Fαmilja e majmύnit “bόksier” sqaron akuzat për dhυnë: E ndoqën me shkoρinj dhe gυrë!

SARANDE- Majmuni “boksier” vazhdon të jetë lajmi kryesor i ditës në pikun e sezonit turistik në qytetin e Sarandës. Një ditë pas lajmit se rrahu me shpulla efektivët e Policisë Bashkiake, sot është zbuluar pamja, identiteti dhe familja e majmunit të vogël tashmë të shqiptarizuar.

Plazhi “African” në Sarandë ka publikuar në rrjetet sociale një foto të majmunit që quhet Kiko dhe mohon që të jetë agresiv.

Sipas tyre, “njerëz që e ndjekin me gurë dhe shkopinj duhet të ndalojnë”, duke iu referuar indirekt reagimit të Policisë Bashkiake të Sarandës. Gjithashtu, familja që deklaron se e administron sqaron se Kiko dëshiron të eksplorojë dhe më pas kthehet vetë në shtëpi.

POSTIMI I PLOTE:

“Përshëndetje të dashur miq, ky në foto është Kiko. Kiko është një majmun që ne prej vitesh e kemi, është i familjarizuar me njerëz, me njerëz që e duan dhe jo me njerëz që vrapojnë pas tij me shkopinj e gurë.

Ne menduam se pas kaq vitesh në kafaz, do ishte mirë që të ishte i lirë. Nga dëshira e tij për të eksploruar vendin, ai del xhiro dhe kthehet prapë në shtëpinë e tij.

Ai është majmun… po mbase nuk keni parë majmun…, por ju lutem e lini të qetë, në lirinë e tij… Ai e ka një shtëpi dhe një familje…!”.

Por çfarë ndodhi dje?

Mesditën e të enjtes, majmuni i vogël u arratis nga kafazi dhe qytetarët u alarmuan duke njoftuar Policinë se po shihnin një ari nëpër qytet duke lëvizur.

Në momentin që efektivët e Policisë Bashkiake u afruan për ta parë, panë se ishte një majmun dhe jo ari dhe tentuan ta kapnin.

Por në këtë çast, majmuni inteligjent iu është përgjigjur duke i goditur në zonën e fytyrës, nga ku raportohet se kanë marrë dhe dëmtime.

NdaΙoi makinën në rrυgë për të çυar fëmijën në koρsht, 6 gαrdistë bëjnë për sρital qγtetarin në Tiranë

Dhuna e 6 gardistëve ka degraduar në thyerjen e brinjëve të drejtuesit të mjetit që kishte ndaluar për të zbritur fëmijën që e kishte në kopsht dhe për ta lënë ne shtëpi. Por kjo gjë duket se i ka bezdisur gardistët të cilët edhe pse nuk po shoqëronin askënd, nuk kanë nguruar që të dhunojnë drejtuesin e mjetit.

Ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka kërkua ndihmën e policisë së shtetit për të bërë denoncimin, por nga patrulla e policisë i është sugjerua të shkonte në komisariat, pasi gardistët ishin largua nga vendi i ngjarjes. Pas mbërritjes në polici drejtuesi i mjetit ka pritur ardhjen e shefit të krimeve, pasi askush nuk i merrte denoncimin. Ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe punonjësit e policisë së Komisariatit Nr. 1 kanë lajmëruar ambulancën duke e dërguar menjëherë në Spitalin Traumës.

Me të mbërritur në spitali, qytetari i është nënshtruar ekzaminimeve, ku në fund mjekët i kanë dhenë mjekim dhe i kanë thanë se ke vetëm shembje duke e nxjerrë nga spitali. Pas tre ditësh qëndrimi në shtëpi dhe ku gjendja e tij shëndetësore sa vinte e rëndohej, qytetari i është drejtuar një urgjence të një spitali privat, ku ekzaminimi në skaner ka nxjerr se ai kishte brinjë të krisura dhe kjo ishte arsyeja e dhimbjeve që ai kishte.

