Këngëtarja e njohur shqiρtare ndërpret koncertin dhe Ιαrgohet e nerυozuar nga skena

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ndaloi performancën e saj dhe ndërpru koncertin në Las Vegas duke dalë me forcë nga skena.

Këngëtarja shqiptare u ngjit në skenën e Sports Illustrated The Party Prezantuar nga Captain Morgan dhe u ankua se mikrofoni i saj nuk po funksiononte mirë dhe tingulli nuk i përmbushte pritshmëritë e saj. Ajo ndaloi performancën e saj për të bërë ankesën e saj, më pas u largua menjëherë nga skena.

Bebe Rexha tha: “Pritni pak, pritni pak. Ju dua, por duhet të zgjidhni sistemin e mikrofonit…”, para se të shtonte se dëshironte të jepte një “shfaqje të mirë”.

https://streamable.com/e/th3ml6?quality=highest

Lidhje të fortë me gjakυn “Ilir”, çfarë mbante të shkrυαr në υnazë Pirrua i Eρirit?

Nga Nevila Dervishi

Pirrua, Mbreti i Epirit (319-272 p.e.s), një territor që shtrihej në zona përgjithësisht të banuara nga ilirët dhe më tej nga pasardhësit e tyre, më së shumti njihet si strateg e gjeneral i papërsëritshëm në fushat e betejave.

Askush nuk di të thotë se në cilën gjuhë Pirrua komunikonte me ushtarët e njerëzit e vet, dihet vetëm që ai kishte një lidhje të fortë me gjakun ilir.

Ai ishte kushëri i Olimpias, nënës së Aleksandrit të Madh, ndërsa një lidhje tjetër me ilirët ishte edhe fakti se ai, qysh fëmijë, ishte rritur në oborrin e Mbretit Glauk të Taulantëve, një prej fiseve më të mëdha ilire, zotërimet e të cilit, në kohë të ndryshme, kapnin hapësirën mes lumit Neretva (Bosnje-Hercegovinë) dhe Vjosës.

Por Pirrua i Epirit nuk njihet vetëm për bëmat e tij si strateg ushtarak i antikitetit.

Historia ka lënë pas edhe të dhëna që thonë se ai ishte një mbret i dhënë pas dijes dhe, sa duket, edhe i kujdesshëm për popullin e vet.

Dëshmohet se një pjesë të rregullave, apo normave, të cilat udhëhiqnin veprimtarinë e tij të përditshme, ai i kishte gdhendur në një unazë apo byzylyk, që mbante në dorë, për ti pasur gjithmonë përpara mendjes.

Këtë fakt e zbulon apo e sjell për herë të parë Gjon Muzaka, i quajtur Princ i Epirit, një nga aleatët dhe bashkëluftëtarët e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ai e ka përfshirë përmbajtjen e shkrimeve në unazën e Pirros në testamentin që u ka lënë pasardhësve të tij në vitin 1510, pak vite përpara se të vdiste.

Për herë të parë testamenti i tij është publikuar i përkthyer në shqip në nëntor të vitit 1931 në revistën “LEKA” (nr.11), që shtypej në Shkodër.

Ja përkthimi i plotë nga italishtja i pjesës që flet për rregullat që Pirrua i Epirit mbante të shkruara në unazën e vet:

1-Të fortin nuk e shpërblen sa duhet edhe sikur botën mbarë t’i japësh, të dobëtin nuk e ndëshkon sa duhet, edhe sikur vetë jetën t’ia marrësh.

2-Është më i nderuari ndër të nderuarit ai që goditet prej fatit, pa pasur faj, dhe është më i poshtri ndër të poshtër ai që përkëdhelet nga fati pa e merituar.

3-Atë çka mund ta bëni me të mirë, mos e bëni me të keq.

4-Atë që mund ta arrini me paqe, mos e kërkoni me luftë.

5-Atë çka mund ta fitoni duke e kërkuar, mos e humbni duke kërcënuar.

6-Atë çka mund ta ndreqësh pa bërë zhurmë, mos e ekspozo në publik.

7-E ka bërë mirë detyrën ai prind, që lë pas një fëmijë të ditur por të varfër dhe nuk e ka bërë detyrën ai tjetri, që lë pas një fëmijë të pasur por budalla.

8-Ka më shumë vlerë një ndihmë e vogël, por e ardhur në kohë, se sa një e madhe, por që mbërrin me vonesë.

9-Njeriu që arrin të bëhet tiran i madh me forcë, meriton te kthehet në skllav me drejtësi.

