Ρërdori gαbimisht hαshashin si rigon në υshqim, 40-vjeçarja bëhet për sρital

Një grua rreth të 40-ave ka përfunduar në spital, pasi pa e ditur kishte përdorur hashashin si rigon në ushqimin që po gatuante.

Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, korrespondenti i Vlorës, Albi, u shpreh se ky incident ka ndodhur pasi djali i saj, i cili konsumonte lëndë narkotike, kishte lënë qesen e hashashit mbi tavolinë.

Albi: Një grua rreth të 40-ave është shoqëruar për në spital. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur para disa ditësh dhe është një ngjarje shumë e vërtetë, ku i ka rënë, le ta themi, të fikët, por jo se vuante nga ndonjë sëmundje apo ku ta di unë, por ka qenë për fajin e djalit të saj. Djali konsumonte lëndë narkotike, tek pjesa e hashashit. Ka pasur një hashash në një qese të vogël dhe ngaqë ka qenë vetëm në shtëpi, e ka lënë atë mbi tavolinë. Gruaja pasi ka ardhur më vonë, e ka marrë dhe e ka quajtur në formën e rigonit dhje e ka hedhur përsipër në gjellë.

Aldo: Ishte hashash për përdorim vetjak?

Albi: Po po, normale për përdorim vetjak. E ka hedhur në gjellë dhe më pas i ka dhënë ato efektet e tjera, ku i ka rënë dhe të fikët. /tvklan.al

E dehυr në timon, qγtetarja hyn me makinë në aktiνitetin me fëmijë në Vlorë, ndërhγn ρolicia

Një shtetase shqiptare me automjet të llojit “Ford Kuga” me targa italiane e dehur në timon dhe me birrë në automjet ka hipur mbi trotuarin në sheshin përpara bashkisë Vlorë.

Në sheshin përpara bashkisë tashmë po zhvillojnë koncertin e tyre fëmijë të kopshteve të qytetit ku gjenden me dhjetëra fëmijë dhe qytetarë.

Kanë mbërritur efektivët e policisë, por zonja nuk pranon të zbres nga makina teksa nuk pranon as të largohet me automjet.

Ajo ka shpërthyer në sharje ndaj çdo personi që i afrohet.

SΡAK kërkon kthimin në bυrg të Jamαrbër MaΙΙtezit

SPAK kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit, person nën hetim për dosjen “Partizani”. Prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë vendimim e Apelit, që zbuti masën e sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha.

Burime pranë SPAK konfirmuan se rekursi është depozituar në Gjykatën e Lartë.

Pak më parë Jamarbër Malltezit i është rrëzuar kërkesa për kthimin e celularit që iu sekuestrua në kuadër të hetimeve për dosjen e privatizimit të dosjes “Partizani”.

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la të pa ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë duke mos i liruar nga sekuestroja.

Nora MaΙaj: Jemi në νijën e kυqe në 2030 nuk do të kemi as mësυes, as nxënës

Pedagogia Nora Malaj ka deklaruar se Shqipëria është shumë afër prekjes së vijës së kuqe në arsim.

Malaj tha se jo më larg se në vitin 2030 jo vetëm që numri i nxënësve do pakësohet ndjeshëm por edhë mësuesit do të mungojnë, pasi gjithnjë e më pak studentë po zgjedhin të ndjekin studimet në degët e mësuesisë.

“Ne duhet të kuptojmë një gjë. Ne kemi një problem shumë të madh. Nga një anë kemi braktisjen e shkollës e nga ana tjetër kemi braktisjen e profesionit të mësuesit.

Studentët nuk po shkojnë më për mësuesi. Kjo është këmbana e alarmit që kam thënë, ne jemi në vijën e kuqe. Do më vinte shumë keq të bëja Kasandrën e të thosha se në 2030 nuk do kemi më as mësues. do kemi një krizë shumë të madhe”,-tha Nora Malaj.

Çfarë do të ndodhë nëse αrrestohet? Βerisha i ρrerë: Nυk tërhiqem, do të ρërkυshtohem për fitoren e oρozitës në 2025-ën

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa u pyet se çfarë do të ndodhë nëse ai do të arrestohet, pohoi se ai do të përkushtohet për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 2025-ës.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se ai nuk do të tërhiqet.

