“Në 11 maj nuk pati zgjedhje”, Dule fajëson dhe Berishën: Dështuam se …

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, doli sot përpara kamerave për t’iu bashkuar qëndrimit opozitar se zgjedhjet parlamentare nuk ishin të drejta.

“Për vlerësimi tonë, nuk ka pasur zgjedhje në 11 maj. Ka pasur një proces tjetër, dhe sfida është për gjuhëtarët t’i gjejnë një emërtim. Nuk ka lidhje me zgjedhjet siç ato konceptohen dhe implementohen në vendet demokratike”, tha Dule

Por ndonëse thotë se nuk kishte zgjedhje, pjesë të përgjegjësisë për rezultatin bën edhe opozitën duke u shprehur se është detyrë e saj për të ndryshuar realitetin.

“Është çështje e shoqërisë sonë, e zgjedhësve tanë, që të reagojnë. Në çdo vend tjetër pas një procesi të tillë si ai i 11 majit, protestat do të ishin të pandalshme. Ne kemi fenomene të tjera sociale që kanë ndodhur në vendin tonë, qytetari ndihet i mundur, këtu është përgjegjësia e opozitës. Dështuam sepse edhe njerëz nga radhët tona u blenë apo ranë viktima të presionit”, tha Dule.

Përpara fjalëve të përgjithshme Vangjel Dule mori edhe pyetjen konkrete se cili do të jetë aksioni opozitar.

“Hapi i dytë, pasi të presim edhe raportin përfundimtar të OSBE ODIHR do të shkojmë në hapa konkret se si do të jetë reagimi zyrtari i opozitës, pjesëmarrja në parlament, protestat, demonstratat”.

Krahas kritikave për zgjedhjet parlamentare, Dule u ndal edhe te qëndrimet e PBDNJ-së për çështjen e minoriteteve duke kërkuar ndryshime ligjore në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Amerikanët në SPAK, eksperti i kriminalistikës paralajmëron arrestime të bujshme: Mesazh për…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se vizitat e amerikanëve në SPAK, apo diplomatëve të tjerë të huaj, janë pasuar me arrestime të mëdha.

Në një emision televiziv, Karamuço u shpreh se mbështetja e SHBA ndaj SPAK nuk do të përfundojë.

“Vizitat e herë pas hershme të diplomatëve, gjithmonë pasohen nga një arrestim i madh. Na kanë ndodhur herë pas herë, kur ka shkuar anglezi, amerikanët na kanë dalë përshtypjet. Është si një mesazh mbështetjeje. Nga ana tjetër, po zhvillohet debat për drejtuesin e ri të BKH. Amerika ka dhënë kontribut, edhe në testimet e para, trajnimet që ka pasur. Sot ishte testi fizik, në repartin e RENEA-s, u zhvilluan që në mëngjes. Është reduktuar në përgjithësi mbështetja, por mbështetja nuk ka për të përfunduar ata. Është një mesazh që ti dërgon, që ata janë mbrapa gjithmonë dhe nuk ikin.”, theksoi ai.

Ja kush janë VIP-at që mund të hyjnë në “Big Brother VIP Albania 5” (Emrat)

“Big Brother VIP Albania 5”, pritet të rikthehet së shpejti në ekranet tona dhe, si çdo vit, aludimet për emrat që mund të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nisur me vrull.

Edhe pse ende nuk ka një listë zyrtare, disa zëra kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në media.

Një nga emrat më të përfolur për këtë edicion, është aktori dhe moderatori i njohur Salsano Rrapi.

Ai vetë ka pranuar në një intervistë televizive së fundmi, se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e “BB VIP 5”, duke shtuar akoma më shumë kuriozitetin e publikut.

Megjithatë, ai nuk dha një përgjigje përfundimtare, duke lënë gjithçka të hapur për interpretim.

Duke parë formatin e viteve të kaluara, producentët pritet të sjellin një përzierje personazhesh nga bota e muzikës, aktrimit, televizionit, modës dhe influencuesve të rrjeteve sociale.

Emra që janë përmendur nga fansat si “të dëshiruar” për këtë sezon përfshijnë këngëtarë si Argjentina Ramosaj, figura të ekranit si Evi Reçi apo edhe ndonjë ish-banor me potencial rikthimi, si Donald Veshaj ose Einxhel Shkira, megjithëse këto mbeten vetëm spekulime.

