Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 27 Maj 2026

DASHI

Ke ende shumë energji, por sot duhet të mësosh ta menaxhosh më mirë. Në punë, shmang reagimet impulsive dhe përqendrohu te qëllimet e vërteta. Në dashuri, më pak krenari dhe më shumë dëgjim.

DEMI

Konkretësia dhe durimi ju ndihmojnë të qëndroni të vendosur edhe në situatat më sfiduese. Është një ditë e dobishme për të konsoliduar atë që ka vërtet rëndësi.

BINJAKËT

Mendja juaj vështron me shpejtësi, por sot keni nevojë për më shumë rregull. Shumë ide dhe shumë stimuj rrezikojnë të krijojnë konfuzion. Qartësoni jetën tuaj dashurore pa krijuar tension të panevojshëm.

GAFORRJA

Emocionaliteti është ende i lartë, por më i menaxhueshëm se ditët e fundit. Duhet të ndiheni të kuptuar dhe të mbështetur në marrëdhëniet tuaja personale.

LUANI

Vendosmëri e fortë, por kini kujdes që të mos përpiqeni gjithmonë të impononi pikëpamjen tuaj. Në punë, mund të arrini shumë nëse jeni strategjik.

VIRGJËRESHA

Një ditë pozitive dhe produktive. Prakticiteti juaj ju lejon të zgjidhni çështje të rëndësishme dhe të rifitoni stabilitetin.

PESHORJA

Ekuilibri është thelbësor në marrëdhënie. Disa fjalë mund të kenë më shumë peshë sesa pritet: zgjidhini shprehjet tuaja me kujdes.

AKREPI

Intuita dhe qartësia ju ndihmojnë të kuptoni menjëherë se çfarë është më mirë të bëni. Është një ditë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme.

SHIGJETARI

Po dëshironi lëvizje dhe ndryshim, por sot yjet po ju kërkojnë të jeni më të kujdesshëm. Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve.

BRICJAPI

Konkretësia dhe disiplina mbeten armët tuaja fituese. Është një ditë e dobishme për konsolidimin e rezultateve dhe planifikimin për të ardhmen.

UJORI

Kreativiteti është i lartë, por sot duhet të jesh më konkret. Idetë funksionojnë vetëm nëse mund t’i shndërrosh në veprime konkrete.

PESHQIT

Ndjeshmëria dhe intuita do t’ju ndihmojnë në marrëdhëniet tuaja. Në dashuri, mund të rifitoni qetësinë dhe të sqaroni disa keqkuptime.

E fundit! Bamir Topi hedh akuza të forta: Me përjashtìmin e Salianjit tregoi që është komunist! Berisha bën…

Ish-Presidenti Bamir Topi ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin deklaroi se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama për të bërë biznes dhe për të ndarë benefitet e pushtetit.

Në studion e “Report TV”, Bamir Topi tha se Berisha dhe Rama janë pronarë të partive politike që drejtojnë dhe kësisoj edhe të jetës politike në vend.

Ai shtoi se veprimet e fundit të Berishës dhe aksioni politik i opozitës tregojnë qartë që ish-kryeministrit dhe grupit të tij i ka ardhur fundi politik. Sipas Topit, Berisha me një grusht njerëzish në PD po përpiqen të mbajnë me forcë në çdo lloj forme pushtetin brenda kësaj force politike.

“Berisha nuk njeh më njeri, përveç një grupi të ngushtë që i garanton atij, qoftë me gjuhë urrejtje, qoftë me baltosje, qoftë me ‘të fortë’, pra gjuha politike duhet të jetë gjuhë politike. Ai duhet të hapë lojën, por në subkoshiencën e tij është që ‘unë e kam filluar lojën’, sepse edhe këtu ka një lloj diskutimi nëse e ka filluar ky lojën në 1990, sepse ka qenë dikush tjetër që e ka filluar… Berisha në gjithë këtë periudhë që nuk është e pakët, ka realizuar vetëm autogola në shërbim të ekipit kundërshtar”, tha Bamir Topi.

Lidhur me përjashtimin e Salianjit dhe shumë anëtarëve të tjerë nga PD, Topi tha se ky veprim tregoi qartë që Berisha është një komunist që gjatë këtyre kohërave është ‘maskuar’ si demokrat.

“Berisha duke përjashtuar Salianjin, tregon se ai ka qenë, është sjellë në atë lloj metamorfoze si demokrat dhe në fund fare ka përfunduar prap si komunist”, përfundoi ish-Presidenti Topi

Unaza me dìamant marramendëse, Brikena dhe Mateo janë martuar privatisht? Çifti: Në dasmën tonë…

Brikena Selmani dhe Mateo Borri u kanë dhënë fund zërave se janë martuar privatisht pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”.

Teksa ishin të ftuar në “He’s on Top” në Top Channel, ajo që ka tërhequr vëmendjen kanë qenë dy unazat me diamant në gishtin e Brikenës.

