk do kenë shume fat për te filluar një lidhje serioze kështu qe do bëjnë mire te qëndrojnë edhe pak kohe vetëm. Financat do jene përgjithësisht te stabilizuara dhe pa probleme.

Luani

Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e trazuar gjate kësaj dite. Do keni probleme te shumta me partnerin dhe nuk do i pranoni ato qe ai do iu thotë. Beqaret duhet te bëjnë ende shume durim sepse as sot nuk është dita e duhur për te gjetur dashurinë. financat do jene te mira, por po u tunduat te kryeni shpenzime te mëdha mund te keni ndonjë tronditje.

Virgjeresha

Pasioni ne çift do jete edhe me i zjarrte gjate kësaj dite dhe do ndiheni shpesh si mbi re ne krahët e atij qe dashuroni. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret do kenë takime te njëpasnjëshme dhe do iu jepet mundësia te zgjedhin personin qe iu përshtatet me tepër. Financat do jene te paqëndrueshme kështu qe duhen shmangur investimet e mëdha.

Peshorja

Turbullirat me ne fund do mbarojnë ne jetën tuaj sentimentale dhe do e shihni më me optimizëm te ardhmen. Do jeni me te qete edhe për te marre disa vendime. Beqaret nuk do mendojnë për te krijuar një lidhje, por për ta do ketë surpriza sidomos gjate ndonjë feste. Financat do i menaxhoni me shume maturi dhe kujdes prandaj nuk do keni as me te voglin problem.

Akrepi

Çështjet e zemrës do shkojnë me se miri gjate kësaj jave. Do flisni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as keqkuptimin me te vogël. Beqaret do jene gjithë kohës te dëshpëruar sepse jo vetëm qe nuk do gjejnë dashurinë, por dhe miqtë nuk do iu qëndrojnë afër. Financat nuk do jene problematike kështu qe ne këtë plan nuk do keni për çfarë te merakoseni.

Shigjetari

Duke filluar qe sot lidhja me partnerin do përforcohet tej mase dhe do mendoni për një te ardhme afatgjate se bashku. Partneri do i mbaje edhe disa premtime qe kishte bere prej kohesh. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm dashurinë sepse do ndihen mire edhe ashtu si janë. Financat do përmirësohen fale kontratave te mira qe ju do nënshkruani.

Bricjapi

Çdo gjë do jete rutine ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do përjetoni asnjë emocion te veçante nga çfarë keni përjetuar deri me sot. Beqaret do kenë një takim vendimtar qe ne orët e para te mëngjesit. Mos e humbni për çfarëdo lloj arsyeje. Ne planin financiar duhet te kërkoni me çdo mënyrë strategjinë e duhur për ta stabilizuar situatën. Me pak mund t’ia dilni.

Ujori

Nuk do e toleroni aspak atë qe keni ne krah sot dhe debatet me njeri tjetrin do jene shume te mëdha. Ata qe kane kohe qe janë futur ne një vorbull mosmarrëveshjesh mund te marrin edhe vendime për një ndarje te mundshme. beqaret do tërhiqen nga persona te cilët janë te angazhuar. Kujdes mos bëni ndonjë gabim për te cilin te pendoheni gjithë jetën. Financat do jene shume te mira.

Peshqit

Klima yjore do favorizoje bashkëpunimin dhe komunikimin ne çift. Me ne fund do i zgjidhni disa probleme te vogla qe keni pasur dhe do flisni lirshëm edhe për disa tema delikate. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen, Ne planin financiar priten përmirësime te ndjeshme. Mund te shpenzoni për disa objekte qe iu kane mbetur fiksim.

Sara dhe Bardhi i japin fund Ιidhjes, Bardhi: E mban dhuratën e ishit, Sara: Je i ndγrë, tυrρ!

Sara dhe Bardhi duket se po përjetojnë një ndarje definitive nga lidhja që krijuan në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP Albania 3”.

Pas prime të mbrëmshëm, në një debat e sipër Sara u shpreh se nuk dëshiron të vazhdojë më lidhjen me Bardhin, teksa i shprehu zhgënjimin e saj me fjalë të rënda.

“Nuk do të kemi një distancë, do të ketë një ndarje definitive, sepse ne të dy nuk shkojmë me njëri-tjetrin, dhe ti refuzon të përshtatesh me mua. Unë kam bërë gjithçka”, tha Sara.

