DjaIi nga Pogradeci i dërgonte Ietra dαs. hυrie, shqiptares i prishi mendjen portofoΙi i..

Një histori dashurie midis dy të rinjve nga Pogradeci është lënë përgjysmë. Djali i cili ka shkruar në redaksinë tonë është tejet i zhgënjyer nga një vajzë të cilën e donte aq shumë sa i shkruante letra dashurie

megjithëse sipas tij ajo mori mendjen e së motrës dhe u fejua me një tjetër të cilin ajo ia sugjeroi pasi sipas djalit e kishte portofolin plot.

Djali ka rrëfyer se ata kalonin shumë kohë bashkë duke biseduar për muaj të tërë kur një ditë të bukur motra e vajzës zbuloi gjithçka dhe i mbushi asaj mendjen të ndaheshin.

Mënyra e të folurit të vajzës ndryshon nga 5 fotot e para në krahasim me 3 të fundit në mënyrë drastike.

Megjithëse ata tashmë nuk janë më bashkë, djali ka një mesazh për të gjithë: “Pershendetje JOQ.

Femrat bejne gjithmone sikur jane engjej, kur ndahen nga ndonje i dashur fillojne me postime ne FB qe te mallëngjejnë.

Flisja ne kamer me nje goce dhe i vjen e motra ne shtepi sapo i thote per nje cun qe ma merr mendja se do kete patur ndonje portofol te mbushur mire, me tha keto tek 3 fotot e fundit.

Si mund ti quajme keto goca? Ajo tani eshte gati per fejese dhe nuk dua qe ta pesoje dhe ai si un. Ai mendon se ajo e do me te vertete vetem se ka vendos inicialin e tij ne Insta, por i them kete:

Dikur Insta i saj kishte emrin tim. 5 fotot e para ishin pjese e bisedes qe kemi bere para se e motra ti tregonte per ate cunin qe eshte duke u fejuar, sapo e motra i tregoi filloi me ato me poshtë. I kam fshire letrat e dashurisë se nuk doja qe ti lexonin te tjerë.

Thjesht i kerkoja qe te kthehej me mua. Kishim shume kohe bashke kalonim shume kohe duke fol bashke mbi 5 ore ne dite ne kamera, me msg mund te them 15 ore.

Ne u ndamë me 23 prill ne darke. Fillimisht me tha do iki ne Itali, u ndame si me mirëkuptim, thame qe do ngeleshim shoke dhe qe ti shkruanim ndonjehere njeri tjetrit si je. Por ne mengjes me kishte bllokuar msg, nuk i shkruaja dot.

Mesazhi im eshte ky: Mos krijo pershtypje per askend nga pamja e jashtme, me mire krijoji ne hijen qe krijon dielli sepse atje jane shume te njejte te gjithë.

Vrau 25-vjeçarin se i derdhi pijen, shqiptari dënohet në Spanjë me 20 vite burg dhe 214 mijë euro dëmshpërbIim

Florian Rama, një shtetas shqiptar, u dënua me 20 vjet burg për vrasjen e një burri 25-vjeçar në Spanjë në vitin 2019. Një gjykatë vendosi kundër tij dhe e urdhëroi të paguante më shumë se 214,000 euro kompensim për familjen e viktimës.

Më 8 maj, Gjykata Provinciale e Pontevedrës dënoi Florian Ramën, një shtetas shqiptar, me 20 vjet burg për vrasjen e Soufian Mahrës, një 25-vjeçar i cili vdiq pasi u godit me thikë shtatë vite më parë në Salceda de Caselas, një komunë në provincën e Pontevedrës, Spanjë.

Çështja kishte shkaktuar tronditje në komunitetin autonom të Galicisë për shkak të dhunës së sulmit dhe rrethanave të krimit.

Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri sulmoi viktimën me thikë në orët e para të 8 qershorit 2019, pas një grindjeje që dyshohet se u shkaktua nga derdhja e një pijeje nga Mahra mbi të brenda një klubi nate.

