“DeIfinët” e shërbimeve greke në qeveri, Alfred Cako pIas “bombën”, si u spostua Arben Ahmetaj me kërkesë të Athinës

“Delfinët” e shërbimeve greke në qeveri, Alfred Cako plas “bombën”, si u spostua Arben Ahmetaj me kërkesë të Athinës për t’i dorëzuar Ballukut postin e zëvendëskryeministres dhe çelësat e korridoreve energjetike të Shqipërisë, ja roli i Ramës
Konspiracionisti i njohur, Alfred Cako ka lëshuar akuza të forta lidhur me marrëveshjen e fundit 20-vjeçare për furnizimin e Shqipërisë me gaz, me një vlerë prej 300 milionë dollarësh në vit. Sipas tij, pas kësaj kontrate fshihet një pazar i madh gjeopolitik ku Edi Rama ka shitur interesat energjetike të vendit në këmbim të mbylljes së dosjeve të tij personale në SHBA. Sipas Cakos, gjithçka e ka zanafillën te frika e kryeministrit nga hetimet e FBI-së për çështjen “McGonigal”.

Në vitet 2017-2018, kur presioni mbi Ramën po rritej, lobi greko-amerikan, i udhëhequr nga figura si Nikollas Gejxh, i ka ofruar një rrugëdalje: mbrojtje politike në Uashington në këmbim të transferimit të korridoreve energjetike nga Shqipëria drejt Greqisë. Cako thotë tha në emisionin “Okult”, se Shqipëria humbi projektin gjigant të Exxon Mobile, i cili do ta kthente Durrësin në qendrën kryesore të gazit për Ballkanin, vetëm që ky rol t’i kalonte Athinës.

Në këtë skemë, roli kyç i takon Belinda Ballukut, të cilën Cako e quan “delfin” të shërbimeve greke brenda qeverisë. Ai pretendon se Balluku u përzgjodh si ministre e Energjisë dhe më pas si zëvendëskryeministre pikërisht sepse kishte lidhje të forta me lobin grek dhe mund të garantonte zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Nga ana tjetër, Arben Ahmetaj u eliminua politikisht pasi nuk u tregua po aq i “shkathët” për t’u lidhur me këtë klan, duke humbur kështu mbështetjen dhe postin.

Alfred Cako nxjerr prapaskenat e forta:

“Çfarë fsheh marrëveshja prej 6 miliardë dollarësh, ose 300 milionë dollarë në vit, për furnizim me gaz të Shqipërisë nga ana e kompanive amerikane, ku u përfshi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, së bashku me një mikun e vet, i cili i njeh tashmë çështjet dhe punët e Shqipërisë, Aleksandër Eksarko, i cili ka dhe një nivel të lartë në shoqatën e helenëve ose të grekëve në Shtetet e Bashkuara dhe është mik i afërt me Nikollas Gejxh. Dihet roli i Nikollas Gejxh në vendin tonë. Sa herë që ndërrohen politikat në Shqipëri, ai vjen dhe takon ata që do të jenë kryetarët e mazhorancave të radhës dhe kryeministrat e radhës. Kështu ka bërë me Berishën në vitin 2005.

Po kështu ai ka qenë shumë aktiv edhe gjatë periudhës që ka qeverisur jo vetëm Fatos Nano, por edhe Edi Rama, domethënë nga Partia Socialiste. Duhet thënë që ne i kemi humbur betejat për korridoret energjetike. Këto beteja tashmë i ka fituar kryesisht Greqia dhe Shqipëria nuk luan ndonjë rol. Dhe e dini pse? Sepse ne ishim të përzgjedhur nga Exxon Mobile, një nga kompanitë kryesore të Rockefeller-ëve, e cila erdhi në vitin 2017 për të lidhur kontrata dhe për të bërë studime me shtetin shqiptar për çështjet e gazit amerikan për të furnizuar pjesë të ndryshme nga Deti Adriatik në drejtim të Detit të Zi dhe veriut të Evropës, duke përfshirë Kosovën, Serbinë, Bullgarinë, Rumaninë, Poloninë, Kroacinë, Slloveninë, të cilat mund të furnizoheshin nga Durrësi nëpërmjet korridoreve të ndryshme infrastrukturore që do të ndërtoheshin.

