Zbαrdhet νendimi i Gjykatës së Strasburgut për νrasjen e Aleks Nikës më 21 janar: Dy shkeljet e krγera nga shteti

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Strasburgut në lidhje me vrasjen e Aleks Nikës, i cili humbi jetën në protestën e 21 janarit.

Kjo gjykatë ka dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e krimit.

Po ashtu në vendimin e argumentuar të Strasburgut thuhet se ka pasur shkelje të detyrimit procedural dhe të pjesës thelbësore të nenit 2 të Konventës, shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës.

Gjykata e të Drejtave të Njeriut sqaron se autoritetet kanë dështuar që të kryejnë një hetim efektiv dhe se gjatë protestës politike sipas saj, u përdor në mënyrë të pajustifikuar forca vdekjeprurëse.

VENDIMI I PLOTE

Mes të tjerash Gjykata nënvizon dhe faktin se teksa ka pasur mangësi specifike në hetimin e rastit në fjalë, bëhet thirrje që të identifikohen dhe ndëshkohen ata që janë përgjegjës për krimin.

Po ashtu Strasburgu thekson se ka pasur dhe defekte në ushtrimin e detyrës nga ana e policisë për mbarëvajtjen dhe kontrollin e protestës.

Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Pas kalvarit të gjatë gjyqësor, familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Kujtojmë se më 21 janar të vitit 2011, opozita socialiste thirri në protestë qytetarët, pas videoskandalit Meta-Prifti, ku flitej për aferë korruptive. Pas përplasjes me policinë dhe tentativave për të hyrë brenda në Kryeministri, 4 protestues mbetën të vrarë.

Në protestë humbën jetën Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Sakaq, Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Nga ana tjetër, gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

“Koka e rrjetit të kokαinës”, arrestohet në KoΙumbi shqiptari “El Gringo”

Drejtoria e Hetimit Kriminal dhe Interpoli i Policisë Kombëtare të Kolumbisë (Dijín) në bashkëpunim me agjencinë e Administratës së Kontrollit të Drogës (DEA) në SHBA raportojnë kapjen e shtetasit shqiptar Klodian Zaimi, alias “El Gringo”.

“El Gringo” kishte si funksion kryesor marrjen e parave nga shitja e kokainës në Shtetet e Bashkuara dhe herë pas here në Evropë, për ta pastruar dhe dërguar në organizatën kriminale në Kolumbi.

Ai gjithashtu ishte përgjegjës për koordinimin e dërgesave të sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga portet e Kartagjenës drejt Amerikës Qendrore dhe Shteteve të Bashkuara duke përdorur varka të shpejta.

Në këtë operacion është kapur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Si “El Gringo”, ashtu edhe personi tjetër i arrestuar kërkohen nga një gjykatë e distriktit jugor të Floridës për krimet e pastrimit të parave, trafikut të paligjshëm të drogës dhe komplotit për të kryer një krim.

Dhυnimi i 3-vjeçares nga edυkatorja, policia nis kontroΙΙet në kopshte, zbυΙohen 37 pa licencë

Pas rastit tronditës, policia e Tiranës nisi kontrolle në kopshtet e kryeqytetit, nga të cilat 37 janë konstatuar pa licencë

Prindërit janë vënë në alarm në lidhje me sigurinë në kopshte pas zbulimit të skandalit të dhunës ndaj një 3-vjeçareje në një nga kopshtet private të Tiranës.

Pas rastit tronditës, policia e Tiranës nisi kontrolle në kopshtet e kryeqytetit, nga të cilat 37 janë konstatuar pa licencë. Mësohet se këto kopshte dhe shkeljet e tyre janë referuar në Prokurorinë e Tiranës nga ana e Policisë së Shtetit.

Referimi në prokurori është bërë për veprën penale të mospagimit të taksave. Mësohet se, në Durrës janë gjetur 4 kopshte në shkelje të ligjit. Ndërsa në Gjirokastër ka 1 kopsht pa license.

E reja ρretendoi se i dashuri s’e donte fëmijën dhe e brαktisi, djali hedh poshtë dekΙaratat e 30-vjeçares: S’e dija që ishte shtαtzënë, nëse ka qenë i imi s’ja fal!

