Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 12 Maj 2026

Dashi

Do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do jeni me ne fund gati te zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur me te. Edhe beqaret do e ndryshojnë me ne fund statusin dhe do i shohin gjerat me një sy tjetër. Ne pune do arrini suksesin e shumëpritur dhe do ndiheni mjaft mire. Do e kaloni me shpejt nga sa mendonit periudhën delikate.

Demi

Dite mjaft e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh edhe me shikime me partnerin tuaj. Ata qe kane pasur dite te tensionuara do vazhdojnë te qëndrojnë làrg njeri-tjetrit. Për beqaret do ketë ndryshime te menjëhershme te statusit. Ne planin financiar yjet do ndikojnë me shume se kurrë me pare dhe do ju nxitin te tregoheni sa me te matur.

Binjaket

Duhet te bëni kujdes sot juve qe jeni ne një lidhje sepse disa persona do ju bëhen rivale te forte dhe mund t’ua rrëmbejnë partnerin. Beqaret gjithashtu nuk duhet t’iu besojnë te gjithë personave qe do i joshin. Disa mund te kërkojnë vetëm te tallen dhe t’i lëndojnë. Ne planin financiar do e ndryshoni gjendjen ne te cilën ndodheni.

Gaforrja

Ata qe janë ne një lidhje do ndihen me te vendosur se kurrë me pare për te bere ndryshime te rutinës. Do e surprizoni partnerin dhe dashuroheni ne një mënyrë te ndryshme nga me pare. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Financat do jene relativisht te mbrojtura nga Urani. Nuk do keni aspak probleme.

Luani

Do e rigjeni harmoninë ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit. Shume gjera kane për te ndryshuar sot. Beqaret nuk do jene aspak indiferente ndaj ftesave qe do iu bëhen dhe ka mundësi qe te ndryshojnë edhe statusin. Me financat tregohuni sa me te kujdesshëm ne mënyrë qe gjendja te mos mbetet e trazuar.

Virgjeresha

Lidhja juaj do marre një karakter me serioz gjate kësaj dite. Ne krahët e partnerit do përjetoni kënaqësi te paimagjinueshme. Beqaret do iu kushtojnë me tepër rëndësi se kurrë miqve te ngushte dhe as qe do e ndiejnë mungesën e një personi ne krah. Financat do vazhdojnë te mbeten delikate. Nuk do i rezistoni dot as tundimit për te kryer ndonjë shpenzim.

Peshorja

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete mjaft interesante gjate gjithë kësaj dite. Nuk do mungojnë aspak dozat e humorit dhe çastet romantike. Beqaret do realizojnë disa takime me persona qe i njohin prej kohesh, por qe nuk i kishin pare me syrin për t’i pasur një dite ne krah. Financat do jene mjaft pozitive. Do mund te kryeni edhe disa transaksione me rëndësi.

Akrepi

Këshillohuni për çdo gjë me partnerin tuaj sot dhe mos merrni vendime te pamenduara. Bashkëpunimi dhe toleranca janë çelësi i suksesit. Beqaret do kenë mundësi pa fund për te krijuar një lidhje te qëndrueshme, mjafton qe te përfitojnë sa me shume. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do merrni shpërblime nga një pune e kryer me sukses.

Shigjetari

Duhet ta mbroni me çdo kusht sot jetën tuaj ne çift. Shume persona do ndërhyjnë dhe do mundohen t’ua prishin harmoninë. Beqaret do kenë plot mundësi për takime, por disa do tregohen te turpshëm dhe nuk do përfitojnë aq sa duhet. Financat do varet tërësisht prej jush. Po shpenzuat pa kursin do keni vështirësi te mëdha.

Bricjapi

Dita e sotme nuk do jete e keqe për ata qe janë ne një lidhje, por duhet thënë se ka pasur edhe dite me te mira. Beqaret do jene te pakënaqur nga takimet qe do realizojnë dhe nuk do preferojnë t’i çojnë gjerat me tej. Gjendja e te ardhurave do jete e stabilizuar, megjithatë nuk duhet te tregoheni kapricoze dhe te hidhni hapa te pamenduara.

