“Daja, hαjde shρejt”, 31-vjeçarja u vra nga bαshkëshorti, vëllai kërkon ndihmë të sjellë trυρin e Etleva Bodit në Shqipëri

Etleva Bodi, 31-vjeç humbi jetën në Itali pasi bashkëshorti i saj, Selami Bodi u përpoq ta mbyste për motive xhelozie.
Pas dy ditësh në koma, ajo ndërroi jetë në spital.

Vëllai i Etlevës, Erjon Kanolja kërkon ndihmë nga shqiptarët për të sjellë në Shqipëri trupin e motrës.
Vëllai i viktimës tregon se është lajmëruar nga nipi vetëm 13 vjeç për ngjarjen e rëndë, i cili e ka telefonuar “Daja, hajde shpejt”.
etleva la pas 4 fëmijë.

Përmes një Gofoundme, vëllai i Etlevës kërkon ndihmë monetare jo vetëm për të sjellë trupin e së motrës, por edhe për rehabilitimin e fëmijëve të mitur të cilët janë në duart e drejtësisë italiane pasi i ati është në burg.

“Quhem Erjon Kanolja. Ngjarja e rendë që ndodhi mbrëmjen e 27 tetorit në Savona të Italisë, i mori jetën motrës sime të pafajshme Etleva Bodi, e cila u bë viktimë e bashkëshortit të saj dhe e episodeve të tij të sëmura të xhelozisë. Lajmërohem atë mbrëmje nga nipi im, i cili është veçse një fëmijë 13 vjeç : “Daja, hajde shpejt”-, ishte thirrja e tij. Forcat policore dhe mjekësore dhanë maksimumin e tyre për të shpëtuar jetën e motrës sime por ajo e pati të pamundur të mbijetonte për shkak të traumës që pësoi dhe ndërroi jetë mbrëmjen e 29 Tetorit ora 21:00. Motra ime la pas 4 fëmijë, ku me i madhi prej tyre është 13 vjeç. Të 4-tërt këta femije tani janë në dorë të drejtesisë Italiane dhe fatit, pasi e ema e tyre ndërroi jetë dhe i ati i tyre gjendet nën arrest.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve dhe personave të ndjeshëm ndaj kësaj fatkeqësie që na ka ndodhur të na ndihmojnë sadopak të sjellim trupin e pajetë të motrës sonë në Shqipëri dhe gjithashtu ndihmë sadopak për rehabilitimin që do tu bëhet 4 fëmijëve të saj të mitur që ajo la pas. Një ngjarje e tillë na ka lënë të shokuar dhe të mpire, të paaftë për të pranuar realitetin. Një ngjarje e tille si kjo na ka plagosur thellë në shpirt dhe do mbetet traumë e përjetshme si për ne, ashtu dhe për fëmijët që kanë qenë prezent në skene dhe në momentin e tentativës së vrasjes. Ju lutemi na ndihmoni të sjellim trupin e saj te pajetë dhe t’i rehabilitojme këta 4 fëmijë jetim!”-shkruhet në lajmërimin e ndjerë të vëllait të viktimës.

31-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve të mitur, nuk mundi të mbijetojë pavarësisht ndihmës mjekësore të mjekëve të spitalit San Paolo në Savona. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës të së premtes, ku 41-vjeçari shqiptar, Selami Bodi, sipas mediave italiane, njoftoi urgjencën pasi gruaja e tij nuk merrte dot frymë. Por pas ndihmës së parë të dhënë nga urgjenca, rezultoi se Etleva Bodi ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u arrestua nga policia italiane dhe tashmë akuzohet për vrasje. Shkak u bë një debat mes tyre për motive xhelozie./albeu.com

Ja pse fiΙΙοjnë tani ditët “e ferrit” për Sali Berishën, Sραrtak Braho tregon vendimin “bombë” të SPAK që do e tronditë familjarisht “non-gratën”: Do jetë më i rëndë se bυrgosja e tij, mund të detγrojë Saliun të shkojë drejt νetëvrasjes

Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka komentuar situatën politike në vend dhe aksionet e fundit të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), e cila së fundmi ka trokitur tek familja “Berisha”, duke iu prishur qetësinë dhe rehatinë. Më konkretisht Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, ndodhet sot në burg, pasi u arrestua pak ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash pas hetimeve disavjeçare lidhur me privatizimin e ish- Kompleksit Sportiv Partizani. Ndërkohë ndaj ish-kryeministrit Berisha, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi si masë sigurie detyrimin për paraqitje pranë policisë gjyqësore (Byrosë Kombëtare të Hetimit) si dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit. Por sa i takon kësaj ngjarje të bujshme, ka reaguar edhe zoti Braho, i cili gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zbulon se pse fillojnë tani ditët “e ferrit” për Sali Berishën, teksa tregon vendimin “bombë” të SPAK që do e tronditë familjarisht “non-gratën”. Sipas tij, hapi i radhës që do të ndërmarrë Prokuroria Speciale do jetë më i rëndë se burgosja e Berishës, ndërsa thekson se ky i fundit mund të shkojë drejt vetëvrasjes. Po ashtu, ish-deputeti socialist ka nxjerrë edhe detajet e forta, ku zbulon se si u parashikua fundi tragjik i Berishës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në vitin 1992.

-Zoti Braho, a do të jenë zhvillimet e nxehta të ditëve te fundit dhe procesi hetimor i SPAK-ut si ditët e errta të Sali Berishës ?

Nuk është koeçidencë që ish-kolegu i tij, drejtues i PD-së, Gramos Pashko e ka parashikuar këtë situatë vite më parë. Jo për kuriozitet, por realisht do të perifrazoj përplasjen dhe akuzat e Pashkos ndaj Sali Berishës në 13 Gusht 1992 në një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së. Ja çka thënë Pashko në fjalën e tij: “Zoti Sali Berisha kisha për të thënë dy fjalë për ju. Për mënyrën sesi folët këtu, ti ke filluar të mendosh, se vetëm ti je e vërteta, ke filluar të mendosh se vetëm ti je personifikimi i demokracisë. Ti mendon se vetëm ti je drejtësia, mendon se ti je ylli që ndrit, se ti je Perëndia. Ti mendon se mund të bësh ç’të duash, por po të them publikisht se këto nuk janë shenja të mira për ty. Këto të krijojnë kompleksin e madhështisë, por edhe të persekucionit… Zotëri të pranishëm, mos harroni se politika nuk është me ditë dhe as me muaj. Ajo vazhdon me vite. Në rast se sa thashë me lart nuk janë të vërteta, do të përgjigjem unë para gjyqit, gjyqit tënd ndaj meje, por edhe të kohës. Por në rast se këto që ju thashë janë të vërteta një dite do të përgjigjeni ju, jo vetëm para Perëndisë, por edhe para ligjit”….. I ndjeri Pashko iku tragjikisht e në mënyrë enigmatike. Nuk arriti të shikojë se pas 30 vjetësh atij i doli parashikimi, pasi Sali Berisha tani po përgjigjet edhe para Perëndisë, por edhe para ligjit. Ky është fundi i këtij uzurpatori të demokracisë së vërtetë, që këto 30 vite e ka përdhosur keqazi si ideal, ndonëse një pjesë e militantëve kanë mbetur po “trushpëlarë” edhe sot dhe ende e ndjekin atë pas qorrazi.

-A është mbushur“kupa” politike dhe ligjore për Sali Berishën ?

Kupa është mbushur plotësisht, në sondazhet e disa televizioneve që lidhen me vlerësimin e figurës së tij, nëse duhet të përgjigjet për akuzat për korrupsion, afro 85 % e të anketuarave në opinion e nxjerrin me pikë të humbura dhe se duhet të përgjigjet përpara ligjit. Ai duhet të përgjigjet personalisht, këto nuk janë akuzat që i sajoji Prokuroria e Posaçme. Ato kanë dy vjet që ia kanë lexuar në sy Departamenti Amerikan i Shtetit, vet Sekretari Blinken. Mali i dosjeve me këto denoncime për korrupsion ka qenë i arshivuar në SPAK, por ndonëse me vonesë, erdhi dita që ai ballafaqohet me to, pasi lufta kundër korrupsionit dhe pandeshkueshmerisë ka të bëje me fatet e këtij vendi dhe këtë shtet nga buza e greminës ku ishte afruar nuk e bëjnë me dot as partitë, as qeveritë e as liderët e tyre. Reformimi i organeve të drejtësisë ka ushqyer e po ushqen një uragan ku do të kalojnë të gjithë ata që koha i ka nominuar si të korruptuar. Unë kam bindjen ashtu si shumë të tjerë si unë, se vetëm drejtësia do ta bëj Shqipërinë shtet normal.

-Cili do të jetë fati i Sali Berishës në këtë proces ?

