U hodh nga kati i tretë i sρitalit, 47-υjeçari ρoΙic në bashkinë MemαΙiaj

Marsel Hysa, personi që shihni në foto, është 47-vjeçari që u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit të Traumës, Tiranë.

47-vjeçari ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi ishte vetëplagosur me mjet prerës thikë.

Hysa ishte punonjës i policisë bashkiake në Memaliaj dhe cilësohej prej kolegëve si punëtor i devotshëm dhe korrekt.

Ditën e sotme ai është përcjellë për në banesën e fundit, ndërkohë shkaqet që e shtynë drejt një akti të tillë janë të paqarta.

Njoftimi i bashkisë:

Bashkia Memaliaj njofton me keqardhje se është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare punonjësi i bashkisë Marsel Hysa. Qyteti Memaliaj humbi një djalë punëtor e të devotshëm, ndërsa bashkia humbi kolegun dhe punonjësin korrekt, fjalëpak e të përkushtuar.

Bashkohemi me këtë dhimbje të madhe duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe shokëve për këtë humbje të parakohshme. I përjetshëm do të jetë kujtimi i tij.

E afërmja e familjes se BΙerina Metës: Ρëllumbi ishte egërsirë, xhaxhai i tij ka υrarë djalin

E afërmja e familjes Tuga, familja e Blerina Metës, gruaja e Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët në Durrës, ka treguar për Report Tv se ajo ka vuajtur.

Në një intervistë e afërmja ka treguar se burri e ka torturuar e dhunuar e shpesh herë shkonte në shtëpinë e të atit, e nxirë. Por sipas saj, i gjithë fisi i Pëllumb Metës ishte i ashpër, pasi xhaxhai i tij ka vrarë djalin Sabri Meta.

“Ajo vajzë ka vuajtur sa ka vajtur në atë derë. 4 fëmijë që ka bërë ajo 9 doktorë ka lënë. Murin me gjak e ka larë prej atij, ai ka qenë egërsirë. Blerina ka raportuar te prindërit dhe askund tjetër. Vinte te prindërit, 2 herë ka ardhur natën, nuk kishte forcë, e kishte forcën më të madhe i ati. E ka pas mbytur, e ka torturuar, trupi i saj ka qenë i nxirë. Për fëmijët nuk di a i dhunonte, por Blerinën e ka torturuar së tepërmi, të burgosur nuk ka që të ketë ngrënë tortura më shumë se ajo fëmijë. Shpirti më ther për ata fëmijë, shpirti më ther edhe për Blerinën se e kam si fëmijë, ra në vuajtje, ra në siklet, ra në egërsirë. Doja ta takoja t’i thoja të ruajtë zoti ata fëmijë, se më keq nuk ka për tu bërë. Ishalla sjell Zoti fat. Nuk e di a është ankuar ndonjëherë në polici, por ne e dimë një për një se ç ‘tortura ka pasur ajo vajzë.

Si racë janë shumë racë e egër, se xhaxhai i atij ka vrarë djalin e tij, Sabri Meta, janë fis i tmerrshëm janë egërsira, vajzën tonë e morën në qafë”- tha ajo.

Kush është grυαja më e ραsur në botë?

Françoise Bettencourt Meyers, trashëgimtare e perandorisë së bukurisë L’Oréal, është bërë gruaja e parë në botë me një pasuri prej më shumë se 100 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Pasuria e Bettencourt Meyers kaloi kufirin prej 100 miliardë dollarësh falë rritjes së aksioneve të L’Oréal SA, e cila arriti një rekord të lartë më 28 dhjetor 2023, pasi pasuria e saj arriti në 100.1 miliardë dollarë.

70-vjeçarja dhe familja e saj zotërojnë rreth 35% të L’Oréal, duke i bërë ata aksionerët më të mëdhenj në kompaninë e themeluar nga gjyshi i saj në 1909.

Bettencourt Meyers, e cila është edhe gruaja më e pasur në botë, trashëgoi dhjetëra miliarda dollarë, si dhe pasuri të tilla si pallate kur nëna e saj, Liliane Bettencourt, vdiq në vitin 2017. Të dyja ishin përfshirë në një grindje familjare për trashëgiminë e saj.