Ujori

Me shume se kurrë me pare do i kushtoni rëndësi jetës suaj ne çift. Do e mbani gjithë kohës partnerin ne pëllëmbe te dorës dhe do ja plotësoni dëshirat. Beqaret do realizojnë takime te rëndësishme, por qe ka rrezik te mos i çojnë drejt një lidhje aq te qëndrueshme sa e kishin ëndërruar. Ne planin financiar tregohuni sa me te arsyeshëm sepse do keni probleme me pas.

Peshqit

Do dëshironi qe partneri te qëndrojë gjithë kohës me ju dhe t’ua plotësojë dëshirat, por ai nuk do jete gjithmonë i disponueshem. Mos u tregoni irrealiste. Beqaret do ndihen me te lire t’i shprehin ndjenjat, por fatkeqësisht nuk do jene me fat për te filluar lidhje. Financat nuk do jene aspak te qëndrueshme. Shmangni investimet e pamenduara sepse do keni probleme serioze.

Kriza për punëtorë në Jug, bizneset Rrisin Pagat frìkshëm. Një pastruese paguhet deri në 1 mijë e 200 euro

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në jug të vendit po përballen me mungesë të fuqisë punëtore, duke ofruar paga për punonjësit sezonale në pozicione si sanitare apo pjatalarëse deri në 1 mijë e 200 euro në muaj.

Sipas njoftimeve të agjencive të ndërmjetësimit të punësimit, në zonat turistike si Ksamil, Sarandë dhe Dhërmi po kërkohen punonjës për disa pozicione shërbimi.

Kërkesa më e lartë është për sanitare në hotele dhe resorte me paga nga 100 mijë deri 120 mijë lekë dhe pjatalarëse me paga 120 mijë lekë në muaj. Biznese të “Shkëmbi i Kavajës” gjithashtu po kërkojnë punonjës për çadrat në plazh me paga deri në 80 mijë lekë në muaj.

Për të gjitha pozicionet e shërbimeve, përveç pagës mujore, bizneset ofrojnë edhe akomodim dhe ushqim falas.

Drejtues të agjencive të punësimit bëjnë pohojnë se këtë vit oferta nga bizneset janë rreth 20% më të larta krahasuar me një vit më parë.

Sipas Albana Uku drejtuese e një agjencie ndërmjetësimi për punësimin e grave në pozicione sanitare dhe pjatalarëse, kërkesa është përqendruar kryesisht në hotelet e Vlorës, Sarandës dhe zonës së Potamit. Ajo thekson se pagat për këto pozicione variojnë nga 800 deri në 1 mijë euro në muaj.

“Vitin e kaluar kemi pasur një numër të lartë kontratash ndërmjetësimi për punësim sezonal të grave në jug të vendit, madje në disa raste edhe në Durrës. Shumë prej tyre, që më parë emigronin për punë si dado me paga rreth 1,000 euro në muaj, e panë më të leverdishëm punësimin sezonal në vend, me paga nga 800 deri në 1,000 euro.

Tendenca për punësime të grave në jug të vendit është e lartë edhe për këtë sezon turistik. Edhe oferta e bizneseve deri tani është me rritje 20% krahasuar me vjet. Kjo tendencë rritëse pritet të vijojë përgjatë gjithë sezonit turistik.

Shumë biznese të shërbimeve po kërkojnë të punësojnë gra vendase për pastrimin apo pjatalarëse. 75% e kërkesës së bizneseve është për punësime të vendasve gjatë sezonit turistik, 25% të kërkesës është për punonjës të huaj”, pohoi ajo.

Edhe vjet përgjatë sezonit turistik oferta e bizneseve në jug të vendit për punësime sezonale në sektorin e shërbimeve arriti me paga deri në 2 mijë e 500 euro në muaj.

Vjet, pozicioni më i paguar sipas njoftimeve për punësim, ishte për kuzhinierin e përgjithshëm dhe për kuzhinier sushi, me pagë maksimale nga 220 mijë deri në 250 mijë lekë në muaj. Më pak i paguari krahasuar me pozicionet e tjera në Dhërmi ishte shefi i sallës me pagë mujore nga 120 mijë lekë deri 150 mijë lekë.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja, më herët tha për Monitor se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorantet e jugut mesatarisht me 20% përgjatë sezonit të 2025-s në raport me sezonin paraardhës është pasojë e një ekuilibri të prishur midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, ku kërkesa është e ulët dhe në shumë raste pa trajnim profesional, ndërsa oferta është e lartë.

Kamarier: 80,000 – 120,000 lekë/muaj

Sanitare: 80,000 – 100,000 lekë/muaj

Kamarier bari: 60,000 – 70,000 lekë/muaj

Menaxher hoteli: 150,000 – 200,000 lekë/muaj

Trągjike, dy vëllezër ndërrojnë jetë brenda një ditë (Foto/EMRAT)

Bashkim e Gazmend Maloku, dy vëllezër nga Peja kanë ndërruar jetë në moshe të re.

Njëri nga ta ka vdekur pas një sëmundje të rëndë, e tjetri në një aksident me motoçikletë.

Të dytë kanë ndërruar jetë brenda një ditë. Për vdekjen e tyre kanë reaguar familjarë të shumtë e miq të të ndjerve.

Vdekja e tyre hershme ka tronditur familjarët dhe qytetarët e Pejës.

Nga Milani doli që…! Igli Tare thirret nga SPAK për Ballukun, nuk do i besoni detajet që janë zbuIuar

Igli Tare, një prej ish-futbollistëve profesionistë më të njohur shqiptarë dhe aktualisht drejtor sportiv i klubit të Serie A, AC Milan, është në listën e personave që do të japin shpjegime në SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tenderat e rrugëve.

Burime të besuara pranë Prokurorisë së Posaçme konfirmojnë se në adresë të ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare është firmosur një fletëthirrje për t’u paraqitur dhe për të dhënë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se fletëthirrja është kthyer mbrapsht pa u firmosur, çka nënkupton se Tare nuk ka marrë dijeni.

Grupi hetimor pritet të firmosë një fletëthirrje të dytë, por ende është e paqartë nëse ajo do t’i adresohet në Itali, ku ai jeton dhe punon, apo njoftimi do të kryhet në forma të tjera.

Thirrja e Tares vjen pas kontrolleve të SPAK te familjarë, persona të besuar të Ballukut dhe biznesmenë të ndryshëm. Mes të tjerash, janë ushtruar kontrolle edhe në dy vila në jug të vendit.

Belinda Balluku po hetohet nga SPAK për tenderat e rrugëve dhe aktualisht ndaj saj janë në fuqi masat e sigurisë: ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve.

Kërkesa e SPAK për leje për arrestimin e Ballukut u rrëzua në Kuvend nga maxhoranca socialiste.

InfIuencerja shqiptare: “Familja më përjashtoi sepse i dashuri im nuk është shqiptar”

Unë jam shqiptare dhe zgjodha një burrë joshqiptar – dhe duhet të jetoj me pasojën duke u përjashtuar nga familja». Me këto fjalë, influencerja me prejardhje shqiptare Zana Muzlijaj po arrin aktualisht qindra mijëra njerëz në TikTok.

Në disa video, ajo flet për «dashurinë e saj të ndaluar» dhe se si marrëdhënia e saj u bë një temë tabu brenda familjes së saj, transmeton Indeksonline.Zana dhe i dashuri i saj, kombësinë e të cilit ajo nuk e zbulon, u takuan gjatë viteve të shkollës. “Ishim të rinj, pa motive të fshehta dhe pa e ditur se çfarë na priste.” Ata e kuptuan herët se dashuria e tyre ishte problem për disa njerëz.

Nga frika e refuzimit, respekti për familjet e tyre dhe për të mos lënduar askënd, ata e mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë për vite me radhë. Takimet zhvilloheshin në vende të fshehura, takimet në makinë ishin të zakonshme – të shoqëruara nga frika e vazhdueshme se mos zbuloheshin. “Një moment i vetëm mund të kishte shembur gjithçka”, shpjegon influencuesja.