Politikisht ai është i ikur si ‘non-grata’, jo vetëm për aleatët tanë që na monitorojnë. Ai është i ikur edhe juridikisht, paçka se akuzat për të cilat ai do të përgjigjet para gjykatës ende nuk kanë datë të afishuara plotësisht. Me sa gjykoj për ato me çka është relatuar nga akuzat e SPAK-ut, ai ka rëne tërësisht në thesin e fajtorit dhe jo vetëm që do të përgjigjet penalisht, por dhe para gjynaheve që i ka Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Nuk përjashtoj me këtë rast as pasojat që ai do të ketë nga gjyqi moral që do t’i bëj qoftë Perëndia (Zoti), qoftë edhe haku që ai duhet të lajë personalisht dhe familjarisht, për të këqijat që i solli e po i sjell këtij vendi. Nuk e përjashtoj faktin se ai mundet ta pësojë edhe si “akrepi i rëne në fundin e tasit”, që kur e pa që s’doli dot gjallë, mbyti veten. Ka shume shembuj në bote te kësaj natyre. Paçka se çfarë tjerr këto ditë Sali Berisha në daljet e tij publike, një gjë shihet qartë: Ai ndodhet dhe paraqitet vizualisht më i turbulluar se kurrë, haptazi i dyzuar dhe në siklet, sa s’ka me ku të shkojë. I papërqendruar psikologjikisht, situatë që ja shton pabesushmerine e argumenteve juridike ku është futur se akuza, ndaj tij është thjesht “sulm politik” për të eliminuar opozitën”, se skandali për privatizimin e ish-kompleksit Partizani është një rrugëtim normal e ligjor, në mbrojtje të pronarëve, ku përfshihet edhe dhëndri i tij. Ndërkohë që deri tani kemi mësuar nga akuza zyrtare e SPAK-ut, se ajo s’është gjë tjetër veçse një afere tipike korruptive, një grabitje banale që ju është bere pronave publike, por edhe private. Ky proces është një provë që tregon se si në mënyre të dhunueshme dhe duke shkelur haptazi ligjin, përfaqësuesit e shtetit kanë bërë çfarë iu ka dashur qejfi për t’u pasuruar. Vëreni me kujdes daljen dhe paraqitjen fizike të bustit të Sali Berishës në kronikat televizive. Tërësisht qesharak, ndonëse pleqëria e këtij 80 vjeçari ka lënë pasoja, por hetimi penal dhe goditja ligjore nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka bërë që të shohim hapur metamorfozën e deformimit të çehres te Saliut, çehre e cila e tregon ate tërësisht të zbardhëllyer e të drobitur, që të jep lehtazi pamjen e një personi të sëmurë klinikisht, që përpëlitet të japë “argumenta” dhe të fshehe thelbin e vërtetë të akuzave. Tërësisht inkoherente, me një defiçensë logjike mendore e psikike, që të dëshmon për krizën e rënde të statusit shëndetësore të tija. Zoti e ruajt nga ndonjë hata, sepse ka ditë të tëra “vrapon” nën efektet e depresionit haluçinant. Saliu o do çmendet o do vrasë veten!

-Si i vlerësoni mbrojtjen dhe argumentet e avokatëve të Sali Berishës para SPAK dhe GJKKO?

Argumentet mbrojtës të Sali Berishës dhe avokatëve të tij karagjozë, bazohen vetëm në marifete e hilerat proceduriale, të cilët kërkojnë “gjilpërën në kashte” për ta veshur procesin e hetimit dhe atë të gjykimit me vello antikushtetuese, për të justifikuar falsitetin dhe pabazueshmërinë e argumenteve të tyre, por dhe tendencën për të zvarritur gjyqin. Kjo s’është gjë tjetër, vetëm një aventure qesharake. Faktit se ishte në këtë pozicion edhe ish-presidenti amerikan TRUMP, i cili për akuzat që iu ngritën vajti si “Çeçua” dhe u paraqit në gjykatat përkatëse, i nxjerr të palarat “argumenteve” edhe shpurës mbrojtëse të avokatëve të tij. Natyrisht ky argument do ta rendojë pozitën e të akuzuarit Sali Berisha, pasi Gjykata e Posaçme është e detyruar të veprojë pas kësaj me forcën e ligjit ndaj tij. Mendoj personalisht se s’ka rendësi izolimi dhe dënimi penal i tij. Madje ky plak 80 vjeçar i rrjedhur, mund edhe të mos e vuaj izolimin. Le të jetë vendimi përfundimtar i “veshur” me humanizmin penal pa i dhënë mundësi të kthehet “në një hero” politik nga turma. Por do të jetë tërësisht e justifikueshme dhe obliguese zhveshja pasurore e tij nga të gjitha të ardhurat të luajtshme e të paluajtshme që ai dhe familjaret e tij kanë vënë e depozituar nëpërmjet vjedhjes e korrupsionit. Nëse ky proces do të këtë pikëpyetje, nese është apo nuk është kushtetues, apo ka “hakmarrje politike” këtë nuk e vendos as Saliu, as avokatët e tij mendje lehtë e hileqare, por vetëm organet e ngarkuara me ligj, ku pravalon shqyrtimi dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Le të presim…

