Lajmi fundit:Rama reagon për protestën dhe paralajmëron

Nga godina e djegur e Kolegjit të Europës, kryeministri Edi Rama tha se kjo nuk është vepër e studentëve, teksa i ftoi ata për dialog. Për sulmet ndaj institucioneve dhe trazirat e shkaktuara në Tiranë përgjatë dy ditëve të fundit, ai bëri përgjegjëse opozitën, si duart që duan ta rikthejnë Shqipërinë në humnerë.

Kryeministri u shpreh se nuk ka kthim pas dhe vijon rrugëtimi drejt Bashkimit Europian. Orët e vështira do t’i kalojmë bashkë, tha ai.

“Studentët janë e ardhmja, shohin larg dhe duan të shkojnë më larg e më shpejt. Studentët janë gjithnjë të mirëpritur dhe për ta jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje. Këto janë të tjera duar. Këto janë duar që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë përpiqet të shkojë lart. Këto janë duart  një opozite që me maska të verbërish para kërkojnë ta rikthejnë Shqipërinë aty ku nuk do të rikthehet kurrë.

Kërkojnë ta rikthejnë në humnerën nga ku e nxorrëm dhe ku po e ngjisim, drejt ëndrrës në breza, BE. Kolegji i Europës ndodh sot të jetë simboli. Janë orë të vështira, por orë që do t’i kalojmë të gjithë së bashku sepse Shqipëria do të vazhdojë të ngjitet, do të vazhdojë në rrugën e saj dhe kurrë më s’do të jenë ato duar që e kanë kapur për fyti dhe e kanë zhytur thellë e më thellë opozitën shqiptare, s’do ta kapin dot Shqipërinë. përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit. Secili që ka bërë këtë katrahurë, do të paguajë sepse Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Katrahura që u kthye në verbërinë e saj, fantazma që do të përpiqet të rikthehet do të mbetet e kaluar. E ardhmja është e studentëve, e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Rama.

Blendi Fevziu kritikon ashpër presidentin Bajram Begaj: Je bërë si infIuencer, kjo nuk ka ndodhur prej 91’-shit

Gazetari Blendi Fevziu e ka nisur emisionin “Opinion” me një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin Bajram Begaj, duke kritikuar qëndrimin e tij përballë situatës së tensionuar dhe kaosit të krijuar në Tiranë.

Fevziu u shpreh se, gjatë karrierës së tij në gazetari që prej vitit 1991, nuk i kujtohet një rast kur një president të mos reagonte në mënyrë institucionale përballë një situate të tillë. Ai kritikoi reagimin e Begajt në rrjetet sociale, duke theksuar se kreu i shtetit duhet të marrë një rol më aktiv dhe të nxisë dialogun mes forcave politike.

“Unë kam në këtë profesion, në gazetari që prej vitit ’91 dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që një president të mos reagojë në këtë gjendje, në këtë kaos që është Tirana.

Presidenti merr dhe bën një status në Facebook dhe bëhet si influencer. Presidenti nuk është as OSBE dhe as Ambasada Amerikane. Presidenti duhet të thërrasë partitë për konsultim me njëri-tjetrin”, u shpreh Blendi Fevziu.

Protesta, deputetja socialiste: Këto pamje nuk ua ka borxh askush, shqiptarët nuk ua falin se s’janë budaIIenj

Deputetja socialìste Sara Mila ka reaguar për protestën e studentëve, që ka nisur që prej ditës së djeshme.

Ajo thotë se protestuesit janë derivate të Sali Berishës.

Në reagimin e saj, Mila thotë se shqiptarët nuk janë budallenj dhe nuk do ua falin këtë që po ndodh.

“O Sali, e derivatet e tij!

Kujtimet e ‘97 që formësuan ankth kolektiv tek një gjeneratë e tërë, nuk ua servirni dot sot fëmijëve tanë.

Këto pamje, frikë e trysni nuk ua ka borxh askush, madje as historia, e cila do dijë të gjykojë më mirë padyshim.

Por ka sot një trajektore drejt BE-së e cila vihet në rrezik vetëm prej egos tuaj të sëmurë për t’i marrë Shqipërisë të ardhmen, pasi ia shkatërruat paturpësisht të shkuarën.