Mirëpo, për ata që s’e dinë, në vitin 2016-2017 kish filluar një shqetësim për Ramën për aferën McGonigal. Në Shtetet e Bashkuara, FBI kish filluar të hetonte dhe Rama ndihej keq dhe nuk dinte si ta mbyllte çështjen në vitin 2017-2018. Mirëpo, me sa duket, iu afrua një nga ato delfinët e vet që ka pasur në bashki dhe që sot ndiqet nga SPAK. Bëhet fjalë për zonjën Balluku, e cila ka pasur lidhje të forta me Greqinë, me shërbimet sekrete greke. Aq sa Oktapodis, i ardhur nga Suedia i kompanisë së telefonisë celulare AMC, kur filloi aktivitetin në vitet ’98, ’99, 2000, në mos gabofsha, kishte frikë nga dy motrat Balluku, të cilat me imponim ia dërguan nga Greqia që të punonin në kompaninë e tij, dhe unë e di nga njerëzit e tij të afërt që ai kishte shumë frikë nga këto të dyja.

Në këtë kohë Ramës iu premtua nga ana e grekëve, nëpërmjet Ballukut, që çështjen do ta mbyllim ne në Shtetet e Bashkuara, por ne duam një shërbim prej teje. Cili është ky shërbim? Duam që ti të mos firmosësh me Exxon-in dhe Exxon-i të kalojë, të gjitha korridoret energjetike të amerikanëve të kalojnë nga Greqia. Dhe Rama, për të shpëtuar lëkurën e vet, me sa duket ka pranuar këtë lloj skeme. Dhe ky grup i fuqishëm grek i Shteteve të Bashkuara, me në krye Nikollas Gejxh, po ku shumë aktiv ka qenë dhe ish-presidenti i firmës Aktor që bëri tunelin e rrugës Tiranë–Elbasan, që e përzgjodhi Belinda Balluku, ndërhynë dhe ia mbyllën me sa duket çështjen në periudhën e parë dhe Rama u sigurua që nuk do të ngacmohej.

Por si kusht ishte vënë që kur të vinte Yuri Kim, ai duhet të bashkëpunonte ngushtë. Në këtë lloj sipërmarrjeje u përfshi edhe Grenelli. Ata sollën për t’u bërë këtyre një shërbim për këtë kontribut që kishte dhënë lobi grek i Amerikës. Exxon-i kërkoi që të dërgonte Yuri Kim-in këtu në Shqipëri, e cila i kërkoi Ramës si shërbim të sillte dy anije, të cilat Grenelli me sa duket ia kish propozuar Yuri Kimit dhe Ramës, që t’i bënin nder një miku të tyre nga Bangladeshi, një firmë amerikane, sepse në Bangladesh ishin mbyllur afatet e qëndrimit të termocentraleve lundrues që prodhojnë energji dhe duhet të largoheshin brenda një date të caktuar.

Dhe këta duhet të paguanin një gjobë të madhe. Bangladeshi, shtet i fortë, mund të jetë atje në fund të botës, e ne i nënvlerësojmë, por kanë shtet. I thanë: “Po s’i largove deri në këtë datë, fillon gjoba kaq milionë dollarë,” nuk e di sa ishte gjoba. Këtu SPAK duhet të zgjohet në qoftë se me të vërtetë punon dhe është i pavarur, sepse është një aferë shumë e madhe. Shqiptarët po paguajnë për të qëndruar kryeministri i tyre, për të bërë ca botokse, për t’u zbukuruar Rama dhe të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.

Dhe në këtë kohë filloi u godit zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, sepse grekët me sa duket i kërkuan rolin e zëvendëskryeministrit me Belinda Ballukun, e cila u bë edhe ministre e energjetikës, erdhi që andej nga ishte, nga Rinasi, dhe e bënë ministren e energjetikës dhe më pas zuri edhe vendin e zëvendëskryeministrit. Dhe me sa duket Ahmetaj nuk pranoi dhe filloi të bënte ato lëvizjet kundër Ramës duke e thelluar hendekun. Ai nuk e kuptonte që luftën e kishte me klanin grek të Amerikës, të cilët edhe ata e kishin shkolluar Ahmetajn, por që Belinda u tregua më e shkathët, u lidh me ta dhe i ofroi Ramës këtë shërbim për t’i mbyllur dosjen. Dhe në këtë moment, meqenëse ajo u tregua më e shkathët, Ahmetaj si njeriu i grekëve u spostua.”

