Një burrë ka humbur jetën, AMP arreston një poIic në Tiranë

AMP arreston një polic në Tiranë, përplasi për vdekje me makinë 66-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Një punonjës policie është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi u përfshi në një aksident rrugor në Tiranë, ku humbi jetën një 66-vjeçar.

Aksidenti ndodhi sot më 15 tetor, rreth orës 00:45, në kryqëzimin e Laknasit, raporton noa.al.

Sipas të dhënave të policisë, automjeti që drejtohej nga efektivi 32 vjeçar me inicialet I.T. përplasi 66-vjeçarin S.M., i cili po lëvizte me biçikletë. Për shkak të përplasjes, i moshuari humbi jetën.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool, me vlerën 0.00 mg/l.

Për ngjarjen u njoftua Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila kreu arrestimin e efektivit.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen. /noa.al

Artan Hoxha akuzon Edi Ramën për sìstemin e kalbur dhe nxjerr në pah prapaskenat e protestës që po nxjerr jashtë loje edhe opozitën

Gazetari Artan Hoxha ka zbërthyer në emisionin “Okult” prapaskenat e krizës së thellë politike në Shqipëri dhe mënyrën se si funksionon ngrehina e shtetit. Sipas tij, e gjithë kjo ngrehinë e kalbëzuar mbahet në këmbë vetëm nga kryeministri Edi Rama, dhe po nuk u rrëzua ai trung, çdo lëvizje tjetër mbetet e paefektshme. “Më në fund protesta ka kaluar në një dimension tjetër.

Në fakt u duk si vijim i protestës që ishte në bulevard, por me sa po shohim, ata që janë aktivë në protestat e fundit duket që është një kontingjent i ri, shumë më agresiv. Ata kanë zgjedhur si simbol, në fakt, Ministrinë e Arsimit, por qëllimi është gjithmonë kryeministri. Në fakt duket jo me vend simbolika që kanë zgjedhur, por kanë zgjedhur Rrugën e Durrësit para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sepse në bulevard është kryeministria dhe patjetër që ngrehina që e mban gjithë këtë ngrehinë të kalbëzuar tashmë e mban në këmbë vetëm kryeministri, dhe nëse nuk lëviz kryeministri, çdo gjë tjetër pastaj është e paefektshme.Gjithsesi, ajo që është e dukshme është që pakënaqësia e shqiptarëve është kaq e madhe, sidomos me këtë që ndodhi për reformën territoriale, ku Rama sërish pati rastin që mund të dëshmonte një farë lloj momenti reflektimi që ai është njeri që po dëgjon. Ai bëri të kundërtën”, tha Hoxha ndër të tjera.

Institucionet e kalburaSipas analizës së Hoxhës, institucionet kryesore të sigurisë që duhet të garantonin stabilitetin janë të shpërbëra ose të kalbura deri në palcë. Sipas tij, kjo lëvizje popullore po e nxjerr plotësisht jashtë loje opozitën zyrtare, e cila është kapur gafil nga situata. “Rama është një frikacak. Rama nuk është as Berisha, as Meta, është frikacak. Dhe një frikacak i cili ka ngritur një sistem të kalbur, një sistem që ia rrëzoi Gysi.

Tani, struktura kryesore sot që duhet ta informonte atë, vendet e tjera aleate nga Shqipëria dhe mbi të gjitha duhet të informonte edhe qytetarët shqiptarë, kush ishte? A do të ishte Shërbimi Informativ Shtetëror? Po Shërbimi Informativ Shtetëror i shkrirë, ta shkriu Vlora. Tjetra është Policia e Shtetit: me gjithë ato akuza ku ka rënë policia, është pothuajse e shpërbërë. Policët e shkretë e dinë se ç’po heqin atje dhe nuk dinë çfarë të bëjnë: a të dalin përpara — hë se i pezullojnë nga detyra; a të tërhiqen — po ashtu i shkarkojnë, “pse nuk vepruat?”.