Shqiptarët iu njohin, shqiptarët nuk ua falin, shqiptarët nuk janë budallenj”, thotë ajo në reagimin e saj.

Kjo nuk është më protestë, por cenim i rendit kushtetues

Ka një kufi që ndan protestën nga dhuna, pakënaqësinë qytetare nga destabilizimi dhe ushtrìmin e një të drejte kushtetuese nga veprimtaria që synon të paralizojë funksionimin normal të shtetit.

Ky kufi nuk përcaktohet nga numri i protestuesve, nga ashpërsia e parullave apo nga radikalizmi i kërkesave politike. Ai përcaktohet nga natyra e veprimeve, organizimi i tyre, vazhdimësia dhe, mbi të gjitha, nga qëllimi që ato synojnë të realizojnë.

Pikërisht këtu lind nevoja për ta parë me gjakftohtësi atë që po ndodh.

Nuk kemi më përpara një protestë të zakonshme. Nuk kemi as një shpërthim spontan pakënaqësie, madje as një revolucion në kuptimin klasik politik të fjalës.

Kemi përpara një fenomen dhune publike, me elemente organizimi dhe vazhdimësie, që ngre dyshime serioze për një synim shumë më të madh sesa shprehja e pakënaqësisë.

Dhuna spontane mund të shpërthejë papritur, por nuk mund të mbahet pafundësisht në këmbë pa një mekanizëm që e ushqen.

Le t’i analizojmë faktet, pa emocione dhe pa paragjykime politike.

Dhuna vazhdon për orë të tëra. Aktorët e saj kryesorë mbeten kryesisht anonimë. Nuk ka një udhëheqje të identifikueshme që merr publikisht përgjegjësinë për organizimin dhe objektivat e saj.

Në emër të studentëve krijohen barrikada njerëzore, pas të cilave fshihen dhunues me maska. Në pika të ndryshme të qytetit shfaqen grupe që ushtrojnë dhunë e djegin ç’të munden. Goditen vende të rëndësishme dhe krijohen situata që pengojnë jetën normale të qytetit.

Por ajo që të bën më shumë përshtypje është logjistika.

Dhuna e zgjatur nuk kërkon vetëm njerëz të gatshëm për të goditur. Ajo kërkon mjete, furnizime, koordinim, zhvendosje dhe qëndrueshmëri.

Mendojeni pak: edhe dhunuesit që qëndrojnë për orë të tëra në rrugë kanë nevojë për ujë e ushqim, përveç maskave që përdorin për të fshehur identitetin. Edhe mjetet e dhunës duhet të sigurohen, të transportohen e të shpërndahen. Edhe grupet që veprojnë në pika të ndryshme duhet të kenë njëfarë koordinimi.

Asgjë nga këto nuk provon vetvetiu ekzistencën e një qendre të vetme organizimi. Por të marra së bashku, këto rrethana kërkojnë një shpjegim shumë më serioz sesa formula e zakonshme: populli është i pakënaqur dhe po proteston.

Pakënaqësia mund të shpjegojë motivin e një proteste, por nuk shpjegon automatikisht organizimin e dhunës.

Ky është dallimi themelor.

Madje, ajo që po shohim duket se i tejkalon edhe kapacitetet e zakonshme të protestave të dhunshme të organizuara nga partitë tona politike.

Protestat e tyre, edhe kur janë shoqëruar me përplasje, përgjithësisht kanë pasur një fillim, një fund, një organizator të njohur dhe një objektiv politik të deklaruar.

Këtu shfaqet një fenomen tjetër: vazhdimësi, anonimati, shpërndarje territoriale dhe mungesë përgjegjësie publike.

Është diçka që duket më e madhe edhe se ajo e ashtuquajtura protestë e flamingove.

Është më shumë edhe se përndjekësit dhe vezët e Llapaj-Qorri-Shehajt. Më shumë edhe se molotovhedhësit e Partisë Demokratike.

Nuk përjashtoj aspak që këta aktorë politikë të kenë rol në këtë situatë. Përkundrazi, prania dhe mbështetja e tyre politike ndaj veprimeve të dhunshme, aty ku provohet, është një fakt që duhet konsideruar.

