Rregulla të reja për verifikimin në pikat kufitare, ja si do të ndryshojnë procedurat e hyrje-daIjeve

Qeveria shqiptare ka miratuar sot një vendim të ri që përcakton specifikimet teknike dhe rregulla më të forta për vulosjen e dokumenteve të udhëtimit në të gjitha pikat e kalimit kufitar në Republikën e Shqipërisë. Ky akt nënligjor, i miratuar në zbatim të ligjit të ri për kontrollin e kufirit shtetëror, synon forcimin e sigurisë dhe modernizimin e procesit të kontrollit dhe verifikimit të udhëtarëve.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, vulat kufitare tashmë do të klasifikohen si “mall me natyrë të veçantë”, çka nënkupton se do t’i nënshtrohen procedurave specifike të prokurimit, administrimit dhe sigurisë.

Vulat e reja do të prodhohen me trup dhe gjurmë metalike për të garantuar rezistencë ndaj përdorimit të shpeshtë, ndërsa elementi kryesor i sigurisë do të jetë datari dhe kodi i lëvizshëm i sigurisë, i cili do të ndryshohet periodikisht, me interval jo më të gjatë se një muaj.

Çdo vulë do të jetë e personalizuar dhe do të përmbajë emrin e pikës së kalimit kufitar përkatës, simbolin e mjetit të udhëtimit sipas kategorisë (ajror, detar ose tokësor), simbolin shtetëror “AL” të rrethuar me rreth, si edhe kodet e sigurisë, të cilat do të konsiderohen informacion konfidencial.

Për të garantuar gjurmueshmëri të plotë, do të krijohet një Pikë Kombëtare Kontakti nën varësinë e Policisë së Shtetit. Kjo strukturë do të ketë akses të menjëhershëm për të identifikuar çdo efektiv të policisë kufitare që ka në përdorim një vulë të caktuar, si dhe kodin përkatës të saj, në çdo moment.

Vendimi përcakton edhe mënyrën praktike të vulosjes së dokumenteve të udhëtimit, me qëllim shmangien e dëmtimit të pasaportave apo mbulimit të vizave ekzistuese.

Për pasaportat pa vizë, vula e hyrjes do të vendoset në anën e majtë të faqes së parë të lirë, duke filluar nga pjesa e sipërme, ndërsa vula e daljes do të vendoset pranë saj në të njëjtën faqe.

Për pasaportat që përmbajnë vizë, vula duhet të vendoset në faqen përballë asaj ku ndodhet viza. Nëse kjo faqe nuk është e disponueshme, procedohet me faqen pasuese.

Rregullat ndalojnë në mënyrë kategorike vendosjen e vulave në zonën e lexueshme nga pajisjet elektronike (MRZ), si edhe në faqet e rezervuara për shënime të tjera zyrtare.

Për rastet e refuzimit të hyrjes në Shqipëri, procedura parashikon që në pasaportë të vendoset fillimisht vula e hyrjes, e cila më pas anulohet me një kryq të bërë me bojë të pashlyeshme. Krahas saj vendoset edhe shkronja identifikuese që tregon arsyen konkrete të refuzimit.

Në rast se një efektiv i policisë kufitare kryen gabim gjatë procesit të vulosjes, vula e gabuar revokohet duke vendosur dy viza paralele në këndin e sipërm të majtë të saj.

Gjithashtu, për qytetarët që kanë hyrë ose dalë ligjërisht nga territori, por për arsye të ndryshme nuk kanë vulë në pasaportë ose mungon regjistrimi në sistemin elektronik, Policia Kufitare do të lëshojë një formular të posaçëm vërtetimi. Ky dokument do të jepet vetëm pasi autoritetet të kenë verifikuar ligjshmërinë e lëvizjes përmes dokumentacionit mbështetës, si bileta udhëtimi, listat e pasagjerëve apo arkivat zyrtare.

