Nuk ndαΙet Sabiani! Hyn në shtëρinë e “BBVIP3″

“Big Brother VIP” 1 dhe 2 kanë diçka të përbashkët, përveç suksesit që kanë pasur dhe kjo është se Sabiani ishte banor tek të dy sezonet.

Por vitin e kaluar ai premtoi se do të hynte dhe në sezonin e tretë, duket se e ka mbajtur fjalën.

Ai do hyjë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por e gjitha është në kuadrin e lojës për banorët.

Sezonin e fundit, pasi hyri për t’iu bashkuar vajzës së tij, Kejsit, ai premtoi me shaka se do hynte dhe në edicionin e tretë.

Protagonistja e “Grande Frαtello”! Heidi Baci, pas hγrjes në Big Brother Vip, pυshton sërish mediat italiane

Heidi Baci, protagonistja e edicionit të fundit të Grande Fratello, e cila u largua nga loja pas 40 ditësh, pas takimit me babain e saj, është konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother Vip Albania, shkruajnë mediat italiane.

Javët e fundit ka pasur shumë zëra se mes tyre është edhe Heidi, ndërsa thashethemet morën fund mbrëmë. Mediat italiane, si “Isa e Chia”, nuk nguruan të shkruanin për bukuroshen shqiptare, ku pak kohë më parë, historia e saj e dashurisë brenda “Grande Fratello” dhe futja e babait të saj në shtëpi, mori vëmendjen e të gjithëve.

“Përshëndetje, unë jam Heidi Baci dhe jam 26 vjeç. Unë kam lindur në Itali dhe jam ka diplomuar për Bioteknologji në Zvicër. Ndërkohëjam marrë edhe me modë. Aktualisht shes varka elektrike për një kompani prestigjioze, ndërsa jetoj në Milano. Gjithmonë e kam dashur botën e televizionit. E kam ndjekur gjithmonë dhe arrita të hyja në Big Brother italian. ishte një përvojë e mrekullueshme, por e braktisa pas 40 ditësh. Babai im hyri brenda dhe më bëri të kuptoj shumë gjëra në atë moment. Me vullnetin tim të lirë vendosa të largohem nga programi. Familja ime është më e rëndësishme për mua. Unë hyj në Big Brother single (beqare) dhe le të shohim se si do të përfundojë. Unë jam e hapur… Shqipëria është origjina ime dhe më pëlqen shumë. Për gjithë këto vite larg nuk kam mundur ta njoh mirë botën e argëtimit shqiptar. Por është edhe më mirë sepse do ta njoh më mirë dhe objektivisht kush jam pa u ndikuar. Unë mendoj se do të shkoj larg, shpresoj që njerëzit të më pëlqejnë”, ishte ky prezantimi i klipit të Heidit.

Kush është Heidi Baci

“Dy “Big Brothers” njëri pas tjetrit, kjo është historia e Heidi Bacit, e cila sot bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Baci ka lindur më 19 gusht 1997. Babai i saj është me origjinë nga Shkodra, por familja e saj ka jetuar në Durazzo përpara se të transferohej në Itali në Pescara, në kërkim të një jete më të mirë, në vitin 1996. Konkurrentja ka lindur dhe është rritur në Vasto ( Pescara), qytet bregdetar në Itali. Gjatë studimeve ajo filloi edhe modelingun.

Ajo u bë e njohur për publikun italian dhe atë shqiptar me hyrjen e saj në edicionin e fundit të “Big Brother” të Alfonso Signorinit. Që në prezantimin e saj të parë, bukuroshja shqiptare ka folur për origjinën e saj dhe ka pushtuar publikun italian.

Mediat italiane e cilësuan si “fituesen” e këtij Big Brother. Ndër të tjera ajo ka nisur një “marrëdhënie” me aktorin Massimiliano Varrese, 21 vite më i madh se ajo. Mirëpo, babai i saj hyri në shtëpinë e GF-së, duke i kërkuar që të largohej nga loja dhe kështu ajo vendosi të largohej nga ai reality shoë dhe tani është këtu në shtëpinë e Big Brother Vip Albania”.

Ήυmbi jetën ρasi u tremb nga tërmeti, flasin famiΙjarët e të riut: I ra infαrkt

Një 18 vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike pas lëkundjeve të tërmetit në fshatin Çinarë të Lushnjës.

Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa familjarët tregojnë se djali me autizëm ka humbur jetën në momente paniku ndërsa e ëma kishte shkua ta merrte për të dalë jashtë

“Nipi ka qenë i sëmurë. Mesa mora vesh unë është trembur është çuar dhe ka rënë dhe ka vdekur. Nuk e di se si ka rënë. Unë tani erdha në spital sepse isha te shtëpia dhe më thanë që e ka marrë ambulanca dhe e ka prurë. Ka qenë i vdekur kur e kanë sjellë në spital. Ai ishte i sëmurë, ka qenë shtruar”– tha një i afërmi i viktimës.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të humbjes së jetës ndërsa priten rezultatet e autopsisë.

Vetëm këρυcët 1300 euro, Ledion Liço i υeshur luks në Primen e BBV3

Puntata e parë e edicionit të tretë të BBV nisi mbrëmjen e djeshme, nën drejtimin tepër elegant të Ledion Liços.

Ai rikthehet për herë të dytë në këtë format dhe menjëherë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me veshjen e tij shumë elegante.