E njohur si e vetmuar, Bettencourt Meyers i kalon ditët në shtëpi duke lexuar ose duke luajtur piano, raportoi Vanity Fair në 2017. Ajo është gjithashtu autore e dy librave: një studimi me pesë vëllime të Biblës dhe një gjenealogji të perëndive greke.

Gruaja e dytë më e pasur në botë për momentin është amerikania Alice Walton, trashëgimtare e një perandorie tjetër të shitjes me pakicë: Walmart. Pasuria e Walton është 70 miliardë dollarë.

Edhe pse pasuria e Bettencourt Meyers ka arritur në 100 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin e 12-të më të pasur në botë, pasuria e saj ende është pas asaj të manjatit tjetër francez të shitjes me pakicë, Bernard Arnault.

Arnault, themeluesi i LVMH Mowt Hennessy Louis Vuitton, është personi i dytë më i pasur në botë, pas Elon Musk me një pasuri neto prej 179 miliardë dollarësh. l.k/abcnews.al

Fëmijët i υranë bυrrin, si nëna e BΙerina Metës υrau në 2010-ën vjehrrën dhe ρΙagosi bαshkëshortin

Krimi në Shënavlash të Durrësit, ku fëmijët bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të vrarë babanë, nxjerr në pah dhe një tjetër ngjarje kriminale që lidhet me këtë familje.

Mësohet se nëna e Blerina Metës, bashkëshortja e Pëllumb Metës, vrau vite më parë vjehrrën e saj dhe plagosi burrin.

Ngjarja ndodhi në Maj të vitit 2010 në Kurbin. Pas një sherri në familje, Sanije Tuga, mori armën dhe qëlloi me breshëri mbi vjehrrën e saj Beharen dhe burrin e saj, Bajftjarin, duke lënë të vdekur në vend të moshuarën dhe plagosi rëndë burrin.

Pasi bëri 6 vite burg, mësohet se Sanije Tuga, ishte kthyer sërish në familjen e burrit të saj.

“Na ke ngacmυαr shoqen”, adoΙeshentet zihen Tik-Tok por ρolicia…

Kërcënimet nga rrjetet sociale janë shtuar. Jo më larg se dje, Komisariati i Pogradecit ka referuar materialrt në Prokurori ku po ndiqen penalisht 2 adoleshentë, të cilët kanë kanosur një bashkëmoshatarin e tyre.

Kujtojmë se Ministri i Brendshëm po merr masa ndaj rrjeteve sociale, e sidomos ndaj tok tok-ut.

Njoftimi i policisë;

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas për veprën penale të dhunës në publik

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë edhe për dy shtetas 17-vjeçarë, banues në Pogradec, pasi për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur nëpërmjet telefonit, një bashkëmoshatarin e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Stadiυmi thërret “Messi, Messi”, Ronaldo nuk dυron dot më dhe bën gjestin e ραhijshëm (Video)

Skuadra e Al Nassr shënoi një fitore të madhe në javën e 21-të në Ligën Profesionale në Arabinë Saudite, pasi mposhti 3:2 Al Shabab.

Në fundin e ndeshjes, tifozët vendas ngacmuan Cristiano Ronaldon, duke thirrur emrin e kundërshtarit të tij të përbetuar, Lionel Messit.

Ronaldo kur dëgjoi tifozët, filloi të bënte gjeste.

Sulmuesi portugez shënoi një gol në këtë ndeshje nga pika e bardhë e penalltis.

Vjehrri υrau dhëndrin para syve të mbesës. DekΙarata në ρolici: Më keqtrajtonte υajzën

GREQI – Në gjendje shoku është ende lagjja Agia Varvara, ku 69-vjeçari vrau dhëndrin e tij 57-vjeçar, ndërsa policia procedoi si bashkëpunëtore në vrasje gruan e autorit. Sipas informacioneve, vrasja mbrëmjen e së shtunës ka ndodhur para syve të mbesës së mitur të autorit dhe vajzës së viktimës. 69-vjeçari ka pohuar në polici se ka kryer vrasjen, pasi dhëndri po e trajtonte keq vajzën e tij. Djali i tij, i cili është punonjës policie dhe ka qenë ai që ka njoftuar efektivët në vendngjarje, mohoi kategorikisht akuzat ndaj tij.