Pas dëshmisë ekskluzive së vajzës që lindi në një bodrum dhe e braktisi foshnjën me pretendimin se nuk e pranonte i dashuri i saj, vjen reagimi nga ky i fundit.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, personi për të cilin 30-vjeçarja thotë se është i ati i foshnjës, tha se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së saj.

I riu tha se nëna e vajzës ishte në dijeni për lidhjen e tyre.

“Atë marrëdhënie e ndërpreu vetë vajza sepse nuk donte. Nese e zbuloj se ADN e fëmijës del qe është i imi, nuk ia fal kurrë.

Nuk kam per t’ja falur aë qe beri. Une kam mesazhet e shkembyera me ate dhe nenen e saj. Keni mesazhet do t’i nxjerr nje dite”, tha ai.

RËNIA NUK NDALET/ Çfarë po ndodh sot me mόnedhat e hυαja?

Sot, më 14 Nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.1 lekë dhe shitet me 98.1 lekë.

Euro blihet me 103.8 lekë dhe shitet 104.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 106.8 lekë, ndërsa në shitje me 108.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.4 lekë dhe shitet me 119.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70.2 lekë, ndërsa në shitje me 71.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

VIDEO/ Ραmje të ραshpjegueshme, Ιojtari i City feston bαrazimin e CheΙsea

Chelsea arriti të barazonte rezultatin në fundin e lojës me anë të një 11 metërshi nga Palmer, penallti e cila u fitua nga Armando Broja.

Goli nga Palmer shuajti gëzimin në fytyrat e ekipit të City dhe tifozëve të tij, por në fakt njëri prej yjeve të “qytetarëve” festoi për atë gol.

Në videon e filmuar nga tifozët, Kovacic bën një veprim feste dhe gëzimi kur Palmer shënon nga penalltia dhe largohet në drejtim të mesit të fushës. Kovacic ka qenë një ish- i Chelsea, përpara se të bashkohej me City./h.ll/abcnews.al

https://twitter.com/TenHagEra?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1724004908007895534%7Ctwgr%5Ef63607e8acc66766486be82da2f6eab2132bc00a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-pamje-te-pashpjegueshme-lojtari-i-city-feston-barazimin-e-chelsea%2F

Horoskopi për ditën e sόtme, e martë 14 nëntor 2023

Dashi

Hëna e shfrenuar dhe Urani nuk janë më të mirët për shenjën tuaj dhe sot ju do përjetoni shumë konfuzion. Mos hezitoni të bisedoni me një mik apo partnerin/en për një zgjedhje të mundshme. Beqarët do të duhet të përpiqen të jenë më pak të pavendosur dhe me shumë gjasa do të marrin hapin e parë. Një ndryshim, edhe pse jo i lehtë, do të duhet të trajtohet me vendosmëri në punë. Do të jetë një fazë e rritjes që do të japë rezultate të favorshme.

Demi

Hëna në gaforre ju ndihmon të vendosni gjërat në rregull. Duke u përballur me çdo gjë dhe me të gjithë me mençuri, sidomos duke dëgjuar ato që doni, do të jeni të orientuar drejt së mirës. Beqarët do të duhet të organizojnë veten në mënyrë efikase për të bërë çdo qëllim të mundshëm. Pengesat që do të gjeni në punë nëse nuk menaxhohen siç duhet sot do të ndikojnë në disponimin tuaj.

Binjakët

E marta do të jetë e qetë për jetën e atyre që janë në çift. Disa gjeste të vogla do ta bëjnë atë një ditë të ëmbël dhe relaksuese për të dy partnerët. Zemrat e vetmuara do të bëjnë mirë të dëgjojnë këshillat e një miku rreth një personi përpara se të marrin vendime. Filloni të merrni një konfirmim, angazhimi juaj do të shpërblehet në qoftë se ju nuk shkëputeni nga qëllimi i caktuar tashmë.

