D rejtόri im me n. gacmon dhe nυk di a dυhet ti them ΒURRlT per kete aρo jo?

Une jam nje grua 45 vjece dhe kame 2 djem nje 18 dhe nje 20.

Punoj ne nje pune shteterore dhe drejtori me ngac.mon.

Une e dua shume bashkeshortin tim dhe familjen time.Dhe nuk dua te bej asnje gje gabim dhe as e mendoj dicka te till.

Por kam frlke se drejtori me heq nga puna.Ai me ftone ne zyre dhe me ak.uzon per gjera qe un si kam bere por me sa po kuptoj ai do te me perdor per dicka tjeter.

Cdo dite qe iki ne pune jam ne hall sepse kjo situate po me lodhe.Nuk e di a duhet ti tregoj bashkeshortit tim per kete gje apo jo.

Por kam frlke se mos humb vendin e punes.Nuk e di do doja nje ide nje mendim apo nje sugjerim per te vepruar.Nuk di si te veproj dhe cfare te bej.

Ju lutem me ndihmoni.

Nυsja shqiptαre ka nje haII…me mjαfton vetem ΒURRl po si tja b. ej…

Një grua ka zgjedhur të ankohet publikisht për vjehrrën e saj. Ajo thotë se vjehrra po i prish lumturinë në familje.

Sepse ajo është shumë xheloze për të birin. Kjo është historia e trishtë e rrëfyer. “Mirëmbrëma…

Jam nje grua e martuar nga Shkodra dhe kam nje burre shume te dashur dhe te mire!

Por vjehra eshte ajo qe nuk na le rahat kur jam vetem me burrin jemi te lumtur pafund, kur eshte ajo burri sikur me largohet sepse ajo gjithmone i ankohet!

Une i respektoj por gjithmon ‘Kush ben mire gjen keq‘.

Ne fillim e doja vjehren dhe mundohesha sa me mire te shkojme, por tani nuk dua as ta shoh prane sepse ma prish gjithe lumturine me burrin.

Ai me kupton se kam te drejte, por kur eshte prane nenes tij mua s’me afrohet. Jam shume ne hall, s’di cfare te bej.

Mua me mjafton burri, por ajo xhelozon kur ai me perqafon para saj. S’di cfare te bej…

Postojeni nese mundeni, por anonim ju lutem”, shkruan ajo.

Bukυroshja nga Dibra që jeton në Nju Jork: Si u m.artoυa me ze zαkυn, ç’më thanë ρrindërit, që s’mund t’ia hαrroj

Jam puro dibrane dhe familje ime që nga viti 1980 u vendos në SHBA në Nju Jork. Unë u linda në shtetin e lirisë dhe mundësive. Jetën e fëmijërisë e kalova me përplotë momente të bukura dhe dëshira të plotësuara nga familja ime.

Mbarova shkollimin fillor dhe të mesëm, e kënaqur si një vajzë e moshës së re, dhe duke qenë nxënëse e shkëlqyer u regjistrova në kolegj, në degën e biznesit.


Viti I pare dhe i dytë kaluan mire dhe e kënaqur. Ajo që më gëzonte shumë se edhe prindërit e mi ishin të kënaqur me suksesin tim. Por gjithçka ndryshoi në vitin e tretë, kur ndodhi kthesa e madhe në jetën time.

Duke qenë se si vajzë kasha nevojë për dike që të kisha afër dhe të më donte, isha e mërzitur se spo arrija të gjeja ‘princin’ e ëndërrave. Prindërit më thonin se do të ma gjenin një djalë shqiptarë, por më shumë më nxisnin ta njoftoja dike përmes internetit, sepse aty ku jetonim ka pak ose hiç nuk ka shqiptarë. Isha e mërzitur për këtë.

Por gjithçka ia lash fatit. E si duket erdhi fati dhe solli Jonathanin, një djalë afro-amerikan, që kurrë se kisha menduar se dikush me ngjyrë do të shprehte dashuri. Jonathan, dy vite më në moshë, më shkeli syrin derisa bënin praktikë në fakultet.

Pas kësaj me këtë djalë fillova të kisha një komunikim të rregullt thjesht si shok, bisedonim në telefon, në Facebook, në e-mail, ku të na jepej mundësia.