Por të jesh i pranishëm në një situatë dhune, ta mbështesësh atë politikisht dhe të jesh organizatori i saj janë tri gjëra të ndryshme.

Për momentin, këta aktorë më shumë ngjajnë me spekulantë politikë që përpiqen të përfitojnë politikisht nga kjo situatë, sesa me njerëz që e kontrollojnë plotësisht atë.

Kjo e bën problemin edhe më serioz. Sepse një dhunë që nuk ka drejtues të njohur, nuk ka përgjegjës të identifikueshëm dhe nuk ka një objektiv të deklaruar, është shumë më e vështirë të kontrollohet politikisht dhe institucionalisht.

Unë nuk e di kush e organizon këtë dhunë. Nuk e di kush e financon, nëse ka financues, kush e koordinon dhe cili është objektivi përfundimtar i saj.

Sigurisht, nuk kam ndërmend të shpik përgjigje për pyetje që kërkojnë prova. Por pikërisht sepse këto përgjigje mungojnë, shteti ka detyrimin t’i gjejë.

Në një rend demokratik nuk mund të pranohet që dhuna e organizuar të shndërrohet në një instrument anonim të imponimit të vullnetit politik.

E drejta për të protestuar është kushtetuese. E drejta për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë është kushtetuese. Edhe e drejta për të kërkuar ndryshimin rrënjësor të sistemit politik është pjesë e lirisë demokratike.

Por askush nuk ka të drejtë të përdorë dhunën për të imponuar këto kërkesa.

Kushtetuta garanton lirinë e tubimit paqësor. Ajo nuk garanton të drejtën për të krijuar kaos, për të goditur njerëz apo për të paralizuar institucionet përmes dhunës.

Natyrisht, jo çdo akt dhune në një protestë përbën juridikisht cenim të rendit kushtetues. Për një përfundim të tillë duhet të provohen veprime dhe qëllime konkrete kundër funksionimit të institucioneve kushtetuese.

Por kur dhuna merr karakter të vazhdueshëm, shtrihet në pika të rëndësishme të qytetit dhe shfaq elemente të një organizimi të qëndrueshëm, atëherë dyshimi për një veprimtari që shkon përtej protestës bëhet plotësisht legjitim.

Natyrisht kjo situatë kërkon përgjigje institucionale, jo propagandë politike.

Qeveria deklaron se e di çfarë fshihet pas kësaj situate. Nëse vërtet e di, atëherë duhet të veprojë. Dhe të veprojë sa më parë.

Jo me deklarata politike. Jo me akuza të përgjithshme. Jo duke identifikuar si armiq të shtetit të gjithë ata që protestojnë.

Por duke identifikuar organizatorët konkretë të dhunës, mekanizmat e saj, burimet e mundshme të financimit dhe përgjegjësit individualë.

Në fund të fundit, ruajtja e rendit publik, mbrojtja e institucioneve dhe garantimi i ushtrimit të lirë të të drejtave kushtetuese janë detyrime themelore të qeverisë.

Këto detyrime nuk përmbushen duke toleruar dhunën, por as duke e përdorur atë si pretekst për të shtypur protestën paqësore.

Shteti demokratik duhet të jetë njëkohësisht garantues i protestës dhe pengesë e pakapërcyeshme për dhunën.

Sepse kur dhuna fillon të zëvendësojë politikën dhe anonimati të zëvendësojë përgjegjësinë, problemi nuk është më vetëm rendi në rrugë.

Problemi është autoriteti i ligjit dhe funksionimi i shtetit kushtetues.

Kjo nuk është më një çështje që mund të zgjidhet me deklarata për shtyp.

Protestuesit i vendosin afat Ramës deri sot në 13:00: Dorëheqje ose …

Protestuesit i kanë vendosur një afat kryeministrit Edi Rama deri të enjten, në orën 13:00, për të dhënë dorëheqjen.

Përmes një njoftìmi të publikuar në rrjetet sociale, ata bëjnë me dije se protesta do të vijojë edhe ditën e enjte, ndërsa i kanë bërë të qartë kryeministrit kërkesën e tyre për largimin nga detyra.