Vendimi i ri shfuqizon rregulloren e mëparshme të vitit 2016 dhe ngarkon Ministrinë e Brendshme me zbatimin e menjëhershëm të këtyre procedurave në të gjitha pikat e kalimit kufitar në vend.

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E FORMATIT DHE TË SPECIFIKIMEVE TEKNIKE TË VULAVE TË VERIFIKIMIT KUFITAR, SI DHE TË RREGULLAVE PRAKTIKE TË VULOSJES SË DOKUMENTEVE TË UDHËTIMIT GJATË HYRJE-DALJEVE NË KUFIRIN SHTETËROR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 17, të ligjit nr.39/2025, “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Vulat që përdoren nga rojat kufitare, për efekt të verifikimeve kufitare në hyrje dhe në dalje të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë (në vijim, vulat e hyrje-daljes), kategorizohen si mall me natyrë të veçantë dhe prokurohen në përputhje me parashikimet e ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.

2. Trupi dhe gjurma e vulave të hyrje-daljes është prej materiali metalik, i cili i reziston përdorimit të shpeshtë dhe për një kohë të gjatë.

3. Trupi i vulave të hyrje-daljes përmban mekanizëm të lëvizshëm, që mundëson ndërrimin e datarit dhe të kodit të sigurisë.

4. Specifikimet e gjurmës së vulave të hyrje-daljes klasifikohen “konfidenciale”.

5. Gjurma e vulave të hyrje-daljes përmban kodin e personalizuar, emrin e pikës përkatëse të kalimit kufitar, simbolin përkatës të mjetit të udhëtimit, në varësi të pikës së kalimit kufitar dhe, në zonën ku vendosen shkronjat e simbolit të shtetit, përmban simbolin “AL” të rrethuar nga një rreth.

6. Mënyra e përcaktimit të kodit të sigurisë së vulave të hyrje-daljes për secilën pikë të kalimit kufitar, procedurat për magazinimin, ruajtjen, sigurimin e dorëzimin e vulave për çdo turn dhe për çdo rojë kufitare në pikat e kalimit kufitar, si edhe formati e përmbajtja e informacionit lidhur me vulat e hyrje-daljes të dëmtuara, të humbura apo të vjedhura, përcaktohen dhe rregullohen në procedurat standarde të punës të Policisë Kufitare dhe Migracionit.

7. Kodi i sigurisë së vulave të hyrje-daljes ndërrohet në intervale të rregullta, jo më të gjata se një muaj.

8. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit përcaktohet një Pikë Kombëtare Kontakti, përgjegjëse për shkëmbimin e informacionit për kodet e sigurisë së vulave të hyrje-daljes. Pika Kombëtare e Kontaktit ka akses të menjëhershëm në informacionin për këto vula për:

a) pikën e kalimit kufitar, në të cilën është dorëzuar një vulë e caktuar dhe gjendjen e saj fizike;

b) identitetin e rojës kufitare, të cilit i është dhënë në dorëzim një vulë e caktuar, në një kohë të caktuar;

c) kodin e sigurisë së një vule të caktuar, në një kohë të caktuar.

9. Kërkimi i informacionit për vulat e hyrje-daljes, në përputhje me parashikimet e pikës 8 të këtij vendimi, kryhet nëpërmjet Pikës Kombëtare të Kontaktit.

10. Vulosja e pasaportës që nuk përmban vizë kryhet duke vendosur vulën e hyrjes në anën e majtë të faqes së parë të lirshme të pasaportës, duke filluar nga lart. Vula e daljes vendoset, parimisht, në të njëjtën faqe, përbri vulës së hyrjes.

11. Vulosja e pasaportës që ka një vizë, me të cilën personit i jepet e drejta e hyrjes, kryhet sipas parashikimeve të pikës 10 të këtij vendimi, në faqen përballë faqes, ku është vendosur viza. Nëse kjo faqe është e zënë, vulosja kryhet në faqen e lirë vijuese.