Ai një natë mu soll me fjalë duke më dhënë sinjale se më do. Por se besoja dhe i ikja bisedës. Por ai insistonte dhe arrita ta kuptojë. Ditë pas dite, ne kishim filluar të ndjenim për njëri-tjetrin, por këtë ndjenjë nuk guxonte asnjë ta shprehte.

Halli im ishte se çka do të thonin prindërit, sepse në Amerikë këto gjëra nuk viheshin re dhe shumë shoqe të miat ishin lidhur me djem me ngjyrë, por ngaqë i kisha folur për zakonet dhe mentalitetin e familjes sime, ai ngurronte të m’i shprehte ndjenjat e tij.

Edhe pse e doja djalin, nuk guxoja t’ia thoja, pasi familja ime ishte e prerë në mënyre kategorike që nuk do ta lidhja jetën time me një të huaj e jo më me një djalë me ngjyrë.

Miqësia jonë ishte bërë aq e ngushtë sa unë nuk e vija re faktin që ai ishte me ngjyrë. Ai, një ditë, më ftoi në shtëpinë e tij për kafe.Në fillim ngurrova, por dëshira për të qëndruar vetëm me të ishte shumë më e fortë nga këshillat që më kishin dhënë prindërit e mi.

Teksa ishim në shtëpinë e tij, ai m’u ul shumë afër dhe më pyeti: “Të bezdis ngjyra ime?”. Ai ishte momenti më i keq i jetës sime; nuk dija ç’përgjigje t’i ktheja dhe më mirë preferova ta puthja…

E kisha ëndërruar shumë këtë moment dhe ajo puthje ishte, si të thuash, përgjigjja e pyetjes së tij.Atë ditë nuk më binin fare ndërmend as prindërit, as vëllai dhe as mentaliteti i tyre. Jonathanin e doja shumë.

Me të më dukej sikur përjetoja një histori dashurie si nëpër filma, ku dashuria ishte primare dhe nuk pyeste as për moshë, as për ngjyrë, as për ndonjë sakatllëk. Kështu ishte edhe dashuria jonë.

Për herë të parë, kuptova se çfarë ishte dashuria e vërtetë dhe për herë të parë u bëra grua me njeriun që doja më shumë në këtë jetë. Kishin kaluar dy vjet dhe prindërve të mi nuk u kisha thënë që unë dilja me një djalë.

I vetmi fakt që më trembte ishte se si do t’ua thoja prindërve te mi. Një ditë, ai më ftoi për darkë dhe aty më propozoi për martesë, duke më dhuruar unazën që më kishte blerë.

Unë fillova të qaja, por njëkohësisht, iu betova atij se ajo unazë nuk do të hiqej kurrë nga gishti im. Në fundjavë shkova në shtëpi dhe normalisht, prindërit më panë me unazën në gisht e filluan të më kërkonin llogari. U tregova se kisha dy vjet që isha lidhur me një shokun tim që e kisha patur në shkollë dhe filluan të më bënin llafe, e para, mami.

Ajo, në mënyrë kategorike, nuk pranonte që unë të lidhesha me një të huaj dhe më e madhja u bë kur e morën vesh që Jonathan ishte me ngjyrë. Nëna bërtiste e ulërinte: “Ku i kishe sytë që u lidhe me një majmun?”.

Fjalët e tyre më vrisnin shpirtërisht.Unë e doja Jonathanin dhe nuk doja që askush ta shante atë. Nuk mund t’i dëgjoja më teksa bërtisnin e ulërinin me sa fuqi që kishin duke na sharë ne të dyve, ndaj mblodha forcat dhe u thashë: “Po të doni na pranoni dhe, nëse jo, ne kemi vendosur të martohemi”.Mami filloi të qante me të madhe duke më akuzuar se isha një femër e ulët që ua kisha punuar mbrapa krahëve, por tashmë çdo gjë që ata thoshin ishte e kotë; ne e kishim vendosur.

Ήeqje ρatente dhe gjobë 300 mijë lekë, qγtetari: Unë s’kam qenë asnjëherë në υendin ku “jam gjobitur”

Denoncimet e shqiptarëve për sistemin e gjobave janë të shumta pasi ato nuk hidhen në kohën e duhur por edhe kanë shumë gabime.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një gjobë që ai thotë se ka marrë më 26 Dhjetor 2023 në Fier për tejkalim shpejtësie.

