Elvis Naçi flet për υdekjen e Kastriot Myftaraj: Ka foΙur keq për Zotin, më ka shαrë dhe mua, ama unë…

Hoxha dhe bamirësi i njohur Elvis Naçi, flet për vdekjen tragjike të gazetarit Kastriot Myftaraj, i cili këtë të enjte u hodh nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe ndërroi jetë. 60 vjeçari kishte mësuar ditë më parë se kishte tumor.

Përmes një video-mesazhi, Naçi thotë se gazetari e kishte sharë dhe kishte hedhur ndaj tij lloj lloj akuzash, ama hoxha sot ja bëri hallall.

“Ka qenë një gazetar që ka folur keq ndaj kulteve, ndaj besimit në Zot. Unë jam ndioshta nga më kryesorët që ai ka sharë, ka shkruajtur lloj lloj akuzash të pavërteta.

Por vjen një ditë që do shkojmë te Zoti dhe këto ngjarje duhet të na bëjnë më të kujdesshëm. Se një ditë do japim shpirt dhe do shkojmë te i madhi Zot.

Përsa i përket gjërave që ka thënë ndaj meje, unë sot po e them para të gjithëve që unë ja kam bo hallall.

Por problemi me të do jetë për shkak të mohimit të Zotit dhe fjalëve që ka fol kundrejt Mekës, Medinës, Xhamiave dhe gjërave që janë fetare”, thotë Elvis Naçi ndër të tjera. Më poshtë, video-mesazhi i plotë i tij.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FShqiptaretPerShqiptaret%2Fvideos%2F453059669588181%2F&show_text=0&width=345

Pronari i televizionit tregon se Kastriot Myftarajn e kanë υrarë

Vrasje apo vetëvrasje? Mbetet akoma mister vdekja e gazetarit të njohur dhe analistit Kastriot Myftaraj. Ndërsa policia vijon hetimet mbi ngjarjen, pronari i televizionit lokal të Gjirokastrës ALPO RTV Aristotel Petro ka ngritur dyshime të forta ditën e djeshme se Myftaraj mund të jetë vrarë.

Kastriot Myftaraj ka bërë vetëvrasje duke u hedhur nga kati 4rt i një ndërtese.

Me aq sa e njihnim Kastriotin ai nuk ishte person që mund të bënte vetëvrasje dhe pa asnjë dyshim mund të themi se kuptohet se Kastriotin e kanë vrarë.

Pronari i televizionit në Gjirokastër bën thirrje për hetim serioz. “Kastioti shkruante të vërteta që pak i kuptonin dhe nuk kishte ngjyrime politike !

Në se nuk zhvillohen hetime serioze për këtë krim përgjegjësia më e madhe e këtij krimi i bie Qeverisë aktuale në pushtet dhe Kryeministrit Edi Rama!

Një tjetër gjë edhe më e keqe akoma është kur shikojmë komente fyese për të ndjerin ku komentues pa asnjë lloj lidhje me të e fyejnë edhe pse pretendohet se ai nuk është më mes nesh.

Nuk ka fatkeqësi më të madhe kur një Penë e lirë shkruan të vërteta për ti hapur sytë këtij populli të shumë vuajtur e të mari pas tëre ato fyerje edhe pse asnjëherë nuk ka fyer asnjë nga komentuesit zemërkatranë! Për kë duhet të përpiqet e punojë një Gazetar sot?

E kuptoni o njerëz që fatkeqësia juaj jeni vet ju që nuk dini kujt ti kërkoni llogari e kë të mbështesni me veprimet tuaja?

Fatkeqësi dhe humbje për median e lirë për gazetarinë e vërtetë që edhe kështu në Shqipëri të tillët janë aq pak sa mund të numërohen me gishtat e një dorë”, shkruan ai.

Myftaraj ka qenë publicist dhe analist në median shqiptare. Prej kohësh Myftaraj drejtonte emisionin “Ju flet Moska”. Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor.

Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran. Ngjarjet më të rëndësishme të vendit, ai i lidhte me teori konspirative, ç;ka e bënte që të gjente edhe hapësira në media të ndryshme.

E rëndë! Kamioni përρΙaset me aυtobusin, 8 të vdekυr dhe 44 të ρΙagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe 44 të tjerë u plagosën të enjten kur një kamion u përplas me një autobus në Egjiptin jugor, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve egjiptiane MENA.