10-Nuk mjafton që një person te jetë i mirë, është e domosdoshme qe ai të ndreqë gjërat që kanë marrë për keq.

11-Në këtë jetë, njeriu duhet të verë në punë mendjen, sepse lumturia është një mall hua, kurse fatkeqësia është pasuria e natyrshme e tij.

Shota e Ήaklajve ραralajmëron Sali Berishën: Jemi mbi 50 famiΙje, mos harro fjalët e Fatmirit

Hapja e “Dosjes” Tropoja ka tërbuar Sali Berishën. Pak javë më parë SPAK mori në pyetje Aishe Haklajn, e cila për 12 orë dha dëshmi dhe dorëzoi prova përvëluese ndaj Berishës. Si duket ky i fundit është trembur. Në një emision para zgjedhjeve të 14 majit, ai foli për herë të parë për këtë dosje dhe ka sulmuar familjen Haklaj.

Berisha u shpreh se njëra nga motrat Haklaj, Zylfia është vrasëse dhe ka vrarë 2 njerëz në mes të kafenesë. Sipas tij, Haklajt kanë kryer më shumë vrasje në Tropojë se 100 vjet të marra së bashku. Gjithashtu ai tha se familjen Haklaj po e përdor Partia Socialiste për shkak të zgjedhjeve.

Gazeta “SOT” kontaktoi me Zylfie Haklajn që në momentin kur ish-kryeministri lëshoi këto akuza të rënda, por ajo zgjodhi që t’i përgjigjet pas votimeve. Në reagimin e saj, Zylfie Haklaj rendit të gjitha vrasjet ku është implikuar Sali Berisha. “Dy fjalë për tradhtarin e betuar të kombit shqiptar Sali Berisha. Para pak ditësh tha dy fjalë për motrat e Fatmirit. Është hera e parë që po i përmend emrin Fatmirit, “kanë mendue që nuk ja dinë emrin Fatmirit”. Nuk t’u përgjigja para votimeve, sepse akuzove Ajshen që e thirri SPAK për interes të votave. Ajo ishte një datë e caktuar që duhet të paraqitej para se të kalonte afati.

Por t’i shkove në Tropojë dy herë brenda një muaji për interes të votave dhe ju bërë thirrje veriorëve nga Tropoja mos votojnë Edi Ramën, meqenëse është jugor. Gjysh Isuf Groshi thoshte, mos e dvete se e tregon vetë se kush është. Tropoja ta dha përgjigjen e merituar. Nëse ju krahasoj juve me Millosheviçin, e fyej atë me ju, sepse ai ka vrarë shqiptarë, jo popullin e tij. Ju keni futur vëllavrasje në popull në të gjithë Shqipërinë, duke hapur depot e armatimit dhe dërguar veriorë të vrasin vëllezërit e tyre në jug të Shqipërisë. Gjyshi thoshte “i keqi ta nxanë rrugën e nuk ki e ka shkon pa u marrë me ta. E ndjejmë për turp që kemi të bëjmë me ty. Ju jeni një fundërrinë, jeni turp i popullit shqiptar. Fute vëllavrasje në Tropojë të vriten tropojanët që janë rritur së bashku dhe kanë ngrënë bukë në një sofër”, tha Zylfie Haklaj.

Vrasja e Remzi Hoxhës, “Gërdeci”, “21 Janari” dhe lidhjet me Millosheviçin

Sipas Zylfie Haklajt, Berisha zhduku Remzi Hoxhën vetëm sepse e kishte filmuar me Millosheviçin. Ajo u shpreh se ish-kryeministri demokrat përdori Tropojën si mish për top për të djegur më pas të gjithë Shqipërinë.

Në reagimin e saj, Zylfia thotë se Berisha ekzekutoi Shkëlqim Haklajn për të hequr Fatmirin nga puna pasi nuk arriti të merrte Komisariatin e Tropojës. Pra Berisha, personi i cili, thjeshtë dhe vetëm për egoizëm e cinizëm katundaresk, për të mos parë si “komandant” përveç vetes, askënd nga fiset apo njerëzit e Tropojës, ka sulmuar fisin “Haklaj”, i cili në vitet 1990-1999, u shfaq si fis dominues në Tropojë.

