Sh oqja e ngυshtë më kërkon dίçkα të tū rρshme, Rrëfehet υajza shqiptare dhe…

Një adoleshente nga Puka po përjeton presionin psikologjik që shoqja e saj po ushtron mbi të.

Vajzës i kërkohet të zërë të dashur, ndryshe shoqja nuk do ta mbajë më mike sepse “është e prapambetur”. Historia shokuese është rrëfyer.


“Jam një 16 vjeçe nga Puka dhe jam nxënëse shumë e mirë në mësime. Jam shumë simpatike.

Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur edhe pse një djalë më pëlqen shumë fort. E kam në shkollë.

Unë kam një shoqe të ngushtë që është 17 vjeçe dhe ajo ka patur 2 të dashur deri më tani.

Mua më pëlqen muzika dhe piktura dhe kohën e lirë e kaloj duke u marrë me to dhe shoqen. Ama shoqja është mërzitur shumë me mua, më quan të prapambetur se nuk jam lidhur.

Ajo madje tani që ky djali më ka propozuar më thotë që s’do t’më flasë më ose s’do t’më mbajë më shoqe nëse nuk e pranoj atë djalin në lidhje. Por unë kam frikë.

Nuk jam e vogël e di, por dua t’jem e sigurtë. Më vjen zor të lidhem që tani sepse e di që lidhja s’do shkojë kërkund. Unë shoqen e dua shumë se jemi rritur bashkë. Nuk dua ta humbas sepse ajo vetëm më qorton dhe kritikon për tipin tim që s’jam e afërt me djemtë.

Madje unë as foto në rrjete sociale nuk më pëlqen të hedh, më mirë bëj një pikturë.

Shoqja ka 2 ditë që s’më flet dhe tani jam shumë keq. Çfarë të bëj? Ta pranoj atë djalin për të folur në Facebook? Më jepni një mendim sepse nuk dua ta humb shoqen time…”, shkruan ajo.

Euro ρrek nivelin më që uΙët që nga korriku, i αfrohet pragut të 101 lekëve

Euro e ka mbyllur javën me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 101.17 lekë, duke humbur 0.75 pikë krahasuar me një ditë më parë. Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka prekur nivelin më të ulët që prej datës 25 korrik të këtij viti. Tashmë, kursi ndodhet shumë pranë nivelit minimal historik prej 100.49 lekësh, që u regjistrua në 20 korrik të këtij viti.

Leku vazhdoi të forcohej edhe kundrejt valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan ra më tej në vlerën e 92.89 lekëve, niveli më i ulët që prej datës 2 gusht. Paundi Britanik u këmbye me 117.42 lekë, vlera më e ulët që prej datës 25 korrik.

Kursi i këmbimit tashmë është kthyer në mënyrë të papritur në vlerat e verës, kur prurjet valutore të lidhura kryesisht me turizmin sjellin një efekt të zakonshëm sezonal, që këtë vit ishte gjithsesi shumë më i fortë se kurrë më parë. Por, rikthimi në vlera të përafërta edhe në këtë periudhë të vitit dëshmon për një mbiçmim të monedhës vendase të mbështetur tashmë mbi faktorë më të qëndrueshëm se ata sezonalë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, tregu vazhdon të karakterizohet nga një ofertë e lartë e lartë e valutës, të ndërthurrur me një ofertë të pakët të monedhës vendase.

Prurjet e mëdha valutore këtë vit lidhen me shifrat rekord të turizmit hyrës, me nivelet e larta të investimeve të huaja, por edhe me një vit ta favorshëm për sektorin energjetik, i karakterizuar nga eksporte në rritje, sidomos në muajt e vjeshtës. Këto eksporte vlerësohet se kanë pasur një rol në rritje në ofertën për valutë gjatë muajve të fundit.

Nga ana tjetër, likuiditeti në monedhën vendase është mjaft i shtrënguar. Rritja vjetore e depozitave në lekë pothuajse është stopuar, ndërsa rritja e ofertës monetare të lekut në tërësi (përfshirë depozitat dhe paratë jashtë bankave) është më e ulëta që prej fillimit të vitit 2019. Një rol të rëndësishëm në pakësimin e ofertës së lekut ka luajtur politika fiskale shtrënguese e qeverisë dhe suficiti buxhetor pranë niveleve më të larta historike.