Sipas raportit, ekipet e shpëtimit shkuan në vendin e aksidentit në rrugën Aswan-Abu Simbel dhe i transferuan të plagosurit në Spitalin Publik Aswan.

Në autobusin, i cili po udhëtonte nga Sudani, ndodheshin 56 pasagjerë. Sipas Ahmad Mesilhy, një oficer në Drejtorinë e Sigurisë së Aswanit, shumica e viktimave ishin sudanezë.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Egjipt për shkak të mirëmbajtjes së dobët të rrugëve dhe zbatimit të dobët të ligjeve të trafikut.

Për të ulur numrin e aksidenteve, Egjipti ka përmirësuar rrjetin e tij rrugor gjatë viteve të fundit duke ndërtuar rrugë dhe ura të reja dhe duke riparuar ato ekzistuese.

FoΙësit në ρrotestën e Berishës i hυmbet ρortofoli: Mbani lekët dhe më ktheni kartat!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje gjatë protestës së Partisë Demokratike, një prej folësve i ka humbur portofoli.

Bëhet fjalë për Kreshnik Osmanin, i cili mbajti fjalën e tij në podiumin e ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ky i fundit thotë se i ka humbur portofoli me para dhe karta nga pakujdesia dhe nga dëshira për të ndihmuar një person të varfër.

Osmani bën thirrje t’i kthehen kartat bankare dhe ajo e identitetit.

Postimi i Osmanit:

Miq të dashur!

Gjatë protestës se sotme, kam humbur sot portofolin nga pakujdesia dhe nga dëshira për të ndihmuar një të varfër.

Ju lutem nëse dikush nga ata që më njohin dhe e kanë gjetur, të ma japin sepse kam karta identiteti, crediti banke, patenta që ju nuk ju bëjnë punë dhe mbajini të gjitha paratë!

Rendesi ka qe Shqiperia u cua sot e gjitha ne kembe.

Ju faleminderit!

Jo υetëm ρυthje në b υzë, ja çfarë Bleona i pIotësοi tjetër Arian Çanit

Këtu, moderatori kujtoi se Bleona i “bindet” dhe përveç puthjes, ajo i ka plotësuar edhe një dëshirë tjetër.

Ishte pikërisht fakti që ajo erdhi në emision pa grim. Moderatori u shpreh: 


“I thash do vish pa grim dhe shikoni, ka ardhur pa grim fare”.

Mbrëmja e djeshme u shoqërua edhe me polemika të shumta në emision.

Shkak u bë improvizimi i aktorit Rezart Veleshnja.

Ky i fundit ka realizuar videon e procesit të ngrirjes së vezëve nga Bleona.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga këngëtarja, e cila ishte gati të linte studion. 

SHIKO VIDEON

Lejet e qëndrimit në Itali/ Gati ligji i ri për shqiptarët emigrantët, kush pυnon në Itali…

Italia ka miratuar një draft të ri ligjor, duke i lehtësuar marrjen e leje qëndrimit të gjithë emigrantëve që duan të punojnë atje.

Përfitues të ligjit të ri në vendin fqinj, do jenë shumë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë atje.


Sipas draft-ligjit të ri, të gjithë emigrantëve u lejohet konvertimi i lejes së qëndrimit për motive të tjera, në leje qëndrimi për motive pune.

Këtu përfshihen lejet e qëndrimit të lëshuara për motive fatkeqësie natyrore,

për mbrojtje special, aktivitet sportive, artistik, motive fetare e asistencë për minorenët.

Drafti lejon edhe të drejtën e dhënies së lejes së qëndrimit edhe për motive të mbrojtjes sociale ndaja emigrantëve,

riatdhesimi i të cilëve do t’u shkaktonte trajtim jo human e degradues të jetës së tyre private e familjare.

Ministrja e bujqësisë në Itali Teresa Bellanova është shprehur e kënaqur për këtë normativë të re ligjore.

“Më në fund i kemi dhënë fund jo qytetarisë së draft-ligjeve të sigurisë së Salvinit, duke vendosur kushte të civilizimit juridik dhe të drejtësisë sociale.

Mbyllëm një faqe të errët të historisë italiane që për një normativë të gabuar kishte hedhur hije ndaj mijëra grave e burrave duke i transformuar në klandestinë”, tha ajo.