“Ti s’ke bë gjithçka, asnjë sakrificë, unë kam bërë shumë sakrifica për ty. Unë kam thy shumë principe të mia për ty. Nuk je mundu sa jam mundu unë, unë jam ai që e ka mbajt litarin e lidhjes, jo ti. Ti e ke këput shumë herë”, tha Bardhi.

“Më ke zhgënjyer pa fund. Turp të vijë që më bën lojë sedre”, iu përgjigj Sara.

“Me mua s’ke punë më, nesër unë largohem prej teje. Ti kam evidentu gabimet mos me të humb. E mban dhuratën e ex-it tënd në dorë çdo ditë. Ke tregu që je shtatzënë, dhe unë jo mirëkuptues, unë”?- i tha Bardhi.

“Ti je shumë i ndyrë për këto që i përmende”, ia ktheu Sara.

“SMIP është i jashtëΙigjshëm”/ ShkoΙΙa 9-vjeçare që i ka dalë kυndër Ministrisë së Arsimit dhe përdor regjistra fizikë

Ky është i vetmi institucion arsimor në Shqipëri që i ka dalë kundër Ministrisë së Arsimit

Një shkollë 9-vjeçare në vendin tonë vazhdon të përdorë regjistrat fizikë. Ky është i vetmi institucion arsimor në Shqipëri që i ka dalë kundër Ministrisë së Arsimit dhe nuk po mban regjistra online, e njohur ndryshe si platforma SMIP.al sepse e cilëson të jashtëligjshme.

“I kemi dërguar e-mail të gjatë Ministrisë së Arsimit me vendimin tonë që nuk do e zbatojmë. Nuk kemi marrë përgjigje. Ky është argumenti ynë i fortë. Në dy vjet ne nuk kemi sanksione nga MAS. Pse? Baza ligjore nuk ka asnjë detyrim për mësuesit dhe drejtuesit. Ligjërisht, edhe me VKM edhe me urdhërin 589 nuk thonë: ju mësues jeni të detyruar për këtë gjë. Këto lexuam që vendosëm jo! Shkolla jonë është e vetmja që po zbaton ligjin, kjo është e sigurt!”, tha Artur Shkurti, drejtori i shkollës.

Arsyet pse kjo shkollë refuzon këtë metodë të re bazohen edhe në nenin 66 dhe 67 të ligjit të arsimit parauniversitar, ku përcaktohet qartë mënyra e mbledhjes dhe mbrojtjes të të dhënave personale të nxënësve.

“Shkolla nuk mund të eksportojë të dhëna jashtë kufijve të shkollës dhe databaza SMIP është qëndrore që do të thotë të dhënat e fëmijëve janë vendosur jashtë shkollës. Kjo ndalohet me ligjin e arsimit parauniversitar. E dyta është që të dhënat janë personale të fëmijës e ndalohet ta marrësh pa lejen e prindërve. Me teknologjinë nuk mund të shkelësh të drejtat e njeriut”, u shpreh drejtori.

Edhe nxënësit shpjegojnë vendimin e prindërve të tyre kundër regjistrit online, të cilët kanë firmosur edhe peticionin ku kërkohet mbyllja e databazës virtuale me notat, mungesat, temat mësimore, sjelljen e fëmijëve.

“Prindërit e mi nuk kanë dhënë leje që të dhënat e mia personale të hidhen në regjistrin online, sepse e kuptojmë që këto të dhëna janë shumë sensitive”, u shpreh Agnes Metani, nxënëse.

“Këto janë ato të dhëna që përcaktojnë individët që ne jemi, e persona të tretë mund ti lexojnë ato të dhëna e ti përdorin”, tha Abigel Bilbili, nxënëse.

Ndryshe nga liria që ka vepruar ky institucion arsimor, mësuesit e shkollave publike sidomos u gjendën para udhëzimeve për të plotësuar me detyrim SMIP-in në mungesë të pajisjes me regjistër fizikë nga Ministria e Arsimit.

“Të dëmtuarit kryesorë janë fëmijët, pas tyre familjet, e mësuesit. Ministria për të bërë këtë hoqi shërbimin e ligjshëm edhe i zëvëndësoi me shërbime të paligjshme. Kjo praktikë e sistemit arsimor është duke dobësuar në mënyrë të jashtëzakonshme cilësinë”, u shpreh Shkurti.