Ai thotë se para një muaji ka bërë letrat e makinës, por atëherë s’ka patur asnjë gjobë të vendosur.

Por ditën e sotme, kur ai ka kontrolluar sistemin e gjobave ka parë gjobën e marrë për tejkalim shpejtësie me vlerë 30,000 lekë të reja dhe vendimin për heqjen e patentës.

Ai thotë në ditën që i është vendosur gjoba ka qenë në punë dhe këtë e tregojnë më së miri kamerat e biznesit ku ai punon dhe parkon makinën.

Madje ai thotë se s’ka qenë asnjëherë në vendin ku i është vendosur gjoba dhe në fletën e gjobës ka shumë gabime.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendteje ju kontaktoj pe nje prblem qe pash sot me ka dal ne sistem sikur kam mar nje gjob pre 30000 mij lek te reja per tejkalim shpejtesie ne fier me dat 26.12 .2023 po un para 1 muaji i bera letrat e skisha asnje gjob plus qe un ate dite kam qen ne pun

Po skam qen fare ne fier kto koh se shkoj npun. Jan dhe kamerat te puna. Une punoj ne cerm. Makina ka qen ne parkim te puna plus dhe te fleta ka shum gabime me emrin tim

Po emri emri i fshatit. Po un skam qen fare ne patos te fierit nuk e di nga bie me then te drejten

Ky është FIERAKU që ρoshtëronte gruan dhe i ρυblikonte VIDEO i ntime në rrjetet sociale! (Momenti i ARRESTIMIT)

29-vjeçari, Albi Bonjaku, është vënë në prangat e policisë, për shkak se dhunoni bashkëshorten e tij dhe më pas i shpërndau asaj një video intime në rrjetet sociale.

Mësohet se 27-vjeçarja, gruaja e tij, ishte larguar në drejtim të Kosovës, ku kishte prindërit e saj, për shkak të dhunës me të cilën ishte përballur.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Bunjakut, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, e përndiqte dhe i shpërndau në rrjete sociale, një video intime, Policia vë në pranga 29-vjeçarin.

Video e publikuar nga piranjat:

Video Player

00:00

00:03

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimit nga një shtetase 27 vjeçe se bashkëshorti i saj kishte ushtruar sistematikisht dhunë fizike dhe psikologjike dhe për këtë arsye kjo shtetase ishte larguar tek prindërit në Kosovë, organizuan punën për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 29 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e përndiqte dhe i kishte shpërndarë një video intime të saj, në rrjetet sociale.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lende e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja”, “Dhunimi i banesës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Do diskυtohet me Ballën për të gjetur një zgjidhje”, gazetari i njohur komenton ρroblematikat nga TikTok-u në vendin tonë: Një përfaqësues i kompanisë do vij në Shqipëri ρër…

Një përfaqësues i kompanisë Tik-Tok pritet të mbërrijë këto ditë në Shqipëri, ku do të ketë një takim me ministrin Balla, për të gjetur një zgjidhje për të frenuar, dhunën, shantazhet, dhe kërcënimet në këtë rrjet social.

Lajmi bëhet me dije nga gazetari Igli Çelmeta në një intervistë televizive.

“Nga informacionet që unë kam një përfaqësues i kompanisë së TikTok-ut këto ditë do vijë në vendin tonë dhe do takojë ministrin e Brendshëm Taulant Balla, për të gjetur një zgjidhje. Por mendoj se është e vështirë sepse s’mund ta kontrollosh dot TikTok-un. Nuk e kontrollon dot sepse aty nuk regjistrohesh me kartë identiteti dhe pasaportë, ti aty mund të hapësh një llogari me adresë false. Nga ajo që shoh në TikTok aty është një lemeri e vërtetë. Aty çfarë nuk ka! Sheh edhe duke pirë kokainë live, duke u ofenduar, duke kërcënuar njëri-tjetrin, sidomos të rinjtë. Një ditë më parë pashë një gjyshe që mësonte nipin 8-9 vjeç që e mësonte të fliste fjalë të pista”, tha gazetari Çelmeta.