Publiku duket më i etur se kurrë për një edicion që të kthejë emocionin dhe kaosin e “BB VIP 2”, i cili mbetet ende kulmi i këtij formati në Shqipëri.

Me producentët që kanë premtuar risi, surpriza dhe një kast “bombë”, mbetet për t’u parë nëse do të përmbushen pritshmëritë.

Derisa të dalë lista zyrtare, publiku nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të hamendësojë, të krijojë meme dhe të përgatitet për një tjetër sezon me “live 24/7”, dashuri, skandale, lot dhe spektakël.

“Big Brother VIP 5” po afron… Kush do të hyjë? Kush do të befasojë? Dhe kush do të fitojë zemrat e publikut? Mbetet për t’u parë.

Ledri Vula feston ditëlindjen, vëmendjen e merr urimi i veçantë nga Xhensila Myrtezaj

Postimi i fundit në Instagram i këngëtares, Xhensila Myrtezaj, është bërë viral, pasi ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët aludojnë se mes saj dhe reperit Ledri Vula ka një romancë.

Siç duket edhe në videon e postuar, këngëtarja ka publikuar një fragment nga bashkëpunimi i tyre i radhës.

Xhensila e ka shoqëruar postimin me një urim për teksa këngëtarin, pasi Ledri Vula feston sot 39-vjetorin.

Ky i fundit i është përgjigjur Xhensilës, duke e falënderuar për postimin.

Burgu i Korçës si kabare/ Modelja e Kosovës hyri në takim “special” me Laert Haxhiun, i dënuar përjetë

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të jetë femra që ka hyrë në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një takim special me të dënuarin me burg përjetë të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.

Siç mëson “Ora News”, në datën 12 qershor 2025, Pajaziti, është paraqitur në ambientet e burgut të Drenovës, pasi sipas saj kishte planifikuar një takim me të dënuarin me burg përjetë, Vladimit Kurti, i cili rezulton të ketë vrarë tregtarin, Agim Buci, në dyqanin e tij në Kamëz.

Por teksa modelja kosovare, ka hyrë në ambjentet e brendshme të sigurisë së lartë të Godinës “A”, ajo është akomoduar në dhomën e takimeve spiciale.

Sipas një raporti sekret, në këtë dhomë speciale policët e shërbimit të brendshëm të burgut të Drenovës, nuk kanë shoqëruar të dënuarit Vladimir Kurti, me të cilin ishin planifikuar takimi, por të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.

Vladimir Kurti, vuan dënimin në Godinën “A”, pikërisht në qelinë Nr.5. Ndërsa Laert Haxhiu, vuan dënimin në të njëjtën godinë, por në qelinë Nr.6, ngjitur me atë të Vladimir Kurtit.

Letrat e planifikimit për takimin special me modelen kosovare, Ziza Pajaziti, janë bërë në emër të Kurtit, ndërsa në takim policia e burgjeve ka çuar Laert Haxhiun.

Takimi mësohet të ketë zgjatur rreth 1 orë dhe më pas, Pajaziti ka dalë nga ambientet e burgut. Ndërsa Haxhiu është shoqëruar nga policia sërish në ambientet e dhomës Nr. 6 që ndodhet në katin e parë të godinës.

Ky incident të krijon përshtypjen se burgu i sigurisë së lartë në Korçë, funksionon si kabare, ku hyn e del kush të dëshirojë, mjafton të ketë pak ndikim.

Por njëherësh ky incident krijoi dhe një konflikt mes drejtorit tashmë të shkarkuar të burgut, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli, edhe ky i pezulluar.

Tashmë të dy janë referuar për hetim në prokurorinë e Korçës, e cila ka nisur një procedim penal për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë 17 ditë nga ky incident, burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, përfshihet sërish në një incident të dytë. Ku këtë herë protagonist është prapë, Laert Haxhiu dhe dy anëtarët e grupit të tij, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Në mëngjesin e datës 29 qershor 2025, një skuadër e policisë operacionale të Burgjeve, ka hyrë në ambientet e Godinës “A”, duke ushtruar kontroll në dhomat Nr.4, 5 dhe 6, ku vuajnë dënimin të dënuarit për vrasje, Laert Haxhiu, Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili, Vladimir Kurti dhe Xhensi Lipo.

