Ç’po ndodh? Njerëzimi drejt një Ιufte të re/ Irani nxjerr tanket dhe 200 helikoρterë sυΙmues: Ne jemi gati të …

Teksa Amerika ka shprehur hapur mbështetjen për Izraelin dhe sulmet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen, Irani ka treguar forcën ushtarake me tanke, avionë dhe trupa për stërvitjen e quajtur “Autoriteti 1402”, raporton The Sun.

Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë iraniane Abdolrahim Mousavi tha se “ne jemi gjithmonë të gatshëm të përballemi me kërcënimet”.

Gjatë stërvitjes me Republikën Islamike është vendosur të përfshihet përdorimi i versioneve të përmirësuara të raketave të tyre të prodhuara në vend, Dawn dhe Diamond.

Ata testuan gjithashtu bomba të reja, si dhe helikopterë sulmues.

Ndërkohë, frika vazhdon të rritet se milicitë e mbështetur nga Irani po përgatiten të bashkohen dhe të pushtojnë Izraelin pasi një mesazh u shfaq në kufirin libanezo-izraelit.

E rëndë në Hamburg/ Bien skeΙat nga kati i 8-të i një ρallati, raportohet për 4 të νdekur dhe disa të ρΙagosur, dyshohet për shqiρtarë mes νiktimave

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Hamburg pasi ka rënë një skelë nga kati i 8-të në një kantier të madh ndërtimi.

Numri i viktimave ka shkuar në 4, një i plagosur rëndë dhe disa tjerë të lënduar lehtë. Mediat gjermane raportojnë se ekziston frika që numri i viktimave të rritet pasi ka ende shumë të zhdukur.

Janë rreth 150 punonjës të shpëtimit në vendin e ngjarjes që po punojnë për të gjetur personat e zhdukur. Në momentin e aksidentit në kantier punonin rreth 700 persona. Burime bëjnë me dije se shumica e punonjësve që punonin në këtë kantier janë shqiptarë dhe dyshohet se ka shqiptarë mes viktimave dhe të plagosurve.

Aksidenti ka ndodhur në Überseequartier, ku po ndërtohej një projekt i madh që përfshinë një qendër të madhe tregtare me shumë dyqane, restorante, ambiente argëtimi, zyra, një terminal lundrimi, hotele dhe më shumë se 1000 apartamente.

Senatori i Brendshëm Andy Grote foli për ngjarjen duke u shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të përfshira në këtë aksident.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për të gjitha familjet e viktimave. Të lënduarve rëndë i uroj shërim të shpejtë. Falenderojmë gjithashtu punonjësit e shpëtimit; Ky është një operacion shumë i ndërlikuar me një rrezik të lartë të natyrshëm”, shkruan ai.

“Drυri ka dal nga xheneti”- Kryemadhi flet për fΙetëthirrjet nga SPAK: Kam shkuar për inceneratorët, pres edhe për…

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk i ka ardhur mirë nga skena e dhunës që ka patur në parlament, por sipas saj, demokracia dhe toleranca në vend, janë dëmtuar rëndë.

Kryemadhi ka ironizuar dhe lajmet kundra saj dhe Ilir Metës, teksa tha se “biznesi më fitimprurës në Shqipëri, tashmë nuk është më ndërtimi, por fake news”.

Ajo tha se ka patur shumë fletëthirrje nga SPAK për inceneratorët, por është në pritje të shkojë sërish.

“Unë kam patur shumë fletëthirrje nga SPAK që kanë lidhje me denoncimet për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit.

S’kam problem të shkoj sërish edhe për operacionet plastike pres të më thërrasë SPAK, s’jam thirrur akoma dhe jam në pritje! Jo nuk jam thirrur për lobimin”-tha Kryemadhi.

E pyetur për dhunën në Kuvend, Kryemadhi është shprehur se “druri ka dalë na xheneti”.

Shqiρtari νret grυαn në Itali për motiνe xheΙozie, 31-vjeçarja nënë e 4 fëmijëve (EMRAT)

Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë u raportuar dy ditë më parë në Itali, ku një shqiptar tentoi të mbyste gruan e tij pas një debati.

Pasi pa seriozitetin e situatës ai lajmëroi menjëherë ambulancën dhe gruaja u dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Por mediet italiane bëjnë me dije se Etleva Bodi, 31 vjeç nuk ka mundur t’ia dalë dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

31-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve ndërroi jetë pas dy dite agonie në spitalin e Savonës.