Kamρionati Europian/ Mundësi Abakarov i pandαΙshëm, medalje për Shqiρërinë

Në Bukuresht po zhvillohet Kampionati Europian i Mundjes dhe rusi i natyralizuar si shqiptar, Zelimkhan Abakarov ka siguruar finalen dhe për rrjedhojë e ka medaljen e argjendtë në “xhep”. Tanimë sportisti që mbron ngjyrat kuqezi do kërkojë nesër suksesin në finalen e madhe.

Në stilin e lirë dhe në peshën deri në 61 kilogramë, Zelimkhan Abakarov dominoi tre ndeshje për të kaluar në finale. Abakarov kaloi armenin Mezhlum Mezhlumyan me rezultatin 9-0, para se të mposhtet gjeorgjianin Shota Phartenadze me rezultatin 7-5.

Në ndeshjen gjysmëfinale ai kaloi gjermanin Niclas Stechle me rezultatin 10-0 dhe nesër pret të marrë medaljen e artë pas formës së mirë.

Veç tij, në këtë aktivitet edhe sportisti tjetër kuqezi, Islam Dudaev ka siguruar medaljen e argjendtë dhe përballet sot në finale.

Βroja mungoi në ndeshjen e Fullhemit në Premier Ligë, klubi shρjegon arsyet

Armando Broja pritej të ishte një kandidat kryesor për formacionin titullar në sfidën e sotme mes Fullhemit dhe Aston Vilës.

Por për çudinë e të gjithëve, sulmuesi i Kombëtares shqiptare mungonte si në formacion, ashtu edhe në pankinën e skuadrës londineze.

Në këtë situatë, shumëkush ka dashur të dijë arsyet e kësaj mungese të papritur për sulmuesin, pasi një ditë më parë edhe trajneri Marko Silva kishte deklaruar se ai ishte një kandidat potencial për të luajtur në këtë sfidë që në startin e ndeshjes.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, ka qenë vetë klubi i Fullhem i cili ka shpjeguar se mungesa e Brojës kishte lidhje me gjendjen shëndetësore të lojtarit të Kombëtares, por jo një dëmtim.

“Armando Broja humb ndeshjen e sotme për shkak të një sëmundje”, shkruhej në njoftimin e klubit, duke u dhënë përgjigje pyetjeve të shumë tifozëve në rrjetet sociale.

https://twitter.com/FulhamFC?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1758856003729195258%7Ctwgr%5Ec508f7884026a47806e9d31b7b5f28646469d113%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fbroja-mungon-ne-ndeshjen-e-fullhemit-ne-premier-lige-klubi-shpjegon-arsyet%2F

Shqiρtarin e zë gjυmi me çαntën me drόgë në tren, era e kanabisit ‘deh’ udhëtarët

Një shqiptar është vënë në pranga pasi u kap në tren më një çantë kanabisi. 38-vjeçari Gazmir Shehu po udhëtonte me tren dhe e kishtë zënë gjumi gjatë rrugës.

Ndërkohë pasagjerët e tjera kanën djerë një erë dhe kanë raportuar rastin. Menjëherë në vendngjarja ka shkuar policia dhe pas insistimit për të kontrolluar çantën kanë gjetur kanabisin me vlerë rreth 10,000 £.

38-vjeçari fillimisht pretendoi se ishte për përdorim personal po më pas ai u deklarua fajtor për posedimin e drogës me qëllim furnizimin.

Arrestimi i tij ka ardhur në Glasgoë më 28 qershor të vitit të kaluar. Gjykata dëgjoi se i pandehuri kishte punuar si prodhues instrumentesh muzikore, i specializuar në ndërtimin e kitarave dhe violinave. Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa avokati i Shehut u shpreh se ai kishte shkaur erdhi në Angli ilegalisht nëntë vjet më parë me kamion.

Gjykatësi Barker e burgosi të pandehurin për 21 javë. Duke pasur parasysh statusin e pasigurt të emigracionit të Shehut, tha gjyqtari ku shtoi se nuk do të ishte e përshtatshme të pezullohej dënimi.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e dielë 18 Shkυrt 2024

Dashi

Kjo ditë do të jetë shumë interesante, por do të shpenzoni shumë energji. Do të angazhoheni maksimalisht për zgjidhjen e problemeve, sidomos të personave të tjerë.