12. Vulat e hyrje-daljes në pasaportë nuk vendosen në faqet, në të cilat pasqyrohen ose kërkohen shënime të tjera, si dhe në zonën e lexueshme nga aparaturat.

13. Në dokumentet e tjera, që janë përcaktuar për t’u vulosur, sipas ligjit nr.39/2025, “Për kontrollin kufitar”, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, vulat e hyrje-daljes vendosen në hapësirën e posaçme për vulosje ose në një pjesë të dukshme të dokumentit, kur nuk ka një hapësirë të tillë.

14. Në rastet e refuzimit të hyrjes, në faqen e parë të lirshme të pasaportës vendoset vula e hyrjes, e cila anulohet me vendosjen e një kryqi, të realizuar me bojë të pashlyeshme, sipas modelit të shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe përbri saj, në anën e djathtë, po me këtë lloj boje, shënohet shkronja ose shkronjat korresponduese për refuzimin e hyrjes, sipas formularit të refuzimit të hyrjes.

15. Kur vula e hyrjes ose e daljes vendoset gabimisht në një dokument apo paraqet të dhëna jo të sakta, ajo revokohet me dy viza paralele, me bojë të pashlyeshme, të vendosura në këndin e sipërm të vulës, në anën e majtë, sipas modelit të shtojcës 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

16. Personat që kanë hyrë ose që kanë dalë në mënyrë të ligjshme, por të cilëve u mungon vula në dokumentin e udhëtimit apo shënimet zyrtare përkatëse në sistemet elektronike, pajisen me formularin që vërteton hyrjen ose daljen e ligjshme, sipas shtojcës 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi, nga struktura e Policisë Kufitare dhe të Migracionit, që evidenton e para rastin. Kjo strukturë kryen verifikimin e ligjshmërisë së hyrjes ose të daljes së personit me anë të dokumenteve ndihmëse: bileta udhëtimi, lista udhëtarësh, shënime të tjera zyrtare, arkiva të ndryshme dhe bën shënimin për datën, vendin dhe drejtimin e kalimit të kufirit në dokumentin e udhëtimit të personit.

17. Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, në bazë të nevojave të secilës pikë të kalimit kufitar, harton listën e plotë të kërkesave për vulat e hyrje-daljes, duke përfshirë kodet e personalizuara dhe simbolet përkatëse të mjetit të transportit për secilën vulë.

18. Vulat e nxjerra jashtë përdorimit ruhen dhe administrohen sipas rregullave të përcaktuara në ligjin nr.9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat”, të ndryshuar.

19. Vendimi nr.824, datë 23.11.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e formatit e të specifikimeve teknike të vulave të verifikimit kufitar dhe të rregullave të vendosjes së tyre në dokumentet e udhëtimit gjatë hyrje-daljeve në kufirin shtetëror”, shfuqizohet.

20. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Çfarë ka ndodhur? Kryeministri Rama niset me urgjencë drejt Gjermanisë (Foto)

Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë në Aachen, Gjermani, sot dhe nesër, për të qenë i pranishëm në ceremoninë tradicionale të akordimit të Çmimit të Karlit të Madh (CharIemagne Prize), i cili konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme evropiane që prej vitit 1950, për individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës.

Këtë vit, Çmimi i Karlit të Madh 2026 i akordohet ish-Presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-Kryeministrit të Italisë, Profesor Mario Draghi, në vlerësim të rolit të tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Evropian.

Në të njëjtën kohë, ky vlerësim përcjell edhe një mesazh të qartë politik: se e ardhmja, sovraniteti dhe fuqia e Evropës lidhen ngushtësisht me qëndrueshmërinë dhe forcën e saj ekonomike.

Parashqevi Simaku sụrprizon Mimoza Ahmetin në Ferma VIP (Video)

Një moment mjaft i veçantë dhe i mbushur me emocione ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në shtëpinë e “Ferma VIP”, duke surprizuar jo vetëm banorët, por edhe publikun që ndjek me interes zhvillimet brenda fermës më të famshme në vend.