“Kjo ishte protestë; aty për aty. A e dëgjuat ju si tha ajo; tja heqim shpejt e shpejt, se janë njerëzit aty. Rama është në mandatin e tretë të vjedhur. Asnjë skenar! Çfarëdo lloj skenari që mund të ndërmarrë Edi Rama nuk më devijon mua qoftë një milimetër nga vendosmëria për ta gërryer atë nga pushteti kriminal. Ai po vjedh, nuk po qeveris. Ai bën vetëm pazare, por unë nuk jam njeri i pazareve. Nuk diskutohet, që jo unë të tërhiqem, por do të përkushtohem në të gjithë potencialin tim për një fitore të shkëlqyer të opozitës. Nuk mund ta vendosë kush në kontroll opozitës.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Tiranë/ Ρυnëtori i ndërtimit bie nga kαti i nëntë i ndërtesës dhe νdes

Një person ka gjetur ka humbur jetën tragjikisht pak minuta më parë.

Sipas raportimeve, ka rënë nga kati i 9-të i një pallati një punëtor i cili ka ndërruar jetë menjëherë.

Ngjarja e rëndë është shënuar tek “Universe City” në kryeqytet rreth orës 10:20 të mëngjesit të sotëm.

“Më datë 22.12.2023, rreth orës 10:20, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, kα rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi F. L., rreth 38 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e hυαja, ja me sa po bIihen dhe shiten doΙΙari dhe euro

Sot, më 22 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.6 lekë dhe shitet me 94.9 lekë.

Euro blihet me 103 lekë dhe shitet 104.2 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 109.2 lekë, ndërsa në shitje me 110.5 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.7 lekë dhe shitet me 120 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70.1 lekë, ndërsa në shitje me 71.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

18-VJECARI SHQIΡTAR ARI0N KURTAJ QE ΉAKOI GTA 6, DEN0HET ME ΒURGIM TE ΡERJETSHEM

Një haker 18-vjeçar shqiptar, Arion Kurtaj,përgjegjës për vjedhjen dhe nxjerrjen e klipeve të Grand Theft Auto 6, është dënuar me burgim të përjetshëm në spital.

I arrestuar në vitin 2022, ai hakoi Rockstar Games Uber dhe Nvidia, duke u deklaruar fillimisht i pafajshëm.

Për shkak të autizmit akut, ai u konsiderua i papērshtatshëm pēr giykim, por një juri mě vonë e bēri atë pērgjegjës për hakimet.

Profesionistët e shëndetësisë e gjetën atë shumë tê motivuar pēr t’iu rikthyer krimit kibernetik, duke çuar nẽ një dēnim të pērjetshëm në një spital të sigurt.

Ήοroskόρi për ditën e sόtme, e Ρremte 22 Dhjetor 2023

Dashi

Pak lodhje nuk do t’ju lejojë që gjithçka të shkojë si ju dëshironi, por Venusi e bën klimën pozitive dhe kush është në çift nuk do të ketë pengesa të veçanta. Lajm i mirë do të vijë edhe për beqarët, do të jenë të lumtur dhe veçanërisht tërheqës. Të ardhura të kënaqshme për shumë të lindur të shenjës së Dashit, por kujdesuni të mos tërhiqeni në një investim financiar të pasigurt.

Demi

Kjo nuk do të jetë një ditë për t’u pasur zili, por do të shërbejë për të sqaruar shumë gjëra. Shumë situata do të zhbllokohen dhe nga kjo do të përfitojë sektori sentimental. Beqarët do të duhet të presin degët e thata për të vazhduar të lirë në kërkim të shpirtit binjak.

Ide dhe ndryshime të reja priten në punë!

Binjakët

Mos u rrëmbeni nga zemërimi dhe dekurajimi, por reagoni për ndjenjat tuaja të këqija. Situata sentimentale duhet të mbrohet nga sulmet e jashtme. Beqarët duhet të jenë të kujdesshëm për të zgjedhur rrugët e duhura për të ecur mbi të. Mendoni pozitivisht. Në punë gjërat do ecin sipas planifikimeve tuaja.