Shkaku i sherrit ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili, FOTO e 50-vjeçarit Viktor Ruçi

Panorama Online ka siguruar foto të 50-vjeçarit Viktor (Tori) Ruçi lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Sarandë, ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili 66 vjeç.

Një konflikt i dhùnshëm i ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Gjashtës në Sarandë përfundoi me vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili. Sipas informacioneve paraprake, sherri nisi pas një konflikti mes Kostandin Vogli dhe Viktor Ruçi.

Dyshohet se Vogli kishte thirrur disa të rinj pasi kishte parë Ruçin në lokalin e Ismailit. Fillimisht pati përplasje fizike me sende të forta dhe më pas situata degradoi në shkëmbim zjarri. Sipas hetimeve, Vogli mbeti i plagosur në këmbë, ndërsa më pas një prej të rinjve që ndodhej me të qëlloi me armë duke vrarë Ismailin.

Pas ngjarjes, Kostandin Vogli u vetëdorëzua në polici dhe u transportua në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Ai pritet të transferohet në Vlorë për trajtim më të specializuar dhe për arsye sigurie. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Viktor Ruçi, i njohur edhe si “Tori Ruçi”, është nga Tepelena dhe banon prej vitesh në fshatin Gjashtë të Sarandës. Sipas raportimeve, ai ka precedentë penalë dhe është përmendur më herët në hetime që lidhen me trafik droge.

Ç’ndodhi në Sheshin “Skënderbej”, Iezhjani çan kangjellat me makinë, rrezikon jetën e qytetarëve

Nga Elton Qyno

Vetëm 2 ditë nga tragjedia e rëndë në zonën e Durrësit, ku gjatë një aksidenti rrugor, humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe tre të tjerë u plagosën rëndë, fatmirësisht në qëndër të Tiranës dy ditë më parë është shmangur një tjetër tragjedi e njëjtë.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se një automjet tip “Toyota Versus” pa targa, ka çarë me shpejtësi kangjellat e hekurit të vendosura në hyrje të sheshit “Skënderbej” dhe ka kryer manovra të rrezikshme duke rrezikuar seriozisht kalimtarët e rastit dhe punonjësit e policisë Bashkiake që ishin në vendgjarje.

Drejtues i mjetit është identifikuar dhe arrestuar si Viktor Ndoka nga qyteti i Lezhës, por ka jetuar prej 10 vite në Angli.

Sipas informacioneve të siguruara Ndoka ka drejtuar me shpejtësi makinën në bulevardin “Zogu i I” dhe më pas ka hyrë në ambjentet publike të sheshit “Skënderbej” në qëndër të Tiranës.

Ngjarja është parë nga shumë kalimtarë të cilët janë shmangur për ti shpëtuar goditjes nga makina. Ndërkohë mjeti është përplasur me një nga gurrët e vendosur afër Muzeut Kombëtar.

Kanë qënë dy punonjës të policisë Bashkiake, Arkid Rizvani dhe Rigert Kasa, të cilët vrapuan të neutralizojnë drejtuesin e mjetit, teksa ai mundohej ti jepte sa më shumë gaz automjetit pa targa, me qëllim për të depërtuar në brendësi të sheshit ku kishte disa grupe turistësh.

Teksa u përplas me gurrët, njëri nga punonjësit e policisë Bashkiake Rigers Kasa, ka mundur ti marë çelësin e makinës nga timoni dhe më pas ti grerë frenat e dorrës.

Në momentin e ndalimit Viktor Ndoka ka filluar të bërtasë me zë të lartë që ta linin të qetë, pasi ishte drejtuar për të shkuar në Ambasadën Amerikanë me qëllim për të denoncuar kryetarin e bashkisë Lezhë.

Shumë shpejt në vendgjarje ka shkuar një patrullë e Komisariatit Nr.3 që ka bërë shoqërimin e Viktor Ndokës në polici. Në ambjentet e poliicisë interes për këtë rast ka shfaqur dhe sektori i antiterorit,të cilët kërkuan të mernin kontakt dhe intervistuar Viktor Ndokën.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje prokuroria e Tiranës rregjistroi procedimin penale me Nr.6342 për akuzën e “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrën shtetërore”.