“Nuk ta ktheva përgjigjen para votimeve, se do thoje po më përdor Partia Socialiste. Me gjakun e të vdekurve nuk bajmë lojë, as nuk i shesim, as nuk jetojmë as me lekët e Vladimir Putinit, as të Sllobodanit. Më akuzove, thoshte gjtshi marrja rrinë dhe Zoti nuk rrinë. Ju jeni njeriu më tradhtar që ka patur kombi shqiptar në të gjithë kohërat. As një udhëheqës nuk e ka bërë në Shqipëri atë që ju e keni bërë. Enveri ka vrarë, por popullin nuk e ka përçarë. Në vitin 1997 i morët paratë popullit dhe e latë në mes të rrugës. Hapët depot e armatimit duke organizuar luftë civile në Shqipëri në një kohë që në Kosovë populli masakrohej. Ne në vend që të ishim organizuar për t’i ardhur në ndihmë motrave dhe vëllezërve kosovarë, po vriteshim me njëri-tjetrin në vend që të vriteshim në Kosovë kundra pushtuesit. Zhdukët Remzi Hoxhën vetëm se ju kishte filmuar me Millosheviçin. Organizove vrasjet në Tropojë për ta përdorur Tropojën si mish për top, pastaj nën shembullin e Tropojës, të fillohej me rrethet e tjera të Shqipërisë.

Vrave Shkëlqimin, që ta hiqnit Fatmirin nga puna sepse nuk munde të përdorje Komisariatin e Bajram Currit për të vrarë jugorë në 1997. 26 persona u vranë në Gërdec nga pangopshmëria juaj për të gllabëruar çdo gjë. Vrave katër protestues në mes të turmës me duar në xhepa. Me paturpësinë më të madhe thua se i kishit pesë snajperë në pesë dritare të Kryeministrisë. Tani del edhe mban ligjëratë se Haklajt duhet të zhdukeshin. E dini ju atë shprehje, një bie dhe mijëra ngrihen. Vetëm nga trungu i gjyshit kemi mbi 50 familje, pa llogaritur kushërinj, të afërm dhe dashamirës në të gjitha trojet shqiptare që ju jemi shumë mirënjohës. Gjyshi thoshte, njeriu ka një dell në ballë dhe po i pëlciti ai del i bahet log çdo gjë.

Juve ju ka pëlcitur delli i turpit dhe nuk e keni problem për asgjë. Rrënove partinë, rrënove Shqipërinë dhe i doli fjala Fatmir Haklajt që tha tek gazeta “Koha Jonë” në tetor të vitit 1999, “kur t’ju mbarohen budallenjtë që ju besojnë ju, do të ktheheni të hani njëri-tjetrin”. Një njeri që është i rrezikshëm për popullin në masë si Sali Berisha, duhet të kurohet në një psikiatri me mjekim të detyrueshëm dhe të mbahet i izoluar. Me mendje, shpirt dhe zemër jemi në Shqipëri. Urojmë dhe dëshirojmë që Shqipëria dhe të gjithë trojet shqiptare të bëhen të begata dhe të denja për të gjithë shqiptarët pa dallim krahine apo ideje. Të gjithë të bashkuar rreth një ideje që jemi vëllezër e mora të një gjaku. Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve. Poshtë tradhtarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, përfundon reagimin e saj Zylfie Haklaj. /Sot

Ρorositën spageti me fruta deti, çiftit të turistëve u bie pika kur panë faturën

U ka rënë rëndë dreka dy turistë japonezë në Romë,

pasi panë faturën që u solli restoranti që kishin zgjedhur në qendrën historike të qytetit.

Ata kishin porositur spageti me fruta deti, dy pjata dhe ujë. Por ku panë se sa kushtonin, u habitën.

Fatura  u postua në Facebook dhe u bë virale menjëherë, ku ka marrë shumë komente nga japonezë dhe italianë.

Shuma totale që kanë paguar turistët japonezë ishte plot 429,80 €.

Por ajo që i la të befasuar ishte ky detaj. Shuma totale e ushqimit ishte 349,80 € por shtesë ishte tarifa për servisin plot 80 €.

Pra turistët paguan edhe për pjatën dhe mbulesën e tavolinës, shkruan “Il Messagero“.

Vjeherr si kjo rraIIe gjen : SHlKONl se cfare u beri ajo nuseve te saj

Epo vjeherr si kjo rralle gjen : Ja se cfare u beri ajo 3 nuseve te saja

Një nënë e mençur e cila i kishte tre djem dhe i kishte rritur me mundime të shumta pasi burri i saj kishte ndërruar jetë prej kohësh fillon tregimin e saj dhe thotë:

Unë i kam tre djem dhe të gjithë shqyr Zoti janë martuar… erdhi koha që të ndahen dhe secili të dal në shtëpinë e tij…

Ende nuk dija se me cilin djalë të shkoj e ta kaloj pjesën e mbetur të jetës time dhe të shijoj pak rehati dhe lumturi në atë shtëpi në të cilën do të jetoj.Më erdhi një ide dhe vendosa që natën e parë ta kaloj te biri im i madh, në mëngjes kur u zgjova kërkova prej nuses së tij të më sjell pak ujë që të marr abdes, pasi mora abdes dhe i fala dy reqate namaz, ujin e mbetur në enë e hodha mbi shtratin në të cilin fjeta.