Gjykata arriti në përfundimin se vrasja ndodhi në mënyrë të papritur dhe pa i dhënë të riut asnjë shans për t’u mbrojtur.

Dënimi, i dhënë më 8 maj, mbështeti vendimin e dhënë më parë nga Gjykata e Jurisë, e cila vendosi se vrasja ishte e paramenduar. Megjithatë, gjykata vendosi që sulmuesi kishte shtuar qëllimisht vuajtjet e viktimës, një rrethanë që do ta kishte rritur dënimin në 25 vjet burg.

Gjyqtari i çështjes deklaroi se shkalla e fajësisë së të dënuarit ishte “maksimumi në këtë rast”, duke e konsideruar rezultatin fatal “absolutisht joproporcional” me motivin që shkaktoi grindjen.

Vendimi vuri në dukje gjithashtu se viktima mbajti një qëndrim pajtues dhe madje u përpoq të kërkonte falje para se të sulmohej.

Vendimi i gjykatës përcaktoi se Soufian Mahra vdiq nga plagët e shkaktuara nga thika, që i shpuan zemrën. Për më tepër, gjyqtarët përcaktuan se Rama veproi në befasi dhe i drejtoi goditjet me thikë në zona jetësore, rrethana që mbështesnin faktorin rëndues të tradhtisë.

Gazeta lokale ‘La Voz de Galicia’ raportoi se gjykata e përshkroi aktin si “një sulm absolutisht të paarsyeshëm” dhe deklaroi se sulmi “ishte pothuajse menjëherë fatal”. Gjykata gjithashtu kritikoi të pandehurin për largimin nga vendi i ngjarjes pa ndihmuar të riun e plagosur dhe më pas për t’u larguar nga Spanja para se të arrestohej në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë gjyqit, u zbulua se viktima mori tre plagë me thikë, njëra prej tyre në gjoks, të konsideruara fatale, përveç plagëve në shpinë dhe shpatull. Pas sulmit, Mahra eci disa metra duke u përpjekur të ndiqte sulmuesin e tij, por u rrëzua për shkak të gjakderdhjes.

Dënimet dhe kompensimi i vendosur ndaj Florianit nga gjykata spanjolle:

-20 vjet burg për vrasje.

-Pagesë prej mbi 214,000 eurosh për familjen e viktimës.

-Kompensim prej 70,175 € për secilin prind.

-Pagesë prej 24,836 € për secilin prej vëllezërve dhe motrave të Soufian Mahra.

-Ndalim kthimi në Spanjë për 10 vjet nëse atij i jepet lirim me kusht ose status i shkallës së tretë.

-Vuajtja e dënimit të tij në Spanjë.

U aIudua shumë se është në burg, Selin Bollati poston FOTOT e para me babain e saj

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka zgjedhur të marrë një pauzë të shkurtër pas përfundimit të rrugëtimit të saj në spektakël. Ajo ka udhëtuar jashtë Shqipërisë për disa ditë relaksi dhe qetësie.

Në këtë udhëtim, ajo është shoqëruar nga babai i saj, Toni Bollati, me të cilin ka kaluar kohë të vyer pas një periudhe të gjatë mungese fizike gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme. Gjatë gjithë sezonit të spektaklit, mungesa e tij në studio dhe komunikimi i kufizuar kanë ngjallur shpesh diskutime në rrjetet sociale, madje edhe aludime për jetën e tij private.

Këto zëra u shtuan edhe më shumë pas finales së spektaklit, ku ai u shfaq në mënyrë virtuale, përmes një hologrami, duke nxitur më tej kuriozitetin e publikut.

Megjithatë, postimet e fundit të balerinës së njohur kanë sqaruar në mënyrë të natyrshme situatën, duke treguar se babai është pranë saj dhe se ata po shijojnë së bashku disa ditë pushimi. Në disa fotografi të publikuara në “Instagram”, shihet dyshja duke shëtitur në një qytet europian, si dhe momente të qeta në udhëtim me tren.