Ledioni e mbushi ekranin me staturën dhe veshjen elegante.

Kostumi i tij ishte një smoking, stil velvet, ndërkohë që këpucët nuk ishin asgjë më pak se Christian Louboutin. Kuratorët e imazhit të tij kanë zgjedhur linjën Chambeliss Night Strass, që kapin shifrën e 1295 eurove.

‘Mυa mos më qesh më në fytγrë me dhëmbët e hapura se më kap 5-minutëshi’! Rikja përρΙaset me Ilnisën

Sapo ka nisur loja e Big Brother VIP, duket se gazetarja Ilnisa Agolli është përfshirë në disa debate. Pas pakënaqësisë që pati me Ledjonën, një pëërplasje u pa edhe me Riken.

Sipas kësaj të fundit, gazetarja i ka qeshur në fytyrë, gjest që nuk i ka pëlqyer aspak.

Rike: E bëre me tendencë

Ilnisa: Po ça tendence, unë nuk të njoh nuk kam gjë me ty

Rike: Po më qeshe në fytyrë moj zemër

Ilnisa: Po rri pra tani, unë ashtu e kisha unë po bëja humor. Unë ndoshta kam humor të zi, ti nuk e pranon

Rike: Mua mos më qesh më në fytyrë, kaq

Ilnisa: Po s`të qesha në fytyrë fare

Rike: Do tì themi ta nxjerrin, unë nuk jam qorre

Ilnisa: Të duket ty sikur

Rike: Po e bëre pra, se nuk jam budalle. Mos me qesh me dhembet e hapura ne fytyre se me kap 5-minuteshi. Mos me qesh me negativitet.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c17616fc-197a-474d-95b4-95334ea772c7

U υra në mes të Athinës, kush ishte Zabυnis, mαfiozi grek që tentoi të hiqte qafe një gjγqtare

Të tjera detaje dalin në dritë nga ekzektutimi i Zabunis, mafiozit grek që u ekzekutua gjatë natës në Athinë.

Artur Bibe raporton se viktima 44-vjeç akuzohet për vrasjen e disa personave.Po ashtu, ai akuzohej si ekzekutori i bandës së vëllezërve Vlastos, të vrarë njëri një burg dhe tjetri me atentat të ngjashëm me këtë të sotmin.

Zabunis tentoi ti bënte atentat gjykatëses që po gjykonte vllezërit Vlastos në 2012 por ngjarja u shmang falë ndërhyrjes së policisë.

Korçë/ 15-vjeçari qarkυΙΙonte pa ραtentë, makina e tij del nga rruga, ρΙagoset ραsagjeri i mitυr

Policia e Korçës ka proceduar penalisht një 15-vjeçar pasi është përfshirë në një aksident automobilistik duke drejtuar mjetin pa patentë.

Mësohet se ai ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetitn në aksin “Korçë-Mborje” dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Çfarë do te bëje nëse një mashk të Ιëndon υajzën? Blendi Fevziu i lë të gjithë pa fjaΙë…!!

Ai është një nga gazetarët më të njohur në Shqipëri, por jo vetëm.Përpos një pasurie të shëndetshme, Blendi ka edhe një familje të shëndetshme.

Ai ka treguar se është edhe një baba shumë i përkushtuar dhe që ka një marrëdhënie të shkëlqyer me dy vajzat e tij, Mishelin dhe Alisin.

Në një intervistë ekskluzive, Blendi ka treguar se nuk është një baba xheloz dhe se vajza e madhe nuk flet me të për çështjet e zemrës dhe as ai nuk e pyet.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse vajza do t’i rrëfente se një djalë e kalënduar, Blendi u përgjigj: “Besoj do t’i sugjeroja që të mësohet t’i përballë vetë.

Ja si i shρëtoi ky njeri kαfshimit të gjαrρrit më heΙmues në botë,,,(VIDEO)

Një person ka filmuar vetën në një situatë të cilën nuk do donte të ishte askush.

Personi në fjalë është incizuar nga një mik i tij teksa po i rrezikohej jeta nga një gjarpër me zile.

Specia në fjalë ia përshkon edhe trupin, por përkundër kësaj, i rrezikuari shfaq gja.kftohtësi të madhe.

Videoja është ngarkuar nga ‘Daily Mail’ në faqen e tyre zyrtare të videove në Facebook, e cila ka marrë qindra reagime.

Disa prej komentuesve e kanë përshkruar eksperiencën si “skizofrenike”

Shikoηi çfarë ndodh me υalixhet në aeroportet jaρoneze, ρamje që të lënë pa fjalë

Kemi dëgjuar për zhvillimin ekonomik të Japonisë dhe mirëqenien atje, por duket se sekreti i kësaj shoqërie është vetë korrektësia e njerëzve atje.

Një video e veçantë është filmuar në një aeroport të Japonisë ku duket se si një punonjëse atje,

pret valixhet që dalin nga pajisja e kontrollit për mjete të jashtëligjshme apo eksplozivë. Ajo kujdeset t’i pastrojë të gjitha valixhet.

Një veprim që nuk e kemi parë më parë, madje qindra raportime ndodhin për shkatërrimin apo më keq zhdukjen e valixheve shkruan NOA.

Videoja që të lë pa fjalë është përhapur me shpejtësi dhe është bërë virale në rrjet. Nuk dihet saktësisht se në cilin aeroport është filmuar kjo video