“Ma sill një foto, do υras…”, kush është 27-vjeçari që shαntazhonte të mitυrën në Tik-Tok dhe i kërkonte marrëd.hënie se* sυαle

Ky është 27-vjeçari Benard Çullhaj, i cili ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka ngacmuar seksualisht dhe kërcënonte një 15-vjeçare që t’i dërgonte foto apo video intime.

Benard Çullhaj banues në Tiranë, kërcënonte të miturën me profile false. Pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, 27-vjeçari u ndalua gjatë operacionit policor të koduar “Intimiduesi”

Policia sekuestroi qindra pamje filmike, foto/video, profile Tik-Tok dhe rrjete të tjera sociale, të cilat do t’i në nështrohen një analize të thellë hetimore. Nga biseda në rrjetet sociale, Çullhaj i kërkon foto të miturës, ndërsa kjo e fundit i thotë se do të vrasë veten.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar edhe dy ngjarje të tjera me autor të dyshuar 27-vjeçarin, i cili shantazhonte dy vajza 15 dhe 16 vjeçe.

VIDEO/ Ρrotagonist në La Liga, Mγrto Uzuni ndëshkon Almerian, gol i sυΙmuesit kυqezi

Myrto Uzuni protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin me Granadën, në ndeshjen shtëpiake të La Ligas ndaj Almerias.  Pubill realizoi për mysafirët në minutën e nëntë, ndërsa në të 75-tën, ishte Myrto Uzuni që realizoi për ekipin e trajnerit Medina.

28-vjeçari kuqezi shënon kështu golin e shtatë në La Liga, në 25 ndeshje. Deri më tani, Uzuni ka dhuruar një asist.

Granada endet në pozitat e fundit të tabelës dhe kontributi i futbollistit do të jetë mjaft i nevojshëm në misionin për mbijetesën.  Aktualisht skuadra ka grumbulluar vetëm 14 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Shqiρëria pa ρυnëtorë, i ikin edhe të hυαjt nga Azia e Afrika

Pas emigrimit masiv të shqiptarëve, bizneset në vend iu drejtuan agjensive të huaja për punësimin e aziatikëve e afrikanëve si forcë e re punëtore.

Por plotësimi i mungesës së forcës punëtore me të huaj po rezulton jo funksionale pasi shumë biznese janë tërhequr nga rekrutimet e tyre nga frika e largimit, por edhe kostove të larta të mbajtjes së tyre deri në 600 dollarë në muaj që nuk justifikohen me rendimentin e punës.

Përfaqësues të bizneseve të ndryshme në vend si, fabrika, industri, transport, mobileri apo edhe bare e restorante thonë se kanë hequr dorë nga punëtorët e huaj pasi shumë prej tyre e përdorin Shqipërinë si një trampolinë për në vendet e Bashkimit Europian dhe me mundësinë e parë që mund t’iu jepet ata brakstisin vendin e punës.

Problematika të tjera janë kostoja e lartë e fjetjes në hotele, ushqimi e paga, por edhe kultura e tyre e punës, e ndryshme nga vendi ynë.

Ekspertët thonë se mosfunksionimi i skemës erdhi nga parregullsitë që hasi zbatimi nga të dyja palët, si nga agjencitë e shteteve që ofrojnë punonjës të huaj, por edhe rekrutuesit shqiptarë.

“Që në momentin që ekonomia globale nuk e njeh modelin e punësimit të shtetasve nga vende në varfëri dhe pa rregulla, që punësohen po në shtete të varfra dhe me rregulla ‘gri’ siç është Shqipëria, skema nuk ka për të funksionuar”.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 18,151 persona, nga të cilët meshkuj 62,5% dhe femra 37,5%. Ndërsa numri i të huajve me leje punësimi arrin në 7,930 punonjës në vitin 2022. Të huajt me leje pune zënë 43% të totalit të shtetasve me leje qëndrimi.