Ky vit po mbyllet me Lekun që ndodhet në pozita më të forta se kurrë më parë në historinë prej afërsisht dy dekadash të këmbimit me Euron. Muaji dhjetor në përgjithësi shoqërohet me një shtim të ofertës valutore, sidomos në pjesën e dytë të tij, të lidhur me kthimin e emigrantëve dhe me një rigjallërim sezonal të turizmit. Historikisht, kjo ka sjellë një farë rënieje të kursit të këmbimit të Euros në javët e fundit të vitit.

Por, nga ana tjetër, tendenca gjithnjë e më e theksuar e qeverisë për ta përqendruar shpenzimin e deficitit buxhetor në muajin dhjetor, mund të japë efektin e kundërt dhe të rimëkëmbë përkohësisht kursin e monedhës europiane. Një fenomen i tillë u vërejt në ditët e fundit të vitit 2022. /Monitor

PërρΙasi për υdekje të renë greke/ 16 vite bυrg për 27-νjeçarin shqiptar. Nëna e υiktimës: Bëfsh qejf

Është dënuar me 16 vjet e gjashtë muaj burg i riu shqiptar që përplasi me makinë 21-vjeçaren greke një vit më parë.

Gjykata shpalli fajtor 27-vjeçarin me origjinë shqiptare për drejtim të rrezikshëm të mjetit me pasojë vdekjen, largimi nga vendi i aksidentit dhe drejtimi i mjetit pa patentë, dhe nuk i ka konstatuar faktorë lehtësues.

Më herët gjykata hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e akuzës në vrasje.

Ankimi i të pandehurit është vendosur që të mos ketë efekt pezullues në ekzekutimin e dënimit dhe kështu ai kthehet në burg.

“Bëfsh qejf”, ishin fjalët e nënës së viktimës pasi dëgjoi vendimin e gjykatës.

VlDEO/ Mυçi i jashtëzαkonshëm, sulmuesi shqiptar i shënon Aston ViΙΙa-s një goΙ fαntastik

Ernest Muçi ka gjetur golin e barazimit në sfidën mes Aston Villa dhe Legia.
Në minutën e 20’, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar një gol fantastik.

https://www.reddit.com/r/soccer/?utm_source=embedv2&utm_medium=post_embed&utm_content=header&embed_host_url=https://abcnews.al/video-muci-i-jashtezakonshem-sulmuesi-shqiptar-i-shenon-aston-villa-s-nje-gol-fantastik/

Ρikiata υalutore ναzhdon/ Kυrsi i këmbimit për sot

Sot më 1 Dhjetor 2023, euro blihet me 101 lekë dhe shitet 102.1 lekë.

Dollari amerikan blihet me 92.5 lekë dhe shitet me 94 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 105 lekë, ndërsa në shitje me 106.5 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 116.2 lekë dhe shitet me 117.7 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 67.4 lekë dhe në shitje me 69.4 lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja.

Ραdia për diskriminim e gjυhës shqiρe, mjeku Asllani: Google na ka kërkυar takim

Mjeku nga Prishtina, Neshad Asllani, që ka qenë edhe një prej iniciatorëve në paditjen e Google për diskriminim të gjuhës shqipe, ka folur mbi pranimin e padisë nga Gjykata e Kalifornisë në SHBA.

Ai tha për Euronews Albania se Google ka kërkuar që të shtyhet afati i përballjes në gjykatë me 15 ditë.

Ai shtoi gjithashtu se pas padisë, përfaqësuesit ligjorë të Google i kanë kërkuar takim palës paditëse dhe sipas tij, kanali i komunikimit me gjigantin teknologjik është i hapur tashmë.

Siç kemi thënë edhe më parë, këto janë procedura normale. Padia është bërë, është nevojit konfirmimi i kësaj padie nga Gjykata. Ata kanë shqyrtuar sa e vlefshme dhe e vërtetë është, pastaj është pranuar dhe është dërguar në Google, ku i është thënë që jeni të paditur.

Por Google ka kërkuar nga ne që afati për përballjen e parë të shtyhet me 15 ditë. Kjo është dërguar në gjykatë. Ne presim përballjen e parë dhe kemi zhvillime pozitive, pasi Google ka kërkuar takim me ne, që të bisedojmë.