Ishte moderatorja Sara Gjordeni ajo që i pyeti drejtpërdrejt nëse janë martuar në fshehtësi, ndërsa Mateo tha se njëra unazë është ajo që ai ia ka bërë dhuratë, ndërsa tjetrën ia ka dhuruar familja.

“Ti dhe Bardhi do të jeni patjetër të ftuar në dasmën tonë”, iu përgjigj Brikena Sarës.

Evropa “digjet” nga vala rekord e të nxehtit/ Temperaturat arrijnë 40°C, viktịma në Francë dhe Britani

Një valë e pazakontë dhe rekord nxehtësie për muajin maj ka përfshirë Evropën Perëndimore, duke sjellë temperatura ekstreme, paralajmërime shëndetësore dhe të paktën tre viktima në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në Francë, një burrë humbi jetën gjatë një gare në Paris, ndërsa temperaturat në disa zona arritën deri në 35 gradë Celsius. Ndërkohë në Britani, një burrë vdiq në një plazh të mbushur me njerëz në Hastings, East Sussex, ndërsa një 15-vjeçar u mbyt në Swanholm Lakes, Lincolnshire, gjatë ditës më të nxehtë të vitit deri tani.
Meteorologët paralajmërojnë se vala ekstreme do të vazhdojë gjatë gjithë javës, ndërsa një fenomen i njohur si “kupola e nxehtësisë” po bllokon ajrin e nxehtë afrikan mbi Evropën Perëndimore.

Sipas Météo-France, kjo është një “valë e hershme, e fortë dhe e qëndrueshme e të nxehtit”, me temperatura deri në 12 gradë më të larta se mesatarja sezonale. Qytete në Francën perëndimore pritet të thyejnë rekordet historike të majit, ndërsa Nantes parashikohet të arrijë 35°C, duke tejkaluar rekordin e vitit 2017.
Edhe Spanja dhe Portugalia po përgatiten për temperatura ekstreme, me disa zona portugeze që pritet të shkojnë pranë 40°C, ndërsa jugu i Spanjës mund të arrijë deri në 38°C.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Zyra Meteorologjike ka paralajmëruar për një valë të konsiderueshme të nxehti, me temperatura deri në 33°C. Autoritetet kanë lëshuar alarme shëndetësore, përfshirë një paralajmërim portokalli për Londrën, ku priten pasoja serioze për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.
Fundjava e kaluar solli rekorde historike në disa vende evropiane. Në Britani u regjistrua dita më e nxehtë e majit në afro 80 vite, me temperatura që në Londër arritën në 32.3°C.

Ndërkohë, temperatura shumë të larta janë regjistruar edhe në Itali, Gjermani dhe në disa pjesë të Ballkanit, ku termometri ka shënuar deri në 33°C.
Ekspertët e klimës paralajmërojnë se fenomenet e tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike. Sipas meteorologëve francezë, valët e nxehtësisë do të shfaqen më herët gjatë vitit dhe do të bëhen më intensive në të ardhmen.

E fundit! Habit Iigji i ri! Mund tju marrin shtepine nese

Qeveria është bërë gati të ndryshojë Iigjin për sektorin e energjisë elektrike, duke propozuar një paketë të re rregullash që forcojnë ndjeshëm mënyrën si trajtohen faturat e papaguara dhe detyrimet e konsumatorëve.

Projektligji i hedhur për konsultim publik, parashikon që klientët fundorë janë të detyruar të paguajnë faturat e energjisë sipas kontratës së furnizimit.

Në rast mospagese, furnizuesi ka të drejtë të ndërmarrë një sërë masash për arkëtimin e detyrimit, duke nisur nga njoftimi zyrtar, ndërprerja e energjisë elektrike dhe deri te procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm përmes përmbarimit.

Risia më e fortë lidhet me mundësinë e vendosjes së barrës hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike.

Sipas projektligjit, kjo masë mund të aplikohet në rastet kur detyrimi i papaguar kalon vlerën 1.5 milion lekë dhe i përket klientëve jofamiljarë, pra kryesisht bizneseve.

Vendosja e barrës hipotekore nënkupton që prona lidhet juridikisht me borxhin dhe nuk mund të përdoret lirshëm pa u shlyer detyrimi.

Në praktikë, kjo e kthen faturën e energjisë nga një detyrim i thjeshtë pagesor në një detyrim që prek drejtpërdrejt pasurinë.

Paralelisht, projektligji ruan trajtimin e faturës së energjisë si titull ekzekutiv, çka i jep furnizuesit mundësinë të ndjekë procedurat e përmbarimit pa pasur nevojë për procese të gjata gjyqësore .

Megjithëse në tekst nuk përdoret drejtpërdrejt termi “sekuestrim”, kombinimi i barrës hipotekore me procedurat e përmbarimit krijon bazën ligjore që në faza të mëtejshme, nëse borxhi nuk shlyhet, të arrihet deri në ekzekutimin e pasurisë sipas legjislacionit civil.

Projektligji synon të forcojë disiplinën e pagesave në sektorin energjetik dhe të reduktojë borxhet e këqija, në një kohë kur paralelisht po shtohen edhe të drejtat e konsumatorëve për transparencë në faturim dhe akses në informacion mbi çmimet.