Për Viktor Ndokën, prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 2 mujor.

Ndërsa gjykata e Tiranës vendosi ndaj Ndokës masën e Arrestit në burg 45 ditor,duke kërkuar nga përfaqësuesi i prokurorisë që gjatë kësaj kohe të kryeje ekspertimin psikologjik të personit të arrestuar. /Syri.net

“Ju hiqet patenta përgjithmonë”/ Zbardhen propozimet për Kodin Rrugor

Është zbardhur drafti i propozuar nga Partia Socialiste, mbi ndryshimet në Kodin Rrugor. Ndryshimet janë propozuar nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputeti i PS, Taulant Balla.

Partia Socialiste ka propozuar një paketë amendamentesh për ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, duke parashikuar masa më të ashpra për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas amendamenteve të depozitùara në Kuvend, drejtuesit e mjeteve që kapen duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi do t’u shtyhet e drejta për t’u pajisur me patentë për një vit, ndërsa për të miturit afati shtyhet me dy vite nga momenti kur u lind e drejta për ta marrë atë.

Ndryshimet që propozon PS:

-Nëse kapesh pa patentë në timon, për 1 vit nuk pajisesh dot me patentë (plus përgjegjësive sipas legjislacionit penal në fuqi)

-Nëse je i mitur (pra që nuk e ke marrë patentën asnjëherë), do e marrësh patentën 2 vite pasi të mbushësh moshën për ta marrë ata, pra jo 18 por 20 vjeç do bëhesh për herë të parë me patentë

-Nëse je në vitin e parë të patentës, duhet ta drejtosh makinën me 0 alkol.

-Shpejtësia maksimale 90 km/h në autostradë, 80 në rrugët e tjera jashtë qendrave të banuara (ndëshkimi, gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë (pezullohet patenta 1 muaj dhe hiqen pikë sipas akteve nënligjore në fuqi)

– Shoferët e rinj (Deri 2 vite) s’lejohet të drejtojnë mjet në orarin 24:00-06:00 pa një të rritur me patentë prej të paktën 3 vitesh

-Nëse në 1 vit nuk bën shkelje, këto kufizime për shoferin “1-vjeçar” bien.

-Nëse bën 2 shkelje gjatë kësaj faze testi, periudha e provës të zgjatet edhe me 1 vit (pra nisin sërish kufizimet)
Ndalohet përdorimi i celularit për biçikletat dhe motorët elektrikë.

Kush kapet në timon me vlerë të alkolit më shumë se 0.5 g/l në gjak, dhe është ndëshkuar më parë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkolit dhe e përsërit i hiqet përgjithmonë patenta.

Shkoi në Gjykatë për të mbështetur Veliajn, aktori Ndrenika: Djalë i rritur me probleme, e përballoj burgun për të

Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ishte këtë të premte në Gjykatën Administrative në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj lidhur me çështjen kundër prokurorit të SPAK Olsi Dados.

Në dalje për mediat ai tha se nuk i kishte kuptuar asnjëherë 13 akuzat që SPAK ka ngritur kundër tij.

Ndrenika komentoi dhe deklάratën e bërë brenda në sallë ku i tha Veliajt se “çfarë të ka mbetur nga burgu, vij e bëj unë për ty”.

“Djalë jetim, i rritur me halle probleme. Ka ndihmuar shumë teatrin dhe artistët. Mirë mu duk. Jo them që jo. Po të jetë nevoja e bëj. E përballoj (burgun). Unë si kam kuptuar (akuzat)”, tha Ndrenika.

Shkoi për të ndjekur gjyqin, aktori Robert Ndrenika puth në ballë Erion VeIiajn: Ç’të mbeti, vij e bëj unë

Aktori i njohur shqiptar Robert Ndrenika do të ndjekë shqyrtimin e padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado. Në nisje të seancës, Ndrenika e takon, e puth në ballë dhe i thotë “Ç’të mbeti, vij e bëj unë”.

Kujtojmë se shqyrtohet sot në Gjykatën Administrative padia e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, i cili sipas tij ka marrë në 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit.

Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës duke mos përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror. Vetë kryebashkiaku është i pranishëm në seancë, ndërsa në mbështetje të tij kanë shkuar edhe dy aktorët Robert Ndrenika dhe Gaz Paja.

