Tronditëse në Fier/ Krγen marrëd. hënie s* ksuaΙe me një vajzë me sëmundje mendore, υihen në ρranga dy të rinj

Policia e Fierit, ka vënë në pranga dy të rinj, pasi mësohet se ata kanë kryer marrëdhënie s*ksuale me vajzë me sëmundje mendore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të DVP Fier vunë në pranga shtetasit 21- vjeç dhe 29- vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie s*ksuale me një 28-vjeçare me sëmundje mendore”.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“Me Ήeidin jam takuar υetëm 1 herë në dhomën e hotelit, sapo kishe dalë nga dυshi…”/ Ledion Liço ‘lë nam’ në mes të sρektaklit, zbulon takimin me banoren e BBV

Prezantuesi Ledion Liço ka bërë një deklaratë që linte vend për keqkuptime gjatë moderimit të Big Brother Vip në lidhje me banoren e shtëpisë, Heidi Baci.

Teksa Heidi Baci shkoi në studio pasi ishte në nominim me gazetarin Elvis Myrta, moderatori po e komplimentonte për paraqitjen e saj, pasi konkurrentja ishte veshur si Zhuljeta si pjesë e një sfide nga BBV.

“Heidi ti nuk e di, ne të dy jemi takuar vetëm 1 herë në hotel, ku i natyrisht sapo kishe dalë nga dushi me pizhama”, i drejtohet Ledion Liço, por pa e kuptuar që thënia e tij linte vend për interpretime.

“Po, isha shumë keq”, i përgjigjet banorja e BBV.

Ndërsa moderatori vazhdon prezantimin e emisionit derisa në kufje i komunikohet që duhet të sqarojë deklaratën në lidhje me Heidin, ku u shpreh se e kishte takuar në hotel të sapo dalë nga dushi.

“Si Zhuljeta je një vegim. Lisin e kam takuar në studio dhe se si më duket që e takoj sërish. Për ta sqaruar këtë çështjen e hotelit dhe dushit sepse mund të keqkuptohet. (Heidi qesh)”, thotë ai (I flasin në kufje).

Më pas sqaron se takimi mes tyre në hotel është bërë para hyrjes së Heidit në Big Brother Vip, pasi çdo moderator duhet të flasë me konkurrentët para nisjes së spektaklit.

Ai tregoi se në momentin kur shkoi në hotel, Heidi i doli me pizhama pasi sapo ishte larë, duke shtuar se “Në asnjë rast ne nuk kemi qenë…”

“Uaaa sa turp. Nuk është ajo që mendoni ju. Që ta dini çdo prezantues i vëllait të madh takon konkurrentët në hotel ditë para se të futen më BBV. Qëlloi që Heidi ishte larë në një dhomë tjetër, takimet bëheshin në një dhomë tjetër. Në asnjë rast ne nuk kemi qenë”, përfundon Ledion Liço, teksa në sallë shpërthejnë të qeshurat.

Krimi në Durrës/ Autori dhe υiktima jetonin në një ρallat, goditja me thikë në zemër i mori jetën 40-vjeçarit

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë sot në Durrës, ku një 40-vjeçar humbi jetën pas goditjeve me thikë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se autori i dyshuar, Arben Koçilja, 35 vjeç, goditi me thikë në zemër Halil Kokën, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Po ashtu ajo raportoi se viktima dhe autori jetonin në një pallat.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vetëm 25 vjeç, αktorja e njohυr në gjendje kritike ρër jetën

Ylli amerikan i filmave për të rritur, Emily Willis raportohet se është në gjendje kritike shëndetësore pas një mbidozë droge.

Sipas TMZ , pornostarja u dërgua në urgjencë pa ndjenja. Ajo po kalonte një trajtim rehabilitues në qendrën e rehabilitimit në Malibu dhe u dërgua menjëherë në spital pas gjendjes së saj kritike.

Willis ka luajtur në mbi 700 filma që nga fundi i vitit 2023, për herë të parë u fut në industri në vitin 2017. Ajo ka fituar çmime të shumta XBIZ, më së shumti për Interpretuesin Femër të Vitit dy herë. ëillis ka fituar gjithashtu çmimin “Kafsha e Muajit e Penthouse” në 2019.

Jashtë industrisë së filmave për të rritur, Willis u shfaq së fundmi në Divinity , një film horror i mbështetur nga Steven Soderbergh, i drejtuar nga Eddie Alcazar. Më poshtë mund ta shikoni trailerin.

