Rγαnair lançon programin e Verë-2024 me mbi 1.5 milion νende për Shqiρërinë

Ryanair ka lançuar programin Verë-2024 me mbi 1.5 milion vende për Shqipërinë. Rezervoni herët për çmimet më të ulëta që fillojnë vetëm nga 35,99 €!

Ryanair, linja ajrore nr.1 e Europës, ka nisur që prej datës 29 nëntor programin e saj të shumëpritur të verës 2024 me mbi 1.5 milionë vende për pushuesit shqiptarë që kërkojnë të udhëtojnë këtë verë me miqtë dhe familjen dhe të relaksohen me një pushim dhe relaks të merituar.

Duke nisur nga fundi i muajit Mars, programi i verës 2024 i Ryanair ofron zgjedhje të pakrahasueshme të vendeve të njohura me diell, vizitave nëpër qytete, si dhe destinacione më pak të njohura për t’u zbuluar dhe eksploruar me çmimet më të ulëta në Europë.

Për të festuar lançimin e programit të Verë 2024 dhe mbi 1.5 milionë vende për klientët e saj shqiptarë, Ryanair ka nisur një fushatë uljesh, me kohë të kufizuar, me çmime nga vetëm 35,99 € për blerjet e biletave, deri në fund të tetorit 2024.

Menaxheri i Ryanair për Italinë dhe Mesdheun Lindor, Mauro Bolla tha:

“Ryanair ka kënaqësinë të njoftojë programin e verës 2024 me mbi 1.5 milionë vende të disponueshme për klientët tanë shqiptarë, në një mori destinacionesh të mahnitshme. Pra, nëse po kërkoni të largoheni këtë verë, nuk do të zhgënjeheni me përzgjedhjen e pakrahasueshme të destinacioneve që ne ofrojmë, me çmimet më të ulëta në Europë. Me tarifat që fillojnë nga vetëm 35,99 euro, klientët duhet të vizitojnë ryanair.com tani dhe të rezervojnë herët për t’u siguruar që të marrin çmimin më të mirë të mundshëm – në të ardhmen do falënderoni veten për këtë.”

Gazeta Italiane: Greqia bΙΙokon Shqipërinë për shkαk të Çamërisë! Ja pse dυhet të flasim për ρersekutimin e shqiptarëve

Çamëria
Një nga arsyet e bllokimit që Greqia i bën Shqipërisë, është edhe çështja e Çamërisë, kështu thuhet në një artikull të gazetës italiane “ilriformista.it”.

Teksa bëhet një pasqyrë e shkurtër historike e asaj që ndodhi në Çamëri, gazeta italiane thotë se është e rëndësishme të flitet gjithjë e më tepër për atë që në të vërtetë ndodhi, që ishte persekutimi dhe shpërngulja masive e shqiptarëve nga ushtria greke.

Në vitin 1940 Greqia vendosi ligjin e luftës me Shqipërinë, ligj që e ka në fuqi ende sot, nënvizohet në artikull, teksa theksohet fakti se Athina zyrtare nuk njeh asnjë minoritet etnik apo linguistik.

Megjithatë, sipas artikullit, në rajonin e Çamërisë, jetojnë ende rreth 40 mijë çemër ortodoksë.

“Çameria është një nga rajonet e shumta të të Ballkanit me një pakicë dhe një histori komplekse që ndikon në marrëdhëniet dypalëshe midis shteteve.

Historia dhe kultura e saj duhet të hulumtohen në thellësi për të zgjidhur tensionet politikisht. Në fakt, diversiteti kulturor dhe pakicat janë një pasuri dhe një karakteristikë themelore e Ballkanit. Por kjo pasuri duhet të përdoret pozitivisht, në mënyrë gjithëpërfshirëse, jo të shfrytëzohet për të ndarë. Bashkimi Evropian mund të ndihmojë në mbrojtjen e tij”, përfundon artikulli i gazetës italiane.

Mbrojtësi shqiρtar i Seria A ρërfshihet në aksident rrυgor

Mbrojtësi kosovar i Torinos, Mërgim Vojvoda është përfshirë në një aksident automobilistik në qytetin italian.

Vojvoda ka përplasur makinën e tij ‘Mercedes C-Class AMG’ me një ‘Jeep Renegade’ të kuq teksa ishte duke shkuar në stërvitjen e klubit ‘Granata’.

‘Torinocronaca.it’ ka publikuar imazhe nga aksidenti ku duket se të dy mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, çka dëshmon se përplasja ka qenë e fortë.

