Sfida e radhës nga ‘Big Brother’/ Kiara këndon dhe mbyll performancën me një puthje pasionante me Luizin (foto)

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë kthyer në dy prej banorëve më të kometuar të Big Brother VIP Albania. Dyshja prej javësh janë bërë çift dhe momentet romantike dhe intime mes tyre nuk mungojnë.

Edhe sonte banorët kanë realizuar sfidën e radhës që iu dha nga “Vëllai i Madh”, “Cabare Show”.

Të gjithë banorët kanë dhuruar spektakël me perfoamncat e tyre, disa në këndim, të tjerët vallëzim dhe interpretim. Ndërsa, Kiara e cila zgjodhi të këndonte këngën e artistes Beyonce “Crazy in Love” përfshiu në performancën e saj edhe Luizin.

Të dy shkëlqyen dhe dukeshin elegant në kostume me ngjyrë të zezë, teksa Kiara u shfaq sensuale duke performuar pranë Luizit. Ajo që e bëri më të veçantë performancën e moderatores ishte se ajo e mbylli atë me një puthje plot pasion me këngëtarin.

Theksojmë që çifti kanë filluar përgatitjet edhe për festën e “Shën Valentinit’ që me shumë mundësi do ta festojnë bashkë brenda shtëpisë së famshme.

Nga velinë në prezantuese, zbardhet jeta e “fshehtë” e Kiara Titos, të panjohurat për publikun

Është ende një moderator e re, megjithatë Kiara Tito ka bërë për vete shumë fansa. Ish prezantuesja e re e Top Channel është një nga vajzat më të këndshme të ekranit, premtuese për një karrierë të suksesshme.

E në fakt nuk do të ishte çudi nëse Kiara do ta arrinte këtë, duke qenë se ajo ka ndjekur të njëjtën rrugë. Edhe pse u bë e njohur për të gjithë pas shfaqjes në “Top Select”, Kiara ka pasur edhe një karrierë të mëparshme, detajet e të cilës janë të panjohura për publikun.

Përpara se të bëhej prezantuese në Top Channel, pak e dinë që Kiara ka qenë një modele e suksesshme në Itali. Ajo e ka nisur këtë karrierë që në moshën 13 vjeçare, duke marrë pjesë në konkurse të ndryshme bukurie, por siç ka treguar Kiara më herët, “Ndërsa Leonardo di Caprio e mori një Oscar, unë nuk arrita kurrë ta marr një kurorë Miss-i”.

Pas rikthimit në Shqipëri, bukuroshja e ekranit iu rikthye karrierës si modele, fushë në të cilën punoi për dy vjet. Por surpriza vjen tani! Sa nga ju e dinë që Kiara Tito ka qenë Velinë? Ashtu si motrat Vjollca, bukuroshja ka punuar për pak kohë në këtë pozicion, për t’u bërë më pas prezantuese.

Ndryshe Kiara po shijon romancen brenda hapsirave te BBVA, ne krahet e femnomentit Luiz Ejlli.

“Pushtoi” zemrat e shqiptarëve në “BBVA”, Efit i ndodh e papritura pas daljes së bujshme nga shtëpia

Largimi i Efit nga shtëpia e BBV ka ngjallur debate dhe diskutime të shumta në rrjet ku publiku duket i pakënaqur. Efi ishte një nga banoret më aktive dhe më të dashura nga publiku, i cili e ka të vështirë ta besojë që e nxorrën jashtë shtëpisë votat e tyre.

Pra, cdo gjë është e qartë. Efi u nxorr jashtë nga produksioni dhe jo votat e publikut. Për të mos folur pastaj për nominimin e Deas. Për të korrigjuar disi këtë gabim që i kanë bërë, mësohet se TCH i ka bërë direkt një ofertë Efit.

Oferte për të qenë pjesë e njërit prej emisioneve të fundjavës që transmetohet në këtë ekran. Bëhet fjalë për “E Diell” dhe Efit i është ofruar të prezantojë një nga rubrikat e këtij emisioni që zgjat disa orë dhe janë shumë të klikuara në Youtube.