Do të takohemi me përfaqësues ligjor të Google. Këshilltari ligjor i joni… Nuk kemi indikacion për çfarë do të bisedojmë, mirëpo është diçka e mirë që kanali i komunikimit është i hapur. Ne kemi parë hartën e Evropës, vetëm Shqipëria dhe Kosova janë të kuqe, sepse pjesa tjetër është e kaltër”, është shprehur Asllani.

“Kërcënimet e Greqisë për νeton në BE”, Hoxha: Po ρërdorin ρolitikisht “çështjen” Beleri

Artan Hoxha ka folur për Fredi Belerin dhe veton greke ndaj Shqipërisë në nisjen e negociata. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Greqia po e përdor politikisht çështjen Beleri dhe se i ecën me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë është i pafuqishëm, duke përmendur edhe përplasjen e fundit Greqi-Britani, ku kryeministrit Mitsotakis iu anullua një takim nga kryeministri britanik.

“Situata është në prizëm tjetër. Ne duhet ta shohim çështjen brenda Shqipërisë, ndaj shtetasit Fredi Beleri. Kjo është një gjë dhe ne duhet ta shohim Por, kjo i ka kaluar dimensionet. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë Greqinë, ti bëhet vonë për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve. Ai është vend i BE që ka paguar edhe para për reformën tonë në drejtësi. Nëse ky vend e ka seriozisht për liritë themelore, ta ketë edhe për shqiptarët. Atyre nuk u bëhet vonë. Ata gjëjnë sebep për të shfrytëzuar, për luftë politike me Edi Ramën.

Edi Rama është edhe vetë përfitues, sepse s’ka nevojë të hyjë në BE dhe të ketë një auditues mbi kokë. Në këtë rast Rama ka edhe justifikim, thotë ja na bllokon Greqia. Kur kjo qeveri erdhi në pushtet, ka patur moton “zero probleme me fqinjët”. Kjo ka qenë gënjeshtër e madhe. Ne i kemi problemet zero kur fqinjët nuk kanë problem me ne, jo kur kemi ne problem, sepse ne nuk na pyet kush.

Nga dita e arrestimit Beleri ka 203 ditë brenda. Gjyqi ka filluar shpejt, është rekord, me mënyrën si ne procedojmë. Ajo që vonohet, është dhënia e lejes për betimin. Për lejen do të shprehet gjykata speciale ditën e hënë.

Ndërsa, procesi është rekord. Nëse kjo do të bëhej me Dakon apo Kokën, që ka ndejtur dy vjet atje dhe as e kanë pyetur fare.

Kjo është çështje e shfrytëzuar politikisht nga Greqia dhe është çështje që i shërben edhe Ramës. Kryeministri Mitsotakis, ka patur vizitë në Londër dhe kryeministri britanik e ka anulluar. Britania ka qenë vendi kryesor që ka mbështetur për themelimin e Republikës greke. Tani Mitsotakisi, shkon dhe i kërkon statujat. Për këtë, ai ia anulloi. Por, Britania është Britania. Ky kryeministri grek, e bën ashiqare fare. Kur e bën me Britaninë, imagjino sa të thjeshtë e ka ky me Shqipërinë.

Jam dakord me këtë që thotë Bushati, që të marrë mandatin dhe nuk e mohon dot të drejtën, për sa kohë ka vendim nga apeli. Por, nëse ky vullnet i qytetarëve të Himarës do të ishte i drejtë dhe jo i deformuar. Ai është i deformuar“, tha Hoxha.

Horoskopi për ditën e sόtme, e Premte 1 Dhjetor 2023

Dashi

Një situatë e keqe emocionale kërkon më shumë kohë nga ju. Kushtojini vëmendje të folurit, me Mërkurin te Peshqit situata me partnerin/en mund të degjenerojë në zënka. Beqarët duhet të përpiqen që të mos ndikohen nga trazirat momentale. Hëna në Binjakë ngre gjendjen shpirtërore dhe sjell njohuritë e duhura për të zgjidhur disa situata të ndenjura në punë.

Demi

Të lindurit e kësaj shenje mund të kenë sukses në zgjidhjen e disa situatave. Një raport i vazhdueshëm do të paraqesë zhvillime të reja pozitive për të ardhmen. Njohje të reja parashikohen edhe për zemrat e vetmuara, ndoshta disa mund ta gjejnë veten edhe në një marrëdhënie. Sot gjithçka duhet të jetë shumë e mirë në punë! Ju keni ide dhe projekte të mira, shpirti i nismës do t’ju sjellë fitime të papritura.