Gjatë kontrollit të 3 dhomave, skuadra operacionale gjeti dhe sekuestroi 4 aparate telefonike të markave “Iphone” dhe “Samsung”, kufje të markave “AWEI” dhe “IPODS”.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi mbetet e paqartë se kush është personi që ka furnizuar grupin e Laert Haxhiu me mjetet telefonike, ndërsa hetimet në prokurori vijojnë.

Prokuroria që po ndjek rastin, po kryen një seri veprimesh hetimore me shpresën e gjetjes së personit që ka mundësuar futjen e sendeve telefonike, pikërisht në qelitë Nr.4, 5, dhe 6, ku vuajnë dënimin 4 personat me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë që 4 telefonat janë këqyrur dhe njëherësh në ditët në vijim do dërgohen dhe për ekspertim kompjuterik. Dy ditë pasi “Ora News” botoi raportin sekret, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, vendosi shkarkimin e drejtorit Fatjon Fasho dhe pezullimin e shefit të policisë, Sokol Kaçoli.

Pas gjetjes së telefonave, drejtoria e burgut Drenovë mori vendimin për izolimin e Laert Haxhiut. Ndërsa pritet që kreu i SPAK, gjatë kësaj kohe ti propozojë komisionit të Posaçëm, për izolimin në regjim “41 bis” të 3 anëtarëve të këtij grupi kriminal Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu.

Ky grup vepronte në disa qytete si Lushnjë, Tiranë, Pogradec, Durrës, Tepelenë, Peqin, Korçë dhe Greqi, duke kryer krime të ndryshme nga shitja e lëndëve narkotike, vjedhja, gjobëvënie, e deri tek krimet e rënda si shkatërrim i pronës me eksploziv dhe vrasjet.

Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi vuajnë dënimin me burg përjetë në burgun e sigurisë së lartë në Korçë, pasi janë dënuar të tre për akuzën e vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të plagosur dhe dy persona të tjetër.

Ndërkohë ndaj Haxhiut dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tij, janë dhe dy procese gjyqësore të hapura në prokurorinë e posaçme SPAK, ajo e vrasjes së Besnik Hidës, ku Laert Haxhiu ka vepruar së bashku me Orgest Bilbilin, Ardian Ahmetin i njohur si “Pepe” dhe persona të tjerë.

Ndërsa dosja tjetër që lidhet me Laert Haxhiun, është ajo e vrasjeve seriale, vjedhjeve, shkatërrimit të pronës me eksploziv të kryera në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ku i penduar është bërë anëtari i grupit, Artan alias Marjus Tafani./Ora-News -Elton Qyno

Noizy reagon pas lirimit nga autoritetet zvicerane: Autori do përballet me pasojat…

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është liruar pas ndalimit nga autoritetet zvicerane më 5 korrik në aeroportin e Zyrihut. Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku sqaron se gjithçka ka qenë pasojë e një shpifjeje.

“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët, fatkeqësisht, nuk munda të performoja të shtunën mbrëma në Rinora4. Një keqkuptim i rëndë, i akuzuar nga shpifje e pastër, më përfshiu në një verifikim zyrtar nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me ligjin, deri në dënimin maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve. Jam përsëri me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. MAMA JA DOLA”, shkruan Noizy në reagimin e tij publik.

Sipas Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme në Zvicër, ndaj 38-vjeçarit shqiptar ishte kërkuar masa e paraburgimit, me dyshime për disa vepra penale.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë shpallur ende një vendim përfundimtar dhe theksojnë se për reperin zbatohet prezumimi i pafajësisë.

Ilir Metës i ndalohet të bëjë palestër për dy javë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar i revoltuar nga qelia, pasi mësoi se është dënuar dhe i ndalohet të kryejë ushtrime në ambiente të përbashkëta për 2 javë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se është dënuar për shkak se kishte komunikuar me mediat pa leje.