Por Efi ende s’ka kthyer një përgjigje duke qenë se nuk kanë kaluar shume nga dalja e papritur nga shtëpia e BBV. Megjithate keto jane vetem zera dhe Efi apo televizoni nuk kane dalur hapur me keto informata dhe mbete te shihet nese eshte e vertete.

Me streçe leopard dhe lëvizje sensuale/ Kërcimi i Oltës “lë pa frymë” Bledi Manen, gazetari e “përgjon” pas derës

Banorët kanë qenë ditën e sotme duke bërë prova për detyrat që u ka lënë Vëllai i Madh, teksa performancat e tyre do ti shikojmë në Prime të shtunën.

Ndërkohë Olta ka qenë duke kërcyer, me streçe leopard dhe lëvizje shumë sensuale pas derës kamerat kanë kapur gazetarin Bledi Mane duke e “përgjuar”.

Ai nuk e ka fshehur admirimin e tij për Oltën këto ditë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, madje në disa video që qarkullojnë në rrjet ai është shprehur se do donte ta puthte.

Ai i ka vëzhguar vajzat, Oltën dhe Tean në heshtje pas derës, teksa nuk u ka thënë asnjë fjalë dhe më pas është larguar.

Pamje apokaliptike nga Turqia, si u ça toka nga tërmeti i fuqishëm (VIDEO)

Tërmeti në Turqi e Siri është një nga fatkeqësitë më të rënda natyrore që bota ka përjetuar dedadat e fundit, ku deri më tani mbi 27 mijë persona kanë humbur jetën.

Ndërsa kërkimet për të mbijetuar vazhdojnë, larg qytetit dhe vendbanimeve, ka pamje të tjera apokaliptike.

Media turke HRH Haber ka publikuar pamjet të frikshme të një parcele me ullinj, ku duket toka e çarë nga lëkundjet e tërmetit.

Pamjet që shihni më poshtë janë nga fshati Tepehan të Hatay, një nga qytetet e goditura më fort nga tërmeti

Merr fund paqja! Luizi zihet keq me Bledin: Kam dy fjalë për ty (VIDEO)

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ndodhur ajo që pritej. Luizi ka debatuar ashpër me Bledi Manen që u fut prej së martës brenda shtëpisë së “Big Brother”. Luizi i ka vendosur kufirin Bledit.

“Nga jashtë është gjë tjetër, kur je brenda është gjë tjetër. Për sa kohë ka imunitet me mua ka vetëm një mirëmëngjes dhe natën e mirë.

Nga ky moment dhe mbrapa. Ti shijoje dy javë në këtë shtëpi. Merre si të duash. Unë po ta them haptazi” i tha këngëtari.

“Baba është krenar për ty”, Luizit i dërgohet një tjetër dron nga fansat e tij

Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në një fenomen që kur nisi rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania. Ai ka fituar zemrat e publikut me rrëfimet e tij personale, me humrin, energjin pozitive dhe talentin në muzikë.

Ndonëse nuk u lejohet të kenë informacione nga jashtë, fansat e tij të zjarrtë po mundohen që në mënyra të ndryshme t’i tregojnë që janë me të dhe po e mbështesin në këtë rrugëtim.

Këtë e kanë bërë edhe gjatë ditës së sotme duke i dërguar një tjetër dron me një mesazh të veçantë të shkruar në të. Ejllit iu dërgua një fotografi e tij sipër të cilës shkruhej: Baba është krenar për ty dhe atje ku është, Luizi i madh i Shqipërisë”.

Ndonëse banorëve kiu kërkua që të hynin brenda shtëpisë, ashtu siç ndodh zakonisht kur një dron vjen mbi shtëpinë e famshme, Luizi megjithatë arriti që ta shihte atë.