“Sholina dhe Babi Toni !! Këto dy ditë shijuam një pushim të shkurtër, por shumë të nevojshëm. Faleminderit për çdo mesazh që më keni dërguar. I shijuam shumë këto ditë bashkë dhe ju kemi lexuar të gjithëve. Ju duaaa shumëëë”, ka shkruar ajo krahas imazheve.

Ky udhëtim shënon një rikthim në normalitet për Selin Bollatin dhe një kohë cilësore familjare pas një eksperience intensive televizive.

Hidhet në erë bankomati, autorët vjedhin kasafortën me 100 mijë euro dhe arratisen

Një shpërthim i fortë ka alarmuar autoritetet greke dhe banorët në zonën e Oinofyta-s. Mësohet se përmes një shpërthimi është realizuar vjedhja e një bankomati teksa raportohet se brenda ka patur 100 mijë euro.

Sipas informacioneve nga mediat greke, zhurma u dëgjua afërsisht në orën 04:00 të mëngjesit të së shtunës, duke shkaktuar shqetësime për banorët e zonës. Autorët e panjohur raportohet se e kanë hedhur në erë bankomatin dhe më pas kanë vjedhur të paktën një arkë parash.

Gjatë arratisjes së tyre, aùtorët lanë pas qindra kartëmonedha të djegura, me një vlerë totale prej afërsisht 2,500 eurosh.

Pas shpërthimit, autorët u zhdukën nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë në lidhje me metodën e veprimit të tyre dhe mjetin e arratisjes që përdorën.

Policia po mbledh pamje nga kamerat e sigurisë dhe dëshmi nga banorët, me qëllim përcaktimin e numrit të autorëve dhe lëvizjeve të tyre pas shpërthimit.

Shqiptari kapet me gjysmë milioni euro cash dhe kokaìnë në furgon! Përplas patrullën e poIicisë, ndalohet dhe gruaja

Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga Policia e Shtetit në Itali në flagrancë, për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen, rezistencë ndaj arrestimit dhe shkaktim të lëndimeve fizike, si dhe “arratisje e rrezikshme” për mosrespektim të ndalimit gjatë një pike kontrolli.

Hetuesit e mbanin nën vëzhgim shqiptarin prej kohësh teksa qarkullonte me një furgon të bardhë Fiat Doblò për të dorëzuar drogën në sasi të konsiderueshme në zonën e Riminit. Ata ngritën një postbllok në Rimini Sud.

Oficerët urdhëruan automjetin të ndalonte, duke u prezantuar si oficerë të Policisë së Shtetit, por shqiptari, pasi fillimisht ngadalësoi, e vuri makinën në marsh, duke goditur një nga oficerët dhe duke u përplasur me kangjellën mbrojtëse dhe makinën që po përdornin, përpara se të largohej me shpejtësi nga vendi i aksidentit.

“Tre ekipet e Skuadrës Fluturuese të përfshira në operacion filluan menjëherë ndjekjen e të arratisurit, i cili, duke kaluar me shpejtësi trafikun e qytetit dhe duke u angazhuar në manovra që ishin të rrezikshme për sigurinë e përdoruesve të rrugës, përfundoi në Via Flaminia Conca, ku, pasi goditi patrullat e hetuesve, humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me dhunë në një mur të ulët. Pavarësisht goditjes së fortë, i dyshuari u përpoq të ikte në këmbë, por u kap dhe u arrestua shpejt”, informon media italiane.

Gjatë hetimit, në dhomën e gjumit të të arrestuarit dhe gruas së tij, gjithashtu shtetase shqiptare, u gjetën mbi 1 kg kokainë dhe 35 gramë hashash, të gjitha materialet e përdorura për paketimin e drogës.

Për më tepër, afërsisht gjysmë milioni euro u sekuestruan brenda automjetit dhe brenda sirtarëve të apartamentit të dy shqiptarëve.