Kur erdhi ta rregulloj dhomën time, i thash nuses: oj bija ime kështu është halli i pleqve, e kisha lag shtratin natën pa e he.tuar. Ende pa i përfunduar fjalët e mia, filloi të më bë.rt.as reja ime dhe të më quaj me fjalët më të rëndë, derisa sa më tha: oj pshu.rra.vicë, tani vet kape e laje dhe thaje këtë shtrat se na e qelbe krejt shtëpinë e re, nëse edhe njëherë ndodh dije se çka ka me të gjetë.

E mbajta hidhërimin në gjoksin tim, por lotët nuk munda t’i mbaj, e mora e pastrova shtratin e tera, kur e takova birin tim të madh, edhe ai më shikonte me zemërim dhe e kishte vrenjtur fytyrën e tij.

Në natën e dytë, shkova të flejë te biri im i dytë, dhe veprova të njëjtën gjë, u hidhërua edhe reja e dytë, më ofendoi rëndë dhe e ftoi birin tim i cili më ofendoi më shumë se sa gruaja e tij, duke më thënë: nuk du me jetu ma me këtë pisllëk me të cilin kam jetu qe sa vite.

Dola prej tyre, e përbu.zur dhe e nënçmuar dhe u drejtova te shtëpia e birit tim të vogël, kur u zgjova në mëngjes i kërkova ujë si zakonisht nuses dhe veprova të njëjtën gjë me ujin e mbetur, kur erdhi ajo, i tregova për urinën time.

Mu drejtua me fjalët: mos ke dert oj nënë ,se kështu është gjendja e të moshuarve, sa herë e kemi bë nevojën në rrobat e juaja kur kemi qen të vegjël, t’i je zonjë në shtëpinë tonë, mos u ngushto për asgjë, pastaj e pastroi shtratin e parfumoi, mi mori edhe pizhamet e mia të cilat i pastroi.

Shkova te oda vjetër dhe i nxora gjithë lirat e mia që i kisha kujtim nga bashkëshorti dhe nëna ime, i ftova tre djemtë me nuset e tyre dhe fillova t’ua tregoj ngjarjen, e u thash: Ai uji mbi shtrat nuk ka qen urinë, por unë e kam hedh ujin e abdesit me qëllim që me jua pa fytyrën tuaj të vërtetë.

U drejtu kah reja e saj e vogël dhe tha: Kjo është bija jem me të cilën du me i kalu këto ditë të jetës time, se ju më bërët të qaj si fëmijë, kurse kjo më ledhatoi dhe më gëzoi si fëmijë. Andaj këto lira i takojnë vetëm kësaj si dhuratë për sjelljen e saj. Dy djemtë e mëdhenj së bashku me nuset e tyre mbetën të shtangur dhe u penduan thellësisht për veprimin e tyre. Pastaj iu drejtova djemve të mi me këto fjalë:

Këtë do t’ua kthejnë fëmijët tuaj kur të mplakeni o bijtë e mi andaj përgatituni për pendim në këtë ditë ashtu siç i rash pishman unë për mundin tim ndaj jush përveç vllaut tuaj të vogël, ai ka me jetu i nderuar dhe ka me taku Zotin e tij i gëzuar…. e juve nga kjo ju privuan grat e juaja kur nuk ia mësuat vlerën e nënës tuaj.

Konkυrentja shtαng Laura Pausini në ‘The Voice’ me këngën e saj: Ti fol, unë nuk mυndem…

Laura Pausini ka spikatur në premierën e sezonit të ri të “The Voice” (dhe ndoshta ka jetuar një nga momentet më të vështira. Ajo ishte e ngurtësuar, e palëvizshme, e paaftë për të reaguar kur dëgjonte “En cambio, no” të interpretuar nga Alba Ed-Dounia. Butoni nuk mundi të aktivizohej. Ajo nuk mundi të kthehej…

E reja ia kushtoi këtë interpretim gjyshes së saj të ndjerë, që u nda nga jeta së fundi, por artistja italiane nuk u kthye për ta rrëmbyer në ekipin e saj për shkak të një situate komplekse, që iu desh të arsyetonte më vonë. Pausini dha shpjegimet e saj: “Ishte një moment shumë delikat në jetën time. Të mendoj se kjo vajzë ka zgjedhur atë këngë më bën të ndihem mirë”.

