VIDEO/ Dikυr shok skυαdre, sυΙmuesi i Ligue 1 i dedikon golin Dwamena-s

E gjithë bota e futbollit është në zi, pas ndarjes nga jeta të sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena.

Dwamena humbi jetën gjatë ndeshjes me Partizanin, teksa u rrëzua papritur në tokë dhe pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, lojtari nuk mbijetoi dot.

Futbollisti, i cili firmosi në Shqipëri para disa muajsh, kishte patur edhe më parë probleme shëndetësore, por kishte vendosur të mos hiqte dorë nga futbolli.

Sulmuesi nga Nigeria, Moses Simon i dedikoi dje golin Dwamenas. Goli i tij ishte i vetmi i Nantes në humbjen 3-1 ndaj Metz, në Ligue 1.

“U prehsh në paqe, Raph” – shkruhej në fanellën e Simon. Kujtojmë që Simon ishte shok skuadre me Dwamena-n në vitin 2018 te skuadra e Levantes.

https://twitter.com/AwuduBashiru5?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1723732895380971704%7Ctwgr%5Ecf507e80e98c5a11df00abc35569988e4de04d94%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvideo-dikur-shok-skuadre-sulmuesi-i-ligue-1-i-dedikon-golin-dwamena-s%2F