Në tërësi, ndryshimet tregojnë një qasje më të ashpër ndaj mospagesës së energjisë, duke e lidhur për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë faturën me pasurinë e konsumatorit, të paktën për kategorinë e bizneseve. / Skyweb

Vajzat e showbizit eskorta në qeIitë e krìmit: Çfarë dihet deri tani për fenomenin e bujshëm në burgjet shqiptare

Futja e vajzave të njohura nga showbizi shqiptar në ambientet e burgjeve, për takime të ashtuquajtura “speciale” me të dënuar për krime të rënda, është kthyer në një fenomen që po merr përmasa shqetësuese. Pas publikimit të rastit të moderatores kosovare Ziza Pajaziti, e cila u takua në Drenovë me të dënuarin me burgim të përjetshëm Laert Haxhiu, janë zbuluar raste të ngjashme edhe në burgjet e Fushë-Krujës, Reçit, Peqinit, dhe paraburgimin 313 në Tiranë.

Në burgun e Reçit, dy vajza të njohura të botës së televizionit dhe rrjeteve sociale, të identifikuara me inicialet R.R. dhe A.D., kanë hyrë në periudha të ndryshme gjatë dy muajve të fundit për të zhvilluar takime me një të dënuar që është pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Bajri”. Burime pranë institucionit e pohojnë praninë e tyre, e dokumentuar si në librat e hyrje-daljes së burgut, ashtu edhe në pamjet e kamerave të sigurisë.

Rasti nuk është i izoluar. Në të njëjtin burg, sipas informacioneve të përsëritura nga burime të ndryshme, kanë hyrë edhe vajza të tjera të botës së showbizit shqiptar, të cilat nuk njihen për ndonjë veprimtari artistike, por më shumë për imazhin e tyre në rrjetet sociale apo praninë në emisione si Big Brother dhe Për’puthen. Disa prej tyre kanë përdorur emra të rremë në regjistrim apo janë futur si të afërme të të dënuarve për të shmangur identifikimin.

Në burgun e Fushë-Krujës, një tjetër vajzë e njohur, me inicialet E.Dh., është përmendur për takime të vazhdueshme me një figurë të krimit të organizuar. Ajo thuhet se ka zëvendësuar një modele tjetër me inicialet K.K., që më parë frekuentonte të njëjtin institucion. Edhe në Peqin janë evidentuar raste të ngjashme, ku vajza të showbizit kanë hyrë për takime me të dënuar për krime të rënda, madje ndonjëherë edhe pa u regjistruar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërhyrë për të pezulluar nga detyra shefin e policisë së burgut të Reçit, Dylber Beqiri, dhe drejtorin Leonard Mardoda, për shkak të dijenisë dhe lejimit të këtyre hyrjeve. Mardoda ushtron detyrën si drejtor i komanduar i këtij institucioni.

Fenomeni është kthyer në një praktikë që po kompromenton sigurinë në sistemin penitenciar. Vajzat hyjnë në emër të afërsive familjare të supozuara me të dënuarit, ndërkohë që prania e tyre në këto institucione përkon me figura të rënda të krimit të organizuar, përfshirë individë të dënuar me burgim të përjetshëm, subjekte të SPAK dhe emra të njohur nga grupet kriminale të vendit.

Deri tani janë përmendur disa vajza me inicialet M.P., E.D., T.S., N.R., Zh.F., L.D., N.I., A.L., si pjesë e këtij fenomeni që ka përfshirë jo vetëm burgjet në Drenovë, Reç dhe Fushë-Krujë, por edhe ato të sigurisë së lartë në Korçë, Burrel dhe Peqin, si dhe paraburgimin 313 në Tiranë. Ndërkohë, nuk mungojnë as rastet e vajzave të huaja, përfshirë nga Kosova, Venezuela apo Bolivia, që janë futur për takime të ngjashme me të dënuar në Shqipëri.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar publik nga institucionet për identitetin e personave të përfshirë apo për masat konkrete që do të merren për ndalimin e këtyre praktikave në të ardhmen. Ndërkohë, zhurma mediatike dhe emrat që përfliten, vazhdojnë të ushqejnë spekulime dhe interes të madh publik.

E bujshme! Si e ka bIerë Babloku “gjyshin” e PD; me para dhe leje ndërtimi për Zenin dhe dhëndrin “faqezi”

Nëse ”Zeni” dhe dhëndri ”faqezi” janë kaq trima, përse nuk ulen vetë në karrigen e kryetarit të PD-së që të provojnë sa i vlen lëkura, në vend që të bëjnë pazare në kurriz të babait dhe vjehrrit tetëdhjetëvjeçar…

Për më shumë se një dekadë, shqiptarët kanë pyetur veten përse opozita nuk e rrëzon dot kurrë Edi Ramën. Përgjigjja nuk gjendet në sallën e Kuvendit, as në studio televizive ku politikanët bërtasin përballë njëri-tjetrit. Përgjigjja është ndërtuar me beton dhe hekur në zemër të Tiranës, në kullat që mbajnë të fshehtë një marrëveshje shumë më të vjetër se çdo fushatë elektorale.