Gaforrja

Mërkuri, Urani dhe Plutoni ju bëjnë nervozë dhe ju largojnë nga qëllimet tuaja, duke ju përfshirë në një shqetësim. Mbështetjen do e gjeni te Jupiteri i cili do ta mbajë të fortë marrëdhënien tuaj në çift! Kënaqësi e madhe për beqarët, sot ju do të bëni njohje të reja dhe interesante. Një investim ose një marrëveshje që nuk të bindin duhet të mbyllet menjëherë, ndiqni intuitën tuaj.

Luani

Sot do të ndjeni nevojën e fortë për të bërë një llogari të marrëdhënies suaj në çift dhe për të analizuar më mirë jetën tuaj private. Nëse diçka është e gabuar dhe nuk ju kënaq, shikoni brenda për të gjetur se çfarë po kërkoni. Një ditë rutinë për Luanët beqarë, pak mundësi për të gjetur dashurinë. Opozita e planetëve sot nuk jep shumë mundësi, nëse duhet të zgjidhësh një çështje të rëndësishme në punë, bëni mirë ta shtyni  atë.

Virgjëresha

Ju keni në favorin tuaj një hënë që tërheq dhe bashkë me Jupiterin ju fut me të gjithë butësinë dhe sensin e përbashkët që nevojitet për të rivendosur paqen dhe për të promovuar mirëkuptimin familjar. Sot, disa kritika të papritura mund të lëndojnë disa beqarë, por mos e mbyllni veten, gjithçka është kalimatre. Entuziazmi dhe vetëbesimi, do të bëjnë që të vazhdoni drejt projekteve ambicioze.

Peshorja

Lëreni veten të lirë sot në qiellin e pastër dhe një efekt i yllit magjik do të bjerë mbi ju! Venusi dhe Marsi, edhe pse në kundërshtim me njeri- tjetrin e mbrojnë dashurinë tuaj. Beqarët do të duhet të punojnë shumë për të mos lejuar ndërhyrje në jetën e tyre private. Neptuni konfirmon rezultatet e habitshme në punë, kështu që lini frikën tuaj dhe kthehuni në lojë.

Akrepi

Dita e rëndësishme për dashurinë, mund të strehoheni dhe ta ripërtërini pasionin me të dashurin/ën tuaj. Kush dëshiron të përtërihet do të gjejë bukë për dhëmbët e tij! Saturni inkurajon edhe beqarët të përpiqen të përmirësojnë sferën sentimentale, mund të kenë sukses. Mos humbisni sot një guxim të caktuar në propozimin e zgjidhjeve novatore dhe të shkëlqyeshme, keni shumë letra për të luajtur për t’i rritur ato.

Shigjetari

Momenti është ideal për të bërë një kthesë në jetën tuaj, brenda familjes dhe në dashuri. Një marrëdhënie mund të zyrtarizohet, mund të merrni hapin për të jetuar bashkë! Ka ndryshime edhe për shumë beqarë, ata që kërkojnë shpirtin binjak kanë shumë mundësi ta gjejnë atë. Hëna në fushën profesionale ju tregon projekte në një perspektivë pak optimiste. Vërini këmbët tuaja në tokë!

Bricjapi

Projekte martese për shumë Bricjap në çift po vijnë. Plane të mira që do sjellin vetëm lumturi për të dashuruarit. Flirtime të reja edhe për beqarët, disa prej të cilëve mund të përjetojnë zhgënjime, por mos u trembni nga përvojat e reja. Mos i neglizhoni angazhimet tuaja në punë, në mesin e sektorëve që do të japin kënaqësi të madhe për shumë prej jush ka edhe fitime.

Ujori

Një ditë e ndërlikuar, por ju ende do të përfitoni nga ajo. Shmangni me kujdes situatat që përfshijnë rrezikun e keqkuptimit me të dashurin/ën tuaj. Nëse jeni vetëm ju do të jeni në gjendje shpirtërore për të bërë blerje dhe do të kënaqeni me këto teka. Jeni të vetëdijshëm për aftësitë tuaja në punë dhe në sajë të kësaj jeni duke përjetuar një moment fortësie dhe rinovimi.