E rëndë/ Ρolici υret nënën dhe motrën e ish-ραrtneres

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku 27-vjeçari Christian Sodano, efektiv i policisë ekonomike italiane, ka vrarë nënën dhe motrën e ish-partneres së tij, e cila ka mundur të shpëtojë pasi vrapoi dhe u mbyll në tualetin e banesës ku ndodhi masakra.

Gjithçka ndodhi pranë qytetit Latina, rreth 70 kilometra në jug të Romës.

Polici ka shkuar vonë pasdite në shtëpinë e 22-vjeçares Desiree dhe ka nisur të debatojë me të.

Motra dhe nëna e saj, e mbrojtën atë dhe papritmas burri nxori një armë dhe filloi të qëllonte.

Autori nuk e ka pranuar ndarjen me ish-partneren e tij.

Ai u arrestua pak më vonë pranë shtëpisë së të afërmve të tij.

Për një rastësi tragjike, zona në të cilën ndodhi vrasja e dyfishtë quhet San Valentino, që do të thotë Shën Valentin.

“Nëse nuk do gjαkderdhje, më gjej 1000 euro”/ Si Altin Çoku kërcënonte mjekυn e tij në 2015-ën! Gazetarja Ήoxha zbardh detaje trόnditëse nga dosja

Prokuroria e Tiranës do të kërkojë arrest me burg për Altin Çokun, duke i adresuar akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, Çoku, i cili u arrestua disa ditë më parë, pas vetëvrasjes së 27-vjeçares Isabela Abedini rezulton i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015, pasi kërcënoi me jetë mjekun e tij psikiatër G.S. në vitin 2014.

Në dosje thuhet se “Në muajin Qershor të vitit 2014, i pandehuri Altin Çoku i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar lekë për të mjekuar gocen e tij dhe për ti’a dhënë avokatit për një cështje që kishte. Disa herë Altini ka i kërkuar para shtetasit G. S. edhe nëpërmjet mesazheve telefonike. Kallëzuesi në deklarimet tij s’qaron se shtetasit Altin Çoku i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme lekë në sasi të ndryshme, në një vlerë totale prej 4 mijë euro, i detyruar për shkak të kërcënimeve të herë pas hershme. “Se me datë 27.03.2015, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,Tiranë, ka paraqitur për gjykim çështjen penale kundër të pandehurit Altin Çoku, duke e akuzuar për kryerje të veprës penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, vepër e parashikuar nga neni 109, gërma “b”/1 i Kodit Penal. Kërkesa për gjykimin e procedimit penal nr.345, viti 2014, ndaj të pandehurit Altin Çoku, është regjistruar më datë 27.03.2015, në Gjykatën për Krime të Rënda Tiranë dhe më datë 02.04.2015, është marrë në dorëzim nga gjyqtarja e caktuar me short. Në zbatim të nenit 333 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore u caktua në datën 24.04.2015, duke u siguruar palëve afatin e nevojshëm të parashikuar në nenin 333/2 të K.Pr.Penale”.

I pandehuri Altin Çoku, sipas dosjes, i ka kërkuar të dëmtuarit G. S. disa herë para, në mënyrë verbale por, edhe me anë të telefonit, mesazheve telefonike, por edhe me anë të letrave të shkruara.

“Une jam ke shpija më bëj sms a të vij sipër e ti marr apo nuk ke gjet gjato vroj se fol me njeri se un o ti gjall pastaj”, i ka shkruar Çoku mjekut.

Ndeërsa në një letër me shkrim dore, Altin Çoku e kërcënion sërish mjekun me fjalët “Gëzim un jam ne hall dhe me ndimo po dashte me i marr lekt tuja; dhe nese nuk do me pas gjakderdhje un per 5 minuta jam dhe vet aty gzim me ndimo te lutem deri neser, Tani gjej ku te dush 1000 euro deri neser ose kam me vra kush te me dali para”.

E ραzakontë/ Shoferi i dehυr teΙefonon ρolicinë dhe denoncon veten: Kam pirë!

Një burrë ka habitur policinë pasi telefonoi 999 dhe denoncoi veten për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Policia e Yorkshire-it të Veriut tha se telefonata erdhi pak para mesditës të së hënës nga një burrë i cili tha se “po ngiste në gjendje të dehur dhe nuk e dinte se çfarë po bënte”.

Shoferi, i cili është rreth të 50-tave, i tha oficerit se ishte në Knaresborough dhe kishte pasur “një fundjavë të rëndë”.

Oficerët thanë se sasia e alkoolit që ai kishte konsumuar ishte tre herë më e lartë se vlera e lejuar.

Ai u arrestua nën dyshimin për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe mbeti në paraburgim, shtoi një zëdhënës i forcës.