Selami Bodi, 41 vjeç është bashkëshorti i të ndjerës.

Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani nga policia, Etleva dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një debat të dhunshëm gjatë natës të së premtes për arsye xhelozie.

Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon.

I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste.

Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre.

Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta ringjallin gruan, por gjendja e saj ishte kritike. E transferuar në spital me kodin e kuq, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh.

Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për shkaqe të parëndësishme. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim./

“A ke lekë bijë e babkës të më ναrrosësh?”- U la në mjerim të ρlotë, fjalët e fυndit të Lasgush Poradecit

FIORELA KATROSHI/ Lasgush Poradeci iku nga kjo jetë në orën 3 pasdite të 12 nëntorit të vitit 1987. Një jetë vetëm për të bukurën. Një ndër lirikët më të mëdhenj të letërsisë shqiptare, i dhuroi Shqipërisë “Vallen e yjeve”, “Yllin e Zemrës” e më tej bëri të flasin shqip “Eugjen Onjegin” i Pushkinit, lirikat e Lermontovit, poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miskieviçit, lirikat e Gëtes dhe poezi të Lanaut, Brehtit, Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj..

Poradeci u la në harresë dhe në mjerim të plotë pas vitit 1944. I diplomuari në Gracë të Austrisë, ishte një përkthyes me normë, që po vdiste dalëngadalë nga indiferentizmi i shtetit. I ballafaquar çdo ditë me rrezikun e ndonjë internimi të mundshëm që kishte kapur shumë shokë të tij të letrave, ai stërmundohej për gjëra nga më të voglat.Një jetë e vështirë që e kaloi në shtëpinë e tij me lagështirë, të papërfunduar, në Tiranë, e pjesërisht në shtëpinë e rrënuar të tij në Pogradec, i solli edhe sëmundjen që e çoi drejt vdekjes.

“Kostandinë, bijë e babait, trupin tim edhe të vdekur ta shpiesh në Pogradec”, i thotë ai vajzës së tij të dashur që i qëndron te koka. Pasi heshti pak e pyet: “Po a ke lekë ti, bijë e babkës, të më varrosësh mua atje?”.

Këto janë fjalët e fundit të poetit të madh shqiptar që vdiq padrejtësisht si i vogël. Lasgush Poradeci është poet dhe autor këngësh shumë i njohur. Llazar Sotir Gusho, i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci ishte poet shqiptar. Mbas mbarimit të shkollës fillore në Pogradec, i ati i Lasgushit që ishte patriot dhe arsimdashës e dërgoi në moshën 9-vjeçare për të vazhduar studimet në Liceun Rumun të Manastirit (Bitola). Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, liceu u mbyll dhe ai u kthye në 1915 në Pogradec duke e lënë liceun pa mbaruar.

I ati që nuk e shihte dot të birin pa shkollë, e dërgoi në Athinë dhe ai regjistrohet në një Lice francez. Atje sëmuret nga mushkëritë dhe për dy vjet qëndron i shtruar në sanatoriumin “Sotiria”. Përsëri nuk e mbaron liceun. Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht për të vazhduar studimet e lëna përgjysmë. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në Rumani, duke dhënë provimet mori bacalaureatën në Silistra.Në verën e vitit 1924 qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracës (Austri) në universitetin “Karol Francik” dhe në 1934 përfundon studimet e larta në Gracë (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane dhe fiton titullin “Doktor-Profesor”. Në dallim nga poetët e Rilindjes, që me gjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.

Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.

Si ndikoi te poeti njohja me Asdrenin dhe Kutelin

Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte, e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në Manastir nga 1909 deri më 1916.

I ati më pas e nis në Athinë pranë liceut Léonin, instituti më i hershëm privat në kryeqytetin grek – lice ku qëndroi deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e fundit të qëndrimit të tij në Greqi. Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune.

Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botonte vargje në të përkohshmen shqipe “Shqipëri’ e re”, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë dhe tek “Dielli i Bostonit”. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun Mihai Eminescu. Verën e vitit 1924 Qeveria Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracës “Karol Francik” në fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermanike.

Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme. Vitet 1944-’47, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore “Naim Frashëri” deri kur doli në pension më 1974. U nda nga jeta në Tiranë më 12 nëntor 1987.

