9-νjeçarja Lea ka neνojë për ndihmë! Në Shtator u diagnostikυa me tυmor të trυrit të fazës 3

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Lea, një vajzë 9-vjeçare, që shkon në klasën e katërt, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi më 3 Shtator është diagnostikuar me tumor të trurit të Fazës 3.

Vogëlushja i është nënshtruar një operacioni në tru dhe mjekët në Tiranë kanë arritur t’i heqin një pjesë të tumorit. Por ajo kërkon operacione dhe trajtime shtesë. Një prej këtyre trajtimeve është Biopsia Molekulare, e cila nuk mund të kryhet në Shqipëri.

Për këtë arsye familjarët po përpiqen të gjejnë një laborator diku në Evropë ose Amerikën e Veriut ku mund të bëjnë testin në mënyrë të shpejtë. Por përveç gjetjes së laboratorit, kostot janë të shumta pasi testimi kushton rreth 20,000 dollarë dhe trajtimi të paktën 100,000 dollarë.

Por duke qenë se këto shpenzime sa vijnë e shtohen dhe janë të shumta për familjarët e saj, ata kërkojnë ndihmë nga shqiptarët. Që Lea të marrë trajtimin e nevojshëm në kohë, asaj i duhet ndihma e të gjithëve pasi çdo kontribut do jetë i vlefshëm.

Ky është linku i GoFundMe ku mund të kontribuoni.

Apeli për ndihmë:

Përshëndetje, emri im është Julia Micaj. Kjo faqe GoFund me është për mbesën time të vogël, Lea 9-vjeçare, e cila u diagnostikua me tumor të trurit të Fazës 3, 9 nëntor 2023 në Tiranë, Shqipëri. Lea është në klasën e 4, ajo është e ëmbël, qesharake, energjike dhe plot jetë. I pëlqen të luajë piano dhe t’i lexojë vëllait të saj të vogël Gjonit. Ajo është plot ambicie, optimiste dhe e etur për ta luftuar këtë. Lea u shtrua shpejt në spitalin e Tiranës, Shqipëri dhe iu nënshtrua një operacioni në tru të nesërmen. Edhe pse mjekët ishin në gjendje të hiqnin një pjesë të tumorit, ajo kërkon operacione dhe trajtime shtesë. Kanë kaluar 7 ditë nga operacioni i saj i parë dhe tani ajo ka nevojë për një Biopsi Molekulare, për të cilën nuk ekziston një strukturë testimi në Shqipëri.

Familja po përpiqet të gjejë një laborator diku në Evropë ose Amerikën e Veriut që është në gjendje të bëjë testin për një joqytetar në një njoftim kaq të shkurtër. Përveç gjetjes së objektit të përshtatshëm laboratorik, kostot janë shumë, në 20,000 dollarë për Testimin e Biomakerit Molekular të Trurit dhe të paktën 100,000 dollarë për trajtimin.

Familja duhet të fluturojë me Lean jashtë shtetit për në Evropë ose Amerikën e Veriut sa më shpejt që të përfundojë testin e nevojshëm për një diagnozë dhe trajtim të plotë. Shpenzimet po shtohen shpejt dhe ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për të siguruar që Lea të marrë trajtimin e nevojshëm. Çdo $ ka rëndësi!! Familja do t’ju ishte përgjithmonë mirënjohëse për shpëtimin e vajzës së tyre të vogël dhe për të ndihmuar që Lea të ketë çdo mundësi për ta kapërcyer këtë. Faleminderit që e lexuat këtë, dhe ju lutemi keni Lean në lutjet tuaja!

AΙαrmohet Britania e Madhe, një grup terrόrist dγshohet se kaloi La Mαnshin me ναrkë

Mediat britanike kanë raportuar se policia është vënë në ndjekje të një grupi të dyshuar terrorist, të cilët kanë kaluar Kanalin e La Manshit me një varkë të vogël.

“Sunday Express” raporton se një grup prej 6 personash ishte vënë nën vëzhgim nga autoritet e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar, por 3 prej tyre janë zhdukur duke përdorur dokumente me identitete të rreme.