Sepse njeriu që është sipër tyre, pra kryeministri, është njeri i paaftë dhe mbi të gjitha ka zgjedhur njerëz të paaftë dhe e ka lënë situatën në këtë derexhe. Pra gjithë ideja është: ore, çfarë po bën ky njeri? Dorëheqjen s’e jep — ne e dimë që s’e jep dorëheqjen. Atëherë çfarë po bën? Je aty me votat e 800.000 shqiptarëve. A do t’i përfaqësosh ata 800.000? Nëse akoma i përfaqëson, çfarë qëndrimi do të mbash?Njerëzit kanë mbetur tani vetëm shohin pamjet dhe presin reagim nga ambasadat. Ore, ambasadat nuk janë për të na mbajtur ne, janë për të mbrojtur interesat e vendeve të cilave u shërbejnë! Dhe reagimet e ambasadave deri tani — Ambasada Amerikane që sapo ka ardhur, ambasadori kishte një manual, një manual ku thoshte… mundohuni, në fund po marr pikën e fundit, sidomos manual që s’e nxirrnin përpara… Ambasada thoshte: “Mundohuni të mos bini në sy ose të ekspozoheni që jeni qytetarë amerikanë dhe mundohuni të keni një plan B që të largoheni menjëherë nga skenat ku ka dhunë”.

Dhe tjetra thoshte: “Qëndroni të përqendruar, mos mbani kufje në vesh dhe celular, por kini mendjen se çfarë po ndodh rrotull suaj”. Ky është reagimi. Ka një reagim të Ambasadës së Bashkimit Europian, të cilën e shpërndau edhe Ambasada Gjermane, që ishte as mish, as peshk. Atëherë, ne ndodhemi një situatë ngërçi — po e quaj situatë që ka një pakënaqësi popullore e cila për së drejti nuk materializohet në nj formacion akoma, por që është thjesht pakënaqësi, sepse po marrim të mirëqenë faktin sot: Edi Rama jep dorëheqjen, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Atëherë cila forcë politike do ta materializojë këtë pakënaqësi? Do ia çosh opozitës? I përzunë deputetët e opozitës. Berisha mori vendim paradite, tha: “Nuk do të keni mbledhje grupi, po shkoni mbështesni protestën”. Në momentin që ata hyjnë në protestë, brenda turmës së protestës deputetët e PD-së i larguan. Pra do të thotë që aty janë edhe ekstremistë të majtë, edhe ekstremistë të djathtë, pastaj ke nga të gjitha rrymat. Ato që janë grupet më aktive, thashë, janë kryesisht — se i shoh — janë organizime që i kam parë shpesh nëpër stadiume, sepse ata e kanë edhe këtë operimin në grup, se nuk është kollaj që të përballesh me forcat e policisë, sidomos kur ato përdorin gazin me intensitet të lartë.

Ajo zonë ku është zhvilluar pjesa më e madhe e protestës, aty në Rrugën e Durrësit, ka një gjë: ka shumë rrugica dhe blloqe pallatesh, dhe ndërkohë që policia vepron, ata futen nëpër këto rrugicat dhe pastaj rikthehen pasi policia tërhiqet dhe ata rikthehen. Deri tani unë kam parë një gjë dhe kam konstatuar: drejtuesit e policisë ishin shumë të trembur për faktin që kanë frikë se mos aty ndodh një ngjarje me pasoja, me humbje jete, si nga protestuesit, si nga policia. Pastaj që do të shkonte në një skenar të ri…”, tha Hoxha ndër të tjera.

Mashtrimi
Hoxha hodhi poshtë pretendimet e mbrojtësve të pushtetit, ish-ministrave e ministrave të Rilindjes që pretendojnë se në shesh nuk po proteston rinia por njerëzit e Berishës. Ai bëri me dije se të gjithë të dëmtuarit në përplasje janë studentë. “Nga krahu tjetër, ato formacionet e vogla që janë brenda protestës dhe janë përpjekur këto kohë që të marrin atributet e drejtimit, nuk kanë as peshën specifike dhe as mundësinë për të marrë rol drejtues. Nuk e kanë dot, janë ende shumë të brishta për ta marrë atë.