Në rast se Rama nuk jep dorëheqjen brenda afatit të përcaktuar, protestuesit paralajmërojnë se do t’i drejtohen Presidencës.

Aty ata synojnë të kërkojnë ndërhyrjen e presidentit për shpërndarjen e Parlamentit.

Horoskopi për ditën e enjte, 15 tetor 2026

Dashi

Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni krìjuar vetë, ndërsa disa të tjera do t’iu kapin në befasi. Nuk këshillohet që ta shtyni veten drejt situatave ku kërkoni të merrni çdo gjë me çdo kusht.

Demi

Prakticiteti do të jetë virtyti juaj kryesor sot. Ju mund ti vlerësoni gjërat me sy, kështu që mos i humbni ato. Nëse gjërat nuk ecin mirë sot, nxirrni mësime, por mos e humbni kurrë shpresën. Mos u mërzisni nëse një eksperiment i pari i juaji dështon, pasi shkak për këtë mund të kenë qenë rrethanat.

Binjakët

Teoritë tuaja do të testohen në praktikë sot. Tregohuni të gatshëm për të vënë në zbatim një planin tuaj sa më parë. Ndoshta do t’iu duhet të hiqni dorë nga disa shpresa tuajat të cilat aktualisht janë të pamundura, për të zbatuar diçka më praktike.

Gaforrja

Partneri juaj do të ketë tendencë të mbrojë interesin e tij. Këtë gjë mund ta bëjë në një formë të ashpër pa ju marrë parasysh. Mundohuni të mos acaroheni, për shkak të një zgjedhje të tij që nuk e pëlqeni. Mos u tregoni shumë agresivë dhe hakmarrës, por zbusni krenarinë tuaj dhe shprehitë posesive.

Luani

Është koha që të kaloni nga fjalët në veprime, bëhuni më pragmatik me një qëllim të orientuar. Ndryshimet janë të pashmangshme dhe nëse gjërat po shkojnë mirë, ju nuk duhet të keni ndonjë problem serioz. Bëni një ndryshim të kursit tuaj dhe përgatituni për tu përballur me një krizë që ajo mund të sjellë.

Virgjëresha

Kjo ditë nuk do të jetë e lehtë për virgjëreshat, por në fund të saj të gjitha ndryshimet do të jenë të favorshme. Fëmijët mund të kërkojnë liri dhe pavarësi, por kjo nuk do të thotë se nuk ju duan më. Ata të cilët kanë prirje krijuese dhe profesione të pavarura, do të shënojnë një progres të dukshëm.

Peshorja

Atmosfera e ditës së sotme nxit konflikte dhe skandale të cilat mund të ndikojnë negativisht në situatën tuaj. Do të jetë dy herë më e vështirë që të kontrolloni veten, nëse jeni tepër të ndjeshëm dhe gjaknxehtë. Paqja sot në shtëpi dhe familje, mund të vihet përmes një beteje jo të lehtë.

Akrepi

Yjet ju mbështesin ndaj mos u frikësoni nëse planet tuaja rrëzohen. Në dashuri do të keni ndjenja reciproke. Megjithatë rrethanat ndoshta do të kërkojnë më shumë qëndrueshmëri, mendje të shëndoshë, guxim dhe shkathtësi.

Shigjetari

Jo çdo gjë do të shkojë ashtu si ju dëshironi. Situatat mund të zëvendësohen nga rutina monotone dhe frymëzimi artistik mund të rezultojë një zhgënjim. Fati që mund t’iu ketë prekur, mund të largohet papritmas nga ju, në qoftë se nuk punoni për të zgjidhur një problem.

Bricjapi

Do të keni një situatë nën kontroll, por rezultati i ngjarjeve mund të rezultojë i paparashikueshëm. Nëse nuk jeni lojtar nga natyra, mos ndërmerrni asgjë. Ngjarjet, mund të kthehen lehtësisht kundër jush, kur ju as që nuk e prisni.

Ujori

Yjet nuk ju këshillojnë që të tregoni aktivitet dhe entuziazëm të tepruar. Planet tuaja mund të ndërpriten nga një rastësi fatale. Mundësia e ndryshimeve të papritura në çështjet e familjes suaj po bëhet më e lartë. Nëse ngjarjet nuk kanë të bëjnë me ty personalisht, injoroji ato.