Sipas Iris Petit ngjarja ka ndodhur “më datë 22.04.2022 unë dalë nga shtëpia marrë fëmijën në kopsht pranë liceut dhe kthehem në shtëpi për të dërguar fëmijën tim pranë shkollës “Ibrahim Braja”. Është një rrugë me dy sense dhe në një nga senset ishin të parkuar në të gjithë segmentin mjete. Në fund fare ndërsa po kaloja më paraqitet një mjet me xhama të zi, fugon i gardës. I bëj një shenjë, të futem pak sepse unë edhe pak dilja në fund të rrugës dhe nuk kisha vend ku të hapja rrugën. Dhe në momentin që i them të futem pak drejtuesi i burgonit fiku mjetin. Unë mendova se dikur aty ka ndonjë shërbim mos ka ardhur ndonjë përfaqësues i qeverisë.

Në atë moment kur fikën mjetin dhe nuk reagoj askush, marrë fëmijën i dal nga mbrapa fugonit e fus tek dera e shkollës fëmijën për ta lënë sepse e kam shtëpinë pranë shkollës dhe kthehem në makinë. Në atë moment dëgjoj zhurmën e derës që hapet dhe më godasin pa më thënë asgjë rreth 5 – 6 persona. Të cilët ishin të gardës pasi ishin edhe të armatosur. Po pa uniformë, pa shenja dalluese personale, dolën nga mjeti me targa MB 779 AA dhe pasi më gjuajnë më marrin telefonin dhe ma përplasin brenda në makinë. Dhe unë në momentin që po ecja indietro me makinë, marrë telefonin aty ku e përplasen, ata më shohin dhe hidhen përsëri dhe më marrin telefonin me dhunë.

Unë dal nga mjeti dhe i them zotëri më jep telefonin tim . Ai që më ka gjuajtur nga krahu i djathtë i mjetit më afrohet dhe më thotë ” na zure rrugën” dhe në atë moment tentoj të më qëllonte përsëri. Duket edhe në video. I them mos e ngre dorën sepse je me uniformë shteti. Ikin futen në mjet dhe unë shkoj e i them zotëri të më jepte sendet e mia personale. Në ato moment këta largohen dhe unë marrë policinë në telefon. Në atë moment vjen dikush dhe më tha ” urdhëro telefonin se ma ka dhënë Beni, se Benit ja dha polici. Shkoj drejtë policisë sepse patrulla më tha do të paraqitesh atje, pasi në jemi pak larg dhe meqenëse ata kanë lëvizur, nuk kemi çfarë bëjmë atje po shko e bëj kallëzimin në komisariatin e policisë. Aty i drejtohem recepsionit, aty recepsioni më tha duhet të vij shefi i krimeve. Pasi vjen shefi i krimeve më thotë duhet të vijë SHÇBA, ata kontaktojnë dhe poprisnim. Unë në ato momente nuk ndihesha mirë me frymëmarrjen dhe kisha dhimbje dhe ata e panë të arsyeshme të merrnin ambulancën. Më dërguan në spital ushtarak. Doktori më tha do dalësh nuk ke asgjë, por ke pak shembje. I thashë doktor kam shumë dhimbje. Ok më thotë kështu e kanë shembjet kanë dhimbje normalisht.”

Pas tre ditë qëndrimi në shtëpi dhe ku mjekimi nuk po i jepte rezultat Iris Peti i drejtohet një spitali privat, ku bën skanerin, ku ndryshe nga mjekët e Spitalit të Traumës ,rezultoi me brinjë të krisura si rezultat i dhunës së gardistëve. Pasi mësoj se kishte brinjë të thyer, Peti ju drejtua mjekëve të spitalit të Traumës, të cilët e pranojnë gabimin, ndërsa shprehen se ky nuk është i vetmi rast që ndodh “na fal se nuk e kemi vënë re”.