Brenda furgonit Fiat Doblò të përdorur nga i arrestuari, u zbulua një ndarje e tërheqshme me kyç mekanik, e përdorur zakonisht për transportin e narkotikëve ose mallrave të tjera me origjinë të paligjshme.

I arrestuari 30-vjeçar, u dërgua në burgun lokal për t’u dënuar, ndërsa gruaja e tij, e cila nuk kishte precedentë penalë, u akuzua në gjendje të lirë për posedim të lëndëve narkotike.

Për më tepër, me banim të ligjshëm në Itali, atij iu gjet në posedim jo vetëm furgoni, por edhe një motoçikletë Africa Twin dhe një Audi A6, të cilat, së bashku me të gjitha paratë e sekuestruara, u vunë nën sekuestro paraprake.

Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare

Është ndarë nga jeta në Itali aktorja shqiptare Aleksandra Suli, lajm që ka sjellë trishtim në komunitetin artistik dhe mes kolegëve të saj.

Aleksandra Suli kishte përfùnduar studimet për aktrim në Instituti i Lartë i Arteve dhe për vite me radhë ishte pjesë e trupës së Teatri Aleksandër Moisiu.

Ajo u bë e njohur edhe për interpretimin në filmin shqiptar Zëvendësi i Grave, ku luajti rolin e bashkëshortes së Malos.

Lajmi për ndarjen e saj nga jeta është bërë publik nga artistë dhe miq të afërt, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe kolegët.

Ngushëllime familjarëve, miqve dhe gjithë komunitetit artistik. U prehtë në paqe.

Fotot

U “MASAKRUA” nëpër komente, Robert Ndrenika REAGON pas suImeve për takimin me Veliajn

Aktori i njohur shqiptar Robert Ndrenika ka reaguar pas kritikave dhe komenteve të shumta që mori në rrjet, pasi u shfaq në seancën gjyqësore të Erion Veliaj, ku e përqafoi dhe e puthi publikisht.

Në një prononcim telefonik, Ndrenika u shpreh se lidhja me Veliajn është shumë më tepër se miqësi, duke e konsideruar atë si “bir për shpirt”.

“Po pse reagojnë kështu? Njeriu i di vetë gjërat e tij. E kam djalë të adoptuar. Ia njoh jetën mirë dhe ma njeh jetën mirë. E kam si djalin tim”, është shprehur aktori.

Ndrenika tregoi se kishte vendosur të merrte pjesë në seancë menjëherë sapo ishte njoftuar nga njerëz të afërt të Veliajt, pa hezituar aspak.

“Më lajmëruan njerëz të afërt të Erionit se ishte seanca dhe më pyetën nëse doja të shkoja. Shkova pa u menduar dy herë”, tha ai.

Aktori theksoi se do të ishte sërish pranë Veliajt nëse ai do të kishte nevojë, ndërsa nënvizoi se marrëdhëniet njerëzore nuk kufizohen vetëm te lidhjet biologjike.

“E kam bir për shpirt. Nëse do të ketë sërish nevojë, prapë do të jem aty. Njeriu nuk ka të afërm vetëm prindërit apo fëmijët, por edhe njerëz që i zgjedh vetë gjatë jetës”, deklaroi Ndrenika.

Gjatë reagimit të tij, ai vlerësoi edhe punën e Veliajt për projektin e teatrit të ri në kryeqytet, duke thënë se realizimi i tij është një ëndërr e kahershme për artistët shqiptarë.

“Erioni realizoi një ëndërr të madhe timen dhe të shumë artistëve: një teatër të madh, modern dhe dinjitoz në qendër të Tiranës”, u shpreh aktori.

Ernest Muçi dhuron spektakël në Turqi, sulmuesi shqiptar i shënon supergol Besiktasit (Video)

Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk, teksa ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Trabzonsporit në një sfidë shumë të veçantë për të.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në transfertën ndaj ish-skuadrës së tij, Beshiktashit, duke ndëshkuar pikërisht ekipin nga i cili u largua.