Në to mund të shohim edhe vetë Vojvodën, por edhe drejtuesin e xhipit të kuq duke qëndruar në këmbë, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Mbrojtësi i skuadrës së Juriç pas përfundimit të procedurave që ndiqen pas aksidenteve rrugore, i është drejtuar kampit stërvitor të ekipit dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës në kampionat.

Grυαja bën pazaret dhe kthehet në shtëpi, gjendet e νdekur pak çaste më vonë. U ρikas nga era e djegur e qυmështit në zjarr

Një e moshuar rreth të 70-ave është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në lagjen “ Kryengritja e Fierit ” ne Fier.

Gazetari Enea Verria bën me dije se në vendngjarje ka mbërritur menjëherë shërbimi zjarrfikës i cili ka hapur me forcë derën dhe paraprakisht u dyshuar se e moshuara nuk kishte shenja jete.

Ndërkohë ambulanca e ka trasportuar drejt spitalit rajonal të Fierit për të bërë ekspertizën.E moshuara është identifikuar si Gjinovefa Toro, 70- vjeçe.

Sipas burimeve e moshuara kishte lënë qumështin në zjarr dhe era e shkrumbuar e tij ka bërë që komshinjtë të alarmohen, ndërsa një orë më parë 70- vjeçarja kishte dalë për të blerë ushqime.

7 ραrashikimet e Baba Vαngës për vitin 2024

Baba Vanga duke iu referuar astrologut të famshëm francez, thuhet se ka parashikuar 11 shtatorin dhe luftën në Ukrainë.

Baba Vanga gjithashtu ka thënë disa pretendime rreth vitit 2023, duke përfshirë një parashikim tronditës se një shpërthim i centralit bërthamor do të shkatërronte planetin tonë dhe një pretendim të skicuar se orbita e Tokës do të ndryshonte në mënyrë dramatike këtë vit, me efekte shkatërruese. (Qartë, asnjëra nuk ka ndodhur në këtë pikë.)

Megjithëse Baba Vanga vdiq 26 vjet më parë kur ishte 85 vjeçe, ndjekësit thonë se ajo ka ende shumë parashikime për të zbuluar për vitin 2024, teksa bënte profeci para vdekjes së saj.

Ja shtatë parashikimet e saj për vitin 2024:

Vrasja e Putin-it

Presidenti rus Vladimir Putin do të vritet nga një nga bashkëkombësit e tij në 2024, sipas Baba Vangës.

Rastësisht, muajin e kaluar, dikush në një kanal telegram rus të quajtur “General SVR” pretendoi në mënyrë të rreme se Putini kishte vdekur. Megjithatë, Kremlini e mohoi këtë, duke e quajtur atë absurde.

Andrii Yusov, një zëdhënës i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës, akuzoi më vonë Rusinë për përhapjen e një thashethemi për vdekjen e Putinit për të testuar popullaritetin e tij.

Terrori evropian

Vanga hamendësoi se Evropa do të shihte një rritje të terrorizmit dhe se një “vend i madh” ose do të kryente teste të armëve biologjike ose sulme vitin e ardhshëm.

Katastrofat klimatike

Ajo parashikoi se katastrofat natyrore do të jenë me bollëk vitin e ardhshëm.

Vanga tha se përveç ngjarjeve të motit, mund të ketë edhe një rritje të nivelit të rrezatimit.

Kriza ekonomike

Vanga parashikoi se rritja e borxhit, tensionet globale dhe zhvendosja e pushtetit nga Perëndimi në Lindje do të nxiste një krizë ekonomike.

Sulmet kibernetike

Ajo tha se hakerat do të fillojnë të synojnë infrastrukturën si rrjetet elektrike dhe impiantet e trajtimit të ujit, të cilat do të amplifikojnë kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

Revolucioni teknologjik

Vanga tha se informatika kuantike do të shihte një përparim të madh, pasi kompjuterët kuantikë përpunojnë informacionin më shpejt se kompjuterët standardë.

Ajo gjithashtu parashikoi një rritje të përdorimit të inteligjencës artificiale (AI).

Zbulime mjekësore

Vanga pati një lajm të mirë, së shpejti do të kemi kurën si për kancerin, ashtu edhe për sëmundjen e Alzheimerit.

Ajo parashikoi gjithashtu se komunizmi do të kthehej në vitin 2076.

Parashikimet e saj ndalen në vitin 5079 , që është kur ajo parashikon se bota do të marrë fund.

Një i υrarë dhe një i ρΙagosur/ Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Laknas, ja si nisi sherri

Një kanal në afërsi të banesës, mësohet të ketë qenë motivi i debateve mes fqinjëve Maliq Marku, Shefqet Hasa, Besim Keça që më pas ka degraduar në përdorimin e armës.