“Ne ishim dy të rinj që donim të ishim bashkë, por nuk na lejohej. Paranoja ishte shoqëruesja jonë e vazhdueshme.” Megjithatë, përfundimisht, ata u kapën. Familja e saj nuk e pranoi lidhjen e saj me një burrë nga një prejardhje tjetër. Zana raporton shantazh emocional, dhunë dhe kërcënime. Ajo pësoi sulme paniku dhe një krizë nervore. “Gjatë natës, nuk kisha më as siguri as shtëpi.”

Për dy muaj, ajo fjeti në dyshemenë e një apartamenti. “Isha e varfër financiarisht dhe emocionalisht.” Përfundimisht, ajo e kuptoi se asgjë nuk po e mbante më në Gjermani. Ajo mori një shans dhe emigroi në Qipro.

https://v77.tiktokcdn.com/0c96b3e3e73ec4e4c0d20901681e5fdd/6a039140/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c001-euttp/ogiamFW0fAGABBQQiwEEnIGAzhxPESU4COroIB/?a=1233&bti=ODszNWYuMDE6&&bt=824&ft=pCXryMPQ8Zmo0xS2wa4jVZzuPpWrKsd.&mime_type=video_mp4&rc=NmlnaTM0Nzc7NWkzPGhpZ0BpajRqNGo5cmprOjMzZjczNUA2NC02NTZjXjIxMC9eLjVfYSNpLS80MmQ0aGxhLS1kMTNzcw%3D%3D&vvpl=1&l=20260511044350B9149CA04103C626AB82&btag=e00088000

“Nuk mund të jetoja më me atë vendim, kështu që zgjodha dashurinë.” Ajo është pyetur shpesh nëse pendohet për vendimin e saj. Përgjigja e saj: Jo. Siç rezulton, historia e Zanës nuk është e pazakontë. Në TikTok, videot e saj arritën në qindra mijëra njerëz, shumë prej të cilëve ndanë përvoja të ngjashme në komente.

Një përdorues shkroi: “Edhe unë e lashë familjen time për dashuri – si kurde. Nuk do t’u shkaktoja kurrë vuajtje të tilla fëmijëve të mi. Nuk do t’i vija kurrë në një pozicion të tillë.” Një grua shqiptare ndau gjithashtu historinë e saj: “Jam e martuar me një italian, kemi tre fëmijë dhe madje jemi bërë gjyshër. Pavarësisht kësaj, nuk kam pasur kontakt me familjen time për 20 vjet.”

Ky model shoqëror ka një emër: endogamia – preferenca për marrëdhënie brenda të njëjtit grup etnik, fetar ose kulturor. Sidomos në familjet kolektiviste, zgjedhja e partnerit shpesh nuk konsiderohet një vendim thjesht privat, por më tepër një çështje për të gjithë familjen.

Shokët zbuIojnë arsyen të Prayla Troplinit në Durrës, ja çfarë i kishte bërë i dashuri

Pas ndarjes nga jeta të 19-vjeçares Prayla, në redaksinë tonë kanë mbërritur dhjetëra mesazhe nga persona që pretendojnë se vajza prej kohësh përballej me presion psikologjik dhe shantazh në marrëdhënien e saj. Sipas dëshmive të ardhura nga persona që e njihnin, shoqëria e saj këmbëngul se Prayla nuk vuante nga depresioni dhe se nuk kishte shfaqur asnjë shenjë të tillë.

Ata e përshkruajnë si një vajzë të heshtur, të zgjuar, të edukuar dhe shumë të mirë me të tjerët. Sipas tyre, ajo ishte nxënëse ekselente, kishte fituar çmime të ndryshme në shkollë dhe nuk kishte krijuar probleme. Miqtë e saj hedhin poshtë edhe pretendimet që po qarkullojnë për përdorim lëndësh apo sjellje problematike.

Një prej personave që na ka kontaktuar pretendon se 19-vjeçarja ishte vazhdimisht e ofenduar, e përdorur emocionalisht dhe e shantazhuar nga partneri i saj, duke arritur deri në presion psikologjik dhe manipulim emocional. Këto mbeten pretendime që kërkojnë verifikim dhe zbardhje të plotë nga autoritetet përkatëse.