Pra si pas dhunuesit skaneri i bërë në spitalin ushtarak ka fshehur traumat që ka patur “nuk e di me ndërhyrje apo pa ndërhyrje nga të tjerë, por mua më rezulton se e ka fshehur të vërtetën e diagnozës time” përfundon Peti.

Pasi e rrahin gardistë i marrin edhe telefonin

Denoncuesi – O vëlla bjere telefonin, bjere telefonin nuk kam punë me ty.

Gardisti – Ore çun

Denoncuesi – Bjere telefonin.

Gardisti – Edhe një herë, mos e merr, edhe një herë, edhe një herë lëri pordhët

Denoncuesi – Nuk kam pordhë, më jep telefonin tim dhe mirupafshim. Nuk keni të drejtë me dhunuar ju.

Gardisti 2 – Përse e bllokove rrugën t? (Tenton ta qëllojë përsëri).

Denoncuesi – Nuk ju bllokova rrugën, ja ku e ke rrugën.

Qytetari – Je edhe me uniformën e shtetit

Denoncuesi – O vëlla më jep telefonin. O zotëri bjere telefonin, ooo

Mjekët: Nuk i pamë brinjët e krisura, por faji është i skanerit

Doktoresha – Përshëndetje!

Pacienti – Si e kalove mirë? Irisi jam, ai çuni që isha atë dit që kontaktova edhe me doktorin. Po, dhe që doktori më tha S… e ka bërë..

Doktoresha – Po skanerin, s’e kam bërë por e kam interpretuar.

Pacienti – Mua siç të thashë kjo e S… më del fije brinjës e krisur

Doktoresha – Po. Atëherë nuk dukej. Hajde, hajde me mua të flas me doktor Ritin se e pamë të dy bashkë.

Pacienti – Po patjetër.

Doktoresha – Që të sqarohesh, duhet të marrësh mjekim për atë çfarë ndjen. Dhe prandaj të thashë ke me takuar doktor Naimin, në qoftë se ke shqetësim a dhimbje. Me që the se kishe dhimbje. Doktor Riti është ky zotëria që kemi parë skanerin. Skaneri që kemi parë këtu tek ne ajo duket pa probleme thjesht ka një kolaritet të korteksit po nuk duket, po nuk duket që të ketë fizur. A ishte kështu doktor?

Doktori – Po, po, po ja

Pacienti – Po pse nuk interpretohet kjo në skaner?

Doktori – Le të jetë, s’ka problem. Në traumat që na vinë neve dhe në këto raste edhe mundet të kesh pasur frakturë edhe sikur ashtu edhe nuk duket. Për raste ekstreme dhe nga mbingarkesa. Në një etapë të qetë doktori mund ta konstatoj.

Pacienti – Sa shkoj e bëj skaner privatisht dhe më del tjetër për tjetër. Dhe kam bërë dy madje, kam hyrë për tre ditë tre herë në skaner.

Doktori – Ka shumë që bëjnë kështu.

Pacienti – Doktori më tha mjekimin ta kam dhënë si për krisje dhe pa krisje.

Doktori – Normal.

Pacienti – Por që duhet të plotësohet kartela. Në qoftë se është bërë gabim tha duhej ta kishte plotësuar.

Doktoresha – Jo koredim kam shkruar vetëm aty. Atëherë golatekun se kam shkruar në kartel.

Doktori – S’ka problem e shkruajmë atë.

Pacienti – Po do të ishte shkruar se pse kartela, do shkoj nesër në gjyq.

Doktori – T’i ke të drejtën tënde.Në atë ekzaminim që ke bërë këtu nuk duket tamam si fizurë, si mund të jetë parë atje.Ti s’je i pari që vjen këtu dhe ke probleme të tilla. Doktoresha ta ka shkruar aty, ta ka shkruar atë që të ndiqet në vrasi të ankesës.

Pacienti – A të ndiqet? Unë atë ditë jam nxjerr edhe nga spitali për këtë gjë, sepse ka pasur ndërhyrje.