KRIJIMTARIA

Lasgushi është autor i dy vëllimeve me poezi “Vallja e yjeve” botuar në vitin 1933 dhe “Ylli i zemrës” në vitin 1937, Këto dy përmbledhje poetike i ka botuar në Bukuresht të Rumanisë. Vëllimin e parë e ka botuar me ndihmën e mërgatës shqiptare në Konstancë; ndërsa vëllimin e dytë i botuar me ndihmën e Mitrush Kutelit. Përmbledhja e dytë poetike përmban edhe vargje të përpunuara nga vëllimi i parë me poezitë me vargënimin e melodinë më të hollë në gjuhën shqipe.

Përpos dy vëllimeve, Poradeci botoi tregime në prozë ndër të përkohshmet e viteve ’30-’40. Veçanërisht tek “Përpjekja shqiptare” e redaktorit Branko Merxhani. Shkrime prej tij janë shfaqur edhe në të përkohshmet “Drita” dhe “Nëntori”, të cilat të bluara siç qenë nga censorët e kohës ishin hapësira më të volitshme për serën e shqipëruesve. Lasgushi është autor i më se shumë se 100 poezive, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Ishte adhurues i fjalëve arkaike, shprehjeve filozofike popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re.

Kuteli që i redaktoi “Yllin e zemrës” e quajti “Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkroi vetëm në gjuhën shqipe. Veç të tjerash, janë të njohura poemat: “Ekskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, e poetëve të therë të njohur botëror.

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, kryetari i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin “Nderi i Kombit” dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin “Qytetar nderi”. Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin “Lasgush Poradeci”. Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla 9- vjeçare “Lasgush Poradeci”. Rruga te diga te liqeni artificial i Tiranës mban emrin “Lasgush Poradeci”.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Poradeci nuk e vazhdoi veprimtarinë krijuese

Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë “Vallja e yjeve” dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë “Ylli i zemrës”. Pas Luftës së Dytë Botërore, Lasgush Poradeci nuk e vazhdoi veprimtarinë krijuese. Sepse dëshiroi që ato poezi, të cilat i ka shkruar të mbeten pa asnjë ndikim. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat “Ekskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.

Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj..

Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë, ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye, ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë. Duhet të themi me bindje edhe me krenari se emri i Lasgush Poradecit është një nder për kombin shqiptare.

Poezi nga Lasgush Poradeci

Ç’U MBUSH MALI

Shqipëri! moj nëna ime,

Më ke rritur me thërrime!

Shqipëri! të qofsha falë,

Të kam nënë e më ke djalë

Ç’u mbush mali me dëborë,

Ç’u mbush deti me pamporë,

Seç u mbush e shkreta Vlorë

Plot me krushq e me dasmorë,

S’janë Toskë e Malësorë

Me flamur të kuq në dorë

Si dhëndurë me kurorë.

Ç’u zbardhë malet, ç’u zbardhë:

Nga çdo anë seç na ardhë

Shqipëtarët gunë-bardhë,

Seç na ardhë palë-palë

Duke rutulluar malë

Kush më këmb’e kush më kalë

Kush më shpejt, kush më ngadalë;

Kush i lum e kush i gjorë

Kanë zbritur mun në Vlorë,

Mun në Vlorën e lirisë,

N’atë thelb të Shqipërisë.

******

PORADECI

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir

Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.

Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,

Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir…

E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:

Në katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë…

Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…

Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi…

Zotëroj më katër anë errësira…

Po tashi:

Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,

Drini plak e i përrallshëm po mburon prej

Shëndaumi…

******

VDEKJA E NOSITIT

Me zjarr ju flas… me zjarr

Në gjirin tim kam hapur varr…

Që t’i jap shpresë- edhe t’ja marr…

Un’ ik liqerit zemërak

Fatlum dh’ i pastër si zëmbak,

Po zemra ime kullon gjak:

Se vijnë- urtuar zogjtë-e mi,

Dh’u jap ushqim me dashuri

Një dashuri për llaftari:

Pa nis ah! Gjirin ta godas…

Dh’e hap ah! gjirin për një ças…

Dh’i nginj ah! zogjtë- e vdes me gas!…

Ahere – helmohet e buçet

Pas mallit tim liqer-i shkret,

E rrit tallazin posi det.

Ay e tund , ay e shkund,

Ay e hap sa me të mund,

Gjer mun në gjit,gjer mu në fund.

E shpirtin dyke ma përcjellë

Më thotë ah! shih sesa ‘sht’i fellë…

Ky gjir’i em që të pat pjellë…

Me zjarr ju flas…

Me zjarr…

******

MALLI

Syri-i bukur që t’u mvrenjt –

Syri yt që më lëndon

Do më lerë-a von a shpejt,

Do më lerë-a shpejt a von.