Peshqit

Mund të zhgënjeheni papritmas nga dikush më 20 prill, madje mund të përballeni ashpër me dikë, që që mund të shkaktojë humbjen tuaj. Por nëse tregoheni një peshk tipik, nuk keni asgjë për tu shqetësuar.

“Një nga protestuesit ka υdekur para 10 minutash”/ Ministria e Shëndetësisë reagon pas lajmeve të shpërndara

Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi gjendjen shëndetësore të personave të paraqitur në strukturat spitalore pas protestës.

Në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) është paraqitur një protestues, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Ai paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është koshient.

Gjithashtu, në këtë strukturë spitalore është paraqitur një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, është larguar me këshillën e mjekut.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me dëmtime të lehta. Dy prej tyre janë larguar nga spitali pas marrjes së trajtimit mjekësor, ndërsa personi i tretë vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Studentët nën presion për të bIerë librat e pedagogëve, kostoja deri në 60 mijë lekë në vit

Universitetet kanë akumuluar për dekada dobësi të theksuara në logjistike, laboratorë dhe kërkim shkencor, por sakaq korrupsioni është bërë endemik edhe në vatrat arsimore.

Protesta studentore ka rikthyer në vëmendje kostot e larta me të cilat përballen studentët në Shqipëri, veçanërisht ata që ndjekin studimet në Tiranë.

Përveç tarifave universitare, qirasë dhe shpenzimeve të përditshme, një tjetër barrë financiare mbetet blerja e librave akademikë, çmimet e të cilëve në disa degë arrijnë në disa mijëra lekë për titull.

Botimi i literaturës akademike nga pedagogët është pjesë e veprimtarisë universitare, por shqetësimi qëndron te rastet kur librat shiten me çmime të larta, duke krijuar kosto shtesë për studentët.

Studentë në protestë bëjnë me dije se në degë si Ekonomiku, Juridiku apo Mjekësia, çmimet e librave mund të arrijnë nga 5 mijë deri në 8 mijë lekë për një titull, sipas shqetësimeve të ngritura për kostot e studimit.

Një student që gjatë vitit akademik duhet të sigurojë 10-12 libra bazë mund të shpenzojë rreth 30 mijë lekë, nëse çmimi mesatar i një libri është 2,500 lekë. Në rastet kur çmimi arrin në 5 mijë lekë, shpenzimi vjetor mund të shkojë deri në 60 mijë lekë, pa përfshirë literaturën shtesë, materialet e tjera mësimore apo shpenzimet për fotokopje.

Këto përllogaritje tregojnë se vetëm sigurimi i literaturës së detyrueshme mund të kthehet në një barrë të konsiderueshme për familjet, sidomos për studentët që vijnë nga rrethet dhe duhet të përballojnë njëkohësisht shpenzimet e jetesës në kryeqytet.

Studentët pohojnë se disa pedagogë e shohin botimin e librave edhe si burim të ardhurash, ndërsa ata mund të ndihen të detyruar t’i blejnë ato për të ndjekur lëndët përkatëse

Në këtë kuadër është ngritur nevoja për një zgjidhje që do të lehtësonte aksesin në literaturën universitare, përmes çmimeve më të përballueshme, bibliotekave akademike dhe mundësisë së përdorimit të materialeve në format elektronik, duke respektuar të drejtat e autorit.

Përveç kostove financiare, studentët përballen edhe me problematika që lidhen me cilësinë e infrastrukturës universitare dhe kushtet e akomodimit. Mungesa e laboratorëve të pajisur, e bazës së nevojshme teknike dhe e mjeteve bashkëkohore të mësimdhënies mbetet shqetësim në një pjesë të institucioneve të arsimit të lartë.