Doktori – Merr mjekimin dhe ik si gjithë të tjerët. S’ka vend spitali.

Pacienti – Po mirë akoma më keq që s’ka vende. Kjo si gjë do ishte interpretuar?

Doktoresha – Unë e kam shkruar se t’i duhet të ndiqesh sepse ke disa probleme të tjera që unë kam parë aty tek mushkëria. Brinjën nuk e kam dyshuar nuk e kam vënë re, të kërkoj ndjesë.

Ηidhet nga bαllkoni e reja shqiptare, u grind me ρrindërit

Rreth orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti në familje me prindërit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës një vajzë e re.

E reja banonte në një pallat tetë katësh në zonën e Ujit të Ftohtë.

Është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E reja mësohet se ka thyer të dyja këmbët si dhe ka fraktura në trup dhe krah.

Ηοrόskoρi ditor ρër sot, e ρremte 15 Korrik 2022

Dashi
Fale ndikimit pozitiv te Venusit, jeta juaj ne çift do jete e jashtëzakonshme sot. Ne çdo moment do përjetoni emocione shume te veçanta dhe do e dashuroni akoma me tepër jetën. Beqaret nuk duhet te tregohen te turpshëm sepse do humbasin mundësi te shkëlqyera. Nëse FInancat kane qene delikate, sot gjerat do FIllojnë te ecin ne drejtimin e duhur. Falënderoni edhe familjaret për mbështetjen.

Demi
Sot duhet te tregoheni shume te matur ju te dashuruarit me ato qe do i thoni partnerit sepse ai nuk do jete ne humorin e duhur për te pranuar gjithçka. Për beqaret do ndodhe diçka e veçante ne momentin qe ata me pak e presin. Ne planin FInanciar gjendja nuk do ece siç keni dashur kështu qe dëgjojini me kujdes këshillat e specialisteve dhe vërini ato ne zbatim.

Binjaket
Do keni diskutime te gjata me partnerin tuaj sot dhe keni për te gjetur zgjidhje për çdo gjë qe ju shqetësonte deri me sot. Marrëdhënia me te do jete e jashtëzakonshme. Beqaret me ne fund do arrijnë te afrohen me personin qe kane kohe qe e pëlqejnë dhe gjithçka do ju marre një tjetër drejtim. Me shpenzimet duhet te tregoheni sa me te kursyer, pasi vetëm kështu gjendja e FInancave do stabilizohet.

Gaforrja
Tregohuni me realiste dhe me te arsyeshëm sot ju te dashuruarit, pasi ne te kundërt nuk do arrini te vendosni qetësinë ne çift. Beqaret nuk do jene gati për te ndryshuar statusin e tyre kështu qe do preferojnë te mos dalin as ne takime. Ne planin financiar gjendja do jete goxha e mire pasi kohet e fundit keni bere shume kujdes me shpenzimet dhe keni hequr edhe para mënjanë.

Luani
Dielli do e ngrohe edhe me shume sot jetën tuaj ne çift dhe do arrini te keni një komunikim akoma me te ngrohte me partnerin. Ne mbrëmje mund te kaloni edhe disa çaste intime. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe as qe do e mendojnë seriozisht për te krijuar një lidhje. Gjendja e FInancave do lere për te dëshiruar. Me mire kuFIzojeni veten ne maksimum sesa te merrni borxhe.

Virgjeresha
Gjerat kane për te shkuar me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Për asnjë çast nuk do ju dalin mosmarrëveshje ne çift kështu qe rini te qete. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do duan te bëjnë asgjë për ta ndryshuar statusin e tyre. Ne planin FInanciar gjendja do mbetet e qëndrueshme dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Filloni te bëni plane për ndonjë investim te nevojshëm.

Peshorja
Dite mjaft romantike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret do ndihen me gati se kurrë me pare për te FIlluar një lidhje dhe do përFItojnë çdo mundësi qe do iu jepet. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por te mjaftueshme për te kryer te gjitha shpenzimet e nevojshme.