Njëkohësisht, sipas një deklarate të marrë nga policia, dëshmohet se bashkëshortja e 69-vjeçarit, kur ka parë dhëndrin e saj, nga telefoni i ka bërtitur bashkëshortit të saj: “Mos qëllo”.

Dëshmia e autorit

Autori ka treguar se pasditen e së shtunës, dhëndri i tij, i cili ishte mjek në spital, i është lutur të qëndronte për pak me dy fëmijët e tij, sepse do të merrte vajzën nga aktivitetet e saj. Mirëpo, në katin e parë ka pasur një tjetër sherr mes 57-vjeçarit dhe vjehrrit të tij, pas së cilës viktima e ka marrë fëmijën. Por, kur 57-vjeçari është kthyer në shtëpi, 69-vjeçari dyshohet se e ka pritur në oborr dhe para syve të vajzës e ka qëlluar dy herë me pushkë, duke e plagosur për vdekje.

Menjëherë pas krimit, autori është larguar në këmbë me pushkën në dorë dhe ka shkuar në Komisariat për t’u dorëzuar duke bërtitur “Do dorëzohem”. “Kishim probleme dhe mosmarrëveshje me dhëndrin. Mendoja se vajza ime nuk po kalonte mirë dhe se ai po abuzonte”, kanë qenë fjalët e para të autorit drejtuar policëve që e arrestuan. Gruaja e viktimës ka thënë se është tronditur nga ngjarja dhe se bashkëshorti i saj nuk ishte një person i dhunshëm.

Dhύnë në familje! Arrestohet 53-vjeçari që rrahu grυαn dhe υαjzën

Të shumta janë bërë rastet e dhunës në familje, ku kryesisht protagonistë të këtyre krimeve janë burrat, por edhe fëmijët.

Policia e Shkodrës bënë me dije se pas hekurave ra 53-vjeçari me inicialet P.G., i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës. Po ashtu po hetohet në gjendje të lirë dhe 38-vjeçari me inicialet D.T.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. G., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kthehet në Shqiρëri pas 4 υitesh dhe i mbυsh υëllait kreυatin me 11 mijë €: Mbαjti famiΙjen kur isha larg

Pas 4 vitesh pa ardhur në Shqipëri, Albani ka surprizuar të vëllain Ardianin. Ai i sapoardhur nga Irlanda i ka shtruar një krevat me 11 mije euro dhe e ka befasuar.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, vëllezërit kanë treguar emocionet e atij momenti, mallin e madh që kanë ndjerë për njëri-tjetrin deri te bizneset që kanë hapur pas shumë vështirësive.

“Nuk e prita hiç, se isha me mallin e tij një herë. Albani ka qenë i ri kur ka ikur dhe kam dashur që të mos marr rrugë të këqija. Por shyyqyr zotit ja ka dal, ka hapur edhe një biznes atje, një piceri. Këto lekë vërtetë i ka sjellë dhuratë, por ka punuar shumë. Tani po presim të na sjellë të tjera për vit të ri”, tha Ardiani.

“Ne atë ditë kemi pritur të takojmë familjen pas 4 vitesh dhe nuk ishte e lehtë. Unë jetoj në Irlandë dhe nuk kam pasur leje qendrimi për të lëvizur. Mungësën nuk mund ta përshkruaj, ai që e ka provuar e di secili. Unë tashmë jam i martuar. Gjithmonë kam dashur të arrijë diçka dhe shyqyr ja kemi dal se në Kosovë është shumë vështirë. Mirëpo, me shumë mund ja kam dal. Vëllai ka qenë gjithmonë shtylla jonë e shtëpisë dhe për familjen kam bërë gjithmonë gjithçka”, u shpreh Albani./abcnews.al

Në vitin 1947, dëftesat në shkollat e Shkυρit në gjuhën shqipe, si gjuhë e ρarë zγrtare…

Kjo është një nga dëshmitë që flet për këtë praktikë të zbatimit të gjuhës shqipe qysh në vitin 1947, kur në këtë shkollë normale ishin paralelet me mësim në gjuhën shqipe, ndërsa tani nuk janë.Kjo është një nga dëshmitë që flet për këtë praktikë të zbatimit të gjuhës shqipe qysh në vitin 1947, kur në këtë shkollë normale ishin paralelet me mësim në gjuhën shqipe, ndërsa tani nuk janë.