Nga krahu tjetër, kryeministri përfiton nga kjo gjë dhe po mundohet që të forcojë, të barrikadojë mbështetësit e vet për të thënë: “Shiko çfarë po na bëjnë, shiko çfarë po i ndodh vendit!”. Dhe po mundohet që — sidomos unë shoh mediat që janë në mbështetje të qeverisë — të cilat fokusohen tek aktet e dhunës që kryejnë protestuesit dhe e quajnë “u prish trotuari, u prish kangjella, u bë kjo”. Po mo, në protestë këto ndodhin! Këto ndodhin, janë të pashmangshme!

Thashë, e vetmja gjë që është pozitive deri tani është që nuk kemi humbje të jetëve njerëzore. Ato janë të pakthyeshme, si nga qytetarët, si nga radhët e policisë. Çdokujt që është dëmtuar aty i urojmë shërim sa më të shpejtë! Por intensiteti që kemi parë i përplasjes atje, patjetër që do të ketë dëmtime. Ajo lloj agresiviteti patjetër që do të ketë. Ideja është dhe frika është që institucionet që duhet të na garantojnë sigurinë e vendit janë të kalbura.

Thashë, kanë dalë tani këta mbrojtësit, edhe krahu i rilindësve, ish-ministra, ministra, ish-ministri i brendshëm në këto mediat ku e kemi parë, dhe ka thënë që nuk po proteston rinia apo partia e opozitës, po duam t’ia shohim Berishës… Në fakt, po t’i shikosh, të gjithë të dëmtuarit janë studentë. Qoftë ai djali që u përlesh, ai luani me gjashtë policët… që ai është një rast ekzemplar! Unë s’kam parë rast si ai ashtu, të godasë gjashtë veta!”, tha gazetari ndër të tjera.

Tirana ne kaos dhe flake, Ambasada e Izraelit del me njoftìmin e fortë

Ambasada e Izraelit në Tiranë ka noftuar mbylljen e përkohshme të selisë diplomatike, për shkak të zhvillimeve të fundit. Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada bën me dije se rihapja do të varet nga ecuria e situatës.

Në njoftimin e bërë, ambasada sqaron se për çështje urgjente konsullore, qytetarët duhet të kontaktojnë numrin e celularit të emergjencës së përfaqësisë diplomatike.

NJOFITIM

Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga evolucioni i situatës.

Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi të kontaktoni numrin e celularit të emergjencës së Ambasadës.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe do të ofrojmë përditësime të mëtejshme sipas nevojës.

Ambasada e Izraelit në Tiranë

Paralajmërimi i fortë i Ambasadës së SHBA-së: Protesta drejt përshkaIIëzimit, institucionet publike drejt …

Ambasada e SHBA në Tiranë ka paralajmëruar se protestat mund të përshkallëzohen gjatë ditëve në vijim ndërsa ka njoftuar se priten kufizime të shërbimeve publike dhe mbyllje të shumë institucioneve në vend.

Teksa bën thirrje për të treguar kujdes dhe për të shmangur çdo situatë të dhunshme në tubime, Ambasada e SHBA në Tiranë thekson se do të ketë probleme në qarkullim për shkak të bllokimit të rrugëve.

Njoftimi i plotë i Ambasadës

Demonstrata po zhvillohen në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë, Kukës dhe Elbasan, veçanërisht në qendrat e qyteteve dhe pranë ndërtesave qeveritare.

Disa prej demonstratave janë shoqëruar me dhunë. Protestuesit kanë përdorur mjete zjarrvënëse, kanë hedhur gurë dhe kanë dëmtuar prona publike dhe private. Demonstrata të tjera mund të zhvillohen në ditët në vijim.

Demonstratat mund të përhapen edhe në rrugët përreth, duke sjellë shtim të pranisë së policisë, probleme me qarkullimin, devijime të trafikut dhe bllokime rrugësh.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka udhëzuar personelin e saj të shmangë të gjitha zonat ku zhvillohen demonstrata.

Qëndroni vigjilentë dhe vendosni sigurinë tuaj personale në plan të parë. Ndiqni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve vendore të rendit.

Pasojat e pritshme

Priten mbyllje të tjera ose kufizime të shërbimeve publike në të gjithë Shqipërinë, përfshirë transportin publik, zyrat shtetërore dhe shkollat.