Babai i kësaj marrëveshjeje e kuptoi shumë herët se opozitën e ”gjyshit” nuk e blen dot me karrige ministrore apo favore të vogla. Duhej diçka më e madhe. Duheshin leje ndërtimi për ata që kanë mbiemrin e duhur dhe duheshin paratë që vijnë nga betonizimi i Tiranës pa fund e pa pyetur njeri. Monedha e këtij pazari nuk u bënë as votat, as debatet parlamentare. U bënë kullat e Shkëlzen Berishës dhe pallatet e Jamarbër Malltezit. Djali dhe dhëndri i kreut të opozitës u shndërruan në dy anët e një ekuacioni që mban në këmbë të gjithë skemën.

Kështu funksionon marrëveshja e heshtur që e ka mbajtur Sali Berishën në karrigen e opozitarit numër dy, asnjëherë rrezik real për pushtetin. Lejet vijnë njëra pas tjetrës. Kullat ngrihen pa bujë. Opozita mbetet aty ku është, e zënë me beteja që nuk fitohen kurrë, ndërsa familjarët e liderit të saj ndërtojnë perandori betoni në heshtje. Nëse Zeni është kaq trim, përse nuk ulet vetë në karrigen e kryetarit të PD-së që të provojë sa i vlen lëkura, në vend që të bëjë pazare në kurriz të të atit tetëdhjetëvjeçar.

Kulla që bashkon ata që gjoja janë armiq

Projekti për kullën 65-katëshe në Bulevardin e Ri nuk është një leje e zakonshme ndërtimi. Kushdo që njeh Tiranën e di se në atë zonë asgjë nuk miratohet pa pëlqimin direkt të kreut të qeverisë. Mirëpo kjo leje nuk i shkoi një investitori të afërt me pushtetin, sic mund të pritej. I shkoi Shkëlqim Beshirit.

Emri i Beshirit është i lidhur ngushtë me familjen Berisha prej vitesh. Rastet e Ksamilit, Kanalit të Cukës, Orikumit dhe Gjirit të Lalzit flasin për një njeri që është futur në prona dhe leje pikërisht kur Sali Berisha lëvizte administratën sipas interesave të rrethit të tij. Tani i njëjti person merr dritë jeshile nga qeveria e Edi Ramës për një nga projektet më të mëdha në kryeqytet. Kjo nuk ndodh rastësisht dhe as nuk shpjegohet me profesionalizmin e aplikimit.

Pas kompleksit të dhëndrit në Farkë, Rama i jep ‘presta nome-s’ së Shkëlzenit leje për kulla nga 30 deri 67 kate në Bulevardin e Ri
12 Nëntor, 17:15
Edi Rama e kalon lejen pa diskutim. Ministritë nuk ngrenë shqetësime teknike. Bashkia e Tiranës hesht. Kushdo që ka ndjekur proceset e tjera të ndërtimit në Tiranë e di se kjo butësi administrative nuk ekziston për njerëzit e thjeshtë. Ajo ekziston vetëm kur ka një marrëveshje më të madhe se dokumentet zyrtare. Një marrëveshje që i mban të dy palët të qeta. Sepse secila ka arsye të forta për të mos folur.

Kjo kullë nuk është thjesht një investim privat. Ajo është pika e takimit mes dy botëve që publikisht shfaqen si armiqësore, por që në territorin e betonit bashkëpunojnë pa probleme. Paraja lëviz, prona ndryshon duar dhe askush nuk bën pyetje.

Shkëlqim Beshiri dhe pazari i heshtur Rama-Berisha që fshihet pas kullës 65-katëshe në Bulevardin e Ri
5 Dhjetor, 16:44
Monumenti i një pakti familjar

Historia e kullës 45-katëshe në ish-Bllok e tregon edhe më qartë se si funksionon kjo skemë. Kompania që po e ndërton është e Rreoland Jegenit, dikur pjesëmarrës i zellshëm në takimet e Lulzim Bashës kundër Ramës. Sot Jegeni ka gjetur rrugën drejt KKT-së dhe leja për përbindëshin e betonit ka dalë pa pengesa.

Kulla e “armëpushimit”? Si Blendi Gonxhja, Shkëlzen Berisha dhe toka e Xhabaftëve i dhanë Tiranës përbindëshin 45-katësh
15 Maj, 13:41
Por kjo nuk është thjesht historia e një ish-opozitari që pa dritën. Jegeni dhe Blendi Gonxhja, njeriu që firmos projektet më të mëdha urbane të Tiranës, janë familjarë. Lidhja mes tyre nuk është profesionale, por personale, shumë më e vjetër se politika. Kjo e shpjegon pse dyert iu hapën pa trokitur.

Tokën ku po ngrihet kulla e kanë vënë Xhabaftët, të cilësuar nga opozita si militante te Gonxhes. Ndarja e roleve është e thjeshtë: Xhabaftët sjellin truallin, Jegeni sjell kompaninë dhe paratë, Gonxhja me Ramën sjellin firmën.