Por sipas ekspertëve këto të dhëna tregojnë se forca e punës nga jashtë është e papërfillshme për tregun e punës në Shqipëri, dhe pritet që edhe gjatë vitit 2024 të vijojë të mbetet e tillë.

Vdekja e shqiρtarit në mαυnen në Angli mund të ishte ραrandaΙυar, kërkesa e tij për ndihmë u shρërfill

Familja e Leonard Farrukut po kërkon një hetim të pavarur për vdekjen e tij në anijen Bibby Stockholm, Angli.

Azilkërkuesi shqiptar, u gjet i vdekur në një maune, ankoruar në Portland, Dorset, më 12 dhjetor të vitit të kaluar, pas një vetëvrasjeje të dyshuar.

Avokatët e familjes i kanë shkruar ministrit të drejtësisë, Alex Chalk, duke kërkuar që Avokati i Popullit i Burgjeve dhe i Provës (PPO) të hetojë vdekjen. Kërkesa i është kaluar Ministrisë së Brendshme.

Deri më tani dihet shumë pak për rrethanat që çuan në vdekjen e Farrukut, por një punonjës i ka thënë Guardian-it se ai vazhdimisht ka ngritur shqetësime te punonjësit e Home Office për shëndetin mendor të shqiptarit përpara se ai të vendosej në maune, por kërkesa e tij shpërfill.

Ka kaq shumë pjesë të rëndësishme të historisë së tij që duhen treguar pasi jam i bindur se kjo do të ndodhë përsëri nëse nuk u bëhet presion atyre që kanë për detyrë të kujdesen për të mbështetur këta njerëz dhe që vazhdimisht po dështojnë të përmbushin detyrën e tyre.”

Punonjësi i ndihmës pohoi se Farruku ishte i tmerruar se mos e çonin në maune dhe refuzoi të shkonte atje, por ishte “mashtruar” duke hipur në makinë për të shkuar atje pasi punonjesit e Home Office i thanë se do ta çonin në një hotel në Swindon.

“Kur erdhi një makinë për ta marrë për ta çuar në maune, ai u bë histerik dhe nuk pranoi të shkonte. Ai pranoi të hipte në makinë kur iu tha se në vend të kësaj do ta çonin në hotelin Swindon. Ai u mashtrua.”

Punonjësi tha se burrat që shkuan në maune me Farrukun raportuan se ai sillej në mënyrë të çuditshme pasi ishte në bord dhe tha se ai kalonte orë të tëra në mënyrë pasive duke qëndruar në plazh në Weymouth dhe duke parë detin.

“Kjo ishte sjellje jo karakteristike për Farukun. Ai kërkoi ndihmë në maune, por nuk mori mbështetjen që i duhej. Besoj se ishte mauneja që e shtyu Farrukun drej vetëvrasjes.”

Motra e Farrukut, Jola Dushku, 33 vjeç, e cila jeton në Lombardi, Itali, tha se vëllai i saj ishte “i ëmbël dhe i bukur” dhe ëndërronte të bëhej reper kur jetonte në Shqipëri. Ajo tha se familja ishte ende në gjendje shoku për vdekjen e tij.

Ajo tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk e kishte njoftuar zyrtarisht atë apo motrën e saj më të madhe, Marsida, 35 vjeç, për vdekjen e Farrukut dhe se kushërinjtë në Mbretërinë e Bashkuar ishin informuar në vend të kësaj dhe kishin transmetuar lajmin.

Ne nuk kemi pasur mbështetje dhe askush nuk ka folur me ne. Është fyese. Kam një pyetje për Home Office. Pse u jepni shpresë emigrantëve dhe më pas i vrisni? Duke i vrarë ata po na vrisni edhe neve. Ajo që dua të di është e vërteta për atë që i ndodhi Leonardit.”

E telefonοjnë me numra të panjohur, Efi Dhedhes: Si mendoni të nxjerr nυmrat që më kanë teΙefonuar?