Akrepi
Jeta juaj ne çift do jete e qete ne mëngjes, por me kalimin e orëve do behet me animuar dhe me interesante. Partneri do beje te pamundurën qe çdo moment te jete sa me i bukur dhe emocionues. Beqaret nuk duhet te FIksohen vetëm pas pamjes se jashtme te personave sepse ajo mund te zhgënjejë ne disa raste. Me shpenzimet tregohuni sa me te kujdesshëm.

Shigjetari
Sot do FIlloni te mendoni për projekte te përbashkëta me partnerin tuaj dhe kjo do ju afroje edhe me tepër me njeritjetrin. Po i shprehet akoma me shume ndjenjat dhe po bëtë surpriza, gjithçka do jete edhe me e bukur. Beqareve do ju duhet te presin ende disa kohe për te pasur ndryshime te statusit. Ne planin FInanciar do jeni me shume fat dhe gjendja ka për te ndryshuar për mire.

Bricjapi
Jupiteri do jete aleati juaj me i forte për një lidhje sa me te qëndrueshme dhe te mbushur me emocione. Ne çdo moment do përjetoni kënaqësi te veçanta qe nuk keni për t’i harruar lehte. Beqaret nuk duhet te hedhin asnjë hap te pamenduara mire sepse do përballen me probleme me vone. Gjendja FInanciare do jete akoma me delikate nga sa kishit menduar. Kujdes!

Ujori
Shprehini sa te mundni dëshirat tuaja ju te dashuruarit pasi partneri do jete ne humor dhe do ua plotësojë ato një e nga një. Beqaret duhet te jene me te rezervuar me personat qe do takojnë, pasi nuk i njohin mire ata dhe nuk i dihet si mund te vijnë gjerat nesër. Për buxhetin do jete një dite tejet e favorshme. Jo vetëm qe do i bëni te gjitha investimet e menduara, por do hiqni edhe para mënjanë.

Peshqit
Dite harmonike dhe plot ngjyra do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni gjithë kohës mire dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me tepër. Beqaret nuk do ndihen ende gati për ndryshimet e mëdha dhe do preferojnë edhe për disa kohe te mjaftohen me shoqërinë e dikujt. Për FInancat tregoni sa me shume kujdes sepse po FIlluan problemet nuk do dini me nga t’ia mbani.

Ndαhet nga jeta ish-grυαja e DonaΙd Trυmp

Ivana Trump, ish-bashkëshortja e ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur në moshën 73-vjeçare, tha familja për ABC News.

“Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme – një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe nënë e mike e kujdesshme”, tha familja Trump në një deklaratë.

“Ivana Trump ishte një e mbijetuar. Ajo iku nga komunizmi dhe e deshi këtë vend. Ajo i mësoi fëmijët e saj për guximin dhe ashpërsinë, dhembshurinë dhe vendosmërinë”, tha familja. “Ajo do t’i mungojë shumë nënës së saj, tre fëmijëve dhe dhjetë nipave të saj.”

Mjekët e Manhatanit, duke iu përgjigjur thirrjes për arrest kardiak, gjetën një grua 73-vjeçare në apartamentin Upper East Side ku jetonte Ivana Trump pak pas orës 12:30, të enjten, sipas FDNY.

Në një deklaratë në platformën e tij “Truth Social”, Donald Trump e kujtoi Ivanën si një “grua të mrekullueshme, të bukur dhe të mahnitshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese”.

“Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj, Donald Jr., Ivanka dhe Eric”, ka shkruar ai. “Ajo ishte aq krenare për ta, ashtu siç ishim të gjithë aq krenarë për të”

Ivana Trump ishte gruaja e parë e Donald Trump. Ata kishin tre fëmijë së bashku: Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump.

Ivana Trump, e cila u rrit nën sundimin komunist në ish-Çekosllovaki, u martua me Donald Trump në vitin 1977. Çifti u divorcua në 1992.