Më tej, në raportim theksohet se këta persona po planifikojnë të kryejnë një sulm terrorist ndaj një ndërtese qeveritare ose një sulm të mundshëm kibernetik. Megjithatë, sipas autoriteteve britanike të sigurisë, nuk ka rrezik për një sulm të gjerë terrorist.

Ndërkohë, deputeti konservator, Marco Longhi, tha: “Ky rast duhet të rrisë sigurinë për kufijtë tanë, të cilët janë lehtësisht të depërtueshëm”.

Μomenti i frikshëm kur νinçi shembet nga maja e ρallatit pas tërmetit 6.7 ballë që goditi Filiρinet(Video)

Një vinç në majë të një ndërtese të lartë në Davao City, Filipine, u shemb pasi një tërmet me magnitudë 6.7 goditi rajonin jugor të vendit.

Siç shihet edhe nga pamjet në pjesë e vinçit shkëputet dhe bie nga njërtësi prej disa metrash dhe një pjesë ngelet ende e varur në majë të ndërtesës.

Një tërmet i fuqishëm nënujor me magnitudë 6.8 goditi Filipinet të premten. Tërmeti e kishte epiqendrën në rajonin jugor të Mindanaos. Edhe pse fillimisht u regjistrua se kishte një magnitudë 7.2 , Instituti Filipin i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë më vonë e uli tërmetin në 6.8, raportuan lajmet lokale. Aktualisht nuk ka asnjë paralajmërim për cunami në fuqi.

Kur lajmet për tërmetin u publikuan për herë të parë të premten, u regjistrua se nuk kishte të lënduar apo viktima, megjithatë lajmet për dy viktima kanë qarkulluar që atëherë. Aktualisht, numri zyrtar i të vdekurve mbetet i panjohur.

https://www.instagram.com/_u/abcnews/?utm_source=ig_embed&ig_rid=aff060fe-06ad-40b4-ba64-a3605ddab8ec&ig_mid=D90CBC21-28B6-4A85-AB2C-726FD0C3AD43

Morën ρeng 18-νjeçarin, djali i gazetarit dhunoi të riυn për territorin e shitjes së drόgës

Konflikti mes Agim Drishtit, djalit të gazetarit Ismet Drishti, Arnold Arapajt, i biri i një trafikanti droge, dhe personit të dhunuar e të marrë peng në zonën e Astirit, ka nisur për shkak të territorit të shpërndarjes së drogës.

Pak ditë para ngjarjes, policia ka goditur të njëjtin grup për shkak të shtyrjes në këtë aktivitetet kriminal të një të mituri 12 vjeç. Të rinjtë ishin shpallur në kërkim policor, por ngjarja e marrjes peng çoi në dokumentimin e plotë të aktivitetit të tyre kriminal.

Pasi e kanë futur në makinë, Drishti dhe Arapaj, i kanë marrë sendet me vlerë dhe e kanë rrahur për një kohë të gjatë. Mësohet se i riu 18-vjeç është goditur në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa agresorët e kanë lënë të lirë pas disa orësh.

Pas dhunës 18-vjeçari është paraqitur në Komisariatin nr. 6 për të bërë denoncim në lidhje me rastin dhe ka treguar mbi aktivitetin kriminal të grupit.

I njëjti grup shitjen e lëndëve narkotike me doza e ka kryesisht në zonën e Astirit, por vendbanimet i kanë të shpërndara në zona të tjera të Tiranës./Shqiptarja.com

Shkroi historinë me Shqiρërinë, ja sa zgjat kontrαta e Silvinjos me kυqezinjtë

Ishte 5 janari 2023, kur Silvio Mendesh Kampos Zhunior, i njohur ndryshe si Silvinjo do të firmoste me “Federatën Shqiptare të Furbollit” një kontratë deri në qershor 2024.

Gjithçka do të varej nga rezultatet e tij, që në fund i kanë dhënë të drejtë, pasi ka udhëhequr ekipin tonë përfaqësues drejt “Gjermani 2024”.

Braziliani do ta përmbushë kontratën e tij me kuqezinjtë në mes të Europianit.