Sapo shpirti m’u delir –

Shpirti im i nxirë krejt –

Do më lerë me pahir

Syri-i bukur që t’u mvrenjt.

E do mbetem përnjëmend

Varfanjak si mbret pa fron:

Mbretëresha që më çmend

Do me lerë-a shpejt a von.

Do me lerë-a von a shpejt,

Do me lerë-a shpejt a von,

Syri i bukur që t’u mvrenjt –

Syri yt që më lëndon.

Do më lerë…A! po si –

Qoftë-aherë-ose tani –

Do të qaj aq dashuri

Që të humb me mall te ti?

Një tjetër Ιοjtar i Kombëtares kυqezi drejt Interit? Drejtori teknik, Aυzilio e νëzhgon nga afër

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani po shkëlqen me Leçen dhe në këtë mënyrë ka rënë edhe në sytë e “big”-ëve të Seria A.

Ai po konsiderohet si lojtari kryesor i Leçes duke qenë titullar i padiskutueshëm.

Siç raporton “pianetaleçe.it”, drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio ka qenë në stadium duke parë nga afër takimin ndaj Monzës.

Në atë sfidë, Ramadani ishte i jashtëzakonshëm teksa nuk pushoi për asnjë minutë në fushë.

Nuk do të jetë habi nëse në të ardhmen mesfushori do t’i bashkohej zikaltërve dhe shokut të tij në Kombëtaren shqiptare, Kristjan Asllanit./PANORAMASPORT.AL

E njohët? Gazetαri shqiρtar, ρrej 25 νitesh drejtues i të njëjtit emision

Me siguri e mbani mend prej vitesh me të njëjtin imazh dhe e keni patur të vështirë për ta identifikuar personazhin në foto.

E njohët? Gazetari shqiptar, prej 25 vitesh drejtues i të njëjtit

Po flasim për gazetarin Arjan Çani, moderator i “Zonë e Lirë” prej 25 vitesh.

Arjan Çani është sot 55 vjeç dhe jetën private ka preferuar ta ruajë gjithmonë larg kamerave. Ai dhe bashkëshortja e tij, pediatrja Enida Petro janë prindër të dy fëmijëve një djalë dhe një vajzë.

Rrëzohet aνioni, asnjë i mbijetυar

Të paktën 12 persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua pranë aeroportit Rio Branco në kryeqytetin e shtetit Acre në Brazil.

Avioni i kompanisë lokale të taksive ajrore ART Taxi Aereo u rrëzua menjëherë pas ngritjes,

duke vrarë të gjithë në bord, të cilët ishin gjashtë burra, tre gra dhe një fëmijë një vjeç, si dhe dy pilotët.

Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.

Avioni po fluturonte nga Rio Branco në Envira, një qytet në shtetin e Amazonas.

“Vαjza jote më mori bυrrin”- Modelja e akυzoi se e ndau nga i fejuari dy muaj para dasmës, flet grυαja e fυtbollistit shqiρtar: S’ishim shoqe të ngυshta! Ja SMS që i nisi babait tim

Bashkëshortja e futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha ka reaguar pas akuzave të modeles së njohur, Vesa Vllasaliu, e cila e akuzoi se e ndau nga i fejuari dy muaj para dasmës.

Edona Berisha ka deklaruar se kishte njohje me modelen, por nuk ishin shoqe të ngushta ashtu siç ka deklaruar Vesa.

“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë”, tha Edona Berisha në një intervistë për “Fol Shqip Show”.

Ajo pranoi faktin se modelja i ka dërguar mesazh babait të saj ku i thoshte që ‘vajza jote më ka marrë burrin”, por theksoi se me Mërgimin janë njohur kur ishin 17-vjeç dhe u lidhën bashkë kur ai ishte ndarë nga Vesa.

“Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe. Shoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur. Është e vërtetë që i ka shkruar babait tim dhe “vajza jote më ka marrë burrin”. Babai nuk ka reaguar fare dhe e di çfarë vajze kam. Ne nuk jemi sqaruar, s’kemi pasur kontakt”, tha bashkëshortja e Mërgim Berishës.

“Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, jemi takuar njëherë në Mynih, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt.

Unë nuk e dija që ata janë ndarë, isha me disa shoqe në Turqi dhe unë postova foto në Whatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar. Unë nuk e dija që ata ishin të ndarë, ai më tregoi që nuk ishin më bashkë”, rrëfeu ajo.