Noizy ‘shρërthen’ në Ιot LIVE në ekran, ja për çfarë arsyeje


Gjatë një interviste të dhënë gjatë ditës së sotme, Noizy ka folur si rrallë herë rreth jetës së tij private, ndërsa në intervistë u shfaqën edhe prindërit e reperit.

Noizy nuk i mbajti dot lotët kur prindërit e tij u shfaqën në ekran duke i bërë kështu një surprizë që ai nuk e priste.

Bashkim Rajku, babi i reperit, të cilin ai e quan “best friend (shok të ngushtë), ishte i pari që foli për të, duke treguar se sa krenar është për djalin e tij.

“Jam shumë krenar për ty, për punën që ke bërë gjithë këto vite dhe të urojmë shumë suksese në koncertin.

Pas kaq shumë vitesh, do të të realizohet ëndrra jote që kaq shumë ke dashur.“, tha i ati, duke i lënë më pas vendin mamasë së Noizyt, e cila përveç krenarisë shprehu edhe disa “ankesa” dhe kërkesa për djalin e saj.

“Jam shumë krenare për ty por dhe pak xheloze jam. Kur isha në shkollë, më thoshin njerëzit goca e Jakut je. Tani që u rrite, më thonë mami i Noizy-t je.

Po unë kush jam, kur do të jem vetvetja. Bëj shaka sepse jam shumë e lumtur që zoti më ka falur këtë familje”- tha mami i Noziyt duke i kërkuar publikisht që të gjejë edhe një nuse.

Noizy prej vitesh është deklaruar si një ndër beqarët më të kërkuar. Pas disa thashethemeve për vajza të njohura të ekranit, reperi gjithnjë është shfaqur vetëm, ndërsa së fundmi vetë ai ka pohuar se do ta shikojmë edhe për shumë gjatë single.

Noizy deklaroi se aktualisht është i fokusuar te muzika dhe plane si martesa dhe fëmijët janë të largëta. Por gjithsesi, “kurrë nuk i dihet, nuk bën plane.”

“Nuk kam plane për momentin për familje. Është e largët si ditë. Nuk e planifikoj dot. Nuk i dihet kurrë, por nuk bej dot plane.

Jam i fokusuar te muzika dhe puna për momentin. E kam tepruar me xhelozinë dhe më bezdis te femrat kur gënjejnë”- tha Noizy.

Fati i keq që e ndoqi në vendIindje/ Sakrifikoi veten për të shpëtuar vëΙΙanë dhe shokun, Anri Kashiku sapo ishte kthyer nga Anglia

Gazetari Leonidha Musaj ka zbuluar detaje të reja për abcnews.al në lidhje me tragjedinë që ndodhi mesditën e sotme në plazhin e Bisht Pallës në Durrës ku u mbyt 18-vjeçari Anri Kashiku.

Mësohet se ai sapo ishte kthyer nga Anglia ku kishte jetuar për gjashtë vite.

I riu me origjinë nga Librazhdi dhe banim në Durrës kishte shkuar që i vogël në Angli dhe ishte kthyer pak ditë më parë në vendin tonë duke vendosur që disa ditë t’i kalonte në plazh me të afërmit dhe shokët ku edhe humbi jetën.

Ngjarja

Anri Kashiku u zhduk në ujërat e Adriatikut mesditën e sotme teksa u fut për të nxjerrë nga deti vëllanë 15-vjeçar dhe një tjetër shok që po hasnin vështirësi për shkak të shtimit të dallgëve gjatë orëve të mesditës në këtë zonë.

Ndërkohë që i ka shpëtuar ata, 18-vjeçari nuk ka mundur të dalë vetë duke mbetur në ujë. Gazetari Leonidha Musaj mëson se në atë moment, në drejtim të të rinjve ka shkuar edhe një pedalone, por edhe ajo ka filluar të marrë ujë dhe është larguar nga vendi.