Ndërsa Laura Pausini ishte e shtangur, e paaftë për të artikuluar dhe bërë një lëvizje të vetme, pjesa tjetër e jurisë e aktivizuan butonin. Së pari Pablo dhe Antonio u kthyen pothuajse në të njëjtën kohë, pak më vonë edhe Luis Fonsi.

Dhe italianja vazhdonte të shpjegonte ndjenjat e saj. “Ti fol, unë nuk mundem”, – vuri në dukje me zë të thyer, kur konkurrentja mbaroi së kënduari.

Dhe e zgjeroi arsyetimin e saj: “Kur e shkrova atë këngë ishte sepse gjyshja ime kishte vdekur. Dhe mendova: sa njerëz mendojnë se kemi shumë kohë për t’u thënë të dashurve tanë që i duam dhe ata nuk e thonë. Pra, ne jemi përherë vonë me to”.

Mes lotësh, Pausini u ndje e lumtur për atë interpretim. “Shumë pak herë e kam dëgjuar këtë version dhe jam e kënaqur që dikush e këndon. Më ke prekur. Nuk jam kthyer, sepse kam frikë të hap një botë pas kësaj, që është e mbyllur brenda këngës dhe në mua.

Të kërkoj falje, por kam frikë se nuk mundem pasi ke kënduar atë këngë, të hapem në maksimum. Kjo këngë është zgjedhur nga ata që e kanë jetuar dhe e kuptojnë pse është shkruar”.

SHIKO VIDEON KËTU

A e dini se stαfi i aeroportit ju sheh të zh. υeshυr?

Aeroportet shpesh ndihen si vende të huaja me grupet e tyre të rregullave, rregulloreve dhe sigurisht, sekreteve. Vetëm njerëzit që punojnë atje e dinë se si funksionojnë gjërat me të vërtetë.

Më poshtë ju sjellim disa fakte interesante rreth aeroporteve dhe punonjësve të tyre. Dhe tani që ju do t’i njihni këto sekrete të fshehura, stafi i aeroportit mund të mos jetë në gjendje t’i fshehë ato më.


Ata na shohin të zveshur: Shumë prej neve ndihemi keq kur një i huaj na kërkon si një masë paraprake sigurie. Por kur ta gjeni këtë, mendimi juaj për kontrollin e aeroportit do të ndryshojë përgjithmonë.

Në disa aeroporte, ka skanera të posaçëm që detyrojnë një pasagjer të heqë duart lart kur kalon nëpër të. Kjo do të thotë që një punonjës i aeroportit e sheh personin pa rroba, ndërsa ata ecin nëpër skaner.

Ky skaner quhet edhe skaneri i zve/shur. Është e qartë tani që ndonjëherë stafi i aeroportit na njeh shumë më mirë sesa mendonim.

Ata e dinë sa jemi agresiv: Në shumë aeroporte të mëdha, ka kamera të veçanta që ndihmojnë në njoftimin nëse një person është i dehur ose nën ndikimin e dro.gës.

Disa kamera madje mund të tregojnë një nivel të caktuar të agresionit. Kamerat i transmetojnë informatat në një kompjuter dhe në rastet e niveleve të rrezikshme të agresionit (kur një person duket i kuq), personi do të ndalet nga një roje sigurie për një inspektim të detajuar.

Ata kanë qen të kontrollojnë çantat tona: Para se bagazhi juaj të kalojë në avion, ai kalon nëpër pesë nivele sigurie dhe një prej tyre (përveç skanimit të përmbajtjes) përfshin kontrollimin e një qeni të veçantë që mund të gërryej dro.gë ose kimikate të tjera,

Ata e dinë atë që e keni mbajtur në duart tuaja: Ndonjëherë stafi i aeroportit u kërkon udhëtarëve të fshijnë duart mbi një copë pëlhure para se ta futin atë në një makinë të veçantë. Kjo procedurë duket e frikshme, por në të vërtetë, nuk është.

Ju po kontrolloheni nga një makinë që quhet atomizer. Para fillimit të ditës së punës, punonjësit vendosin mostra të kimikateve të rrezikshme në makinë si dro.ga ose eksplozivë.

Makina “memorizon” erën, dhe në rastin e duarve të një personi që nuhasin diçka si ato kimikate, ai i paralajmëron ata për këtë rrezik.