‘Eh sa herë jam mendυar të fΙas…’, Olsi nuk duron më, i thotë të gjitha pas daΙjes nga Bigu: Do shkatërroja shumë ρerceptime

Që Olsi Bylyku nuk e priti mirë daljen nga Big Brother, kjo u kuptua pasi postimet e tij në Instagram kanë qenë shpeshherë me nënkuptime. Por mbrëmjen e sotme aktori ka vendosur të flasë njëherë e mirë. Olsi ka bërë një postim të gjatë, ku shkruan se këto deklarata do i bënte edhe në një nga prime-t e do të shkatërronte shumë perceptime.

Deklarata e Olsit:

“Eh sa here jam menduar te flas,te mos flas po me mire te flas sepse ne jete nga prinderit dhe fusha qe zgjodha mesova se me e rendesishme se cdo gje ne jete eshte pergjegjsia,ndaj un mendoj qe kam peshen ndoshta me te madhe nga cdo konkurent tjeter qe hyri ne ate show,pergjegjsine ndaj jush sepse JU,ju kisha & ju kam pa BIG!
Si fillim do doja t’ju sugjeroja qe ne jete te punoni shume,te ndertoni & te luftoni shume mbi qellimet tuaja sidomos kolegeve,qe mos te keni kurre luften per mbijetes qe nga ndikimi qe mund te kete nje programacion te kete fuqine mbi ju per t’ju blere cdo norme & vlere ne “kuader te lojes” qe krijon “show” per te sjell “sponsor” e nje “tave” ku kocken e mer fituesi.
I di pyetjet tuaja dhe ne fakt ju kerkoj shume ndjese qe nuk isha ne pritshmerite tuaja,por ne fakt un do te isha me shume se pritshmerite qe ju kishit,pasi per shansin qe me keni dhene te jem i juaji,kurr nuk do ju dal jasht pritshmerive, por per fat te keqe kete produksioni e kuptoj perpara se keto qe po ju shkruaj te thuheshin ne nje nga “netet magjike” te Prime!
Por ,un i kuptoj rrethanat e gjithsecilit per angazhimin e tyre sepse i kam kolege,shok & miq porrr mendoj se mua
Nuk me bind dot qe do bej HIT,se i kam bo
Nuk me bind dot qe do m’besh film se e kam bo “Police per koke” para 2 vjetesh
Nuk me dhuron dot endrren te kem 1 studio se e kam bo
Nuk me bind dot qe mund te krijoj biznes pas daljes sepse do kem reklama sepse e kam bo
Apo ndoshta cmimi i madh me tundo? ndoshta “votat e publikut” qe me eleminuan,tashme ju hoqen kostot per te plotesuar cmimin e fituesit!
Dhe te gjitha keto fal zotit nuk i ndertova pasi dola nga BIG,por vleresimi punes time nga publiku dhe vec juve ju jam borxhli. Nuk ndaj dot me askend “te mirat” qe mi keni dhene ju sepse JU,ju kisha & ju kam pa BIG!
E ju miq,koleg qe punoni aty nuk ja u marr per keq nese me hiqni follow-n,e kuptoj pozicionin
Mos me gjykoni nese nuk arrij te kem emisionin qe kerkova per te qene prap afer jush por per fatin e mire edhe un si moderatoret ja kam arritur te kem luksin per nje pause ne televizion,vetem me nje dallim,me ato c’ka fitoj vete.

Per fat te keq, “Shtepia ime e vjeter qenka restauruar”
dhe autoreve ju isha lutur mos te tregojne me jashte per gjyqet e mia (se e keni dhe me gjobe) por nuk ishte gjyq ,por ishte kontrat e pa zgjidhur,sepse doja te formosja 300k perpara se te thoja ate c’ka ndjeja.
Hala se kam maru 1 rracion buke prej nga dita 1 qe jam fut ne industri per 1 qellim,deri sa 2 liderat TV te Shqiperise te kuptojne qe njera “e ardhmja ndertohet me te rinjt” edhe tjetra “nuk shfrytzohen imazhet per benefite tua vetem pse ata skan ndertu siguri financiare”
Kete,show i fundit e kuptoj para se ta thoja diku ku mund te shkatrroja shume perceptime…
Me i vogli,me problematiku!”