Flamur Noka aktronte me Albert Xhabaftin, dhe i ngrinte zerin si ”kaposh”… nga ana tjetër Zeni ishte në tavë me ta.

Polici i keq Noka, i miri Berisha: Arsyet e teatrit të PD
11 Maj, 15:29

“Do të të marr zvarrë”/ Incident në Vorë, Bert Xhabafti përplaset me Nokën: Çfarë do ti këtu, keni vrarë 26 persona?
11 Maj, 11:53
Mirëpo një marrëveshje me kaq shumë para dhe në një zonë kaq të ndjeshme nuk mund të funksiononte pa një garanci që opozita të mos bëjë zhurmë. Këtu hyn në lojë Shkëlzen Berisha. I biri i kreut të PD-së është njëkohësisht mik i ngushtë i Gonxhes dhe pjesë e marrëveshjes për kullën. Prania e tij në këtë ekuacion shërben si siguri që Sali Berisha nuk do ta sulmojë kurrë me fakte Blendi Gonxhen dhe se gjithçka do të kalojë në heshtje.

Mjafton të shohësh sjelljen e Berishës ndaj Gonxhes për ta kuptuar. Lideri i opozitës sulmon këdo që lidhet me pushtetin, por Gonxhen e prek vetëm me thumba të lehta, asnjëherë me akuza konkrete që mund të çojnë diku. Arsyeja është e thjeshtë: një goditje e vërtetë ndaj Gonxhes do të nxirrte në dritë mikun e ngushtë të të birit dhe do të zbërthente gjithë pazarin e kullës. Ndaj doktori mjaftohet me ndonjë fjalë në ajër, ndërsa përbindëshi prej betoni ngrihet kat pas kati.

Kulla 45-katëshe në ish-Bllok nuk është një projekt ndërtimi. Ajo është monumenti i një pakti familjar mes pushtetit dhe opozitës, i mbrojtur nga heshtja e atyre që duhet të kishin folur prej kohësh.

Ndërtuesi më i madh anonim i Tiranës

Shkëlzen Berisha nuk është thjesht djali i një politikani të rëndësishëm. Ai është ndërtuesi më i madh anonim i Tiranës. Herë përdor emrin e një oligarku, herë emrin e tjetrit, herë një listë të gjatë njerëzish që i shërbejnë si maska biznesi. Në letër, asgjë nuk është në emrin e tij. Në praktikë, të gjithë e dinë se kush qëndron pas këtyre kullave dhe lejeve.

Problemi me Shkëlzenin nuk është se takohet me Erion Veliajn. Takimet mes njerëzve që bëjnë biznes dhe atyre që japin leje nuk janë krim, sidomos kur bëhet fjalë për ndërtuesin më të madh anonim të kryeqytetit. Madje është mirë që kryetari i Bashkisë ta dijë se kush është ndërtuesi faktik pas kompanive që aplikojnë për leje. Problemi është se Shkëlzeni do gjithçka në të njëjtën kohë: do lejet për kullat, do paratë që vijnë prej tyre dhe do edhe kauzën e opozitës.

Ndërkohë që ‘baloja’ Këlliçi dilte në sheshe për të sfiduar Veliajn në zgjedhje, Shkëlzeni dhe shokët e tij negocionin pikërisht me Veliajn për kullën e radhës. Ndërkohë që militantët e PD-së mblidheshin në protesta kundër regjimit, djali i liderit të tyre gjente gjuhën e përbashkët me të njëjtin regjim për leje ndërtimi.

Detaji që e përmbledh më mirë këtë situatë është vendi ku ka banuar apo banon Shkëlzen Berisha. Ai jeton në shtëpinë e një oligarku, pronar kullash. Trashëgimtari politik i opozitës shqiptare banon nën çatinë e një njeriu që ka ndërtuar perandorinë e tij pikërisht falë marrëdhënieve me pushtetin që kjo opozitë pretendon se e lufton. Nuk është e nevojshme të thuhet më shumë.

Skema është e thjeshtë dhe cinike: paratë bëhen me ata që janë në pushtet, zgjedhjet u lihen militantëve për t’i humbur dhe e vetmja gjë që nuk lejohet është që dikush të flasë hapur për këtë. Kur Ylli Rakipi përmendi se kishte qenë dëshmitar në një takim mes Shkëlzenit dhe Veliajt në një vilë në periferi të Tiranës, presioni për ta tërhequr deklaratën ishte i menjëhershëm dhe brutal.

Dhëndri ”faqezi’ dhe 6 milionë eurot që nuk shpjegohen dot

Nëse krahu i fshehtë i kësaj marrëveshjeje është Shkëlzen Berisha, krahu i hapur është Jamarbër Malltezi. Dhëndri i ish-kryeministrit përfitoi gati 6 milionë euro nga operacioni Partizani, një aferë që nisi disa ditë pasi qeveria e Sali Berishës mori detyrën në shtator 2005.