-Ndërkohë ju e cilësoni Berishën killer të lindur, mbi ç’bazë e bëni një akuzë kaq të rëndë?

Të gjitha ngjarjet e rënda të ndodhura në Shqipëri, që nga viti ‘91 e deri në vitin ‘99 dhe do të vazhdojnë të ndodhin edhe në të ardhmen, këtu kam parasysh vrasjen e Arben Brocit e të tjerëve, tentativën për vrasjen e politikanëve të opozitës së atëhershme, vrasja e Çekinit, vrasja e A. Rustemit, synimi për eliminimin nëpërmjet grevës së urisë së Pjetër Arbnorit si dhe vrasja e Azem Hajdarit, kanë një ideator, Sali Berishën. Dëshmitarët dhe realizuesit si të vetmit që përbëjnë prova për të, Berisha ka parashikuar platformën e eliminimit fizik të tyre. I ndjeri Hajdari, Pjetër Arbnori dhe K.P. e njohin mirë skenarin e 2 prillit. Patjetër ka dëshmitarë të pakët, por të rrezikshëm që duhen eliminuar fizikisht. Berisha e di mirë se urdhri për vrasjen e Çekinit në Shkodër dhe Rustemit në Vlorë dhënë prej tij është realizuar nga Gazidede dhe strukturat e tyre, prandaj ai vazhdimisht punon për eliminimin fizik të realizuesve të këtyre vrasjeve. Berisha është një killer i lindur dhe si i tillë, bazuar në dëshmi dhe fakte, ndonëse me vështirësi kanë filluar të zbulohen, do të tregojnë haptazi se mbi të rëndojnë të gjitha vrasjet politike në Shqipëri që nga 2 prilli 1991 deri te vrasja e A. Hajdarit.

-Ndërkaq, si ju duket vendosmëria e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkushëmërisë në Shqipëri?

SPAK ka ndezur motorët. Po punon ka një angazhim të mirë. Mesa duket është rrjedhojë edhe e një drejtimi aktual të mirë të një prokurori të ri në detyrë por jo në profesion, si Altin Dumani që ka flakur frikën këtej dhe me qëndrimin e tij u jep zemër bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij të punës. Është e rëndësishme shmangia e frikës por SPAK duhet ndihmuar. SPAK duhet ndihmuar me prapavijën logjistike të tij. SPAK ka shumë ngarkesë. Unë e di shumë mirë. Punojnë 30 hetues të BKH-së, por edhe 80 të jenë janë pak.

-Keni një koment mbi kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët?

Kur kërcënohet një prokuror apo hetues duhet të godasë plumbi kokës se nuk ka rrugë tjetër. Ndryshe nuk kemi bërë gjë për të mbrojtur SPAK. Duhet mbrojtur me veprime ekstremisht të forta. Reagime të tilla që të mësojnë mirë ata që mendojnë, që nisin të mendojnë pa le të veprojnë kundër jetës së prokurorëve apo punonjësve të drejtësisë. Që plumbi i kokës është pak. Këtë duhet ta bëjë ky shtet. Duhet të ngrejë zërin fort SPAK. E përsëris plumbin kokës kujtdo që rrezikon jetën punonjësit të drejtësisë. Ndërkohë kam hedhur idenë që SPAK duhet të ketë trupën e tij policore të pavarur. Kam mendimin se policia nuk e bën dot mbrojtjen. Duhet të jetë një trupë e re. Të rregullohet me ligj e vendim qeverie. Duhet të jetë nukël e posaçme sepse edhe policia është në ditën e saj më të keqe. Një pjesë e policisë na rezulton edhe e ngatërruar në elementin kriminal. Duhen djem të rinj të tjerë. Ka mundësi të bëhet. Bindja ime është se policia ka frikë të veprojë kur kërcënohet një prokuror apo gjykatës.