Binjakët

Është një moment ideal për t’iu hapur partnerit/es, të sigurt që do të gjeni mbështetje dhe mirëkuptim nga ana tjetër. Duke përmirësuar komunikimin tuaj, ju do të zbuloni se kjo e bën më të lehtë për tu bashkuar! Periudhë e komplikuar për beqarët, jini të durueshëm. Jeni pa qejf dhe problemet e kohëve të fundit ju kanë lodhur. Për fat të mirë, ka një bollëk në fazën e punës.

Gaforrja

Dashuria dhe miqësia shkojnë mirë, pa ndonjë lajm të rëndësishëm, edhe pse ndoshta prisni diçka më shumë nga të dashurit tuaj. Ata që janë vetëm kanë humbur duke u mbyllur në veten e tyre dhe gjatë kësaj dite nuk mund të gjejnë qetësi për diçka që i mundon. Pak lodhje do t’ju bëjë të ngadalësoni ritmin në punë, por gjithçka do të vazhdojë sipas planeve tuaja.

Luani

Në dashuri, Luanët mund të kenë mendime të kundërta me partnerin/en dhe të ndjejnë nevojën për të provuar dhe verifikuar disa situata të pasigurta. Beqarët do të jenë gati për të shpenzuar energji për të tjerët dhe për të gjetur dashurinë. Mos merrni përgjegjësi për problemet që nuk ju interesojnë, përkundrazi ato fuqizojnë njerëzit me të cilët konkurroni.

Virgjëresha

Të vëmendshëm ndaj gabimeve sentimentale: të pasionuar dhe të ndjeshëm si gjithmonë për admirimin e të tjerëve, mund të hasni në një tendosje në zemrën tuaj, edhe nëse jeni tashmë në çift. Zemrat e vetmuara do të duhet të kontrollojnë atraksionet për njerëzit e gabuar. Një pengesë ose një dështim i vogël mund të jetë i hidhur. Për fat të mirë, ju do të shkoni përpara dhe mundësitë do t’ju lejojnë.

Peshorja

Yjet janë të renditura për t’ju dhënë një ditë të qetë, dashuria ju buzëqesh dhe ju jeni në humor për të bërë plane për një festë me të dashurin/ën tuaj. Ditë e bukur edhe për ata që janë vetëm, do jenë në gjendje të bëjnë për vete personat që pëlqejnë. Në fushën profesionale yjet premtojnë kënaqësi, është koha për të konsoliduar pozicionin tuaj duke përfunduar punën në progres.

Akrepi

Yjet e dashurisë ju bëjnë shumë besnikë ndaj partnerit/es. Një lajm i mahnitshëm do t’ju bëjë të kaloni një mbrëmje fantastike me personin e zemrës. Takime të reja parashikohen në horizont për beqarët, sot është padyshim një ditë për tu kujtuar. Edhe në punë ju pret një e premte e bukur, do të keni një situatë në dorë dhe do ta drejtoni atë në drejtimin e dëshiruar.

Shigjetari

Gjendja juaj e humorit nuk është ende në krye, por era po ndryshon, në mbrëmje ju do të jeni më të hapur dhe të shoqërueshëm dhe mund të krijoni një marrëveshje të mirë me partnerin/en. Beqarët do të kenë nevojë për përqendrim dhe shpejtësi te reflekset për të vazhduar me qëllimet e tyre. Mundohuni të hiqni dorë nga projektet vetëm nëse jeni i sigurt për veten dhe të tjerët, suksesi varet mbi të gjitha nga bashkëpunimet që keni.

Bricjapi

Sot do të keni një marrëdhënie intriguese me të gjithë, dhe do të pushtoni ata që janë përreth jush. Ju përfitoni prej kësaj situate, por për të qenë të qetë duhet të zgjidhni disa tensione sentimentale. Pozitiviteti që do jepni sot do ju japë mundësinë të tërhiqni shumë persona dhe admirues. Në fushën e profesionit sot ju do të keni ditën më të mirë. Nuk do të jetë e vështirë për të gjetur marrëveshje.