Një ditë më parë avokati i Veliajt, Plarent Ndreca ngriti shqetësimin se çështja ndaj prokurorit Dado po tentohet të mbyllet përmes një procesi në errësirë dhe duke shfrytëzuar procedurat. Ndreca është shprehur se pjesë e kësaj ‘harmonie institucionale’ për të mos lejuar shqyrtimin në themel është bërë edhe KLP./ Top Channel

Çfarë po ndodh me Olën? Videoja para Prime-t shokon rrjetin – ndjekësit të shqetësuar (Video)

Një video e Fabjola Elezaj po qarkullon me shpejtësi në rrjet vetëm pak orë para Prime-t të Ferma VIP, ku ajo ndodhet në televotim për qëndrimin ose largimin nga shtëpia.

Në pamjet që janë bërë virale, Ola shihet e ulur dhe e fokusuar, ndërsa bën disa lëvizje të pazakonta me sytë dhe fytyrën.

Kjo video ka nxitur menjëherë reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë gjendjen e saj emocionale pas gjithë tensioneve të ditëve të fundit.

Shumë prej tyre janë shprehur të shqetësuar për presionin psikologjik që mund të ketë përjetuar banorja gjatë javës së fundit në fermë.

Pamjet kanë marrë vëmendje të madhe online, ndërsa publiku pret me interes Prime-n e mbrëmjes për të mësuar fatin e saj në lojë.

VIDEO

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 9 maj 2026

DASHI

Situatat e vjetra shkëlqejnë në një dritë të re. Nëse ato ende na ngjallin interesin, më në fund mund të shohim atë që na kishte shpëtuar më parë. I lëshojmë gjërat për t’i bërë vend mundësive të papritura. Çdo zgjedhje e vetëdijshme hap shtigje të reja.

DEMI

Pse tërhiqemi nga ajo që na destabilizon? Le t’i shohim tundimet me ndershmëri, jo me frikë, për të zbuluar se çfarë duam vërtet. Plutoni është intensiv: dëshira dhe sprova të vetëkontrollit, por miku ynë Jupiteri na ofron qartësinë për t’i kanalizuar ato.

BINJAKËT

Ne kemi të gjitha mjetet për të nisur sipërmarrje të reja. Është koha të përdorim vullnetin dhe entuziazmin tonë për biznesin. Hëna në Ujor na fton të sjellim në vëmendje të gjitha cilësitë tona më të mira. Venusi është i dashuruar.

GAFORRJA

Dielli në sekstilë na bën të disponueshëm dhe të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve. Ne gjejmë kënaqësi duke i udhëhequr njerëzit me mençuri dhe empati të thellë. Nuk kemi frikë të tregojmë dashuri të pjekur dhe të vetëdijshme, në familjet, marrëdhëniet ose partneritetet tona.

LUANI

Dielli dhe Mërkuri në Dem mund të nxisin disa diskutime që kërkojnë qartësi të menjëhershme. Kjo na mëson rëndësinë e së vërtetës. Një përballje e vështirë çliron energji dhe sjell një fazë të re. Venusi dhe Neptuni më pas e zbusin tonin.

VIRGJËRESHA

Ne jemi një pikë referimi e mençur dhe një forcë lëvizëse për ata që na rrethojnë, duke ofruar këshilla të vlefshme dhe vetëmohuese. Bujaria shpërblehet. Ndjeshmëria na bën më empatikë. Nëse shfaqet një boshllëk, le të mos e mbushim atë me fjalë të nxituara.

PESHORJA

Nëse puna kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm sot, ne e pranojmë sfidën me entuziazëm, duke e ditur se idetë tona të freskëta do të shpërblehen. Le të mos na pengojnë strukturat e vjetra të imponuara nga opozita e Saturnit. Ne jemi të frymëzuar dhe optimistë.

AKREPI

Le të mos kemi frikë të ndajmë njohuritë tona më vizionare, por t’i besojmë shqisës sonë të gjashtë për të dalluar aleancat pjellore nga ato sterile. Kur çdo zë brenda një kori gjen hapësirën e vet, atëherë lind një këngë melodioze.