Muçi tregoi klasin e tij në minutën e 62-të, kur përfitoi nga një top i marrë në krahun e majtë të zonës dhe realizoi me një goditje elegante të harkuar.

Topi përfundoi në cepin e largët të portës, pa i lënë asnjë shans portierit kundërshtar, ndërsa goli i tij i dha përkohësisht avantazhin 2-1 Trabzonsporit në një duel mjaft të luftuar.

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 10 maj 2026

DASHI

Jeni më pak impulsiv dhe më strategjik. Kjo të lejon ta shohësh një situatë nga një perspektivë e ndryshme dhe më e dobishme. Në punë, mund të ndryshosh qasjen tënde dhe të arrish rezultate më të mira falë kësaj qartësie të re. Megjithatë, në dashuri është e rëndësishme të mos reagosh menjëherë: të marrësh një moment për të reflektuar mund të shmangë keqkuptimet.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 10 maj 2026), kjo ditë ju shtyn të reflektoni mbi atë që ju jep vërtet siguri. Do të vini re se disa siguri po ndryshojnë. Në punë, kjo mund të përkthehet në një ripërcaktim të qëllimeve ose prioriteteve. Në dashuri, nevoja juaj për autenticitet rritet: ju dëshironi diçka që ju përfaqëson vërtet, jo vetëm diçka të qëndrueshme.

BINJAKËT

Je më selektiv se zakonisht. Jo gjithçka të intereson aq shumë sa më parë, dhe kjo është një shenjë e rëndësishme. Në punë, je në gjendje të përqendrohesh më mirë dhe të bësh zgjedhje më efektive. Megjithatë, në dashuri, dikush mund të të kërkojë më shumë qartësi: shmang përgjigjet e paqarta.

GAFORRJA

Është një ditë intensive, por konstruktive. Emocionet nuk po ju ngatërrojnë, por përkundrazi po ju ndihmojnë të kuptoni më mirë se çfarë dëshironi. Në punë, përpiquni të mos mbylleni shumë në vetvete: ndarja mund të jetë e dobishme. Megjithatë, në dashuri, është koha të hapeni sinqerisht dhe pa frikën e cenueshmërisë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 10 maj 2026), energjia juaj është më e përmbajtur, por edhe më efektive. Nuk keni nevojë ta teproni për të tërhequr vëmendjen ose rezultatet. Në punë, i menaxhoni mirë situatat. Në dashuri, më pak krenari dhe më shumë dëgjim do t’ju sjellin më shumë qetësi.

VIRGJËRESHA

Është ditë praktike dhe reflektive. Nuk duhet vetëm të bëni gjëra, por të përpiqeni të kuptoni kuptimin e asaj që bëni. Në punë, kjo ju bën më të saktë dhe të përqendruar. Megjithatë, në dashuri, përpiquni të mos analizoni shumë: lini vend për emocione spontane.

PESHORJA

Ndjeni nevojën për të sqaruar gjërat brenda vetes përpara se t’i diskutoni me të tjerët. Një vendim i rëndësishëm po afron. Në punë, është koha për të vlerësuar me kujdes çdo opsion. Në dashuri, një diskutim mund të jetë vendimtar, por duhet të bëhet me qetësi.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 10 maj 2026), ju pret një ditë shumë intensive dhe e thellë. Kapaciteti juaj për vetëanalizë ju lejon të kuptoni edhe atë që normalisht mbetet e fshehur. Kjo ju ndihmon të bëni lëvizje të zgjuara në punë. Në dashuri, jeni më kërkues: dëshironi të vërtetën dhe thellësinë.

SHIGJETARI

Ndjeni nevojën të ngadalësoni për të kuptuar më mirë drejtimin që po merrni. Kjo nuk është një ditë për veprime impulsive, por për reflektim të dobishëm. Në punë, do të rishikoni një projekt. Në dashuri, megjithatë, përpiquni të jeni më të pranishëm dhe më pak të shpërqendruar.