Ujori

Hëna dhe Urani të mbështesin: ju jeni të ndritshëm, të këndshëm, të dashur dhe të vendosur. Ju do të jeni në qendër të jetës së partnerit/es nëse jeni në çift dhe kjo nuk do të shkaktojë ndonjë dyshim rreth ndjenjave. Për disa beqarë do të ketë takime të reja, ndoshta edhe një ndryshim të vërtetë në rrethin e miqësisë. Mund të ketë transferime në punë për shumë nga Ujorët.

Peshqit

Të përballesh me çdo situatë me siguri dhe të vendosur, qetësia do t’ju çojë në vlerësimin më të mirë të një situate sentimentale. Beqarët do të duhet të përdorin armët e tyre më të mira për të arritur të gjitha objektivat, para së gjithash pushtimin e një personi. Divergjenca dhe tensione në punë, veçanërisht për ata që punojnë në grupe me të tjerët ose që kanë anëtarë me të cilët të bashkëveprojnë.

ZbυΙohet ‘Mariana’ shqiptarja që reperi i fαmshëm Drake i dedikoi këngë (Foto)

Drake, reperi i njohur amerikan ka publikuar ditën e djeshme videoklipin “Polar Opposites” me simbolet shqiptare, ku është bërë e ditur se është një dedikim ndaj një vajze shqiptare. Sipas mediave “Mariana” në tekstin e reperit është një vajzë modele të cilës i është zbuluar dhe imazhi.

Ajo nuk është nga Tirana por nga Prishtina dhe është Fashion Designer. Ajo ka studiuar për farmaceutikë në Londër e më pas është zhvendosur në Neë York, ku pas studimeve ka hapur dhe një brand të vetin në lidhje me modën.

Drake flet në tekst për një vajzë e cila i ka bërë “block” në rrjete sociale dhe që ai e quan të “papjekur” dhe “bipolare”.

Pjesë nga teksti i këngës

“Mariana ma theve besimin

Pse duhet të dëgjosh propagandën?

Sapo thyem akullin dhe tani të dyja po largoheni

U tregova i sjellshëm, nuk të kuptoj

Duhet ta lësh motrën tënde të jetë zëri i arsyes

Ose po e lexoj gabim mesazhin tënd

Ose thjesht veprimet e tua po më mashtrojnë?”

Rγαnair lançon programin e Verë-2024 me mbi 1.5 milion νende për Shqiρërinë

Ryanair ka lançuar programin Verë-2024 me mbi 1.5 milion vende për Shqipërinë. Rezervoni herët për çmimet më të ulëta që fillojnë vetëm nga 35,99 €!

Ryanair, linja ajrore nr.1 e Europës, ka nisur që prej datës 29 nëntor programin e saj të shumëpritur të verës 2024 me mbi 1.5 milionë vende për pushuesit shqiptarë që kërkojnë të udhëtojnë këtë verë me miqtë dhe familjen dhe të relaksohen me një pushim dhe relaks të merituar.

Duke nisur nga fundi i muajit Mars, programi i verës 2024 i Ryanair ofron zgjedhje të pakrahasueshme të vendeve të njohura me diell, vizitave nëpër qytete, si dhe destinacione më pak të njohura për t’u zbuluar dhe eksploruar me çmimet më të ulëta në Europë.

Për të festuar lançimin e programit të Verë 2024 dhe mbi 1.5 milionë vende për klientët e saj shqiptarë, Ryanair ka nisur një fushatë uljesh, me kohë të kufizuar, me çmime nga vetëm 35,99 € për blerjet e biletave, deri në fund të tetorit 2024.

Menaxheri i Ryanair për Italinë dhe Mesdheun Lindor, Mauro Bolla tha:

“Ryanair ka kënaqësinë të njoftojë programin e verës 2024 me mbi 1.5 milionë vende të disponueshme për klientët tanë shqiptarë, në një mori destinacionesh të mahnitshme. Pra, nëse po kërkoni të largoheni këtë verë, nuk do të zhgënjeheni me përzgjedhjen e pakrahasueshme të destinacioneve që ne ofrojmë, me çmimet më të ulëta në Europë. Me tarifat që fillojnë nga vetëm 35,99 euro, klientët duhet të vizitojnë ryanair.com tani dhe të rezervojnë herët për t’u siguruar që të marrin çmimin më të mirë të mundshëm – në të ardhmen do falënderoni veten për këtë.”