Të lindurve të kësaj shenje, ju pëlqen që të jenë protagonistë, edhe në jetën e të tjerëve, kështu që matuni para se ta teproni. Kjo ditë ju fton të mendoni më shumë për veten tuaj.

Demi

Gjatë kësaj dite fundjave, prania e hënës në shenjë do ju bëjë disi anksioz, sa i takon çështjeve të punës, të cilat nuk kanë shkuar mirë. Do të jeni shumë energjik, por do t’iu duhet të reflektoni sa i takon marrjes së vendimeve që kanë të bëjnë me dashurinë. Bëjini sytë katër, për të kapur fluturimthi një mundësi shumë të mirë në dashuri ose në familje.

Binjakët

Ndikimi pozitiv i Hënës, do ju ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të mëdha. Humori do të jetë i luhatur, për shkak të pranisë së disa tensioneve në punë, familje dhe dashuri. Do të ndiheni në siklet, për shkak se nuk po merrni një përgjigje lidhur me një projekt që e prisni prej kohësh. Bëni kujdes me fërkimet që mund të keni me të lindurit e shenjës së Gaforres.

Gaforrja

Do të keni debulesë fizike gjatë gjithë kësaj dite. Nëse dikush do t’iu pengojë në rrugën tuaj, shmangeni. Nëse në të kundërt, problemet vijnë nga një punë shumë e rëndë, atëherë duhet të mendoheni mirë, ose në të kundërt braktiseni.

Luani

Do të kaloni një fundjavë të qetë, por interesante. Do të bini në sy ndaj të tjerëve, duke tërhequr vëmendjen për mirë. Dita do të jetë intriguese sa i takon ndjenjave. Duhet të bëni një analizë të thelluar, për të kuptuar nëse ia vlen ta rikuperoni raporton apo jo.

Virgjëresha

Nëse java ka qenë me tensione në fushën e ndjenjave, kjo e diel është mjaft e favorshme për të rikuperuar. Raportet e të lindurve të kësaj shenje me ata të shigjetarit dhe akrepit mund të jenë konfliktuale. Kujdes ndaj personave të tretë që mund të fusin hundën, pasi mund të shkaktojnë probleme.

Peshorja

Kjo e diel do ju gjejë të menduar, ku disa prej jush duhet të bëjnë zgjedhje të rëndësishme në dashuri dhe në punë. Vetëm historitë e vërteta të dashurisë do të qëndrojnë në këmbë. Bëni mirë që ti mbani sytë hapur, pasi është dikush që do t’iu vendosë shkopinj nën rrota.

Akrepi

Në këtë periudhë do të ndjeni një tërheqje të fortë për ata persona që janë të fortë dhe tërheqës mendërisht. Keni nevojë për ngushëllim, sidomos në dashuri për të mbyllur plagët e hapura. Këshillohet që gjatë kësaj fundjave të pushoni dhe të riorganizoni idetë.

Shigjetari

Kjo fundjavë do të jetë disi e çuditshme, ku do të jeni disi të tensionuar. Puna do ju tensionojë pa masë. Mos i afroni, personat që duan të ndërhyjmë më jetën tuaj. Mundohuni ti gjeni zgjidhjet vetë.

Bricjapi

Do të jeni disi të tensionuar gjatë kësaj të diele. Ndoshta në punë, ju mundon diçka. Nuk i pëlqeni ata që duan të fusin hundët në jetën tuaj dhe as ata që kanë gjithmonë diçka për t’iu thënë. Kjo tregon se jeni një shenjë e fortë dhe dini t’ia dilni më së miri vetë. Gjithsesi mundohuni të gjeni një rrugë të mesme.

Ujori

Kjo e diel do të jetë mjaft e qetë dhe nuk do të ketë zhvillime të mëdha. Duhet të tregoni kujdes të posaçëm ndaj debulesës fizike. Gjatë së dielës mund të ketë diskutime, kështu që bëni mirë ti përballoni me qetësi.

Peshqit

Lejojani vetes një ditë pushimi, pasi keni nevojë që të eliminoni tensionin dhe stresin e akumuluar në dashuri. Do të jeni gjatë gjithë kohës në gatishmëri të partnerit/es dhe kjo është një gjë e mirë. Kjo e diel do të sjell lajme të mira, sidomos për ata që janë vetëm.