Mëngjesi i Efi Dhedhes, duket se nuk ka qenë edhe aq i këndshëm, pasi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një shqetësim personal që e ka trazuar gjatë ditës.

Në një InstaStory të postuar së fundmi, Efi zbuloi se ka pranuar disa telefonata nga numra të panjohur që e kanë ndërprerë gjumin dhe i kanë shkaktuar shumë bezdi.

E nevrikosur Efi shprehu papërgjegjshmërinë dhe mungesën e privatësisë që ajo ka përjetuar.

Ajo shkroi: “Sot më doli gjumi na numra të panjohur dhe më kanë prishur terezinë e gjithë ditës. Unë nuk i kuptoj njerëzit si ju! Unë nuk kuptoj çfarë kënaqësie keni të shqetësoni njerëz të cilët as s’ju njohin as nuk duan t’ju njohin!”

Ish-banorja e BBVA 2 vazhdoi të shprehë pakënaqësinë e saj ndaj kësaj situate, duke e quajtur situatën të pakuptimtë.

“Si mendoni të nxjerr numrat që më kanë telefonuar të shoh a ndjeni ndonjë kënaqësi kur ju marrin njerëz që nuk njifni?!”

Shkrimi përfundon me një shprehje të fortë të ndjenjave nga Efi Dhedhe, i cili pasqyron jo vetëm mërzitjen e momentit, por gjithashtu dhe një ndjenjë më të thellë të shkeljes së privatësisë që ajo dhe shumë persona të tjerë përjetojnë në epokën e mediave sociale dhe komunikimit të lirë.

Ajo i quan ata “Njerëz të shpifur”.

E rëndë/ Një 30-vjeçar υr*t 12 famiΙjarët e tij, ρërfshirë babain dhe υëllain!

Një 30-vjeçar ka vrarë 12 familjarë të tij, përfshirë babanë dhe vëllain e tij në Iran, ka raportuar CNN.

Mësohet se burri ka përdorur një kallashnikov dhe më pas është vrarë nga forcat e sigurisë në provincën Kerman.

Dyshohet se shkaku i vrasjes masive, në një fshat të thellë, ishte një mosmarrëveshje familjare. Vrasjet masive janë të rralla në Iran, ku pushkët e gjuetisë janë të vetmet armë që njerëzit lejohen t’i mbajnë.

Tri vjet më parë, një punëtor i shkarkuar i një institucioni shtetëror në Iran vrau tre njerëz dhe plagosi pesë të tjerë para se ta vriste veten.

Shembet një ρjesë tjetër e urës në rrugën Korçë – Ersekë (Pamjet)

Një pjesë e rrugës së re Korçë – Ersekë, është shembur këtë fundjavë.

Sipas të dhënave, është shembur një nga urat në Lotin e dytë të rrugës, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ky aks rrugor, me një gjatësi prej 35 kilometrash, i ka kushtuar buxhetit të shtetit 65 milionë euro.

Kompania që po bën këtë investim është ANK. Punimet vazhdojnë në Lotin e dytë dhe rruga nuk është dorëzuar ende nga kontraktori, që do të thotë se është ende brenda garancisë. Megjithatë, shembje raportohen edhe në pjesën e rrugës, ku kanë përfunduar punimet dhe është dorëzuar.

https://youtube.com/watch?v=FRy43j06F1o

Vrαu me kaçavidë shokυn, Miri Gurra flet në gjγkatë: E godita 100 herë, më kërcënonte famiΙjen

Shqiptari Miri Gurra e goditi 100 herë me kaçavidë bashkëatdhetarin e tij pasi thoshte se i kërcënonte familjen. Krimi i rëndë u shënua më 17 shtator 2023. Ajo që fillimisht u mendua se ishte aksident u zbulua më pas se ishte vrasje ndërsa vijon gjyqi për autorin e krimit.

“Pasi kalova Ferrarin, nisa të mendoj për kërcënimet indirekte që Iliri kishte bërë dhe instinktivisht kapa një kaçavidë me dorën e majtë që e mbaj gjithmonë në xhepin e derës së shoferit.