E rëndë/ “ρΙas” sherri mes υαjzave në Fier, e reja gόditet me mjete të forta

Një sherr mes dy vajzash ka ndodhur në Fier, ku njëra prej tyre ka goditur me sende të forta tjetrën.

Polica bën me dije se ka nisur hetimet në gjendje të lirë për shtetases me iniciale Q.T., banuese në Fier, pasi pas një sherri me një tjetër e ka goditur këtë të fundit me sende të forta.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta.

“Specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Q. T., banuese në Fier, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, një shtetase, për motive të dobëta”, njofton policia.

Si mori fυnd mαrtesa disaυjeçare e Bes Kallakut dhe Xhensilës pas ardhjes në jetë të djalit/ Detaje nga diυorci, ja kush e mori vendimin

Bes Kallaku nuk është në ditët e tij më të mira. Prej disa javësh, lajmi i ndarjes nga Xhensila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Dyshja, e cila ishte një ndër më të dashurat e publikut, i kanë dhënë fund pas disa kohësh që kishin probleme mes tyre.

Madje, këtë herë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, thuhet se janë në proces divorci. Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej ditësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta. Sipas lajmeve që qarkullojnë, Besi nuk ka qenë dakord për këtë vendim të këngëtares. Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy, duke u puthur në një koncert.

Në rrjetet e tyre sociale të dy janë shfaqur në shoqërinë e fëmijëve, por jo të njëri-tjetrit, duke “vulosur” kështu edhe ndarjen mes tyre. Kjo nuk është hera e parë që dyshja flitet për një ndarje, ndonëse këtë herë divorci është pranë zyrtarizimit. Vetëm pak muaj më parë, aktori i humorit, Bes Kallaku ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Çifti, disa herë janë përballur me thashetheme në mediat rozë se janë ndarë, dhe aktori tregon se fjalët e përhapura rreth marrëdhënies së tyre i “vrasin” shumë. “Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët”, tha ai shkurtimisht.

Ndërsa u pyetur rreth “sekretit” të martesës së tyre, aktori tregoi se: “Është merita e Xhensilës, mirësia e saj që dashuria jonë vazhdon prej kaq shumë vitesh. Jeta është e gjatë, nuk i dihet kurrë. Por deri më tani, kjo është arsyeja”.

Por tashmë, që ndarja është zyrtarizuar, të dy kanë vijuar me angazhimet e tyre. Teksa Xhensila ka një agjendë të ngjeshur, me koncerte dhe produksione të reja, edhe Besi ka gjetur tashmë një format të ri televiziv që do ta sjellë më pranë publikut. Bes Kallakun do e shohim në “Ferma VIP”. Faqja zyrtare e programit ka publikuar një video të Besit në fermë, duke na zbuluar se aktorin shumë të dashur për publikun do e shohim në “Ferma VIP”.

Por Besi nuk do të jetë njëri nga konkurrentët, por do të jetë pjesë aktive e shfaqjes që do të zhvillohet. Pasi ka provuar disa formate, ku më i fundit ishte “Zemër Luana”, tashmë Besi po rikthehet në identitet, ku do të jetë më pranë pasionit të tij, fshatit.

Duket se ftesa për t’u rikthyer në ekran, do ta distancojë disi Besin nga problemet e tij familjare. Situata e krijuar rreth ndarjes së tyre, ka sjellë për herë të parë edhe reagimin e Xhensilës.

E kushtëzuar nga lajmet që qarkullonin rreth një lidhjeje të re të saj, këngëtarja ka bërë një ndër reagimet e saj më të ashpra. Reagimi i artistes ka ardhur, pasi siç shkruan ajo dikush i ka dërguar një video të një personi që hedh baltë mbi emrin e saj.

Xhensila Myrtezaj shkruan mes të tjerash se deri tani ka heshtur për shpifjet që janë bërë ndaj saj, por theksoi se personat që e kanë bërë diçka të tillë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Sapo më nisën një video që një monstër ‘Tik Tok’-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ia kam dëgjuar kurrë.

Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite, por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja në “insta story”. E tashmë që dy personazhet e njohura i kanë ndarë rrugët si çift, kanë ndarë edhe drejtimet në karrierën e tyre, ku Xhensila do të fokusohet te muzika dhe Besi te televizioni.

Sρartak Ngjela në “Mes dy botëυe”: “Ήimara nuk është minoritare, është qendra e Labësisë Greqishtja e υjetër ka qenë gegnishtja”

Avokat Spartak Ngjela deklaron se Himara nuk është zonë minoritare por është qendra e Labarisë. Në një intervistë për “Mes dy botëve”, përballë Helidon Halitit avokat Spartak Ngjela thotë se grekët e kanë pasur frikë gjithmonë Labërinë.

“Mua më kanë thënë miqtë e mi që janë këtu minoritartë se Himara nuk është minoritare, është qendra e Labësisë. Minoritarët që dihet që janë me origjinë greke më thanë avokat mbaj mend një gjë: -“Nuk na përfillin fare në Greqi. Gjithë mendjen e kanë te Himara”. Himara nuk është minoritare. Ka qenë ëndrra e tyre shekullore sepse është Labëria. E kanë pasur shumë frikë Labërinë. Nuk e di çfarë ka ndodhur, por Himara është qendra e Labërisë, ata që thonë atje jemi minoritarë, një lagje që kanë, ata janë të ardhur. Ju nuk e dini se cfarë greqishte flisnin ata, gjysmë greqisht gjysmë shqip. Edhe tani që vajtën andej prap nuk flasin dot sepse janë lebër”, tha ai.

Ngjela tregon edhe një bisedë me Gjon Shllakun, që ka përkthyer Iliadën. Ngjela thotë se greqishtja është shqipja gegnishte.

“Më erdhi Gjon Shllaku, kishte përkthyer Iliadën. Unë isha në Institut. –“Kam përkthyer Iliadën nga shqipja në shqip”. Duke biseduar me Gjon Shllakun e kuptova, Gjoni më tha:- “Greqishtja e vjetër ka qenë gegnisht. Se gegnishtja është gjuhë e vjetër këtu. Gjuha moderne që kemi ne tani, një mijë vjet ka që ka dalë. Ajo vjen nga ilirishtja”, deklaron Ngjela.

“Ejani se e υrava!”/ Tmerr në Greqi, djali i pret bαbait kokën dhe duart me sharrë eΙektrike, e fshehu krίmin për 48 orë dhe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne Greqi ku një 46-vjeçar i ka prerë babait të tij 77-vjeçar, kokën dhe duart me sharrë elektrike.

Mediat greke raportojnë ka qenë vetë 46-vjeçari ai që ka raportuar krimin gjatë orëve të para të së djelës, ndërkohë që vrasja duket se ka ndodhur dy ditë më parë.

“Ejani sepse e vrava”, mësohet t’u ketë thënë ai autoriteteve policore.

Dyshimet janë se autori i ngjarjes së rëndë ka pasur probleme të shëndetit mendor, por se një gjë e tillë nuk është vërtetuar ende nga ekzaminimet mjekësore.

Pas raportimit të krimit, 46-vjeçari tentoi të vriste veten duke u vetëvarur, por u shpëtua nga oficerët e policisë.

“Ma sill një foto, do υras…”, kush është 27-vjeçari që shαntazhonte të mitυrën në Tik-Tok dhe i kërkonte marrëd.hënie se* sυαle

Ky është 27-vjeçari Benard Çullhaj, i cili ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka ngacmuar seksualisht dhe kërcënonte një 15-vjeçare që t’i dërgonte foto apo video intime.

Benard Çullhaj banues në Tiranë, kërcënonte të miturën me profile false. Pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, 27-vjeçari u ndalua gjatë operacionit policor të koduar “Intimiduesi”

Policia sekuestroi qindra pamje filmike, foto/video, profile Tik-Tok dhe rrjete të tjera sociale, të cilat do t’i në nështrohen një analize të thellë hetimore. Nga biseda në rrjetet sociale, Çullhaj i kërkon foto të miturës, ndërsa kjo e fundit i thotë se do të vrasë veten.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar edhe dy ngjarje të tjera me autor të dyshuar 27-vjeçarin, i cili shantazhonte dy vajza 15 dhe 16 vjeçe.