Teksa konkurrentët po qëndronin në ambientet e jashtme dhe po shijonin qetësinë e mbrëmjes, zhurma e një droni ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Banorët kanë ngritur sytë drejt qiellit, kur kanë vënë re një mesazh surprizë që mbante një dedikim tepër special.

Këtë herë, mesazhi ishte dedikuar ekskluzivisht për shkrimtaren e njohur dhe shumë të dashur për publikun, Mimoza Ahmeti.

Megjithatë, ajo që ka shkaktuar reagimin më të madh dhe ka emocionuar pa masë vetë Mozën, ishte identiteti i personave që kishin menduar këtë surprizë kaq të bukur dhe domethënëse.

Mesazhi mbështetës vinte nga biznesmeni Elton Ilirjani dhe ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Sapo Mimoza ka kuptuar se droni ishte dërguar prej tyre, ajo nuk ka mundur të fshehë emocionet e forta dhe është shfaqur tepër e prekur nga ky gjest. Me shumë mirënjohje dhe dashuri, shkrimtarja ka përshëndetur dyshen me fjalë të ngrohta: “Ju dua shumë. Elton, çfarë mrekullie ke bërë me Parashqevi Simakun.”

Ky moment ka sjellë shumë emocion dhe duartrokitje mes banorëve të “Ferma VIP”.

VIDEO

“O zotëri, nuk mbaj mend çfarë kam ngrënë dje!” ZBARDHET dëshmia e babait të Noizyt për shpërthimin me tritol: Nuk e njoh as kush e ka bërë as pse foIa me djalin

Në Gjykatën e Posaçme u paraqitën këtë të mërkurë Bashkim Rajku, babai i reperit të njohur Reigels Rajku ose siç njihet me emrin e artit, Noizyt, si edhe motra e tij. Ata janë thirrur për të dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiut.

Teksa me kërkesë të SPAK, Gjykata hoqi dorë nga pyetja e motrës së reperit, është zbardhur dëshmia e babait të tij, Bashkim Rajku. Në lidhje me ngjarjen kriminale të regjistruar 4 vite më parë kur iu vendos tritol lokalit të Noizy-t në Durrës.

Gjatë dëshmisë Bashkim Rajku ka deklaruar se nuk e mban mend mirë ngjajren, por thjesht se kanë dëgjuar shpërthimin dhe kanë zbritur për të parë biznesin. Ai më tej ka dëshmuar se nuk ka informacion më tepër përpos atyre që i quajti çështje xhelozie mes të birit, Noizy-t dhe Clevios, për të cilat tha se lidheshin me muzikën dhe çdo gjë e kishte dëgjuar nga mediat.

Bashkim Rajku: Para 4 vjetësh ka ndodhur një shpërthim me tritol në biznesin tim. Kam qenë në gjumë, morëm vesh për ngjarjen, shkuam poshtë dhe gjetëm lokalin të shkatërruar. Banesa është në kat të pestë të të njëjtit objekt. E kemi dëgjuar zhurmën. Aty punonte stafi, shitëset, nuk kanë qenë punë, ka qenë i mbyllur lokali. Lokali ka qenë 3-4 vjet përpara ngjarjes i hapur si aktivitet. Nuk kujtoj emra punonjësish, ka 4 vjet janë ndryshuar disa herë. Aktiviteti drejtohet nga goca ime, Anisa, sepse s’kemi vetëm këtë biznes, kemi 5-6 të tjerë që administron vajza. Anisa ndodhej jashtë vendit atë kohë. Djali (Rigersi) ka qenë në gjumë, se ka ndodhur orar i vonë, nuk e mbaj mend, mund të ketë qenë jashtë vendit. Djali jeton shtëpi vetëm, në të njëjtin pallat. Kam qenë i stresuar se kam patur mendjen kush ka zbritur kush jo. O zotëri (prokurorit) jam 65 vjeç, nuk mbaj mend çfarë kam ngrënë dje, ju më pyesni erdhi djali apo jo, ku mbaj mend gjithë ajo kohë. Kur zbritëm ishin thyer xhamat, materialet brenda ishin dëmtuar. Është i vendosur lokali në katin zero. Kamara ka patur, nuk di nëse kanë qenë në punë, roje nuk ka patur. Me djalin fola, as nuk njoh kush e ka bërë as pse. S’kam konflikte për çështje drejtësie. Djali artist është, ku di unë nëse ka patur konflikt a debat. Çështje xhelozie a rinie ku di unë, ça kam marrë vesh nëpër media. Kaq! Cleviol Ahmetin e kemi dëgjuar, edhe ai artist këngëtar ça është. Di që merret me rrjete sociale, ka patur fërkime të vogla punë xhelozie me djalin tim, kaq di. Më duket se nga Lushnja është. Emrin e tij e besoj e kam dëgjuar edhe më përpara se të ndodhte ngjarja. Lulzim Spahija s’më kujton asgjë si emër. Kur flas për xhelozi e kam për punë muzike. Nuk mbaj mend të ketë patur ndonjë konflikt fizik mes tyre.