BRICJAPI

Kjo është një ditë shumë e dobishme për të renditur prioritetet tuaja. Keni një vizion më të qartë, duke ju lejuar të bëni zgjedhje konkrete. Po bëni përparim të konsiderueshëm në punë. Megjithatë, në dashuri, keni nevojë për më shumë hapje emocionale: mos e mbani gjithçka nën kontroll.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 10 maj 2026), keni njohuri interesante, por edhe nevojën për të kuptuar se si t’i vini ato në praktikë. Një ide nuk është e mjaftueshme: ju nevojitet strukturë. Në karrierën tuaj, mund të bëni përparim të konsiderueshëm. Në dashuri, përpiquni të jeni më të qartë dhe më pak të pakapshëm.

PESHQIT

Është një ditë harmonike, por edhe e vëmendshme. Jeni në gjendje të ruani një ekuilibër midis asaj që ndjeni dhe asaj që bëni. Në punë, po bëni përparim falë intuitës suaj. Në dashuri, ka një ëmbëlsi më të qëndrueshme dhe më pak të idealizuar. 

Ηistoria që do t’ju Iërë pa gjυmë: E B. ëj me dhëηdrin, por për të ndihmυar υ. αjzën time

Një grua 47-vjeçare ka tronditur lexuesit me historinë e saj teksa e ka rrëfyer për psikologen e “The Sun”. Ja letra shokuese e gruas: 

Prej 1 viti kryej mar/rëdhënie intime me dhëndrin tim. Unë jam 47-vjeç, ndërsa ai është 26 dhe para dy vitesh u martua me vajzën time.

Unë dhe vajza jemi shumë të lidhura pasi e kam rritur e vetme që kur ishte 4 vjeçe sepse u divorcova nga bashkëshorti.

Para 2 vitesh ajo u martua me këtë djalë i cili është shumë i mire dhe ata ishin vërtetë një çift i përsosur. Por jeta jonë ndryshojë rreth një vit më parë, kur një makinë e goditi vajzën time dhe e la të paralizuar në një karrige me rrota.

E prej asaj kohe unë i jam përkushtuar plotësisht, e po ashtu edhe bashkëshorti i saj. Por gjithmonë e kisha vënë re se ai ndihej i nervozuar dhe jo shumë mirë.

Një ditë pasi vajza u shtri për të fjetur, hapa një shishe vere dhe e ftova për një bisedë. Pasi piu pak, më tha hapur se çfarë e shqetësonte.

Ai më tregoi që pas aksidentit ata nuk kishin pasur më marrëdhënie intime dhe kjo e kishte bërë të ndihej jo fort mirë.

E dëgjoja dhe e kuptova duke i dhënë të drejtë… Më pas e përqafova, por e gjeta veten pas disa sekondash duke u puthur me të.

Dhe pas kësaj pasoi se ksi… Kjo histori e jona tashmë po shkon një vit, dhe unë mendoj se është diçka e mirë, sepse përveç se ne të dyve na pëlqen seksi,

kjo është edhe mënyra për t’u kujdesur për vajzën time dhe për të qëndruar gjithmonë bashkë. Unë e di që ai e donte shumë atë dhe kjo nuk do të ndodhte kurrë nëse nuk

do të kishte pësuar këtë aksident, por tani që ndodhi unë mendoj se është një zgjidhje shumë e mirë sepse kështu do të jemi të dy pranë saj”.

Ja përgjigjja e psikologes: Ti e justifikon veten duke menduar se kjo gjë është në të mirën e saj por a je e sigurt se vajza jote vërtetë e dëshiron këtë gjë?!

Unë mendoj se ky është një veprim dhe vendim shumë i gabuar dhe bën mirë që të heqësh dorë prej tij sa më shpejt, edhe nëse ai zgjedh të largohet prej vajzës tënde.