Masat që duhen marrë

Rrisni kujdesin për sigurinë tuaj duke shmangur demonstratat dhe duke qenë të vëmendshëm ndaj asaj që ndodh përreth jush. Kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonave apo kufjeve në ambiente publike. Ndiqni mediat lokale për informacionet më të fundit. Mbani gjithmonë një plan emergjence ose një mënyrë për t’u larguar nga zona në rast rreziku dhe shmangni tërheqjen e vëmendjes”

E r eja nga Lezha: Shefi më mbαn me Iekë

Pasi ka zënë të dashur një burrë të martuar dhe me pozitë, një vajzë nga Lezha pretendon se ka gjetur lumturinë.

Ajo ka rrëfyer historinë e saj dhe ka lënë me “gojëhapur” lexuesit tanë në rrjete sociale.“I dashuri im është më i miri në botë.

Ai është i martuar me letra, por më betohet që më gruan rri veç për hatër të fëmijëve dhe se ajo kujdeset për babën e sëmurë që kanë në shtëpi.

Jam 24 vjeçe, ai është 51 vjeç, por si jep hiq. Djalë i ri duket krejt. Nejse kjo ka pak rëndësi, se më shumë vlerësoj meshkujt e pjekur se këta aventurierët e moshës time.

Jam lidh me të kur nis atë punoja me të në biznesin e tij. Sa kisha kry shkollën e lartë. Aty ai çdo mëngjes më qeshte e më blinte edhe briosh.

Pastaj nisëm duke folur në Facebook gjatë orarit të punës, sa punën e linim krejt. Derisa një ditë për ditëlindjen time me fton për një kafe dhe ikim në Shëngjin.

Aty bëmë dhe da.shuri për herë të parë. Kisha pas një lidhje, por i dashuri tha që se ka problem që s’isha e vi.rgjër.

Prej asaj dite jemi të pandarë, përveç fundjavave që ai rri më fëmijët.

Në fundjavë më jep lek sa të dua e dal e qerasi mamin ose shoqet.Më plotëson çdo tekë, por në sh.trat nuk më pëlqen shumë.I dashuri i parë ishte i papamë.

Ky lo.dhet shpejt dhe e zë gjumi më pas direkt. As nuk më flet, as hiq.Nuk e di, por e dua dhe them do e kaloj këtë problem. Dashuria mbi gjithçka apo jo? FLM”, shkruan ajo. 

SkandaIet e Ahmetaj, Veliaj, Agasi, Hyseni, Beqaj e deri tek Balluku – Arsyet pse protestohet sot, por Rama ende nuk ofron një zgjidhje

Dhuna, plaçkitja e bizneseve dhe shkatërrimi i pronës publike nuk mund të justifikohen. Por as dhuna në rrugë nuk mund të përdoret për të shmangur pyetjen më të rëndësishme se pse mijëra të rinj kanë dalë në rrugë dhe çfarë përgjigjeje politike po marrin?

Protestat e këtyre ditëve nuk nisi sot, por ka muaj të tërë akumulim, që kulmoi në Mars, ku qeveria amnistoi korrupsionin e Belinda Ballukut.

Protesta u nis me anulimin e një projekti në Zvërnec, por sërish zëri i qytetarëve u shua. Më pas protestuesit kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit Rama, jo për fajet e tij personale, por për skemën kriminale, korruptive dhe abuzuese të qeverisjes që ai kishte ngritur në Shqipëri, nga njerëzit e tij.

Mjafton të përmendim Ahmetajn, Veliajn, Agasin, Ilir Beqajn, Shefen e SHISH Vlora Hysenin, deputetë të arrestuar si Jurgis Çyrbja, e deri tek e paprekshmja Belinda Balluku.

Kjo është arsyeja kryesore, pa i shtuar faktin se krijoi një sistem drejtësie represive, me burgosje masive në vitet e fundit, të krahasueshme me ato të sistemit të drejtësisë.

Një pjesë e protestuesve sot kërkojnë tashmë largimin e Edi Ramës, ndërsa kryeministri ka deklaruar se nuk do të dorëhiqet dhe se është i gatshëm të diskutojë reformat në arsim.

Problemi për Ramën është se zemërimi i sotëm nuk ka lindur brenda një nate. Ai është grumbulluar ndër vite dhe mbi të rëndojnë një seri çështjesh penale që kanë prekur figura të rëndësishme të pushtetit, të Partisë Socialiste apo institucioneve të drejtuara nga të emëruarit e qeverisë.