Modelja Vesa Vllasaliu, e cila është bërë pjesë e BBV Kosova, zbuloi në një intervistë se si ish-partneri, futbollisti Mërgim Berisha e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë.

Vesa Vllasaliu u shpreh se vuajti shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se tashmë Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte.

“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”, tha modelja.

Vesa Vllasaliu tregoi se futbollistin e kishin parë me një vajzë në Gjermani, ndërsa vetë ishte në Zvicër dhe ishte një shoqe e saj i kishte treguar për këtë.

Në atë moment, ajo zbuloi se vajza në krah të të dashurit të saj ishte pikërisht mikja e saj më e mirë dhe i dërgoi mesazh babait të saj, duke i thënë se “vajza jote më ka marrë burrin”.

“Kam nisur të shoqërohem me shumë turq që jetonin në Gjermani. E kisha një shoqe, e cila ishte në një grup të fansave dhe i tha njërit “Vesa është kthyer prapë me të”, thotë jo nuk është e mundur por po e pyes.

Më pyeti dhe i thashë “Jam në Zvicër në Gjermani”. Më përshkroi vajzën që ishte me ish të fejuarin tim dhe ma ndjeu zemra. I dërgova foto të saj dhe më tha që “po ajo është”.

I shkruajta asaj “çfarë njeriu je ti që do të dalësh me të fejuarin tim”, më tha që “kam dalë për ty, kam pasur edhe një shoqe”, ishte gënjeshtër normal. Ishte shqiptare nga Gjilani. Unë i besova dhe i kam shkruajtur babait të saj “i thashë vajza jote më ka marrë burrin”. Por si naive, kur më tha që nuk është ajo, i shkruajta sërish babait të saj “më fal se nuk qenka e vërtetë”, u shpreh Vesa.

Ndërsa zbuloi se futbollisti doli publikisht me shoqen e saj, dy javë pas ndarjes së tyre dhe në ditën kur kishin planifikuar dasmën ai postoi një emoji zemre për partneren e re.

“Dy javë pasi ne u ndamë, dolën publikisht. Jo në social media, por jashtë, dorë për dore. Kam ardhur në Kosovë, në korrik më duket edhe shoqja “hajde shohim instagramin e tij”, pamë një zemër, pikërisht atë ditë kur e kemi pasur dasmën. Mendova se akoma më do. Mbas një muaji publikoi një Story me atë vajzën, njoha veshjen dhe duart, edhe unazën. Jo, ajo s’është më e mirë se unë. Ata janë martuar, kanë 1 vit. Plagët që kam mi mbushin njerëz të tjerë”, tha ajo.

PADIA

Pas ndarjes në vitin 2017, Vesa Vllasaliu akuzoi Mërgim Berishën për dhunë. Ajo pretendoi se futbollisti e kishte dhunuar, si edhe nuk e ka lejuar të marrte sendet personale në banesën ku jetonin së bashku.

Vllasaliu ngriti padi ndaj futbollistit në një Gjykatë në Anadoll, ku thuhet se ata jetonin së bashku që nga shtatori i vitit 2021 dhe planifikonin të martoheshin së bashku.

Në padi pretendohej se Berisha kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka nxjerrë me forcë nga banesa në Umraniye, ku jetonin së bashku.

Ajo shprehej se futbollisti nuk e kishte lejuar të merrte as rrobat dhe as sendet personale kur e dëboi me forcë nga banesa.

Sipas saj, sulmuesi kishte urdhëruar rojet e sigurisë që të mos e lejonin atë që të hynte më në shtëpi.

“Qëllimi i saj është të marrë sendet personale dhe të ndërpresë çdo marrëdhënie me palën tjetër. Megjithatë, klienti (Vesa Vllasaliu) mund të ekspozohet sërish ndaj dhunës nga pala tjetër (Mergim Berisha). Përveç kësaj, ai ka përdorur fjalë fyese, sharje e ofendime ndaj avokatit”, shkruhej në padi, ku pretendohej se Berisha e kishte kërcënuar ish-partneren.

Gjykata vendosi që futbollisti të mos afrohet për 2 muaj në banesën apo vendin e punës së ish-partneres së tij.

Gjithashtu, gjykata tha se Berisha nuk duhet të shqetësojë për dy muaj Vllasaliun përmes mjeteve të komunikimit, apo mjeteve të tjera, dhe nëse konstatohet se ai nuk respekton vendimin atëherë do të dënohet me 3 deri në 30 ditë burg.