Kujtojmë që këngëtari në disa rast ka folur për babanë e tij, i cili ka ndërruar jetë rreth dy vite më parë dhe një mesazh që lidhej me të atin e tij padyshim do ta motivonte.

Plas në “Big Brother”, Luizi “eliminon” për dy javë Bledi Manen

Bledi Mane është banori më i ri që i është shtuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai që në hyrje është pritur nga shoqja dhe bashkëpunëtorja e saj, Dea Mishel. Mane tha se nuk di të gatuajë dhe se dy gjëra i kishin ngelur pa provuar në jetë: Martesa dhe Big Brother Vip. Ai para hyrjes është përfolur se do të provokojë Luizin, pasi edhe ditë më parë kishte thënë se ai ka prirje bixhozi.

Dhe me sa duket, ai nuk humbi kohë dhe me të mbaruar spektakli natën kur u fut brenda shtëpisë, gjeti mundësinë për të biseduar me Luizin dhe filloi me provokimet. Por edhe këtë herë Luizi tregoi se është shumë inteligjent dhe shumë hapa para planeve të produksionit. Luizi zbuloi sot të gjithë lojën që ishte përgatitur për të vetëm me një detaj, ai i imunitetit që Bledi Mane ka fituar për dy jave.

Ai ia ka plasur në sy Bledi Manes. “Një njeri, i cili ka një karrierë, emision të vetin dhe vjen në mes të “Big Brother”, unë mendoj që t’i ke ardhur me një qëllim dhe me ide të sakta”, u shpreh Luizi. Ai gjithashtu i tha Bledit se imuniteti prej dy javësh është fal tij dhe arsyen nuk e thotë dot brenda, por kur të dalë jashtë shtëpisë.

Pra, në një farë mënyre ai i krijoi barrierë dhe nënkuptoi që Bledi ka ardhur për ta “goditur atë”. “Pandaj unë për dy javë do të them mirëmëngjes dhe natën e mirë. Kur te hiqesh nga imuniteti, futemi në lojë”, u shpreh Luizi.

Mbërrin “Zarfi i zi”, preken 4 banorët më të fortë, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”, ka hyrë një tjetër zarf. Kësaj radhe ky zarf është për katër banorë, Luizin, Oltën, Armaldon dhe Kristin.

Që të katërt herë pas here kanë diskutuar haptazi në lidhje me nominimet, për të cilat Vëllai i Madh u ka kërkuar që në fillim që të mos flasin.

Për këtë arsye është vendosur që të 4 banorët të penalizohen, por që dënimi për to do të bëhet i ditur ditën e nesërme gjatë spektaklit të madh të “Big Brother VIP2”.

“Jemi në ditën e 48 të Big Brother VIP dhe disa prej jush vazhdojnë të injorojnë një nga rregullat kryesore të këtij formati, duke diskutuar haptazi nominimet, të cilat Vëllai i Madh iu ka kërkuar që në krye të herës të mbeten të fshehta.

Për këtë arsye, Olta, Luiz, Armaldo dhe Kristi, do të penalizohen. Nesër gjatë spektaklit Vëllai i Madh do iu njoftojë për masat që ka vendosur të marrë ndaj jush”, shkruhet në zarfin e zi që e lexoi Armaldo.

“Ferri” mbi tokë, shikoni tmerrin ku lëkundjet nuk ndalen për 70 sekonda në Turqi (VIDEO)

Një video rrëqethëse nga Turqia, e publikuar së fundmi tregon intensitetin dhe kohëzgjatjen e tërmetit shkatërrues që goditi vendin në orët e para të mëngjesit së të hënës.

Siç shihet edhe nga pamjet video është kapur nga kamerat e sigurisë të një banese aty pranë dhe shihet se si toka u drodh fort për 70 sekonda.

Makinat lëvizin si të ishin prej kartoni, ndërsa regjistrim për një moment ndalon pasi gjatë sekondave të fundit dridhja bëhet edhe më e fortë duke bërë që kamera të bjerë dhe të thyhet.