Peshqit

A jeni gati për një ditë fantastike? Venusi luan rolin e tij dhe sot sinjalizon një moment të harmonisë së shkëlqyer me partnerin/en. Nëse jeni vetëm do të duhet të dilni nga kthetrat dhe të rritni mbrojtjen tuaj, disa thashetheme mund të prishin reputacionin tuaj. Harmonia midis Hënës dhe Jupiterit favorizon të ardhurat e parave, një fitim që nuk e prisnit në këto kohë.

Noizγ-n e ‘godαsin’ me kαrrige në kokë! Çfarë ndodhi me reρerin vallë? (Video)

Disa javë më parë, Noizy bëri një postim në rrjetet sociale, duke u shfaqur me gjak në kokë dhe sigurisht që kjo foto e këngëtarit shqetësoi fansat në atë kohë.

Pas shumë aludimeve lidhur me atë postim, më në fund Noizy konfirmoi se do të ishte pjesë e një filmi.

Pas këtij postimi, një tjetër skenë është postuar në profilin e reperit të njohur, ku shihet teksa goditet me një karrige në kokë. Ndërkohë që fillimisht ndjekësit e artistit janë trembur, ai ka sqaruar se në fakt është një sekuencë nga filmi që ai do të luajë.

“Nuk ka konkurrencë as këtu, ju premtoj”, shkruan Noizy, duke lënë kështu të nënkuptohet se reperi nuk do të zhgënjejë edhe në debutimin e tij si aktor.

Ky postim i artistit është komentuar shumë nga ndjekësit e tij, ku një pjesë e madhe e komplimentojnë por që ka patur edhe nga ata që kanë shkruar se duhet t’ia lërë në dorë publikut vlerësimin.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Noizy shihet teksa luan përkrah aktorit të njohur Blerim Destani, njëkohësisht edhe miku i Noizy-t prej vitesh.

Vera që kaloi ka qenë mjaft e ngarkuar për artistin, i cili solli për publikun shqiptar një ndër koncertet më të rëndësishme të karrierës së tij muzikore, “Alpha Show 2”.

https://www.instagram.com/_u/noizy/?utm_source=ig_embed&ig_rid=09332601-22b4-46ad-870d-d0311a52edb6&ig_mid=DC9B8EB6-DB29-4F81-B9DE-A62083F60A1B

Fëmijëria e trishtë e Dwamena-s: U brαktis nga ρrindërit dhe u rrit mes νështirësive nga gjγshja

Të gjithë do e kujtojmë Raphael Dwamena-n për lojën e bukur dhe golat spektakolarë që ka shënuar në skuadra të ndryshme, mes tyre së fundmi edhe me Egnatia-n në Shqipëri, përpara se të mbyllte sytë për herë të fundit ditën e shtunë, pasi pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes ndaj Partizanit dhe më pas humbi jetën në spital.

Ndonëse vazhdimisht shihej pozitiv, përtej faktit që vuante nga zemra dhe kishte pësuar dy atake kardiake që e penalizonin shumë, jeta e 28-vjeçarit nga Gana nuk kishte qenë aspak e lehtë apo thënë ndryshe e plotë.

Në një intervistë që kishte dhënë për medien zvicerane “NZZ” më 19 tetor 2022, rreth një vit më parë, ganezi kishte rrëfyer jetën dhe fëmijërinë e tij, e cila në brendësi kishte shumë dhimbje.

Ndërsa rrëfente fëmijërinë e tij, Dwamena tregoi se gjithçka filloi në Nkaukau, një qytet i vogël në Gana.

Raphael u rrit mes vështirësive nga gjyshja e tij, pasi prindërit e tij të pamartuar e braktisën që pas lindjes.

Kur u rrit, edhe pse ishte tepër vonë, takoi sërish prindërit, në kohën kur tashmë ishte bërë një lojtar i njohur në Gana dhe talenti i tij kishte marrë hov.

Kur takoi prindërit e tij, një nga pyetjet që i bëri nëna ishte: “Sa vjeç je?” Ajo as nuk e mbante mend se kur e kishte sjellë në jetë djalin e saj, e kishte harruar.