Ahmetaj, ish-numri dy i qeverisë, sot i pandehur dhe në kërkim

Arben Ahmetaj nuk ishte një zyrtar periferik. Ishte ministër për vite dhe më pas zëvendëskryeministër i Edi Ramës.

Sot SPAK e ka dërguar për gjykim për nëntë episode korrupsioni pasiv, pastrim parash dhe fshehje apo mosdeklarim pasurie. Prej vitesh ai ndodhet jashtë vendit dhe me masë sigurie të paekzekutuar.

Përgjegjësia penale është personale dhe do ta vendosë gjykata. Por përgjegjësia politike është tjetër gjë.

Kur njeriu që ke ngritur deri në postin e zëvendëskryeministrit përfundon në një dosje të tillë, kjo nuk mund të trajtohet sikur bëhet fjalë për një person krejt të huaj ndaj sistemit të qeverisjes.

Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës në burg

Erion Veliaj, një prej figurave kryesore të Partisë Socialiste dhe ish-ministër i qeverisë Rama, vazhdon të jetë në “arrest në burg”.

SPAK e ka dërguar për gjykim me 13 akuza, ndër të cilat nëntë episode korrupsioni pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre. Veliaj i kundërshton akuzat dhe prezumohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar.

Edhe këtu Rama nuk është përgjegjës penalisht për atë që prokuroria pretendon se ka bërë Veliaj. Por politikisht, kur një nga figurat kryesore të mazhorancës përfundon në paraburgim për një dosje të tillë, qytetari ka të drejtë të pyesë nëse kemi të bëjmë me raste të izoluara apo me një problem më të gjerë të sistemit të pushtetit.

Ergys Agasi dhe dosja që preku institucionet

Edhe rasti i Ergys Agasit është shumë më serioz sesa një histori e zakonshme kriminale.

Agasi nuk ka qenë anëtar i qeverisë, por dosja e tij ka marrë dimension institucional.

Ai është arrestuar dhe hetohet, mes të tjerash, për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, korrupsion aktiv, pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.

Rëndësia politike e çështjes qëndron te fakti se Agasi krijoi një shtet paralel, emëroi drejtues institucionesh dhe përfitoi indirekt miliona euro nga tenderat publikë të AKSHI.

Vlora Hyseni, goditja në zemër të SHISH-it

Rasti i ish-drejtoreshës së SHISH-it Vlora Hyseni është ndoshta simbolikisht një nga më të rëndët.

Në shtator, GJKKO caktoi ndaj saj “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra, ndërsa SPAK e heton për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”. Hetimi lidhet pikërisht me kontaktet e dyshuara me Agasin.

Të thuash juridikisht se Hyseni “shkatërroi SHISH-in” do të ishte më shumë se çfarë është provuar deri tani.

Por politikisht është e pamundur të mohohet se hetimi dhe pezullimi i drejtueses së shërbimit sekret përbën një goditje të rëndë institucionale dhe reputacionale për SHISH-in.

Dhe Vlora Hyseni ishte një zgjedhje e bërë nga pushteti aktual.

Balluku, dosja që vazhdon të rëndohet

Pastaj është Belinda Balluku. Ajo ka qenë një nga njerëzit më të fuqishëm të kabinetit Rama, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zëvendëskryeministre, deri në shkarkimin e saj në shkurt 2026.

SPAK e ka marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa hetimi është zgjeruar me dyshime për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Prokuroria ka sekuestruar gjithashtu dy vila që pretendon se është janë në pronësinë e saj indirekte.

Pavarësisht se SPAK kërkoi autorizim për arrestimin e saj, Balluku nuk përfundoi në arrest. Kjo çështje ka qenë një nga burimet kryesore të tensionit politik gjatë vitit dhe ka ushqyer protesta të mëparshme kundër qeverisë.

Rama mund të mos ketë përgjegjësi penale, por ka një pyetje për përgjegjësinë politike

Këtu duhet bërë dallimi që shpesh humbet në debatin shqiptar.