SHIGJETARI

Le të shijojmë frytet e punës sonë. Harmonia vjen nga gjeste të thjeshta, nga kujdesi për veten, për sendet tona dhe për ata që duam. Le t’i përqendrojmë energjitë tona në qëllimet tona personale. Hëna dhe Marsi i favorshëm forcojnë dëshirat tona.

BRICJAPI

Barbanera rekomandon të mos dorëzohemi që në shenjën e parë të vështirësisë. Nëse kemi një projekt në zhvillim e sipër, duhet të ndërmarrim hapa për të gjetur një partner të besueshëm. Nëse mendojmë të bëjmë një blerje të madhe së shpejti, duhet të kërkojmë këshilla të mëtejshme nga ekspertët.

UJORI

Le ta përdorim Afërditën në Binjakë për të komunikuar vizionin tonë. Një qasje modeste dhe gjithëpërfshirëse do të sigurojë sukses të qëndrueshëm në çdo përpjekje. Hëna në bashkëpunim përforcon besimin tonë tek të tjerët, por kini kujdes të mos e teproni me pritje jorealiste.

PESHQIT

Zhgënjimet nuk e fshijnë mirësinë e përvojave tona. Mund të zgjedhim të kujtojmë se çfarë na ka ushqyer, jo çfarë na ka lënduar. Kjo është koha e duhur për t’u rilidhur me dikë nga i cili jemi distancuar ose për t’u rikthyer në lojë.

“SHBA na vodhi retë”Befason deputeti irakian: Sa nisi Iufta e
Iranit, filloi shiu! Më parë i modifikonin…

Një ligjvënes irakian ka dalë me një pretendim të pazakontë, i cili nuk vonoi që të bëhej viral në rrjet: Abdullah Al-Kaikhani ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për “vjedhjen e reve” në Lindjen e Mesme.

Al-Kaikhani doli gjatë një interviste me pretendimin se për shumë vite me radhë, dy vendet në fjalë kanë përdorur avionë për të ndikuar tek retë, duke shkaktuar thatësira të zgjatura. Sipas tij, tani që SHBA-ja dhe Izraeli janë përfshire në luftë me Iranin dhe e kane spostuar vëmendjen te konflikti, në rajon janë rikthyer reshjet e shiut.

Disa zëra pohojnë po ashtu se thatësira dhjetëvjeçare në Iran përfundoi brenda pesë ditësh nga sulmet ndaj bazave amerikane. Ekspertët e metereologjisë i hedhin poshtë si krejtësisht të pabazuara të tilla pretendime. Ata theksojnë se nuk ekziston asnjë teknologji që mund të lejojë “vjedhjen e reve” dhe i këshillojnë me forcë njerëzit që të shmangin teoritë konspirative dhe pretendimet e rreme mbi motin./ Top Channel

Lajmi që po SHOKON rrjetin/ Vëlla e motër pësojnë atak në zemër dhe vdesìn në të njëjtën ditë, sëmuret motra tjetër

Një histori tronditëse ka përfshirë qytetin e San Donaci, në provincën e Brindisit. Vëlla e motër vdiqën brenda pak orësh nga njëri-tjetri, njëri vdiq pasi dëgjoi për vdekjen e tjetrit.

Ndërsa motra e tyre tjetër është në spital në gjendje të rëndë, gjithashtu duke vuajtur nga një sëmundje pasi mësoi për fatin e tyre.

Angelo Verdoscia ishte 50 vjeç dhe jetonte në Via Ponchielli me nënën e tij. Ai kishte dalë nga dera e shtëpisë së tij pasdite, në orën 6:00 të mbrëmjes, më 1 maj, për një takim me një mik.

Ai shkoi në bar. Pastaj u kthye papritur për të shkuar në shtëpi. Ai nuk ndihej mirë dhe ia tregoi shokut të tij. Më pas u shemb përtokë dhe ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve që nxituan në vendngjarje. Një atak i papritur në zemër.

Ndër të parat që mësuan ishte motra e tij Claudia, 62 vjeçe. Ajo nuk mund të pajtohej me atë që i kishte ndodhur vëllait të saj pak më parë dhe ndihej keq.

Në orën 21:00 të mbrëmjes së djeshme, u konfirmua vdekja e saj. Një motër e tretë, pasi mësoi për ngjarjet, ndihet keq. Ajo është në gjendje të rëndë në Spitalin Perrino në Brindisi.