-Nga ana tjetër, po aleancën Meta-Berisha si e shihni? A do funksionojë apo do shkrihet…

Shiko, unë e kam thënë dhe po e ripërsëris. Koalicioni zgjedhor Meta-Berisha ishte një aleance krejtësisht e pa kuptimtë, ku në mënyrë figurative mund të thuhet kur një i mbytur kërkon t’i jap dorën tjetrit që po mbytet. Ishte një aleancë pa parime, pa bosht ideor, thjesht pragmatiste e rëndomtë dhe vetëm për interesa imediate dhe moralisht e turpshme. Dhe në fakt çfarë polli kjo aleancë? Asgjë. Kjo aleancë diskreditojë akoma më tej Partine e Lirisë së Metës, ndërsa Berishën e hodhi në gropë e një mjerim elektoral. Në aspektin e numrit të votave Meta ja hodhi Berishës, sepse i mori goxha këshilltarë, duke e lënë Saliun me gisht në gojë. Por Saliu i detyruar se nuk kishte rrugë tjetër, u fut dhe u fal në skutën politike të Ilir Metës. Secili bëri hesape për veten e tija dhe u pa hapur se ishte hesap matrapazësh politike. Dihet shumë mirë që nuk ka simpatizantë të grupit politik të Berishës apo ata që quan PD-istë të thekur e tradicional që të votojnë partinë e Ilir Metës. Këtu qëndron edhe hileja e tij, sepse e detyroj elektoratin e djathtë të votonte për kandidatët për këshilltar të Partisë se Lirisë. Çështja shtrohet dhe dilema është me të drejtë, ju pyesni a e ka jetën e gjatë ky koalicion pa fillim dhe pa fund. Është e pa mundur që ky koalicion të vazhdojë. Rezultati i pritshëm që zhgënjyes për të dyja palët. Ndaj është e pamundur të vazhdoje ky koalicion sidomos në zgjedhjet politike të vitit 2025. Gjasat janë të dyshimta deri në pamundësi që çeta politike e Sali Berishës të arrij të sigurohet që të regjistrohet në këto zgjedhje. Koalicion nuk ka më, mund të konkurrojë i vetëm në kushtet e krijimit të ndonje partie të re, thjesht Berishiste. Gjasat janë që kjo çete siç thotë populli “ka marrë rrugën për Janinë”. Pra është shumë i mundshëm eliminimi apo zbehja në maksimum e grupimit politik të Berishës, n.q.s do ta krijojë këtë grupim si formacion politik në vete, të ri të ndarë nga PD-ja zyrtare që drejtohet nga Lulzim Basha.

Intervistoi: Rigels Seliman

Trαgjedi, shembet skela gjatë rikonstrυksionit të ραllatit, hυmbin jetën 5 ρυnëtorët

Të paktën pesë punëtorë humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur në një aksident të rëndë në një kantier ndërtimi në lagjen Hafen City të Hamburgut në Gjermani.

Viktimat ishin duke punuar në skela, të cilat në një moment u shembën duke i zënë ata poshtë.

Sipas asaj që raportohet nga zjarrfikësit, aksidenti ka ndodhur në zonën e ish-portit në lumin Elba e cila po rindërtohet me zyra dhe ndërtesa banimi, hotele dhe dyqane.

Forca të shumta policie dhe të ndihmës së shpejtë shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.

Shkon të tërheqë para në bankomat, ραpritmas prek diçka me dorën e tij dhe aty ndodh e papritυra…!!!

Nuk është se është kaq e lehtë për të gjetur para rastësisht, por nganjëherë mund të ndodhë. Dhe nëse po, çfarë do të bënit me këto para?Bobby Puryeas-it i ndodhi dhe ai bëri zgjedhjen e tij.

Një ditë ai duhej të tërhiqte ca para dhe kur ai iu afrua ATM-ve ai pa se kishte disa para të braktisura.

Ai mendoi se personi që kishte tërhequr para tij kishte harruar ato dhe kështu i mori ato.Kishte 500 dollarë amerikanë, çuditshëm që dikush kishte tërhequr dhe harruar kaq shumë para.

Bobby donte t’i kthente paratë pronarit të tij të ligjshëm dhe shkoi në bankë, por arkatari nuk donte të pranonte paratë dhe thirri menaxherin.

As bosi nuk e dinte se çfarë të bënte me këto para dhe Bobby në atë pikë u kërkoi atyre që të kontrollonin se kush ishte klienti që kishte përdorur ATM-në përpara tij.

Menaxheri tha se ata do të kontrollonin dhe do të njoftonin Bobby-n.Ditën tjetër Bobi mori një telefonatë nga banka.Ata kishin arritur të identifikonin personin që kishte përdorur ATM dhe ishte një grua e vjetër 92-vjeçare me emrin Edith.