Policia e gjeti trupin e 18-vjeçarit pak orës pas humbjes vetëm 20 metra nga bregu i detit, por pa shenja jete

SHIKO VIDEON KËTU

Trαgjedia në familjen shqiptare! Dalin ρamje nga aksidenti i rëndë që i mori jetën 2 υëllezërve

Një aksident i tmerrshëm automobilistik ka futur në zi një familje shqiptare në Greqi, pasi dy djemtë e rinj ndërruan jetë teksa makina përfundoi e përmbysur në një kanal me ujë në aksin rrugor që lidh Lamian me Livadhjanë.

Sipas informacioneve të protothema.gr, dy të vdekurit në aksidentin e mbrëmshëm të trafikut janë vëllezërit shqiptarë. Drejtuesi i mjetit ishte 30 vjeç dhe pasagjeri i makinës, vëllai i tij më i vogël, 27-vjeçar .

Gjithçka ka ndodhur pak para orës 12 të mbrëmjes, kur drejtuesi i mjetit me pesë pasagjerë në lartësinë e Agios Nektarios në aksin Lamia – Livadeia, humbi kontrollin dhe u përplas me kangjellat e hekurit.

Për shkak të shpejtësisë së madhe, drejtuesi 30-vjeçar nuk ka mundur të mbajë mjetin në rrugë dhe nga përplasja ka përfunduar në lumin Erkyna .

Si pasojë, dy vëllezërit mbetën të plagosur për vdekje dhe tre personat e tjerë që udhëtonin në mjet, një 31-vjeçar me origjinë shqiptare , një 29- vjeçar grek dhe një 22-vjeçar gjithashtu grek , u plagosën rëndë .

Të gjithë ata u dërguan në spitalin e Livadeisë ndërsa po hetohet për shkakun e aksidentit nga Departamenti i Trafikut Livadia.

E ραzakontë në Sarandë, majmυni kap me shρulla ρolicët e bashkisë! Si ndodhi ngjarja

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Sarandë. Policët bashkiakë shkuan që të kapin një majmun të dalë nga kafazi i një subjekti privat në zonë, por në tentativë e sipër ata janë rrahur me shpulla nga kafsha duke pësuar edhe dëmtime në fytyrë.

Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash dhe ndërhyrjes së të zotit të majmumit situata është marrë nën kontroll.

Çfarë ndodhi?

Gazetaria Silvi Sulaj bën me dije për abcnews.al se gjithçka nisi kur një majmun, që rrinte në kafazin e një hoteli në zonë, është nxjerrë nga i zoti për të shlodhur këmbët duke bërë një xhiro përreth biznesit.

Por, teksa kanë parë këtë, qytetarëve iu është dukur si ari dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë Bashkiake që të ndërhyjë.

Policët bashkiakë kanë tentuar të kapin kafshën, por ajo është egërsuar duke i sulmuar. Pas zhurmës së krijuar ka ndërhyrë i zoti i majmunit që ishte aty pranë duke e qetësuar dhe dhe rifutur në kafaz.

Kjo është ρërgjegjësja e Kadastrës së Tropojës në kërkim, 31-vjeçarja me 7 fëmijë që kαndidoi për PS në zgjedhjet e 25 prillit

Policia e Tropojës zhvilluar një super-aksion në Kadastrën e këtij qyteti, duke arrestuar disa zyrtarë, si dhe shpallur në kërkim përgjegjësen e këtij institucioni.

Në kërkim është shpallur 31-vjeçarja Ajlin Alfredaj, banuese në Tropojë, nënë e shtatë fëmijëve.

“Në kuadër të operacionit “Cancel”, nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë u bë shpallja në kërkim e shtetases A. A., 31 vjeçe, banuese në Fierzë,

Tropojë, me detyrë përgjegjëse e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se 31-vjeçarja ka kandiduar në zgjedhjet e fundit parlamentare për deputete, në Tropojë.

(BalkanWeb)