Familjarët e Noizyt bëjnë pjesë në listën prej rreth 60 dëshmitarësh të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po përballet me akuza për drejtimin e një grupi kriminal të strukturuar. Ai dyshohet për përfshirje në disa ngjarje të rënda kriminale, mes tyre vrasje, atentate, shpërthime me eksploziv dhe grabitje me armë.

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 14 maj 2026

DASHI

Pas disa ditësh të vështira, gjërat më në fund kanë filluar të rimëkëmben. Diçka e rëndësishme është të ecësh përpara në punë në një nivel praktik, por ki durim. Nuk është ende koha për një zgjidhje përfundimtare.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 14 maj 2026), po përjetoni një ndryshim të fortë dhe progresiv. Marrëdhëniet në të kaluarën e afërt kanë kapërcyer tensionet ose distancat e fundit. Lidhur me punën, jeni ndër shenjat më të forta tani, madje edhe në një kontekst të përgjithshëm që mund të duket i pasigurt ose konfuz për të tjerët.

BINJAKËT

Pas një periudhe veçanërisht sfiduese, kjo javë në mes të majit do të shënojë një rimëkëmbje graduale, por konkrete. Lidhur me punën, do t’ju duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje asaj që keni bërë gjatë muajve të fundit. Bëjeni hap pas hapi.

GAFORRJA

Një ndryshim i madh emocional po vjen. Marrëdhëniet do të kërkojnë përsëri ndershmëri dhe qartësi. Puna? Prilli ishte një muaj veçanërisht sfidues, i shënuar nga pengesa, ngadalësime dhe situata në dukje të pazgjidhura.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 14 maj 2026), dashuria mbetet një nga fushat më të favorizuara të zodiakut tuaj këtë javë të mesit të majit. Karriera: Jeni qartësisht në një fazë të fortë, edhe nëse jo gjithçka po rregullohet aq shpejt sa do të dëshironit.

VIRGJËRESHA

Në dashuri, duhet të jeni ende pak më delikatë dhe të kujdesshëm. Kjo nuk është kohw ideale për të imponuar situata ose për t’u dhënë shumë peshë fjalëve impulsive. Puna? Po përjetoni një pritje nervoze.

PESHORJA

Gjatë orëve të ardhshme, duhet të adresoni dhe zgjidhni disa tensione të kohëve të fundit që kanë komplikuar marrëdhëniet tuaja romantike. Në frontin e punës, kundërshtimi i javëve të fundit ka krijuar disa vonesa të panevojshme.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 14 maj 2026), klima juaj emocionale po përmirësohet gradualisht por vazhdimisht, edhe nëse disa situata nuk janë plotësisht të qarta. Puna? Kjo javë është delikate, veçanërisht në lidhje me financat dhe negociatat.