Edith kishte shkuar për të tërhequr paratë për të paguar qiranë prej 480 dollarë, por ajo për një moment harroi të merrte me vete paratë që sapo kishte tërhequr.

Edith ishte shumë e lumtur kur i thanë asaj se Bobby kishte gjetur paratë e saj dhe vendosi t’i jepte 20 dollarët e mbetura për ta falënderuar.

Pas pagimit të qirasë ata do të kishin qenë paratë e vetme të mbetura që ajo të arrinte në fund të muajit.Por Bobby nuk i pranoi paratë, përkundrazi atij i lindi një ide tjetër. Ai telefonoi bankën dhe u tha atyre që të transferonin 200 USD nga llogaria e tij tek zonja.Ndërsa po telefononte, një nga kolegët e tij të punës e dëgjoi dhe donte gjithashtu të dhuronte 100 dollarë për zonjën.

Në bankë, zëri i gjestit të bukur të Bobby-t ishte përhapur dhe disa punonjës vendosën të bënin një mbledhje fondesh për të ndihmuar Edith-in, ata arritën të mbledhin deri në 300 dollarë.

Pas kësaj, Bobby shkroi një post në profilin e tij të Facebook në të cilin ai i tregoi të gjithë historinë, e cila shpejt u bë virale dhe arriti në më shumë se 150 mijë aksione.Gruaja ishte shumë e lumtur për të gjetur një njeri të ndershëm dhe bujar si Bobby, përveç që kishte gjetur 500 USD e saj, ajo ka marrë 600 më shumë.

Megjithëse ai vetë nuk kishte shumë para, ai nuk mund të lejonte që Edith të mbetej pa para. Pas disa ditësh, Bobby përmes një postimi tjetër donte të falënderonte të gjithë njerëzit që e mbështetën dhe gjithashtu tha se e kishte ftuar Edithin për festën e Falënderimeve.

Përveç kësaj, burri gjithashtu kontaktoi një shoqatë vullnetare që kujdeset për njerëzit e moshuar që të mund të ndihmonin edhe Edithin. Këta njerëz e vizitojnë atë në baza ditore dhe Bobby u tha atyre ta thërrasin në rast se Edith ka nevojë për ndonjë lloj ndihme.

Asnjëri prej nesh nuk mund të ndihmojë të gjithë njerëzit në nevojë, por ne të gjithë mund të ndihmojmë dikë.Çfarë mendoni për gjestin e këtij njeriu bujar? Jepni një koment dhe mos harroni të ndani këtë histori të bukur me miqtë tuaj.

Αrrestohet drejtori i poΙicisë, i gjejnë në banesë tuaΙetin e punuar me ar dhe shumën marrαmendëse të parave

Një tualet i punuar me ar është gjetur në vilën e një drejtori policie të një rajoni në Rusi i arrestuar për akuzën e korrupsionit. Vila superluksoze u kontrollua gjatë një operacioni bastisjeje nga hetuesit rusë të cilët thanë se shkatërruan një bandë policësh të korruptuar.null

Agjencia federale ruse, SK, publikoi video të superluksit të gjetur gjatë këtyre bastisjeve.

Në pranga ka rënë drejtuesi i policisë rrugore në rajonin Stavropol, Col Alexei Safonov së bashku me 6 persona të tjerë.

Kreu i policisë rrugore akuzohet se merrte rryshfet duke i dhënë leje false bizneseve, për të kaluar pa u kontrolluar në pika kufitare kamionë të tërë me grurë dhe material ndërtimi.

Autoritetet ruse thanë se kishin kryer 80 bastisje mes tyre dhe në banesën e kreut të policisë rrugore kishin sekuestruar edhe sasi të mëdha parash kesh si dhe makina luksi.

Komiteti investigativ, SK – (Agjencia federale ruse është një strukturë e ngjashme me FBI në SHBA – thotë se banda e Safonov merrte ryshfet që varionte në më shumë se 225 mijë dollarë, dhe kjo veprimtari është kryer për vite të tëra.

Nëse shpallet fajtor Safovon rrezikon 15 vite burg, ndërsa mes të arrestuarve është dhe paraardhësi i tij, Alexander Arzhanukhin.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se zbulimi i pazakontë i tualetit të punuar me ar në banesën e drejtorit të policisë ka tërhequr vëmendjen më shumë se vetë operacioni i bastisjes.

Ka ende njerëz si ky, Dikush po ua paguan borxhet në dyqan të gjithë fshatit, askush nuk e njeh

Një person i panjohur po ua paguan borxhet të varfërve në Tuzla, të Turqisë por askush nuk po e di se kush është ky.

Burri misterioz u ka lënë këtyre familjeve zarfa me lekë poshtë derës, në një kohë kur

varfëria po fajësohet si shkaku kryesor i vetëvrasjeve që kanë “pushtuar” Turqinë aziatike së fundmi.

Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve, i tha agjensisë së lajmeve Demirören, pronari i njërit prej dyqaneve.

Më tej ai tha se me vete ky njeri misterioz kishte edhe katër persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.

Unë i pyeta ku jetonin. Ai u kthye përsëri pasi foli me ta dhe pagoi të gjitha borxhet.

Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfëra, tha pronari i dyqanit.

Kur e pyeta për emrin e tij, tregon Yılmaz ai mu përgjigj: “Thjesht më quaj Robin Hood”.

I HARROl ρaratë në bankomat, SHlKONl çfarë ndοdh kur i shοhin Të tjerët (Video)

Eksperiment interesant me para të nxjerra nga bankomati.

Sa prej jush u ka ndodhur të harroni t’i tërhiqni paratë nga bankomati?

Një probIem i tillë ndodh ku do në botë. Por, çfarë do të ndodhë me to nëse dalin nga bankomati dhe ju jeni larguar nga vendi i ngjarjes.

Një eksperiment i tillë është bërë nga një kanal në Youtube andaj shiheni rezultatin. SHIKO VIDEON KËTU

V. αjzα shqiρtare që u m. αrtυa me një iηdiαn, ja çfarë ndοdh në ditën e dα smës…!!

Në një intervistë në ” Rreze dielli’’ trajtuam një histori të veçantë, e cila edhe njëherë na tregoi se dashuria triumfon mbi gjithçka. Elsa Nilaj është vajza nga shkodra, e cila prej disa vjetësh jeton në Indi, me bashkëshortin e saj indian të cilin e njohu nëpërmjet rrjetetit social Facebook:

” Unë dhe Vishali jemi njohur në rrjetet sociale në Facebook, ishte diçka e rastit, dicka që ndodhi nuk na kishte shkuar mendja që të ndodhte dicka e tillë. Vishali nuk dinte për Shqipërinë shumë, pak ose aspak. Edhe unë për Indinë, nuk isha ajo vajza që më pëlqente ajo kulturë, kisha shumë shokë dhe shoqe që dinin për Bolliwoodin. Ajo ndodhi, ne filluam të flisnim rastësisht Vishali në atë kohë ishte duke u marrë me aktrim e po ashtu edhe unë isha duke u marrë me disenjimet e mia si stiliste dhe ishte puna ajo që na shtyu të flisnim me njëri-tjetrin. Fotografi që kishim hedhur në Facebook dhe ashtu filluam të flisnim gjatë dhe më në fund u afruam shumë me njëri-tjetrin’’, shprehet Elsa për fillimet e njohjes me bashkëshortin e saj indian.

Më pas tregon se si vazhdoi lidhja e tyre, duke bërë që Vishal të udhëtonte drejt Shqipërisë për të njohur nga afër vajzën që ia kishte rrëmbyer zemrën nëpërmjet rrjeteve sociale dhe duket se gjithcka shkoi shumë mirë, pasi ai qëndroi në Shqipëri 20 ditë në shtëpinë e Elsës dhe pas një kohe të shkurtër, erdhi dasma të cilën Elsa e përshkruan kështu:

” Fillimisht bëm dasmën në Shqipëri me të gjitha ritualet e fesë krishtere pasi unë jam e krishterë. Në atë kohë kur erdhëm në Indi, dasma kishte filluar sepse këtu dasma është jashtëzakonisht e madhe, përgatitjet kishin filluar ishte diçka për mua shumë e çuditshme, por edhe këtu bëmë dasmën me ritualet e fesë hindu’’, shprehet Elsa Nilaj.

Ndërsa tregon se në Indi traditat janë shumë të ndryshme nga ato shqiptare:

” Fisi vjen te shtëpia 7 ditë, jeton aty me ty, gjithë ato ritualet e tyre që bëjnë që ndoshta i keni parë edhe nëpër telenovela, domethënë është diçka shumë e gjatë. Edhe tri ditë duhet të vishësh një kostum të ri, kemi ato veshjet këtu që janë SARI, edhe këto mi ka blerë vjehrra, sipas ngjyrës që unë pëlqej, por janë disa gjëra të veçanta që t’i veshësh atë ditë, sic themi në që duhet të shkojmë në kishë më fustan të bardhë dhe ato i kanë ato gjërat e veta, por që janë të bukura. Çdo gjë është me harmoni, me kërcim me këngë, është dicka që e pëlqen nuk është vetëm rituale’’, thotë ajo.