Askush nuk mund t’i ngarkojë Edi Ramës automatikisht përgjegjësinë penale për veprimet që prokuroria ua atribuon Ahmetajt, Veliajt, Ballukut apo personave të tjerë.

Përgjegjësia penale është individuale, por ekziston edhe përgjegjësia politike. Kush i zgjodhi ministrat? Kush i mbështeti? Kush i promovoi? Kush ndërtoi administratën dhe sistemin politik në të cilin këta njerëz morën pushtet?

Pas më shumë se një dekade në qeverisje, është gjithnjë e më e vështirë që çdo skandal të paraqitet vetëm si gabimi personal i dikujt tjetër.

Në këtë kuptim, Ahmetaj, Veliaj, Balluku dhe krizat që kanë prekur institucione si SHISH-i përbëjnë një kosto politike për qeverisjen Rama, pavarësisht rezultatit përfundimtar që do të japin gjykatat në secilën dosje.

Rama ka të drejtë kur dënon djegien e institucioneve, sulmet ndaj policisë, grabitjen e bizneseve dhe shkatërrimin e pronës publike. Por kjo është vetëm gjysma e problemit. Të ndalosh dhunën nuk do të thotë se ke zgjidhur arsyet që prodhuan protestën.

Studenti që ankohet për tarifat, i riu që nuk sheh perspektivë pune, familja që përballet me koston e jetesës dhe qytetari që sheh një seri dosjesh korrupsioni në majat e pushtetit kërkojnë një përgjigje politike.

Sfida reale për Edi Ramën sot nuk është vetëm të rikthejë rendin në rrugët e Tiranës.

Është të bindë një pjesë gjithnjë e më të zemëruar të shoqërisë se pas gjithë këtyre skandaleve, sistemi mund të korrigjohet dhe se përgjegjësia politike nuk përfundon gjithmonë te vartësi që del në dosjen e radhës./VOXNEWS

“Policia, e çakorduar!” – Ish- drejtori Gledis Nano: E papranueshme që poIicia të ndjekë njerëzit me shkop gome…

Ish- drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, ka folur për menaxhimin e protestës nga ana e policisë.

Nano shfaqi disa kritika, lidhur me shmangien e protokollit në disa raste, ndërkohë që tha se Policia është shfaqur “e çakorduar”.

Biseda në studio:

Gedis Nano: E kam ndjekur situatën, dua të them se është një situatë pak e komplikuar. Menaxhimi i turmave kërkon angazhim dhe profesionalizëm. Nuk jam dakord me ushtrimin e dhunës, pasi nuk justifikon kërkesat e protestuesve, por duhet të përmend pjesën apo detyrat që ka Policia e Shtetit për menaxhimin e protestave.

Kam parë disa video, nuk dua të jem i prerë, të dal në vendim, pasi duhen parë në kompleksitet, kam vënë re që forcat e policisë kanë patur një lloj çakordimi, apo nuk kanë qenë aq të organizuar në situatë të tilla. Edhe situata të bën që ndoshta të gabosh në terren, por ne pretendojmë të kemi polici sipas standardeve të BE, e cila është trajnuar nga kolegë të ndryshëm ndërkombëtarë. Nuk mund të pranojmë raste të tilla që kemi parë.

Klodiana Lala: Sot në një nga bankat e nivelit të dytë u ndërhy dhe u desh të vinte policia 10 minuta me vonesë, edhe pse ishin 30 metra nga vendi i ngjarjes. Ditën e djeshme ishte te Katedralja policia, u desh 15 minuta të ndërhynte. Ose po zbaton një skenar ose ka paaftësi. Ju si ish drejtues policia si e keni parë? Tani ishte shtet-rrethim përshembull, por kjo nuk ndodhi dje. Ngjante si polici që përdoret nga politika, për ti dhënë shkak Ramës të thotë që këta janë vandalët.

Gledis Nano: Nuk duhet të përgjithësojmë protestën e studentëve me protestuesit e dhunshëm. Është e papranueshme që shkatërrohen biznese, që ndoshta ato familje që i kanë krijuar kanë vuajtur dhe kanë investimet atyre. Shumë më kanë telefonuar dhe më pyesin çfarë të bëjmë. Policia duhe të zbatojë një standard të caktuar.