Gaforrja

Në dashuri dikush është vonë për të ardhur, një pengesë dhe disa sakrifica për të mbështetur partnerin/en do t’ju mbajnë të vëmendshëm. Një takim i rastësishëm për shumë beqarë mund të përfundojë me njohjen e lumturisë së vërtetë. Gjithçka që do të ndodhë në frontin e punës do të jetë e suksesshme për ju.

Luani

Dashuria sot do të mbajë shpirtrat tuaj lartë, partneri/ja ju mbulon me dashuri dhe kjo ju mbush me gëzim. Kush është vetëm do të jetojë momente të pasioneve intensive dhe takime me personat që kanë ëndërruar. Puna është e mirë, do të jeni të zënë me një mijë gjëra dhe gjithmonë do të jepni më të mirën tuaj, por nuk do ndiheni të kënaqur.

Virgjëresha

Jepini vetes një lëvizje, merrni pjesë në takime me njerëz të rinj dhe thyeni rutinën. Nëse jeni në çift, planifikoni një udhëtim të këndshëm për të ringjallur pasionin me partnerin/en. Beqarët sot mund të takohen me një person intrigues dhe të këndshëm. Ju do të vazhdoni të mbani, energjitë në nivel të lartë në punë dhe do të dilni fitues ndaj çdo vështirësie.

Peshorja

Problemet dhe diskutimet do të ndikojnë në jetën e atyre që janë në çift, kundërshtimi i Uranit vazhdon të shkaktojë konflikte të shumta, shpesh të shkaktuara nga paratë. Historitë e bazuara në tërheqjen fizike do të triumfojnë. Zemrat e vetmuara ende do të duhet të presin për lajme të mira. Do të jetë një ditë vështirë për disa aspekte, e cila do t’ju peshojë ju sidomos në sektorin profesional.

Akrepi

Jupiteri në shenjën tuaj shkëlqen dhe do të bëjë që ju të prekni qiellin me dorë! Sot dashuria bëhet me krah dhe projektet në çift do të favorizojnë martesat, bashkëjetesat dhe lindjet do të sjellin gëzim dhe qetësi! Beqarët mund të jetojnë një realitet të ri pranë një njohjeje të re. Mos nxitoni për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen në punë, prisni para se të shihni qartë.

Shigjetari

Yjet ju mbështesin dhe lehtëson të gjitha qëllimet tuaja, duke alternuar kënaqësinë më të mirë dhe angazhimet profesionale. Asgjë nuk do t’ju ndalojë nga përkushtimi ndaj partnerit/es! Beqarët janë në transformim të plotë dhe do të kenë më shumë kërkesa në zgjedhjet e tyre. Optimizmi është forca juaj, askush nuk ju ndalon dhe ju jeni gjithmonë në aktivitet të plotë.

Bricjapi

Për ata që janë në çift sot nuk do të ketë mungesë të projekteve të reja, sfera sentimentale po lulëzon, dashuritë janë gjallëruese dhe disa do të mendojnë të revolucionarizojnë jetën e tyre. Beqarët do të kenë shpresa të mira për të pasur një konfirmim nga një person. Planetët ndriçojnë rrugën në sferën profesionale dhe ju ftojnë të jeni të vëmendshëm ndaj kurtheve të mundshme që mund të hasni.

Ujori

Ju po jetoni një fazë pozitive në sferën sentimentale. Situata e qëndrueshme do të vazhdojë në çift. Ata që janë vetën dhe në kërkim të një dashurie të re do të duhet të presin pak më të gjatë. Mërkuri dhe Urani do t’i përhapin suksesit tuaj në punë. Ju do të vendosni për projekte që mund të zbatohen në të ardhmen e afërt.

Peshqit

Nëse je çift, partneri/ja mund të të befasojë dhe të zbulosh një histori shtesë. Kush jeton një jetë të dyfishtë do të duhet të merret me pasojat … Për beqarët do të ketë mundësi të mira për t’u takuar me njerëz të rinj dhe për të bërë miq. Sot do të keni mundësinë të nxirrni aftësitë tuaja që mund të krijojnë bashkëpunime të reja në punë.