Por përtej ngjarjes konkrete, kjo histori ngre një shqetësim shumë më të madh për shoqërinë tonë.
Djemtë duhet të mësohen që një vajzë nuk është pronë, nuk është objekt presioni dhe as dikush që kontrollohet me frikë, shantazh apo manipulim emocional. Një marrëdhënie nuk matet me dominim, por me respekt.

Nga ana tjetër, edhe vajzat duhet të kuptojnë vlerën e tyre. Asnjë lidhje nuk vlen më shumë se qetësia, dinjiteti dhe jeta e tyre. Në momentin që një marrëdhënie kthehet në presion, frikë apo shantazh, zgjidhja nuk është të durosh, por të largohesh dhe të kërkosh ndihmë.

Një rol të madh kanë edhe prindërit. Edukimi nuk është vetëm shkollë dhe nota, por mënyra si një djalë mëson të trajtojë një femër dhe si një vajzë mëson të mos pranojë kurrë poshtërimin apo manipulimin si “dashuri”.

Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, atëherë kjo nuk është vetëm një histori personale, por një alarm për mënyrën si po rriten dhe po edukohen të rinjtë sot.

“Besoja se do të…”, Arben MaIaj rrëfen bisedat me kolegët nga PD: Të gjithë duan ikjen e tij, por askush nuk ka guxim t’ia thotë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në një lidhje live në A2CNN, ka deklaruar se Partia Demokratike po kalon një krizë të thellë dhe shtoi se shpresonte që “Sali Berisha do gjente një moment që të largohej nga politika”.

Malaj tha se ka biseduar me kolegë nga PD, por askush nuk gjen forcë që t’i thojë Berishës që të bëhet President Nderi i Partisë Demokratike.

Sipas ish-ministrit, kryedemokrati “është një motor që ka ngecur dhe ka ngecur duke penguar edhe gjithë zhvillimet politike në vend”.

Malaj: Unë besoj që kriza e Partisë Demokratike është shumë e thellë në politikën shqiptare, edhe për faktin që duke qenë pjesë opozitare, ajo duhet të vinte përballë domosdoshmërisë së përmirësimit ndaj mazhorancës, por duke qenë se të dy kryetarët e partive veprojnë si vëllezër siamezë, gjë që e dokumentoi marrëveshja e 2008-ës dhe gati janë edhe marrëveshjet për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, unë kisha shpresuar që Sali Berisha do gjente një moment që të largohej nga politika.

Nuk do të ndodhte ndonjë hata e madhe. Ka ikur Tony Bler, ka ikur Theçeri, ka ikur Merkel, por duket se nuk e lëshon atë parti dhe i ngjan atij njeriut që e rrit vetë fëmijën dhe pastaj i vë duart në grykë dhe e mbyt.

Kam diskutuar dhe me kolegët e Partisë Demokratike, por asnjëri nuk gjen një forcë që ta bindë që të shkojë President Nderi, ta lirojë partinë të marrë frymë. Është një motor që ka ngecur dhe ka ngecur duke penguar edhe gjithë zhvillimet politike në vend.

Monika Kryemadhi me Iajmin e keq per familjen: Femije e mi nuk…

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një interviste për Neës 24, ku ka folur për vështirësitë që, sipas saj, hasin fëmijët e saj në përpjekjet për të punuar.

Kryemadhi u shpreh se askush nuk i merr në punë, vetëm sepse janë fëmijët e Ilir Metës. Kryemadhi theksoi se stigma politike po ndikon drejtpërdrejt tek familja e saj.

Sipas saj, fëmijët nuk kanë mundësi të punësohen, pavarësisht aftësive, vetëm për shkak të mbiemrit që mbajnë, ajo shton se frika e përfshirjes në hetime nga SPAK ka bërë që shumë persona të mos bashkëpunojnë me fëmijët e saj.

‘Unë rrugëve jam, pa punë edhe s’më merr asnjëri fëmijët në punë se thonë janë fëmijët e Ilir Metës. Edhe në qoftë se duan të hapin pesë gjëra që të punojnë aty me veten e tyre. Çohen të gjithë mediat e i raportojnë sikur duan të pastrojnë milionat, madje edhe njerëzit kanë frikë të punojnë me ta sepse kane frikë se i vjen SPAK.’-tha Monika Kryemadhi.