Grαbitja me armë zjarri në dγqanin e celularëve, ρolicia identifikon autorin(Foto)

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, pas një pune intensive hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, vjedhja e ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”.

Shpallet në kërkim një 43-vjeçar, si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vijuar hetimet e thelluara për identifikimin e autorit të rastit.

Grabitja me armë zjarri në dyqanin e celularëve, policia

Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Afrim Dulaj, i ditëlindjes 02.11.1980, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Grυaja e Julit i drejtohet Eglës: Çfarë ke me m bαthjet e bυrrit tim?

Vëllai i Madh i ka bërë një surprizë të bukur Julit, duke i organizuar një takim me bashkëshorten, Armandën, për Shën Valentin.

Juli u përlot nga surpriza e bashkëshortes, e cila i tha se e do fortë dhe se ai është fitues. Megjithatë, Armanda nuk u largua pa thënë edhe fjalën e fundit, ndërsa iu drejtua dy banorëve të cilët kanë debatuar ashpër me Julin duke thënë: Egla, çfarë ke me mbathjet e burrit tim. Meriton, çfarë ke me sytë e burrit tim.

Juli më ka çuditur sepse e dëgjojnë shoqet te puna dhe më pyesin: “Pse kaq i urtë është sepse ti na ke thënë që…”.

Juli: Lëre se e dëgjon Arbri tani dhe thotë pse kaq i urtë. Arbri nuk është e vërtetë kjo, janë skema, skema.

Juli më ka befasuar, më ka pëlqyer me maturinë që ka treguar deri tani përveç dy tre rasteve që ka shkuar deri në ekstrem…

Ledioni: Jo, meqënse është Shën Valentin e kisha në sensin, a të është dukur sikur është sjell mirë me vajzat e shtëpisë?

Armanda: Ahh, këtë nuk e vë në dyshim fare.

Juli: Ledion, se ta shpjegoj unë këtë. Ajo as nuk e di se ku është fare, por do të zgjohemi kur të dalim nga shtëpia.

Armanda: Ji më energjik, më këmbëngulës dhe më i zhurmshëm, edhe pse të thonë që je i zhurmshëm. Ti je ai Jul që je, ashtu të duam.

Ledioni: Armanda është momenti që të lësh Shtëpinë dhe të kthehesh.

Juli: Faleminderit shumë që erdhe. Qenke dobësuar?

Armanda: Po tani, ditë natë pa gjumë, çfarë të bëjmë. Nuk e zëvendësojmë dot gjumin e natës.

Juli: A të rri deri në fund apo jo?

Armanda: Ti e di si dua unë. Ti je fitues, unë të dua shumë.

Ledioni: Faleminderit shumë Armanda që erdhe…

Armanda: Ledjon, para se të iki nuk më pyete nëse do të takosh njeri. Unë dy pyetje kisha për banorët. Egla, çfarë ke me mbathjet e burrit tim. Meriton, çfarë ke me sytë e burrit tim.

Ra të flinte dhe nuk u zgjυa më, ky është 13-vjeçari shqiptar që υdiq në gjυmë

I gjithë komuniteti i Traversetolo, Itali është i tronditur nga vdekja e Jonson Sulika, 13-vjeçarit shqiptar i cili vdiq në gjumë gjatë natës midis të hënës 12 dhe të martës 13 shkurt.

Tragjedia ka tronditur rëndë familjen shqiptare, e cila jetonte prej vitesh në Traversetolo dhe ishte e njohur në qytet. Jonson ishte në vitin e fundit në shkollën Manzoni. Kur lajmi filloi të qarkullonte në qytet mëngjesin e djeshëm, shumë fëmijë nuk mund ta besonin. Ata hynë në shkollë me trishtim në sy, disa prej tyre e dinin që Jonson nuk ishte më aty, të tjerët u informuan nga mësuesit. Miku i tyre, bashkëmoshatari i tyre nuk ishte më aty.

Ditën e djeshme, në shtëpinë e familjes Sulika, e cila jeton në një zonë qendrore të qytetit, ka pasur vizita nga persona që e kanë njohur. Kryetari i komunës së Traversetolo Simone Dall’Orto gjithashtu mbërriti në shtëpinë e tyre për të shprehur ngushëllimet e administratës komunale. Gjithashtu u vendos që të shtyhen të gjitha festimet lidhur me karnavalet e planifikuara për këtë fundjavë.

Ka qenë motra e vogël e Jonson ajo që e kuptoi se diçka nuk shkonte. Edhe pse ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, për 13-vjeçarin shqiptar nuk mund të bëhej më asgjë. Do jetë autopsia ajo që do të përcaktojë përfundimisht shkaqet e vdekjes.