Ka qenë 70-vjeçari Marku që ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy fqinjëve të tjerë, duke lënë të vdekur Shefqet Hasën dhe të plagosur Besim Keçin.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

GoogΙe merr νendimin drαstik, ja çfarë do të ndodhë nga 1 dhjetori

Nga data 1 dhjetor, Google do të fillojë procesin e fshirjes së llogarive joaktive të Gmail. Për këtë lëvizje, Google ka njoftuar në maj, duke shpjeguar se llogaritë që nuk kanë qenë aktive për dy vjet do të fshihen tërësisht.

Zëvendës-presidentja e Google për menaxhimin e produkteve, Ruth Kricheli, shpjegoi se kjo është një masë e nevojshme sigurie.

Kjo për faktin se llogaritë që nuk janë përdorur për një periudhë të gjatë kohore, ka më shumë gjasa të rrezikohen, pasi mbështeten në fjalëkalime të vjetra. Përveç llogarive joaktive, Google do të mbajë të pandryshuar llogaritë që përdoren për blerje, abonime, si dhe ato të përdorura nga organizatat. Politika e re do të zbatohet vetëm për llogaritë personale.

Fshirja e këtyre llogarive nuk do të ndodhë brenda një dite, por do të jetë një proces me faza dhe përdoruesit do të informohen me paralajmërime në email adresat e tyre. Për të shmangur fshirjen e llogarisë, përdoruesit duhet të regjistrohen në llogarinë e Gmail, ose të kryejnë aktivitete si shkarkimi i ndonjë aplikacioni. Që nga viti 2019, Gmail ka 1.5 miliard përdorues aktivë, dhe është një nga shërbimet më të njohura të emailit.

Moti i keq ‘ρυshton’ Shqipërinë, Drejtoria e Ρërgjithshme Detare del me njoftimin e rëndësishëm

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë me dije se, gjatë orëve në vijim e për tre ditë me radhë pritet një përkeqësim i ndjeshëm i kushteve të motit, çka do të sjellë vështirësi të shumta në lundrimin e mjeteve detare.

Sipas njoftimit të publikuar këtë të enjte, përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 30-01-02.12.2023 duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023 ne drejtimin jug-jug-lindje deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.

Për këtë arsye njofton dhe u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese dhe anijeve të peshkimit që kenë në konsideratë parashikimin e motit dhe të marrin masat përkatëse për parandalimin e çdo situate të mundshme që mund të krijohet.

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 30-01-02.12.2023.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 30-01-02.12.2023 duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023 ne drejtimin JUG-JUG-LINDJE deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.

NJOFTOHEN DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE ME QËLLIM PARANDALIMIN E SITUATAVE DHE INCIDENTEVE DETARE GJATË DATAVE 30-01-02.12.2023.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën e Vlorë-Brindisi-Vlorë diten e sotme do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Neser do te pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Anija e linjes Durres-Ankona -Durres do operoje normalisht.

Anijet e linjes Durres -Bari -Durres diten e sotme do te operojne normalisht. Diten e neserme do te pezullohen ne te dyja drejtimet.

Anijet e linjes Sarande-Korfuz-Sarande operojne normalisht.

Per cdo ndryshim te mundshem do te njoftojme.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 02.12.2023.”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare.

E Ιindur në Suedi nga ρrindër shqiptarë/ Zbαrdhen detaje trόnditëse, kush ishte 33-υjeçarja që u υra para bυrrit dhe fëmijëve në Prishtinë

Kosova u tronditë ditën e sotme pasi një 33-vjeçare u qëllua për vdekje gjatë një grabitjeje me armë, në Prishtinë.

Viktima u identifikuar si Liridona Murseli, bashkëshortja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murselit. E reja ndodhej në makinë me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre të mitur, kur disa persona të maskuar i ndaluan dhe duke i kërcënuar me armë u kërkuan t’u jepnin sendet me vlerë. Pasi i grabitën ata qëlluan me armë. Bashkëshorti i 33-vjeçares u largua nga makina me djemtë e tyre, por Liridona nuk mundi dhe mbeti e vrarë.

E reja ishte e lindur në Suedi, në provincën Bohuslan, nga një familje shqiptare. Për ngjarjen ka reaguar edhe anëtari i parlamentit suedez, Magnus Jacobsson, pasi raportohet se kishte njohje të afërta me familjen e 33-vjeçares.

Ai e ka përshkruar Liridonën si një vajzë fantastike, e cila ishte e mirë dhe punëtore, ndërsa shprehet i shokuar nga lajmi.

Ende nuk ka asnjë detaje mbi autorët e ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet.