Skandali/ Pasi plaçkisin dyqanet, ‘protestuesit’ rikthehen në shesh “të revoltuar” (Video)

Një tjetër situatë aspak e hijshme raportohet të jetë regjistruar ditën e djeshme, 16 tetor, gjatë protestës së studentëve në Tiranë.

Disa persona kanë përfituar nga kaosi i krijuar në rrugët pranë Ministrisë së Arsimit për të hyrë në një dyqan parfumerie dhe për të marrë sende me vlerë.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë disa persona brenda ambienteve të biznesit, duke nxjerrë prej tij parfume dhe orendi të ndryshme.

Ajo që bie në sy është se, pasi marrin sendet, ata largohen nga dyqani dhe i bashkohen sërish turmës së protestuesve, duke u përzier mes të rinjve që ndodheshin në rrugë.

Veprime të tilla nuk kanë lidhje me kërkesat e studentëve që kanë dalë në protestë, por përbëjnë akte vandale që përfitojnë nga situatat e tensionuara për të kryer vjedhje.

Identifikimi i personave të përfshirë dhe përgjegjësia e tyre për veprimet e kryera mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet.

https://streamable.com/e/rbdq1c?quality=highest

l riu nuk kishte dalë nga shtëρia 3 muaj pasi kishte thyer këmbën, ditën e parë që deI në qytet ja cfarë i ndodh (Video)

Ferdi Bahar nga Turqia është ndoshta një nga njerëzit më të pa fat në botë … Pse? Sepse ai u ak sid entua ditën e parë pasi u largua nga shtëpia pas tre muajsh të gjatë.

Gjegjësisht, ky djalë i ri ka th*yer këmbën disa muaj më parë. Lën dimet ishin aq të rënda sa ai kaloi gati 90 ditë në shtrat.

Sigurisht, ai nuk u largua nga shtëpia e tij gjatë gjithë kësaj kohe, dhe kur më në fund ishte në gjendje të lëvizte, një ak sident tjetër i ndodhi atij.

Në ditën fat ale, ai u largua nga shtëpia për të pirë më në fund kafe me miqtë.

Ai po ecte i lumtur në rrugë dhe as nuk e imagjinonte që në momentin tjetër do të god itej nga dera e hapur e një kamioni në lëvizje.

I riu ra si i pre rë dhe pastaj pështyu disa dhëmbë të th*yer. Shikoni si dukej e gjitha.

Xhensila merr masa emergjente për raportin me Ledrin pas Iajmeve të fundit

Xhensila dhe Ledri janë komentuar shumë kohët e fundit për një lidhje të mundshme mes tyre, por duket se gjërat kanë marrë një tjetër drejtim.

Ditët e fundit, në vëmendje ka qenë raporti i përfolur mes Ledrit dhe Bebe Rexhës.

01a1364d-04f2-7db1-bca9-e2b514145784__m.webp

Ndërkohë, Xhensila duket se ka marrë një vendim, pasi ka hequr Ledrin nga lista e personave që ndjek në rrjetet sociale.

I njëjti veprim është bërë edhe nga reperi, pasi tashmë dyshja nuk ndiqen më në rrjetet sociale.

01a13a53-102b-7229-a45a-1f28b4997b03__m.webp

“VetëdekIaroni ndërtimet pa leje”, nëse nuk bëhet brenda 6 muajve, objekti konfiskohet

Ata që kanë ndërtime pa leje do të duhet t’i vetëdeklarojnë ato, në të kundërt humbasin të drejtën e parablerjes dhe objekti konfiskohet.

“E drejta e parablerjes është e parashikuar në ligj, ndryshimi është që vendosim një kufi për këtë proces. Në ligjin ekzistues e drejta e parablerjes vazhdon për çdo objekt që konfiskohet, me miratimin e ndryshimeve ligjore, ky proces do të përfundojë, për të vendosur kufi edhe për paligjshmërinë e ndërtimeve pa leje.

Pra, brenda 6 muajve, subjektet që kanë ndërtuar pa leje në objekte me leje ndërtimi, do t’i nënshtrohen  të drejtës së parablerjes. Ata që nuk deklarojnë më pas do të kalojnë direkt në konfiskim. Sigurisht edhe në konfiskim përsëri do t’i kalojë shtetit objekti, por nuk kanë më të drejtë të parablerjes në rast se shitet, invesitori. Zhvilluesi apo ndërtuesi përjashtohet nga e drejta e parablerjes”, thotë Risena Xhaja, kryeadministratore e AASK.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dha përgjigje edhe çfarë do të ndodhë me rastet kur është ndërtuar mbi një truall privat pa dakordësinë e pronarit të truallit.

“Në nenin  11 të draftit është parashikur si trajtohen pronarët e truallit, qoftë në një objekt që është ndërtuar në marrëveshje me pronarët e truallit, qoftë në objekte që janë ndërtuar pa miratimin e pronarëve të truallit.

Në momentin e  parë që pasuria vjen nga kofiskimi, grupi i punës në agjenci merr menjëherë në shqyrtim të gjithë dokumentacionin ligjor që është nënshkruar përpara dhe vlerëson si është marrëdhënia juridike e vendosur mes pronarëve të truallit dhe investitorëve. Në momentin që ka një kontratë të nënshkruar, respektohet kontrata deri në përfundim të objektit. Nëse kemi ndërtime pa leje të ndërtuara në truall të pronarit dhe janë të pamiratuar, pa një kontratë,  atëherë trualli automatikisht i nënshtrohet shpronësimit”, tha Xhaja.

Aktualisht, numërohen 24 objekte të konfiskuara, të cilat janë në proces vlerësimi nga grupi i punës në Ministrinë e Ekonomisë për të vendosur nëse do të përdoren për strehim social apo do të shfrytëzohen nga institucionet.

“Të gjithë shefat të japin dorëheqjen”/ Drejtuesi i ri i Ujësjellësit Durrës, Albi Lika, uItimatum vartësve

Brenda ditës së Premte të kësaj jave, rreth 10-12 drejtues të administratës së Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës, duhet të dorëzojnë dorëheqjen në zyrën e Administratorit të ri, Albi Lika.

Me këtë ultimatum e ka nisur ditën e parë të punës kreu i ri, duke shtangur vartësit e tij të rinj, në një mbledhje të zhvilluar mesditën e së Hënës.

I ardhur nga fusha e biznesit, administrator i ri i Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës, duket se është i paazhornuar me veprimtarinë në administratën publike.

Albi Lika u emërua në këtë pozicion vetëm nga ortaku maxhoritar i Ujësjellësit Durrës, Ministria e Infrastrukturës. Ndërkohë, rezulton se ortakët e tjerë, të cilët janë bashkitë e qarkut Durrës, rezulton se nuk kanë firmosur. Ai duhet të paraqitej në punë në 9 Tetor 2026.

Por, ai u shfaq në detyrë të hënën, 13 dhjetor. Për këtë vonesë, burime të “Boldnews.al” nga Ministria e Infrastrukturës thonë se autoriteti kryesor, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), ka aplikuar ndaj tij një masë administrative gjobë.

Megjithëse vlera e gjobës mund të jetë e përballueshme lehtësisht për drejtorin e ri, prezantimi i tij i parë me stafin tregon se Lika duhet të ketë shumë punë për të kuptuar rëndësinë e pozicionit administrative.

Në mesditën e ditës së Hënë, kreu i ri i Ujësjellësit Durrës u paraqit në punë për vetëm gjysëm orë, aq sa ishte e mjaftueshme për të treguar qëllimet e tij në krye të institucionit.

Albi Lika thërriti një mbledhje urgjente me 12 shefa të drejtorive të ndryshme administrative të Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Urdhëri i tij i parë ishte që të gjithë pjesëmarrësit në mbledhje të linin telefonat në zyrat e tyre.

Më pas, duke u treguar i kufizuar në fjalë, ai iu drejtua vartësve të tij të rinj me ultimatumin: “Të gjithë, brenda ditës së premte të kësaj jave, duhet të dorëzoni dorëheqjen në zyrën time”.

Burime nga mbledhja i thanë “Boldnews.al” se Lika e ka argumentuar kërkesën e tij me shprehjet: “Unë jam i qartë për punën e secilit prej jush. Jam i pakënaqur dhe duhet të largoheni nga pozicionet tuaja”.

Pas kësaj kërkese të parë, administratori i ri i Ujësjellësit, paraqiti edhe një urdhër tjetër: “Bashkë me dorëheqjen, do të dorëzoni edhe një biografi profesionale (CV)”.

Për një pjesë të atyre që ishin në mbledhje, pas “shock-ut” që pësuan nga kërkesa për dorëheqje, ai urdhëri i dytë për dorëzimin e CV-ve, iu duk tërësisht i pakuptimtë.

Albi Lika zëvendësoi në detyrë paraardhësin e tij, Migen Duka, i cili u dorëhoq nga detyra vetëm dy muaj pas emërimit të tij.

Ujësjellësi i Durrësit, ashtu si pjesa më e madhe e Shoqërive Rajonale të Ujësjellës-Kanalizime në Shqipëri, ka një performancë larg pritshmërisë së publikut. Kjo situatë është rrjedhojë kryesisht e mungesës së investimeve dhe tej-mbushjes së organikës, kryesisht me militantë të Partisë Socialiste, siç ka akuzuar shpesh opozita./Boldnews.al

Aeroporti i Rinasit jep NJOFTIMIN E RËNDËSISHËM për pasagjerët, ja fIuturimet që anulohen

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PASAGJERËT!

Për shkak të problemeve teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali, disa fluturime nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë anuluar gjatë ditës së sotme.

Anulimet kanë prekur fluturimet drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova, si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në koordinim me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët.

Pasagjerët që kanë planifikuar udhëtime drejt ose nga Italia këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimeve.

Siguria dhe mirëqenia e pasagjerëve mbeten prioriteti ynë kryesor.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT

Nënë Tereza

Protestuesit hedhin në Lanë deputetin e PD, ai vrapon për t’iu shpëtuar (Video)

Protestuesit hedhin Klevis Balliun në Lanë, kalon në anën tjetër me vrap për t’iu shpëtuar (VIDEO)

Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë protestës së studentëve.

Ata kanë hedhur deputetin demokrat Klevis Balliu në lumin Lana. Ky i fundit pasi ka kaluar mes ujit të lumit, ka ikur me vrap në anë tjetër të Lanës që t’iu shpëtojë protestuesve.

SHIKO VIDEON KËTU

Në kuImin e protestës, Rama sfidon studentët? “S’ka forcë në botë që e rrëzon …

Në kulmin e protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të shkurtër në Facebook.

Pa iu referuar drejtpërdrejt protestës në tekstin e publikuar, Rama ka përdorur një formulim që vjen në një moment të tensionuar politik dhe shoqëror, ndërsa në kryeqytet vijojnë tubimet dhe marshimet.

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan Rama.

Mesazhi i kryeministrit vjen teksa studentë, gjimnazistë dhe qytetarë janë mbledhur në disa pika të Tiranës ndërsa një pjesë e tyre kanë marshuar drejt institucioneve qendrore. Protesta sot është shtrirë në të gjithë Shqipërinë, ndërsa policia po shfaqet shumë energjike në raprezaljen e saj.

Del FOTO/ Kush është i vetmi deputet nga PD-ja që pranohet nga turma e studentëve

Ndryshe nga sa ndodhi dy ditë më parë ku një grup deputetësh të Partisë Demokratike u Iarguan nga turma e protestuesve, deputeti Saimir Korreshi duket se është i vetmi përfaqësues demokrat që është “pranuar” prej tyre.

Deputeti lushnjar i është bashkuar grupit të madh të qytetarëve këtë pasdite në qendër të kryeqytetit.

Prania e tij është mirëpritur nga protestuesit, disa prej të cilëve madje i kanë kërkuar të dalin edhe foto “selfie” me të.

Korreshi, i njohur për denoncimet e tij me stilit unik dhe të veçantë të problematikave të zonës së Lushnjes, ka ecur mes turmës pa hasur rezistencën apo reagimet refuzuese që iu bënë kolegëve të tij të opozitës në ditën e parë të revoltës.

“Të shpalljet gjendja e jashtëzakonshme”/ Vjen letra befasuese për Begajn dhe Ramën …

Aleanca Kosovare e Bizneseve i ka drejtuar një letër presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama dhe kryetarìt të Kuvendit, Niko Peleshi, ku kërkon masa institucionale në mbrojtje të pronës private dhe publike, rendit dhe sigurisë në Shqipëri.

Duke shprehur shqetësimin për situatën kaotike ne Tirane, ALEANCA KOSOVARE E BIZNESEVE kërkon nga institucionet shqiptare që “të ndërmarrin masa të menjëhershme për mbrojtjen e qytetarëve, bizneseve dhe pronës private e publike”.

AKB kërkon gjithashtu koordinim mes institucioneve përgjegjëse, hapjen e kanaleve të dialogut institucional dhe politik, si dhe shqyrtimin e mekanizmave kushtetues e ligjorë, përfshirë mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nëse plotësohen kushtet ligjore.

Letra e plotë nga ALEANCA KOSOVARE E BIZNESEVE:

Shkëlqesisë së Tij, z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë

Lënda: Kërkesë urgjente për masa institucionale në mbrojtje të pronës private dhe publike, rendit dhe sigurisë në Shqipëri

Të nderuar drejtues të institucioneve të Republikës së Shqipërisë,

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), duke shprehur shqetësimin për situatën e tensionuar dhe rrezikun ndaj pronës private e publike, sigurisë së qytetarëve dhe funksionimit normal të institucioneve, ju drejtohet me këtë thirrje për veprim të koordinuar dhe të përgjegjshëm institucional.

Mbrojtja e jetës, sigurisë së qytetarëve, pronës private dhe publike, si dhe garantimi i rendit kushtetues, janë përgjegjësi themelore të shtetit. Çdo përshkallëzim i dhunës dhe çdo dëmtim i pronës cenon sigurinë, besimin e qytetarëve dhe klimën e biznesit.

Në këtë kontekst, kërkojmë nga institucionet që ju drejtoni:

1.Të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe proporcionale për mbrojtjen e qytetarëve, bizneseve dhe pronës private e publike.

2.Të sigurojnë koordinim të plotë ndërmjet institucioneve përgjegjëse për rendin, sigurinë dhe zbatimin e ligjit.

3.Të hapin kanale efektive të dialogut institucional dhe politik për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

4.Të shqyrtojnë urgjentisht të gjitha mekanizmat kushtetues dhe ligjorë, përfshirë mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nëse plotësohen kushtet ligjore dhe kushtetuese.

Ne vlerësojmë se në momente të tilla nevojitet përgjegjësi e lartë shtetërore, maturi politike dhe veprim në kohën e duhur, me qëllim që të parandalohet çdo cenim i mëtejshëm i sigurisë dhe pronës.

Shqipëria ka nevojë për rend, siguri, dialog dhe institucione funksionale. Prona private dhe publike duhet të mbrohet, ligji duhet të zbatohet dhe qytetarët duhet të ndihen të sigurt.

Aleanca Kosovare e Bizneseve shpreh bindjen se mbrojtja e pronës, siguria e qytetarëve dhe stabiliteti institucional janë interesa të përbashkëta që duhet të qëndrojnë mbi çdo dallim politik.

Duke ju kërkuar vëmendje dhe veprim urgjent institucional, ju shprehim konsideratën tonë të lartë.

Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB)”.