AKUZAT

Pas ndarjes nëpërmjet një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter” modelja ka shkruar se në 3 vite lidhje, 2 vite fejesë dhe jetesë prej 1 vite e gjysmë sulmuesi Berisha e ka nxjerrë nga shtëpia dy muaj para dasmës.

Gjithashtu Vllasaliu me anë të një komenti ka deklaruar se 24-vjeçari vinte në orën 4 të mëngjesit i alkoolizuar:

“3 vite lidhje, rreth 2 vite fejesë, jetuam 1.5 vjet bashkë dhe më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi mbaroi lidhja jonë, njerëzit e panë atë me dikë të ri dhe tani ai është hapur në rrjetet sociale.

Nuk mund të lihet vetëm një grua në shtëpi deri në 4 të mëngjesit. Paç fat me alkoolin”, shkroi Vllasaliu.

“Daja, hαjde shρejt”, 31-vjeçarja u vra nga bαshkëshorti, vëllai kërkon ndihmë të sjellë trυρin e Etleva Bodit në Shqipëri

Etleva Bodi, 31-vjeç humbi jetën në Itali pasi bashkëshorti i saj, Selami Bodi u përpoq ta mbyste për motive xhelozie.
Pas dy ditësh në koma, ajo ndërroi jetë në spital.

Vëllai i Etlevës, Erjon Kanolja kërkon ndihmë nga shqiptarët për të sjellë në Shqipëri trupin e motrës.
Vëllai i viktimës tregon se është lajmëruar nga nipi vetëm 13 vjeç për ngjarjen e rëndë, i cili e ka telefonuar “Daja, hajde shpejt”.
etleva la pas 4 fëmijë.

Përmes një Gofoundme, vëllai i Etlevës kërkon ndihmë monetare jo vetëm për të sjellë trupin e së motrës, por edhe për rehabilitimin e fëmijëve të mitur të cilët janë në duart e drejtësisë italiane pasi i ati është në burg.

“Quhem Erjon Kanolja. Ngjarja e rendë që ndodhi mbrëmjen e 27 tetorit në Savona të Italisë, i mori jetën motrës sime të pafajshme Etleva Bodi, e cila u bë viktimë e bashkëshortit të saj dhe e episodeve të tij të sëmura të xhelozisë. Lajmërohem atë mbrëmje nga nipi im, i cili është veçse një fëmijë 13 vjeç : “Daja, hajde shpejt”-, ishte thirrja e tij. Forcat policore dhe mjekësore dhanë maksimumin e tyre për të shpëtuar jetën e motrës sime por ajo e pati të pamundur të mbijetonte për shkak të traumës që pësoi dhe ndërroi jetë mbrëmjen e 29 Tetorit ora 21:00. Motra ime la pas 4 fëmijë, ku me i madhi prej tyre është 13 vjeç. Të 4-tërt këta femije tani janë në dorë të drejtesisë Italiane dhe fatit, pasi e ema e tyre ndërroi jetë dhe i ati i tyre gjendet nën arrest.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve dhe personave të ndjeshëm ndaj kësaj fatkeqësie që na ka ndodhur të na ndihmojnë sadopak të sjellim trupin e pajetë të motrës sonë në Shqipëri dhe gjithashtu ndihmë sadopak për rehabilitimin që do tu bëhet 4 fëmijëve të saj të mitur që ajo la pas. Një ngjarje e tillë na ka lënë të shokuar dhe të mpire, të paaftë për të pranuar realitetin. Një ngjarje e tille si kjo na ka plagosur thellë në shpirt dhe do mbetet traumë e përjetshme si për ne, ashtu dhe për fëmijët që kanë qenë prezent në skene dhe në momentin e tentativës së vrasjes. Ju lutemi na ndihmoni të sjellim trupin e saj te pajetë dhe t’i rehabilitojme këta 4 fëmijë jetim!”-shkruhet në lajmërimin e ndjerë të vëllait të viktimës.

31-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve të mitur, nuk mundi të mbijetojë pavarësisht ndihmës mjekësore të mjekëve të spitalit San Paolo në Savona. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës të së premtes, ku 41-vjeçari shqiptar, Selami Bodi, sipas mediave italiane, njoftoi urgjencën pasi gruaja e tij nuk merrte dot frymë. Por pas ndihmës së parë të dhënë nga urgjenca, rezultoi se Etleva Bodi ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u arrestua nga policia italiane dhe tashmë akuzohet për vrasje. Shkak u bë një debat mes tyre për motive xhelozie./albeu.com