Fillova ta godas vazhdimisht, nuk mbaj mend sa herë”, ka thënë Gurra duke treguar me detaje dhe krimin e ndodhur.Rreth njëqind, ka thënë ai.

“Ndërsa e godita, ai më tha: “Çfarë po bën? Kemi fëmijë për të rritur” dhe unë iu përgjigja: “Do të bëj atë që ti deshe të bëje me mua dhe familjen time”.

Më 17 shtatorin e 2023 Miri Gurra dhe Ilir Dervishi, ishin në makinë përgjatë autostradës A13 drejt Toskanës, Itali, për të punuar tek banesa e tij kur 34 vjeçari ka marrë kaçavidën dhe papritur ka nisur të godasë mikun e tij Ilir Dervishi, një 47 vjeçar resident në Eraclea. Goditje në kokë, fyt, gjoks, sepse besonte se ishte pjesë e mafies shqiptare.

Të mërkurën, 14 shkurt 2024, në gjykatë u prezantua raporti psikiatrik firmosur nga doktoreshë Matilde Forchieri sipas të cilit autori vuan nga një shqetësim një çrregullim deluzional i tipit persekutues dhe për rrjedhojë i paaftë për të kuptuar dhe vullnetin në momentin e vrasjes; por vërteton edhe rrezikshmërinë e shoqërore të tij

I takon prokurorit të Bolonjës të vendosë se çfarë do të bëjë. Për prokurorin Michele Guidi një nga hipotezat do të ishte lirimi por edhe mbyllja e vrasësit në një ambientet për pacientët psikiatrikë të akuzuar për krime të rënda.

Gurra ka thënë se ishte në makinë kur Dervishi kishte treguar për vdekjen e një fëmijë, në moshën e fëmijës të tij, për më tepër vetëm një ditë më parë kishte pasur një ditëlindje në të cilën viktima ishte ftuar me gruan dhe fëmijët e tij. – Fjalimet i interpretova si kërcënime ndaj familjes sime”.

Kishte kohë që Gurra ndihej në gjëndjen e persekutimit. “Kisha një vit që persekutohesha, përndiqesha, përgjohesha- ka thënë ai gjatë një bisede në burg – Pashë disa fytyra të krimit të Shqipëri më pas ishte kërcënuar. Edhe Dervishi sipas rrëfimit të tij, I ka thënë “çfarë ke bërë?

Dervishit iu drejtua avokatit Renato Alberini për t’u bërë palë civile, por pas kallëzimit të ditëve të fundit, procesi gjyqësor n po bëhet gjithnjë e më i largët. /CorriereMë 17 shtatorin e 2023 Miri Gurra dhe Ilir Dervishi, ishin në makinë përgjatë autostradës A13 drejt Toskanës, Itali, për të punuar tek banesa e tij kur 34 vjeçari ka marrë kaçavidën dhe papritur ka nisur të godasë mikun e tij Ilir Dervishi, një 47 vjeçar resident në Eraclea. Goditje në kokë, fyt, gjoks, sepse besonte se ishte pjesë e mafies shqiptare.

Të mërkurën, 14 shkurt 2024, në gjykatë u prezantua raporti psikiatrik firmosur nga doktoreshë Matilde Forchieri sipas të cilit autori vuan nga një shqetësim një çrregullim deluzional i tipit persekutues dhe për rrjedhojë i paaftë për të kuptuar dhe vullnetin në momentin e vrasjes; por vërteton edhe rrezikshmërinë e shoqërore të tij

I takon prokurorit të Bolonjës të vendosë se çfarë do të bëjë. Për prokurorin Michele Guidi një nga hipotezat do të ishte lirimi por edhe mbyllja e vrasësit në një ambientet për pacientët psikiatrikë të akuzuar për krime të rënda.