Këto mangësi janë veçanërisht të ndjeshme në degët ku formimi praktik është i domosdoshëm, si Mjekësia, Inxhinieria, Teknologjia e Informacionit dhe shkencat e natyrës. Pajisjet e pamjaftueshme apo të vjetruara laboratorike mund të kufizojnë mundësitë e studentëve për të zhvilluar aftësi praktike, duke krijuar një hendek mes njohurive teorike dhe kërkesave të tregut të punës./Monitor

Tragjedia në Tiranë, kush është 35-vjeçari që d¤g ji për së gjaIIi në banesë dy vjehrrit

Ismete dhe Agim Ziu, 65 dhe 68 vjeç janë çifti i të moshuarve që hùmbën jetën pasi banesa e tyre sociale në Shkozë u përfshi nga flakët. Për ngjarjen është arrestuar dhëndri i tyre, 35-vjeçari Astrit Idrizi, i dyshuar si autor i zjarrvënies.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të datës 14 tetor 2026, në banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti”, në Shkozë.

Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje për të hetuar rrethanat.

Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspertët kriminalistë dhe specialistët e zjarrvënieve, 35-vjeçari u identifikua si i dyshuari për zjarrvënien dhe u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave dhe mbledhjen e provave ligjore për këtë rast.

A është Rama në vështìrësi? Fevziu: SPAK ka trokitur në oborrin e tij, Kryeministri do të përballet me zgjedhje

Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka komentuar situatën aktuale politike në vend dhe hetimet e SPAK-ut që kanë përfshirë zyrtarë të lartë, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, nën moderimin e Ylli Rakipit.

Fevziu u shpreh se klima politike në vend i kujton fundin e viteve ’80, duke theksuar se mungon frymëzimi si në radhët e mazhorancës, ashtu edhe në opozitë.

Sipas Fevziut, mazhoranca ndodhet nën presionin e hetimeve të SPAK-ut, ndërsa opozita nuk po arrin të krijojë një frymëzim të fortë për të ardhmen.

Duke komentuar pozicionin e kryeministrit në raport me hetimet, moderatori theksoi se SPAK-u tashmë ka trokitur në rrethin e tij politik.

Sipas Fevziut, Rama do të përballet me vlerësimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa përgjegjësia për vendimin për ta votuar sërish u takon vetë zgjedhësve.

Pjesë nga intervista:

Rakipi: Sezoni i ri politik ka nisur shumë vrullshëm, me shumë skandale dhe hetime të SPAK-ut në oborrin e mazhorancës. Si e shihni situatën aktuale politike? A është Rama në vështirësi? Si i shihni pozitat e tij?

Fevziu: E para njëherë, atmosfera e sotme mua më kujton atmosferën e fundit të viteve të tetëdhjeta, ku inspirimi dhe besimi i njerëzve në diçka ka rënë. Gjithsecili mundohet të stabilizojë veten e tij, të bëjë punët e tij dhe nuk pyet për tjetrin, pra frymëzimi mungon nga të gjitha anët. Mazhoranca nuk ka si të ketë frymëzim sepse është nën goditjen e SPAK-ut dhe po dalin gjëra që shpeshherë janë të frikshme. Nga ana tjetër, edhe opozita nuk ka ndonjë frymëzim të madh për të impresionuar për të ardhmen.

Rakipi: Ai thotë që përgjegjësia është individuale.

Fevziu: Përgjegjësia penale është individuale, përgjegjësia politike është kolektive.

Rakipi: Si e mendoni ju këtë shpjegim tani? Sepse ai thotë se përgjegjësia është individuale dhe Rama e përjashton veten nga përgjegjësia, ndërkohë që kanë rënë në rrjetin e SPAK-ut ose njerëz të afërt me të, ose të emëruar prej tij.

Fevziu: SPAK po troket në oborrin e Ramës, ka trokitur më sakt. Përgjegjësia publike politike është më e gjerë, nuk mund të jetë e një personi të vetëm. Është e lidershipit. Kështu që Rama do të përballet me zgjedhjet, por pastaj në qoftë se shkojnë dhe e votojnë përsëri, ky është një problem tjetër. Unë ju kam thënë dhe dëgjoj shpeshherë në protestë, kam dëgjuar njerëz që thonë: “E votova katër herë, por u zhgënjeva”. Në qoftë se ke votuar katër herë, mos u zhgënje më, se një herë të falet, ja edhe dy herë po ta fal, por katër herë tejkalohet./vizionplus.tv