Klodiana Lala: Policia është përdorur si mish për top. Ju jeni një nga të hedhurit në rrugë sepse nuk i pëlqyet kryeministrit. Duhet të thoni që kemi polici të shkatërruar.

Gledis Nano: Në videot që kam parë, nuk e pranoj dot që policia të prishë protokollin. Po kemi një “riot unit”, që janë FNSH, të dedikuara dhe trajnuara, që menaxhojnë aktivitete nga ato kulturore te protestat e dhunshme. Nuk e pranoj dot që një grup punonjësish policie të prishin protokollin dhe të ndjekin njerëz me shkop në dorë, nuk të lënë shije të mirë profesionale.

Nuk mund të përgjithësojmë dot të gjithë punën e policisë së shtetit. Këta persona duhen analizuar, disa edhe janë pezulluar. Pse nuk ndërhyn policia? Në kushtet që jam sot nuk e them dot nëse është versioni një apo dy. A ka detyrim policia të marrë informacion para se te ndodhin këto aktivitete? A e kishte? Nuk e di.

Andi Tela: Po jua vini fajin drejtuesve. Ju po të ishit drejtor, si do të silleshit?

Gledis Nano: Nuk bëra asnjë fajtor drejtues policie, por thashë nëse ka raste specifike ku policia ka treguar mungesë profesionalizmi, shpërdorim detyre, këta punonjës policie duhet të mbajnë përgjegjësi.

Tirana në kaos dhe flakë, Partia SociaIiste bën reagimin e fortë

Partia Socialiste e Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e përshkallëzuar nga protestat në Tiranë.

Në reagimin e saj, PS-ja thekson se shqiptarët nuk do të jenë pengje të së shkuarës ndërsa postimi shoqërohet me një video të përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.

Reagimi i plotë

“Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do paguajë. Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës. E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Partisë Socialiste.

https://www.facebook.com/watch/psocialiste/?ref=embed_video

Policë serbë për të shtypur protestat në Tiranë? Policia e Shtetit deI me njoftim zyrtar

Orët e fundit në rrjet u shpërndanë informacione që sugjeronin se në radhët e uniformave blu të angazhuar për protestën e studentëve sot ishin edhe forca policore serbe.

Nëse një gjë e tillë provohet të jetë e vërtetë kjo do të ishte shkelje e rëndë kushtetuese.

Zyrtarisht Policia e Shtetit nuk e pranon këtë. Në një deklaratë të shpërndarë në orën 00.35 të 16 tetorit ajo thotë se shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta në rrjetet sociale, përmes të cilave pretendohet se në radhët e saj janë angazhuar punonjës policie nga Serbia.

“Përhapja e këtyre pretendimeve tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe synon të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit sqaron se në tubimin e datës 15.10.2026, ashtu si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm punonjës të Policisë së Shtetit, të planëzuar në shërbim në bazë të planit të masave. Pretendimi për angazhimin e punonjësve të policisë nga Serbia është tërësisht i pavërtetë.”

‘Motra e vëllezër bëni durim se edhe kjo do të kalojë’, rishfaqet sërish Rama

Rishfaqet sërish Edi Rama, akuzon shërbime të huaja se kanë mbërthyer protestën

Kryeministri Edi Rama u rishfaq këtë mëngjes sërish përpara një objekti të djegur gjatë protestave duke thënë se kjo do të kalojë dhe se duhet durìm.

“Motra e vëllezër, durim, bëni durim se edhe kjo do të kalojë dhe do të dalim më të fortë”, tha Rama në videomesazhin e regjistruar që u publikua nga kabineti i tij pak çaste më parë.

Edhe një herë Rama akuzoi shërbimet e huaja që sipas tij duan destabilitetin e vendit dhe se këto po ndodhin pikërisht ndërsa mbyllen kapitujt që çojnë vendin drejt anëtarësimit.

Rama nuk la pa akuzuar edhe opozitën duke thënë se ajo qëndron pas kësaj forme të protestës. Ai theksoi edhe se kjo opozitë e ka bërë këtë edhe më parë. Rama madje shkoi më larg kur tha se këto që po ndodhin kanë pikënisjen që në vitin 1912.