Më e veçanta është veshja e nuses me flori, për të cilën Elsa thotë që është gjëja e parë që bëjnë në Indi.

” Këtu e kemi që duhet të blejmë shumë flori. Unë personalisht nuk e përdor floririn asnjëherë, nuk më pëlqen dhe unë i thash nuk e përdor, por për atë ditë të dasmës unë do i vendosa nuk e kam problem, por të mos vijë keq mbrapa nuk do t’i vendos’’, thotë ajo.

Elsa jeton prej disa vjetësh në Indi, e lumtur me bashkëshortin e saj, i cili është një aktor Bolliwoodi, ndërsa edhe Elsa ka marrë pjesë në disa filma, por profesioni i saj mbetet stilimi, të cilën ajo i dedikon pjesën më të madhe të kohës.

HlSTORlA e shqiptαres/ Takοhej f shehυrαzi me DASHNORlN

Ajo sapo kishte lindur fëmijën e saj të parë, fryt i një dashurie të madhe që kishte për bashkëshortin e saj, Harizi me të cilin kishte bërë edhe dasmën.

Por si pas cdo lindje, gjërat nuk po shkonin sic duhet dhe aty nisën debatet dhe zënkat për shkak se Kristina nuk ndihej më e plotësuar si femër. 


Djali i merrte shumë kohë dhe nuk i plotësonte dot nevojat e saj për tu ndier mirë.

Një ditë, gjatë shëtitjeve që bënte me djalin në park dhe kafene, njohu një person.

Ai sipas saj ishte i këndshëm dhe e kishte tërhequr edhe sek sualisht. Pas disa kohë takimesh, Kristina bie pre e epshit të saj.

Shkonte të takohej me këtë person kudo që të mundte, pa pyetur se pas linte djalin pak muajsh dhe burrin aq të përkushtuar me të cilin pak kohë i ndante nga periudha kur sytë e saj nuk shihnin tjetër vec ti

Në dijeni për këtë situatë ishte edhe e ëma, e cila nuk mundi të bëjë dot gjë.

Kaluan muajt dhe nusja braktisi shtëpinë për të ikur me të dashurin e takuar rishtaz në një kafene.

*Ngjarja është reale dhe ka ndodhur në një fshat në Jug të Shqipërisë.

HABlT e reja nga Maliqi: Më Ιa mua I αkυrίq në k.reυαt dhe iku …

Pasi më premtoi se do të jetë viti ynë, i dashuri im i martuar është i vendosur të qëndrojë me gruan e tij edhe për pesë vjet.

Jam lënduar shumë dhe me duket vetja budallaqe. Sepse 6 muajt e fundit kam shkuar lart e poshtë duke i thënë të gjithëve për jetën time të . 


Kam blerë një shtrat të ri, divan të rehatshëm dhe e kam rimobiluar tërësisht banjën time sepse preferon një dush në vaskë.

Kam shpenzuar një pasuri të tërë duke e bërë shtëpinë time miqësorepër të dhe tani ai thotë se nuk do të vijë të jetojë me mua.

Fundja s’po e vras shumë mendjen për paratë që kam shpenzuar, por unë kujdesen për reputacionin dhe imazhin tim.

Ai thotë se nuk do ta mërzisë gruan e tij, që ka probleme shëndetësore, ose të lëndojë fëmijët e tij.

Ai ishte këtu disa netë më parë. I gatova një vakt të veçantë dhe kemi bërë dashuri.

Ishte ora 2 e mëngjesit kur ai më tha se po shkonte në shtëpi.

Doli nga shtrati dhe tha se unë isha keqkuptuar, sepse ai nuk do të ishte i lirë deri në vitin 2023 dhe nëse kjo gjë nuk më pëlqente atëherë mund të gjeja dikë tjetër.

Natyrisht që bërtita përsëri. Kërkova të dija se çfarë po ndodhte. Por ai kapi xhaketën e tij dhe iku.

Kam shpenzuar tërë jetën time me këtë njeri. Ne patëm një marrëveshje. E besova që do ta mbante fjalën. Tani nuk më hap telefonin. Me siguri ka shkuar diku me gruan. Çfarë duhet të bëj tani?