SHIGJETARI

Wshtë një periudhë paksa e tensionuar në frontin emocional, me disa distanca emocionale ose keqkuptime që mund të rishfaqen, veçanërisht në momente lodhjeje ose shpërqendrimi. Sa i përket punës: Ekziston një energji e fortë ripërtëritjeje që ju shtyn të ecni përpara me më shumë vendosmëri dhe të rifilloni projektet që kishin qenë pezull.

BRICJAPI

Klima është më e qetë dhe bashkëpunuese sesa në të kaluarën e afërt. Disa marrëdhënie që dukeshin të ndërlikuara mund të riparohen falë një gatishmërie më të madhe për dialog. Sa i përket punës, po rikuperoheni ngadalë pas disa javësh sfiduese.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e enjte, 14 maj 2026), jeta juaj dashurore nuk është ndër më të qëndrueshmet. Lidhur me punën, kjo është një javë veçanërisht sfiduese në mes të majit, qoftë burokratike, teknike apo organizative.

PESHQIT

Kjo është një fazë interesante dhe në rritje në nivelin emocional, me një atmosferë që bëhet përsëri më e ngrohtë, më tërheqëse dhe e hapur ndaj emocioneve autentike. Karriera? Mundësitë për rritje janë reale, por ato varen kryesisht nga iniciativa juaj.

Video-skandaI në qeIinë e burgut të sigurisë së lartë: Lul Berisha me “bandën” festojnë me alkooI

Një video-skandal brenda një burgu të sigurisë së lartë është publikuar së fundmi ku dëshmohet edhe një herë dështimi i sigurisë dhe disiplinës në burgjet e Shqipërisë së Rilindur.

Siç shihet në videon e publikuar në podkastin “MaShqip” nga gazetari Flamur Vezaj, personazhe të botës së krimit si Lul Berisha, Fehmi Mziu, Islam Kasa alias Mitralozi, Astril Avdylaj, dhe të “besuarit” e Kel Arapit, etj, po festojnë në qeli me telefon, alkool e lëndë narkotike.

Video e publikuar është një tronditje e madhe për sigurinë në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Institucionet e kategorisë së sigurisë së lartë janë vende ku personat me rrezikshmëri të lartë mund të mbahen nën kontroll më të shtuar, por në Shqipëri ndodh e kundërta.

Kriminelët bëjnë ligjin, caktojnë drejtorët “të bekuar” edhe nga qeveria Rama, kthejnë qelinë në një kafaz të artë ku policia vihet në shërbim të “sheikëve” të dënuar për krime nga më të ndryshmet.

Të burgosurit shihet qartë se nuk e kanë aspak të vështirë që nga qelia luksoze e burgut të porosisin krime të tjera me “bekimin” e zyrtarëve të lartë të Rilindjes që i ka vendosur në krye.

Për këtë rast duhet të ketë një hetim të thellë pasi ky skandal nuk mund të kalohet vetëm me pezullim e policëve, siç ka ndodhur më parë edhe në rastin e killerit Nuredin Dumani i cili e kishte kthyer qelinë në një ‘dhomë hoteli luksoz’.

Për çfarë akuzohen të dënuarit që jetojnë si ‘sheikë’ në qeli

Akuzat që rëndojnë ndaj Lulzim Berishës janë ajo e vrasjes së Klodian Saliut, por edhe vrasja e mbetur në tentativë e një shtetasi tjetër që po udhëtonte në të njëjtën makinë me viktimën si dhe kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal. Emri i 55-vjeçarit u rrëfye nga i penduari i drejtësisë Luftar Reçi, i cili ekspozoi edhe emrat e Viktor Ymerit dhe Emiliano Shullazit.

Islam Kasa alias Mitralozi, 53 vjeç, është arrestuar pasi Gjykata e Apelit në Bolonja, Itali, me vendimin e datës 18.06.2019, e ka dënuar me 23 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i drogave”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Administratori i klubi të futbollit “Korabi” në Dibër, Fehmi Meziu (Mëziu) u arrestua pasi Gjykata e Apelit në Napoli e dënoi me 13 vjet burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale”.

Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.

shikoni videon këtu

Njihuni me dy vajzat e “fenomenit” Mimoza Ahmeti (Foto)

Shkrimtarja dhe poetja e njohur Mimoza Ahmeti është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të “Ferma VIP 3”, falë karakterit të saj unik, batutave spontane dhe momenteve emocionale që ka dhuruar në reality show.

Rrjetet sociale janë mbushur me video dhe komente për “Mozën”, ndërsa publiku po njeh çdo ditë më shumë anën e saj njerëzore dhe karizmatike. Megjithatë, përtej ekranit, shumë pak dinë për jetën private të shkrimtares.

Mimoza Ahmeti është nënë e dy vajzave dhe ish-bashkëshorti i saj është studiuesi i njohur Aurel Plàsari.

Së fundmi, vajzat e saj surprizuan shkrimtaren brenda fermës duke i dërguar një dron me një mesazh prekës, moment që emocionoi jo vetëm Mimozën, por edhe publikun që ndjek spektaklin.

Vajza e saj, Eir, ka ndjekur rrugën artistike të nënës, duke u angazhuar si shkrimtare, piktore dhe kantautore.

Ndërsa Luka është fizioterapiste e licencuar dhe punon e jeton në Kanada./ilirianews.al

DekIarata e fortë nga Gjermania e studiuesit: Angli-Francë bashkëpunim të fshehtë me Putinin

Analisti i çështjeve ndërkombëtare dhe studiuesi Jakup Zejnullahu, përmes një lidhjeje online, ka folur në Balkan Talk me Franko Egron për lajmin e fundit të tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania.

Më tej ai ka folur për një plan të fshehtë, sipas tij, mes Britanisë dhe Francës për t’i marrë Rusisë uranium.

“Gjermania po kalon nga një rol më pasiv, ku mbështetej te SHBA për mbrojtje, tani po merr rolin më dominues, ku po rrit shpenzimet e mbrojtjes dhe po merr pjesë në stërvitje në kapacitete të reja mbrojtëse.

Në thelb Berlini po përpiqet të balancojë dy objektiva: të ruajë unitetin e NATO-s dhe njëkohësisht të ndërtojë një shtyllë më të fortë evropiane brenda saj.

Qasja e Trump me Rusinë është e dyshimtë, edhe Franca dhe Anglia po marrin uranium nga Rusia; pse atëherë SHBA nuk po u thotë të mos marrin uranium? Gjermania është anëtare kryesore e NATO-s dhe ka një rol kryesor në aleancë”, – tha Zejnullahu.

Pasi qυajti Arbanën “kυ çkë”, Fabjolës i ndodh e papritura jashtë fermës

Rrugëtimi i Fabjola Elezajt në “Ferma VIP” u ndërpre në mënyrë të papritur dhe mes shumë polemikash, duke u kthyer menjëherë në një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale dhe mediat rozë.

Gjithçka nisi pas përdorimit të fjalës “kùçkë” gjatë një debati të tensionuar në spektakël, si edhe përplasjes së drejtpërdrejtë me moderatoren Arbana Osmani.

Ky moment shkaktoi reagime të shumta negative nga publiku, i cili në atë periudhë u tregua mjaft kritik ndaj sjelljes së saj. Situata mori përmasa edhe më të mëdha kur produksioni dhe publiku vendosën eliminimin e menjëhershëm të saj nga gara.

Në ato çaste, dukej sikur Fabjola ishte “kryqëzuar” nga audienca dhe se imazhi i saj publik ishte dëmtuar seriozisht.

Megjithatë, ashtu siç ndodh shpesh me personazhet e reality show-ve, situata ndryshoi sapo ajo doli jashtë formatit dhe u rikthye në jetën e përditshme. Distancimi nga tensioni i spektaklit dhe ekspozimi i një ane më personale të saj bëri që shumë njerëz të ndryshonin mendim.