SPAK ka dokumentuar se Malltezi mori edhe një sipërfaqe shtesë në kullën ARA me vlerë 1.2 milionë euro, që sipas hetimeve nuk i takonte fare. Një kat të tërë që nuk i përkiste, por që përfundoi në xhepin e tij. Fatmir Bektashi, ortaku i tij në këtë sipërmarrje, i ka thënë SPAK-ut se Malltezi nuk investoi asnjëherë para në ndërtimin e kullave. Detyra e tij ishte të bindte pronarët e tjerë të tokave që të hynin në lojë. Të njëjtën gjë bënte edhe kushëriri Xhimi Begeja, me ndryshimin se Begeja përfitoi gati gjysmën e asaj që mori Malltezi.

Kjo mbetet pyetja qendrore: nga dolën këto 6 milionë euro? Argita Berisha ka dhënë versione të ndryshme në intervista të ndryshme. Një vit më parë tha se paratë erdhën nga shitja në gropë e shtëpive ende të pandërtuara. Argita foli për një kredi prej 1.3 milionë eurosh nga kompania Homeplan dhe ca para të tjera, pa specifikuar origjinën e tyre.

Dilema është e tillë: nëse Malltezi pretendon se i kishte paratë për të investuar, atëherë duhet të shpjegojë se nga i mori ato, në një kohë kur vjehrri i tij ishte kryeministër dhe çdo favor i vogël nga shteti mund të shndërrohej në miliona euro. Nëse nuk i kishte paratë, atëherë duhet pranuar se pozicioni i tij në këtë biznes ishte thjesht mbiemri i gruas.

Si pastrohen paratë e dhëndrit “faqezi” – IBA INVEST

Në këtë pikë të historisë shfaqet një personazh që publiku e njeh pak, por që është thelbësor për të kuptuar si funksionon gjithë mekanizmi. Ilir Biba nuk është një emër që del në televizor. Megjithatë roli i tij në këtë skemë është saktësisht ai që mungonte për ta bërë makinerinë të plotë: pastrimi i parave.

Kompania e tij, IBA INVEST, ka si objekt veprimtarie investimin me pjesëmarrje në kuota, marrjen dhe dhënien e huasë dhe investimin në fushën e ndërtimit civil. Në letër duket si çdo kompani tjetër. Adresa e saj e dytë e regjistrimit bie në Kodër Vorë, në zonën kadastrale 2183, numër pasurie 101/58. E njëjta zonë ku janë regjistruar edhe kompani të tjera ndërtimi që kanë lidhje me këtë rrjet.

Përmes IBA INVEST dhe rrjetit Polaris, Ilir Ramazan Biba luan rolin e atij që i merr paratë e dyshimta dhe i kthen në investime në dukje të rregullta. IBA INVEST, po ta kthesh mbrapsht, të nxjerr ABI INVEST. Një lojë fjalësh që të çon te Abi, shkurtimi i emrit të Jamarbër Malltezit, dhëndrit “faqezi” që përfiton prej kësaj skeme. Pa këtë hallkë, gjithë makina do të bllokohej, sepse nuk mjafton të kesh lejen, duhet të kesh edhe një rrugë për t’i futur lekët në ekonomi pa ngritur dyshime.

Grupi Polaris, i kontrolluar nga Ilir Biba përmes IBA INVEST, përbëhet nga disa kompani: Polaris Construction, Polaris Design, Polaris Imp-Ex dhe Polaris Equipment. Të gjitha u themeluan ose u riorganizuan në prill 2022, pra muaj përpara se të miratohej ndryshimi i Planit të Përgjithshëm Vendor të Vorës në maj 2023. Koha e krijimit të tyre nuk është rastësi.

Një nga këto kompani, Polaris Construction, ka një projekt aktiv në Vorë: një godinë banimi dhe shërbimi me dy kate parkim, dy kate shërbim dhe gjashtë kate banimi. Selia e kompanisë ndodhet në Vorë, në Rrugën Demokracia.

Ilir Biba shfaqet edhe si ortak në Verus Group, bashkë me Abedin Sakulin dhe Ardian Xhakonin.

Funksioni i Ilir Bibës në këtë skemë është i qartë: sipas burimve të Pamfleti; ai është njeriu që transformon paratë e dyshimta në investime në dukje të ligjshme. Nuk mjafton të marrësh lejen e ndërtimit nga pushteti. Duhet edhe dikush që t’i bëjë lekët të duken të pastra, të gatshme për t’u rikthyer në ekonomi pa ngritur dyshime.

Sipas informacioneve që ka siguruar Pamfleti; janë 2 pallate të Ilir Ramazan Biba që identifikohen me Abi Malltezin;

I pari ndodhet mu pas Komisariatit të Vorës. Aty ku dikur kalonte thjesht një rrugë, sot është ngritur një kantier. Kush e ka parë zonën e di që deri para pak kohe askush nuk do të kishte menduar të ndërtonte një pallat shumëkatësh në atë vend.

I dyti po ndërtohet aty ku sapo kalon Burgu 313. Në pamje të parë, ky vend nuk ka asnjë kuptim si investim. Por ata që e njohin mirë zonën e dinë arsyen e vërtetë. Aty kalon një rrugë që të lidh drejtpërdrejt me bulevardin te Treni.