Reρerja 27-νjeçare νret menaxherin në mes të rrυgës: Ishte νetëmbrojtje

Reperja Key Vhani akuzohet për vrasjen e agjentit të saj më 9 tetor. Një kamera sigurie regjistroi momentin kur 27-vjeçarja qëlloi dhe vrau agjentin e saj në mes të rrugës në Miami, SHBA.

Në video, reperja shihet duke u përleshur me një burrë jashtë një makine të bardhë. Pak sekonda më vonë të dy fillojnë të përplasen me njëri-tjetrin ndërsa menaxheri 27-vjeçar del nga makina dhe i bashkohet sulmit ndaj Vhanit.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediat amerikane, më pas reperja nxjerr një armë nga çanta dhe fillon të qëllojë drejt menaxherit të saj.

Menjëherë pas të shtënave, njeriu me të cilin fillimisht ishte përleshur reperja, tërheq zvarrë 27-vjeçaren me makinën e bardhë dhe largohet në drejtim të panjohur.

Ajo deklaron se nuk është fajtore, me avokatët e saj që argumentojnë se ky është një “rast i qartë vetëmbrojtjeje”.

Çështja pritet të shkojë në gjyq më 15 shkurt 2024./albeu.com

Βοmba e Alfred Cakos: Rama nuk ρunon për ne, ja qëΙΙimi i vërtetë i tij

“Këtë duhet ta dinë shqiptarët, ai punon për atë grupin e vogël të Sorosit”

Në rubrikën “Rrethi Katror” ditën e djeshme në E Diell në Top Channel, konspiracionisti Alfred Cako diskutoi për temën “Rama, lider global apo jo”.
Cako tha se në fakt Rama nuk punon për Shqipërinë, por për ata që e kanë sjellë dhe po e mbajnë në pushtet.

“Unë të kam thënë shumë herë që Sorosi është frontman, është zëdhënës, dhe ka institucione shumë të fuqishme dhe familje që e kanë sjellë në fuqi duke i dhënë këtë detyrë.

Rama nuk është një udhëheqës i shqiptarëve që shkon të negociojë me këta për të mirën e shqiptarëve, ai është një i zgjedhur që e kanë ndihmuar të shkojë në krye të Shqipërisë, që ai të plotësojë axhendat që ata kanë.

Pra, Rama nuk punon për ne. Këtë duhet ta dinë shqiptarët, ai punon për atë grupin e vogël të Sorosit, çfarë qëllimesh dhe dëshirash kanë ata. Ai përpiqet t’i realizojë. E ka pasur që në fillim atë marrëveshje pasi ata e ndihmuan të vinte në pushtet. Dhe tani meqënëse ka 10 vjet në pushtet, ato firmat që hedh ai, Rama ka 1000 vende ku ata mund ta kapin nesër, është i detyruar që të hedhë vallen që i thonë ata. Vetëm këtë zgjidhje ka ai deri në fund. As nuk çan kokë fare.

Ai është një xhuxh në kurrizin e një gjigandi, dhe bëhet sikur është elefant,” tha Cako.

E FRlKSHME/ Gazetari anglez futet brenda shtëpisë së Enυer Ηoxhës, i ikën trυri nga ajo që sheh…

Ajo është një nga objektet që të tërheq më shumë vëmendjen në Tiranë. Edhe pse u bënë shumë vite që ish-diktatori nuk jeton,

shtëpia e tij është mbajtur si e re. Gazetari Shaun Walker i “The Guardian” ka vizituar vilën ku jetonte diktatori Enver Hoxha. 


Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Walker shprehet se vendi ku jetoi për rreth 10 vitet e fundit të jetës së tij diktatori Hoxha, i kishte lënë një përshtypje të veçantë pavarësisht se ishte i frikshëm.

“Sot kam bërë një vizitë në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë, ku diktatori ka jetuar nga viti 1975 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Vend i mrekullueshëm, edhe pse i frikshëm për tu vizituar.

Është e mbyllur për publikun dhe shumë më tepër se sa ishte kur ai vdiq”, shkruan gazetari i “The Guardian”.