Pas daljes nga “Ferma VIP”, Ola nisi të publikojë momente nga përditshmëria e saj, veçanërisht pranë partnerit të saj Adionit dhe familjes.

Këto postime u pritën pozitivisht nga ndjekësit, të cilët filluan të shfaqnin më shumë empati dhe mbështetje për të. Një pjesë e mirë e publikut u fokusua më tepër te ana njerëzore e saj dhe jo vetëm te incidentet që ndodhën në televizion.

Ky ndryshim i madh në perceptimin publik është reflektuar qartë edhe në rrjetet sociale. Që nga momenti i eliminimit, Fabjola ka fituar mbi 30 mijë ndjekës të rinj në Instagram, duke arritur në rreth 131 mijë ndjekës.

Kjo rritje tregon se shpeshherë debatet dhe “skandalet” televizive nuk sjellin domosdoshmërisht refuzim afatgjatë nga publiku. Përkundrazi, në rastin e Olës, kjo eksperiencë duket se ka ndikuar në rritjen e famës, vëmendjes dhe popullaritetit të saj në rrjetet sociale.

Vrau “Benzeman”, mafiozin e madh të lrakut, Artan Hoxha tregon çfarë ka ndodhur me SHQIPTARIN

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar detaje në lidhje me Xhuljano Prengën, të riu me origjinë shqiptare që vrau një ndër mafiozët më të mëdhenj të Irakut, Mustafa Alxhiburi, i njohur me nofktën “Benzema”.

Hoxha tha se vendimi i shkallës së parë që e dënonte shqiptarin me vdekje, është ndryshuar në apel në burgim të përjetshëm, por tashmë do të pritet vendimi i Gjykatë së Lartë.

Hoxha tha se familjarët e Xhuljano Prengës kanë tentuar që ai të ekstradohet drejt Suedisë dhe ta vuajë atje dënimin, por kjo kërkesë nuk është aprovuar, pasi Suedia dhe Iraku nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

“Në fakt tërhoqi vëmendjen ngjarja. Ky djali 19 vjeç, ka ikur 8 vjeç nga Shqipëria, ka patur pashaportë suedeze. Përfshihet në luftën e madhe që po ndodh në skandinavi, e ka nxjerrë Suedinë nga binarët.

Ky personi, Alxhiburi, apo Benzema siç quhet, ishte nga tre drejtuesit, mbret në tik tok, rrjete sociale, ishte vënë cmim 1 mln euro për ta vrarë. Shqiptarin e kanë përpunuar dhe është nisur nga Stockholm. Ai i ka vajtur me motor të xhami dhe ka hedhur 14 predha. Gjithçka e filmuar. Prengën donin ta eleminonin, por shpëtoi dhe e kapi policia. Familja e tij u mor në mbrojtje në Suedi.

Ekzistonte frika që si shtetas suedez, të merrte dënim me vdekje, pasi Alxhiburi është ndër personazhet më të rëndësishme, vrasja e tij ishte shumë e bujshme. Kishte përdorur të gjithë mënyrat për tu kamufluar. Autoritetet, u dënua me vdekje. Por në apel, në Bagdad, e ka ndryshuar dënimin, në burgim të përjetshëm. Ai është në këtë fazë. Ka kontaktet e pamundura me familjarët. Nëna dhe vëllezërit nuk e takojnë dot. Sheti suedez nuk ka marrëdhënie me Irakun. Familja ka tentuar që dënimin ta kryejë në Suedi.

Frika ka qenë që mund ta dëmtonin ne burg, por është mbajtur në sektor me shtetas të huaj të vendeve të BE, mbahen në sektor më vete. Pritet vendimi i Gjykatës së Lartë, nëse do të shpëtojë nga ekzekutimi.

Përpjekja për të bërë të mundur zhvendosjen drejt Suedisë ka gjetur refuzimin e autoriteteve irakene.

Është i rrezikuar për tu eleminuar brenda burgjeve, por e mbajnë të izoluar”, tha Hoxha.