Kjo është pjesa më e ndyrë e kësaj historie. Kur dikush di paraprakisht se një rrugë e re do të hapet dhe do të lidhë një zonë të lënë pas dore me një arterie kryesore të qytetit, ai blen tokën me çmim të ulët, merr lejen për të ndërtuar dhe pret që vlera e pronës të shpërthejë sapo rruga të përfundojë. Ky nuk është investim. Ky është informacion i privilegjuar i kthyer në pasuri.

Pyetja që askush nuk e bën publikisht është: kush e informoi familjen e ish-kryeministrit se një rrugë që nuk figuronte në asnjë plan urbanistik publik do të hapej pikërisht aty?

Le të hedhim një vështrim të ftohtë mbi atë që ka ndodhur. Babloku i dha Zenit lejen për kullën në ish-Bllok, lejen për kullën e Beshirit në Bulevardin e Ri dhe mbulimin e heshtur të të gjitha projekteve të tjera ku Shkëlzen Berisha qëndron si ndërtues anonim. Dhëndrit i dha operacionin Partizani me 6 milionë euro fitim, katin prej 1.2 milionë eurosh që nuk i takonte dhe hapësirën për të ndërtuar dy pallate në Vorë përmes rrjetit të Ilir Bibës, njeriut që merret me pastrimin e parave.

Në këmbim, Gjyshi i PD-së mbajti karrigen e opozitarit numër dy. Nuk u bë kurrë rrezik real. Sulmoi sa për të justifikuar rolin e tij para militantëve, por pa prekur asnjëherë ato që duheshin prekur. Nuk pyeti për Gonxhen. I mbajti të zënë simpatizantët e tij me beteja të humbura që në fund të ditës nuk i shërbenin askujt, përveç atij që e kishte blerë gjithë këtë makineri.

Fjala “blerë” nuk është metaforë këtu. Ndërsa militantët e opozitës dilnin në shi për të protestuar, familjarët e liderit të tyre numëronin fitimet në heshtjen e zyrave me pamje nga kullat që po ndërtonin. Ky është çmimi që Babloku pagoi për të patur një opozitë që nuk e sfidon kurrë me të vërtetë.

Shqiptarët vazhdojnë të pyesin përse vendi nuk ndryshon. Përgjigja qëndron mbi ta, në kullat që shpojnë qiellin e Tiranës. Çdo kat i atyre kullave është një vulë e një marrëveshjeje që zgjati më shumë se çdo qeveri. Një marrëveshje që i ka kushtuar vendit jo vetëm paratë publike, por edhe të drejtën për të patur një opozitë të denjë. (vijon) /Pamfleti

“Dendias e ka mbiemrin Dedja, vjen nga Vunoi”, Laert Vasili: PoIitika greke është “deep state” arvanitas, besonin se po bënin Shqipërinë e re ortodokse…

Aktori Laert Vasili barti disa deklaratat e forta në emisionin Studio24 në News24, teksa komentoi origjinën e ministrit grek të Mbrojtjes Nikos Dendias dhe historinë e arvanitasve në Greqi.

“Pse ia thua emrin Dendias? E ka Dedja, është nga Vunoi”, u shpreh Vasili gjatë diskutimeve në studio.

Ai tregoi edhe një episod që lidhej me një vizitë mediatike në Korfuz, ku sipas tij ishte intervistuar një avokat me origjinë nga Vunoi.

“Kur kanë vajtur në Korfuz për të marrë një intervistë nga një avokat i famshëm, ishte një që quhej Dedja dhe mbante bustin e Skënderbeut. Ai tha se ishte nga Vunoi dhe se të parët e tij kishin luftuar krah këtij trimi arbëror”, deklaroi Vasili.

Sipas aktorit, edhe vetë Dendias e ka pranuar origjinën e tij nga zona e Himarës.

“Vetë Dendias thotë nga atje ku ai beson se ka origjinën. Himara quhej gjithë zona aty poshtë”, tha ai.

Më tej, Vasili komentoi edhe historinë politike të shtetit grek, duke e cilësuar atë si të ndërtuar mbi ndikimin arvanitas.

“Politika greke është për t’i hequr kapelën, është deep state arvanitas. Ky deep state arvanitas, me fondin e Ali Pashës, me të cilin u krijua banka kombëtare greke, është themeluar me pasurinë e Ali Pashës nga disa arvanitas dhe ata besonin se po bënin Shqipërinë e re ortodokse kundër otomanëve”, deklaroi ai.