Ndërkohë ai ka postuar edhe disa fotografi nga brenda shtëpisë së Hoxhës të cilat I përshkruan si mjaft komode për periudhën që bëhet fjalë.

Zonat e jetesës janë mjaft funksionale, të bëra me më të mirën që Shqipëria kishte për të ofruar në aspektin e mobiljeve dhe aksesorëve.


Copa të ndryshme të artit socialist realist në mure: Kjo është tavolina ku Hoxha shkroi disa nga librat e tij (!)

Edhe pse shqiptarët nuk kishin qasje në literaturën e jashtme, Hoxha pëlqente libra dhe kishte një shpërndarje vjetore të librave francezë nga Parisi. Libraria kudo. Shumë prej tyre ishin tezat e tij ose literatura të tjera marksiste.

Por kishte edhe mijëra libra mbi tema shumë të gjera. Ai kishte izolim të zellshëm në dyert e dhomës së tij të gjumit. Në katin e poshtëm kishte një pishinë dhe një hyrje në një tunel që çonte në një bunker për Hanoin paranojak që ikte nëse ishte e nevojshme.

MiIiona djem e bëjnë këtë në flokët e tyre, por nuk i’a dinë kuρtimin e tmerrshέm

Të flasësh pë modën do të thotë të flasësh për shijet e njerëzve në një kohë të caktuar.

Ekziston një formë prerjesh tek modeli i flokëve te djemtë në formën e një vije që shumë të rinj sot po përpiqen ta kopjojnë… por kjo lloj prerje fsheh një sekret të madh të tmerrshëm.

E vërteta është se kjo lloj prerje ka të bëjë me një nga faktet më të frikshme të historisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Hitleri dërgoi ushtritë e veta që të bënin këtë lloj prerje për të mbështetur veprimet që ai po bënte.

Kjo lu/ftë, e cila mori jetët e shumë hebrenjve, u drejtua nga ky person i njohur në të gjithë botën dhe të gjithë pasuesit e Hitlerit kanë përdorur këtë lloj prerje.

Prandaj është e nevojshme që të jeni të vetëdijshëm se moda nuk do të thotë gjithmonë se diçka është e mirë.

Në fakt, në qoftë se ju jeni një nga personat me këtë lloj të veçantë prerje, duhet të jeni të vetëdijshëm për këtë dhe pyesni veten nëse kjo me të vërtetë është një lloj i denjë për t’u ndjekur.

PRlSHËlN shtëρinë e gjγshit, HABlTEN nga ajo që gjejnë në arkë niρërit…

Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të vjetër, por gjatë shembjes kanë gjetur mes gërma/dhash një arkë. Në pak sekonda kanë menduar se gjetën një thesar të fshehur nga gjyshi.

Ndaj me shumë kërshëri kanë nisur ta hapin. Sapo kanë hequr kapakun, janë shtangur nga ajo që kanë gjetur.

Brenda arkës ndodheshin brinjë dhie dhe dashi dhe 2­3 brisqe të vjetër (biçakë). Familjarët kanë mbetur të “zhgënjyer” sepse prisnin të paktën ndonjë monedhë floriri apo argjendi brenda saj.

Gjithçka e kishte një shpjegim. Gjyshi i tyre kishte qenë punues i brisqeve, dhe në atë kohë dorezat e tyre bëheshin nga brirët e dhive apo të deshve.

Dhe duket se një pjesë të pasionit të tij ai e ka fshehur aty mes muresh, nuk dihet pse, ndoshta që një ditë pasardhësit ta kujtonin se ai kishte qenë një briskaxhi me nam.

Në fakt në këtë qytet kanë ekzistuar (dhe vazhdon të ekzistojë) një fis i madh me mbiemrin Biçakçiu, që në turqisht përkthehet briskaxhi.

Edhe pse nuk gjetën gjëra me vlerë, gjithsesi, këta biçakë të vjetër përbëjnë në vetvete një “thesar”.

Ato dëshmojnë një profesion mjaft të njohur në këtë qytet, biçakët e punuar me mjeshtëri të të cilëve shiteshin nga Anadolli deri në Romë dhe akoma më larg.