Më herët gjate bisedës ajo komentoi edhe gjendjen e ish-presidentit Ilir Meta gjatë seancës gjyqësore të datës 27 prill, duke thënë se ai u shfaq i lodhur dhe i bardhë në fytyrë, për shkak të mungesës së gjumit dhe ekspozimit në diell, por megjithatë në formë të mirë fizike falë stërvitjes së vazhdueshme.

“Nuk e kisha parë Metën që nga 18 marsi dhe në gjyq u shfaq i pagjumë dhe i bardhë, pasi nuk ekspozohet në diell. Ka humbur peshë të dukshme, por falë stërvitjes që nuk e ka ndaluar as në izolim, është në formë fizike të mirë.”-tha Kryemadhi

Nuk donte të vdìste pa takuar Berishën! Ndahet nga jeta 101-vjeçari kurbinas, ja çfarë i ka bërë Sali Berisha

Është ndarë nga jeta në moshën 101-vjeçare Gjok Markagjeka nga Gurëz-Kurbin, vetëm pak javë pasi iu plotësua dëshira për të takuar kreun e PD-së, Sali Berisha. Më 18 prill 2026, Berisha e vizitoi të moshuarin në Spitalin e Traumës, ku ai po merrte trajtim mjekësor pasi ishte plagosur gjatë protestës së opozitës. Takimi mes tyre u përcoll me emocione të forta, ndërsa 101-vjeçari u shfaq tepër i prekur nga vizita e liderit demokrat.

Gjok Markagjeka njihej si një njeri i thjeshtë dhe familjar, i lidhur fort me jetën në Gurëz dhe me njerëzit e tij më të afërt. Sipas familjarëve, ai jetoi deri në moshë të thyer pranë bashkëshortes së tij Maria, 93 vjeçe, dhe fëmijëve të shumtë, duke ruajtur deri në fund dashurinë për familjen dhe vendlindjen.

Familja ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të zhvillohet ditën e hënë, më 11 maj 2026, në orën 13:00, në varrezat e Gurëzit. Pritja për ngushëllime do të mbahet në banesën e familjes, ku të afërm dhe miq do t’i japin lamtumirën e fundit 101-vjeçarit demokrat që vdiq pasi realizoi dëshirën dhe takoi liderin e tij, Sali Berishën.

VIDEO

Pas divorcit të bujshëm nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku pIane për dasmë! Kush është Ejona partnerja e re e aktorit

Pas divorcit të bujshëm me Xhensila Myrtezaj, duket se Bes Kallaku ka rigjetur dashurinë dhe këtë herë nuk po e fsheh më.

Aktori i humorit ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale momente romantike me partneren e tij të re, Ejona, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Në një prej postimeve më të komentuara, Besi shkroi: “Ti më riktheve Besin dhe më zbukurove jetën”, teksa shfaqej pranë partneres së tij.Sipas raportimeve në mediat rozë, lidhja mes tyre duket tashmë e konsoliduar. Dyshja janë parë së bashku edhe në një festë familjare, ndërsa burime pranë tyre bëjnë me dije se çifti po bashkëjeton dhe ka nisur të mendojë edhe për martesë.

Ndryshe nga ceremonia e tij e parë me Xhensila Myrtezaj, e cila ishte shumë publike, këtë herë Besi thuhet se dëshiron një ceremoni private, larg vëmendjes mediatike dhe vetëm me njerëzit më të afërt.

Prej kohësh qarkullonin aludime se aktori kishte nisur një histori të re dashurie pas ndarjes nga këngëtarja. Madje, një tatuazh me emrin “Ejona” u interpretua nga ndjekësit si një konfirmim indirekt i romancës së re.

Gazetari Elton Tozaj ka zbuluar gjithashtu se partnerja e re e aktorit nuk është pjesë e botës së showbiz-it dhe preferon të qëndrojë larg vëmendjes publike. Ai shtoi se ajo ka një ngjashmëri të dukshme me Xhensila Myrtezaj.

Pas një divorci shumë të komentuar, duket se Bes Kallaku po përjeton një kapitull të ri në jetën e tij personale.