Gurra ka thënë se ishte në makinë kur Dervishi kishte treguar për vdekjen e një fëmijë, në moshën e fëmijës të tij, për më tepër vetëm një ditë më parë kishte pasur një ditëlindje në të cilën viktima ishte ftuar me gruan dhe fëmijët e tij. – Fjalimet i interpretova si kërcënime ndaj familjes sime”.

Kishte kohë që Gurra ndihej në gjëndjen e persekutimit. “Kisha një vit që persekutohesha, përndiqesha, përgjohesha- ka thënë ai gjatë një bisede në burg – Pashë disa fytyra të krimit të Shqipëri më pas ishte kërcënuar. Edhe Dervishi sipas rrëfimit të tij, I ka thënë “çfarë ke bërë?

Dervishit iu drejtua avokatit Renato Alberini për t’u bërë palë civile, por pas kallëzimit të ditëve të fundit, procesi gjyqësor n po bëhet gjithnjë e më i largët. /Corriere

“E Ιαshë të merrte frymë”/ Meritoni për Ledjonën: E bëra të qαnte, po dridhej! Ilnisa: Pse nuk e υαzhdove?

Meritoni tha se e bëri për të qarë Ledjonën dhe filloi duke u dridhur

Që prej mbrëmjes së djeshme, vazhdon debati i fortë mes Meritonit dhe Ledjonës, pasi kjo e fundit e dërgoi në televotim.

Edhe banoret Erjola dhe Françeska i janë kthyer kundër Meritonit, i cili vazhdimisht po sulmon Ledjonën.

Gjatë një diskutimi me Ilnisën, Meritoni tha se e bëri për të qarë Ledjonën dhe filloi duke u dridhur, ndërsa Ilnisa tha se duhet ta kishte vazhduar më shumë.

Meritoni: Ke tu kajt, të betohna u dridhke dy herë, e prap jam i mirë e lash

Ilnisa: Pse e le, pse nuk e vazhdon?

Meritoni: E lash të marrë frynë

Ilnisa: Kur e hap një gje pse dridhesh pastaj? A e lam që nuk do falim njeri me kë tallet kjo

Meritoni: U kry, ja qita realitetin. Iku!

“Më rrαhën me grushte”/ Trondit mes Ιotësh Meri Shehu: Një gruρ bύrrash më kapën, më çυαn në pγll dhe…

Meri Shehu, edhe pse ishte personazh i spikatur në Big Broteher Vip, u tregua e rezervuar sa i përket jetës së saj personale.

E ftuar sot në “Mos i bjer me Top”, Meri tregoi mes lotësh një histori të dhimbshme që ka kaluar kur ishte studente, ku disa persona tentuan ta rrëmbenin dhe e dhunuan.

Kur Shqipëria ishte në vitet e tranzicionit, desh kam rënë viktimë rrëmbimi. Isha studente shoqërova një shoqen që do kalonte kufirin për në Gjirokastër. Ajo iku thash a do vish dhe ti të kalosh kufirin, thash do kthehem të vazhdoj studimet. Unë marr autobusin që shkonte deri në Fier. Duhet të shkoja në Elbasan të universiteti.

Aty po kërkoja një autobus pas disa burra që rrotulloheshin, thash këtu diçka nuk po shkon. Thash po marr një taksi, hipa një taksi aty hipi dhe një burrë i moshuar thash të lutëm më ço në Elbasan. Sa bën 3-4 kilometra, një ta ndaluar, hapën dyert dhe më tërhoqën me zor. Dy tre meshkuj më futën me forcë në një makinë tjetër.

Me çojnë drejt një pylli, para meje ishin një makinë me ushtarakë që po futeshin në atë zonë. Ata e panë skenë por u dëgjua që kur këta njerëz ndaluan makinën. Më goditën me grusht në turinj, ata bërtitën lëshoje. Kam shpëtuar nga ushtarët dhe jam kthyer në Elbasan. Më lanë në një çezmë, lava hundët e gjakosura, sa herë më del gjak nga hundët më kujtohet kjo gjë-tregoi Meri.