Shifra që nuk i shohìm as në ëndrra! Ja sa miliona euro do marrë Igli Tare pas shkarkimit nga Milani

TËRMET TE MILANI! Humbja e Championsit sjell shkarkimin e Igli Tares, Allegrit dhe drejtuesve të tjerë. Ja “fatura e kripur” prej 22 milionë eurosh që do paguajë “RedBird”

Një “tërmet” i vërtetë ka goditur klubin e Milanit ditën e sotme, duke sjellë një revolucion total në kupolën drejtuese dhe në stolin kuqezi. Humbja e fundit përballë Kaljarit nuk ishte thjesht një disfatë në fushën e blertë, por shënoi dështimin fatal për të siguruar një biletë në kompeticionin më të rëndësishëm europian, Champions League. Kjo mungesë e kualifikimit ka qenë e papranueshme për pronarin e klubit, Xherri Kardinale, i cili nuk ka humbur kohë dhe ka ndërmarrë vendime drastike.

Spastrimi masiv nga Kardinale
Me një deklaratë zyrtare që ka tronditur ambientin sportiv, kompania “RedBird” ka zyrtarizuar shkarkimin e menjëhershëm të katër figurave kyçe të projektit milanist. Trajneri Masimiliano Alegri dhe tre drejtorët e lartë: Igli Tare, Xhorxho Furlani dhe Xhefri Monkada, janë liruar nga detyrat e tyre. Ky spastrim masiv tregon qartë pakënaqësinë e thellë të pronarëve amerikanë me drejtimin që kishte marrë skuadra në këtë sezon kritik.

Fatura marramendëse e shkarkimeve
Por ky revolucion total nuk vjen pa kosto; përkundrazi, fatura financiare që rëndon mbi arkat e klubit është jashtëzakonisht e lartë. Vendimi i menjëhershëm, ndonëse i domosdoshëm sipas Kardinales për të hapur një kapitull të ri, do t’i kushtojë Milanit plot 22 milionë euro si pasojë e dëmshpërblimeve për prishjen e parakohshme të kontratave.

Detajet e dëmshpërblimeve për Taren, Allegrin dhe Furlanin:

Igli Tare: Në fokusin e këtyre ndryshimeve është drejtori sportiv shqiptar, i cili kishte firmosur një kontratë që i garantonte një pagë prej 800 mijë eurosh neto në sezon. Ndërprerja e bashkëpunimit i kushton arkave të Milanit rreth 3 milionë euro, një shifër kjo e përllogaritur duke marrë në konsideratë dy vitet e mbetura në kontratën e tij dhe duke llogaritur vlerën e pagës bruto.

Masimiliano Alegri: Shkarkimi i trajnerit, i cili dështoi të përmbushte objektivin minimal të klubit (kualifikimin në Champions), i ka kushtuar pronarit Kardinale plot 9 milionë euro.

Xhorxho Furlani: Buxheti pëson goditjen më të rëndë nga largimi i CEO-s së klubit. Për shkak të një rinovimi të kohëve të fundit, largimi i Furlanit kap shifrën e frikshme të 10 milionë eurove dëmshpërblim.

Xhefri Monkada: Nga i gjithë ky grup, i vetmi që nuk krijon një “gropë” financiare në buxhetin e dëmshpërblimeve është drejtori teknik. Kontrata e Monkadës ishte tashmë në përfundim e sipër, duke e bërë largimin e tij me kosto zero.

Kështu, mes zhgënjimit sportiv dhe faturës prej 22 milionë eurosh, Milani e gjen veten në një pikënisje të re, i detyruar të rindërtojë nga e para të gjithë hierarkinë drejtuese.

Burimi origjinal i lajmit: EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL

Bluzë e grisur dhe mavijosje: Pronari i Olimpiakosit dhe Nottingham Forestit rrihet në një sherr  me grushte në stadium

Pronari i Nottingham Forest, Evangelos Marinakis, u përfshi në një përleshje të ashpër fizike gjatë finales së basketbollit të Euroligës në Athinë të dielën në mbrëmje.

58-vjeçari, i cili është gjithashtu pronar i Olympiacos, u filmua duke shtyrë, kapur dhe bërtitur në tribunat VIP, ndërsa sigurimi dhe kalimtarët ndanë njerëzit pak momente pas fitores 92:85 të ekipit të tij ndaj Real Madridit.

Sipas dëshmitarëve okularë, atmosfera u bë armiqësore midis Marinakis dhe Grigoris Dimitriadis, një ish-anëtar i shquar i qeverisë greke dhe nip i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Konflikti, i cili thuhet se filloi si një grindje verbale, u përshkallëzua shpejt në një përballje fizike që tronditi të pranishmit.

Gjatë përleshjes, këmisha e Marinakis u gris dhe personeli i sigurisë u detyrua të ndërhynte për të ndarë palët në konflikt, pasi situata rrezikonte të dilte jashtë kontrollit.

Ai u pa më vonë me mavijosje të dukshme në fytyrë, përveç këmishës të grisur.

Skenat dramatike janë bërë virale pasi u shfaq një video e papërpunuar 17-sekondëshe që tregon përleshjen kaotike të plotë.

Marinakis ka një histori polemikash te Forest, duke përfshirë ndalime dhe gjoba të mëparshme, dhe ky incident i fundit ka shkaktuar debate dhe meme të gjera midis tifozëve të futbollit.

Autoritetet greke pritet të hetojnë rrethanat e incidentit. Asnjëra palë nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare mbi atë që e shkaktoi saktësisht përplasjen