Gazetαri më i njohυr në Shqipëri, Blendi Fevziu blen mαkinën me çmίmin marrαmeηdës

Blendi Fevziu është padyshim gazetari më i pasur në Shqipëri.

Ai gjeneron të ardhura të shumta nga emisioni i tij “Opinion”, por edhe nga bizneset apo pronat.


Së fundmi gazetari i ka bërë vetes një dhuratë mjaft luksoze për Vitin e Ri.

Fezviu ka blerë një automjet të ri, Mercedes Benz S Class, të vitit 2020,

versioni më i fundit dhe më luksoz i kompanisë gjermane, shkruan meganews.al.

Një automjet i tillë në Gjermani ka çmim fillestar 110 mijë euro dhe më pas në rritje në bazë të versioneve.

E pazakoηtë/ I riu fυtet në shtëpi për të υjedhυr, por ndërrοn mendje dhe bën pυnët e shtëpisë

Ngjarje e pazakontë, hajduti hyn në një shtëpi bën punët e shtëpisë dhe riparon gjëra

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Britani, ku një hajdut hyri në një shtëpi dhe provoi rrobat e pronarit, më pas bëri punët e shtëpisë dhe disa riparime të vogla të nevojshme.

24-vjeçari Konrad Kuprasz qëndroi gjithë ditën në shtëpi, ndërkohë që pronari i saj ndodhej në punë.

Kur i zoti u kthye e gjeti hajdutin të shtrirë në krevat, të veshur me rrobat e tij, ndërsa përdorte laptopin.

Ai kishte ngrënë, ishte larë në dush dhe kishte bërë disa nga punët e shtëpisë.

I tme rruar ai njoftoi policinë, e cila bëri arrestimin e të riut që ishte dë nuar dhe më herët për vjedhje.

Ky është i riu shqiptar që po HABlT edhe mediat e huaja për mënyrën se si…

Kjo është shtëpia patriarkale e Syla, një familje tipike bujqësore në veri të Shqipërisë.

Anëtarët e saj ndajnë një çati, por mbi të gjitha – një mënyrë jetese.

E gjithë familja merr pjesë në punën e fermës familjare në fshatin malor të Blerimit, në veri të Shqipërisë.

Rruga për në fshat është aq shumë me gunga, saqë, sidomos gjatë dimrit, Syla mbetet e izoluar për muaj të tërë.

Suzana, gruaja e Shkëlzenit, ka studiuar infermierinë dhe shpesh në dimër i ndihmon gratë të lindin larg mjekëve dhe spitaleve.

Fytyrat e tyre, të shënuara nga lodhja, tregojnë një të vërtetë të thellë, shkruar nga era e ashpër malore “,shkruan Valery Poshtarov nga media Balcanicaucaso.

Noίzy tregon gjënë më të vështirë që u desh të përbaΙΙonte

Noizy është një nga reperët më të njohur dhe më të dashur për publikun shqiptar.

Ai ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

Reperin jemi mësuar ta shohim me energji, një karakteristikë që e ka pasur që fëmijë.

Noizy tregoi se ka qenë i praptë në moshë të vogël. Mirëpo një nga gjërat më të vështira me të cilat i është dashur të përballet ka qenë shpërngulja për në Britaninë e Madhe.

Kjo pasi u nda nga miqtë dhe shokët që kishte në vendlindje. Madje reperi rrëfeu se do të kishte dashur të mos ishte larguar kurrë nga atdheu.

“Kam qenë me shumë energji. Isha shumë i praptë, nuk lija dy gurë bashkë ,më thotë mami. I dashur non stop.

Disa gjëra nuk ndryshojnë gjatë jetës. Do doja ta kisha më pak normale rininë time.

Ku them normale do të thotë se do doja të mos e lija vendin tim në ‘97 pasi u shpërngulëm në Londër. Atje filloi rinia, vazhdimi.

U desh të shkëputesha nga shokët këtu dhe kjo është gjëja më prekëse e kësaj “fatkeqësie” që m’u desh të shkëputesha nga shoqëria ime në një gjë të re.

Ishte pjesa më e vështirë. Një shtet si Anglia më bëri të bëhesha burrë pak para kohe”, tha Noizy./tvklan.al