Mbi të gjitha, në asnjë moment Dwamena nuk zgjodhi të pyeste prindërit e tij, pse e lanë të rritej me gjyshen. Arsyeja? Ai nuk donte të shfaqej mosmirënjohës ndaj gjyshes së tij.

Ajo ishte një grua shumë e rreptë dhe autoritare. Besimtare e devotshme e krishterë dhe drejtoreshë e shkollës në zonën ku banonte. Për të plotësuar të ardhurat e familjes, gjyshja detyrohej ta lejonte Raphael-in e vogël të shiste akullore të bëra vetë.

Nëse Raphael-i i vogël e donte futbollin, gjyshja mendonte ndryshe. Sipas saj, futbolli ishte humbje kohe dhe se shkolla duhet të ishte e para.

Sa herë që gjyshen e zinte gjumi, djali fshehurazi, pa e vënë re, dilte nga shtëpia dhe zbriste në lagje për të luajtur futboll me fëmijët e tjerë.

Pavarësisht dashurisë së madhe të djalit për futbollin, gjyshja prej kohësh nuk ndryshonte mendim.

Pikërisht atje në rrugë, kur ai po luante me fëmijët e lagjes, një zbulues talentesh e dallon dhe e fton në një provë të hënën.

Megjithatë sërish shfaqet gjyshja, me argumentin se djali duhet të jetë në shkollë të hënën dhe sipas saj nuk mund të bënte asnjë provë në futbolli.

Raphael-i i dëshpëruar kërkon nga shumë të afërm dhe familjarë që të veprojnë si ndërmjetës për gjyshen e tij, përfshirë djalin e saj, Patrik.

Pas negociatave të gjata, gjyshja bindet. Kur ishte vetëm 14 vjeç, xhaxhai i tij i dha Dwamena-s këpucët e para të futbollit, një palë “Diadora” në ngjyrë të verdhë.

Ato do të ishin thesari i tij më i rëndësishëm, dhe këtë gjë e deklaroi para një viti vetë sulmuesi: “Kur i mora, nuk munda të flija gjithë natën. Më duhej të sigurohesha që këpucët të ishin ende aty në mëngjes”.

Raphael pranohet më pas në akademinë lokale të Red Bull. Kontrata e tij e parë ishte 100 euro në muaj.

“Si fëmijë nuk dija çfarë të bëja me kaq shumë para”, pati thënë ai.

Pas tre vitesh në akademi, Red Bull e dërgoi të riun e talentuar në Austri, në akademinë e Salzburgut.

Ai luajti me ekipin U-18, ndërsa më pas u mor nga skuadra kryesore dhe aty nisi historia e tij në futbollin profesionist, për të përfunduar tragjikisht, të shtunën e 11 nëntorit 2023, ku mbylli sytë për herë të fundit, pasi pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes ndaj Partizanit dhe më pas humbi jetën në spital.

VIDEO/ Dikυr shok skυαdre, sυΙmuesi i Ligue 1 i dedikon golin Dwamena-s

E gjithë bota e futbollit është në zi, pas ndarjes nga jeta të sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena.

Dwamena humbi jetën gjatë ndeshjes me Partizanin, teksa u rrëzua papritur në tokë dhe pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, lojtari nuk mbijetoi dot.

Futbollisti, i cili firmosi në Shqipëri para disa muajsh, kishte patur edhe më parë probleme shëndetësore, por kishte vendosur të mos hiqte dorë nga futbolli.

Sulmuesi nga Nigeria, Moses Simon i dedikoi dje golin Dwamenas. Goli i tij ishte i vetmi i Nantes në humbjen 3-1 ndaj Metz, në Ligue 1.

“U prehsh në paqe, Raph” – shkruhej në fanellën e Simon. Kujtojmë që Simon ishte shok skuadre me Dwamena-n në vitin 2018 te skuadra e Levantes.

https://twitter.com/AwuduBashiru5?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1723732895380971704%7Ctwgr%5Ecf507e80e98c5a11df00abc35569988e4de04d94%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvideo-dikur-shok-skuadre-sulmuesi-i-ligue-1-i-dedikon-golin-dwamena-s%2F