“Dënim i ri me Rregullore të ‘re.’ Sot u njoftova për një dënim të ri i bazuar mesa duket në një Rregullore të ‘re’.

Juristi i IEPV ‘Jordan Misja’ më solli për t’u njohur me dënimin e ri, normalisht siç shkruhej atje të marrë ‘njëzëri’ nga Komisioni Disiplinor, që të ndalohesha edhe 14 ditë nga ushtrimet fizike të përbashkëta.

Argumenti ishte se kisha shkelur në mos gaboj pikën c të pikës ç të Rregullores ku nuk lejohej komunikimi me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve”, shkruan Meta, sipas të cilit kjo gjë nuk ekziston në rregullore.

I revoltuar, ish-presidenti ironizon autoritetet e paraburgimit duke thënë: “Këta që nuk pyetën as për lejet e posaçme që Prokuroria e Posaçme u dha zyrtarisht deputetëve të Partisë së Lirisë për të më takuar do më japin mua leje të posaçme për të folur kundër ‘Ramaduros’. Këta që nuk kanë lejuar asnjë gazetar vendas dhe të huaj që të më takojë do më japin leje të posaçme mua.”

Në fund, Meta sulmon kryeministrin Edi Rama duke thënë se “i pabesi e di se në mandatin e katërt karrigia e tij nuk ka më katër këmbë nga pesha e rënduar e vjedhjeve, korrupsionit dhe krimeve.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

E fshiu, por tepër vonë! Fifi çmend rrjetin per ndarjen nga Adis Patushi(FOTO)

Pas një periudhe spekulimesh dhe vëzhgimesh të imta nga ndjekësit, duket se marrëdhënia mes këngëtares së njohur Fifi dhe partnerit të saj Adis Patushi ka hyrë në një fazë të turbullt, që ndoshta i ka dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

Së fundmi, Fifi ka ndërmarrë një veprim në rrjetet sociale që është interpretuar gjerësisht si një shigjetim i drejtpërdrejtë ndaj Adisit dhe një konfirmim i heshtur i ndarjes.

Në një postim të saj në Instagram, këngëtarja publikoi një foto të vetes, ku mes dhjetëra komenteve të mbështetësve, një koment ra në sy:
“Një burrë s’është kurrë mjaftueshëm për një grua, sepse një grua vlen sa 100 burra!”
Ajo vendosi t’i bëjë “like” këtij komenti, një gjest që për publikun u lexua si një mesazh i qartë personal dhe emocional, që nxjerr në pah një zhgënjim të thellë në raportin e saj me partnerin.

Megjithëse më pas Fifi e hoqi pëlqimin nga komenti, screenshoti kishte filluar të qarkullonte me shpejtësi në rrjet dhe ishte shumë vonë për ta ndalur valën e interpretimit publik. Fansat e saj dhe përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë parë këtë si një reagim të sinqertë, emocional dhe të nxitur nga dhimbja.

Adisi përgjigjet me vargje
Paralelisht, edhe Adis Patushi ka zgjedhur një formë poetike për të komunikuar ndjesitë e tij. Në një postim në Instagram, ai ndau vargje të ndjera të poetit Agim Doçi, të cilat mbartnin dhimbje, nostalgji dhe një ton reflektimi të thellë, duke lënë të kuptohet se edhe ai po përjeton një gjendje emocionale të rënduar.

Postimi i tij, ndonëse i koduar dhe pa përmendur asnjë emër, është komentuar si një dëshmi e qartë e krizës që po kalon marrëdhënia me Fifin.

Një ndarje që po ndodh në heshtje
Të dy personazhet e njohur, që dikur nuk nguronin të ndanin momente të ëmbla e të dashura me publikun, tani kanë zgjedhur të flasin në mënyra të tërthorta – përmes pëlqimeve, vargjeve dhe mungesës së njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Në sytë e ndjekësve, kjo sjellje është një shenjë e qartë e një ndarjeje të pashpallur, që ka ndodhur ose është në proces. Komentet nën postimet e të dyve janë të mbushura me pyetje, mbështetje dhe kërkesa për sqarime.

Deri më tani, as Fifi dhe as Adisi nuk kanë bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë për statusin e marrëdhënies së tyre, por veprimet e tyre flasin më shumë se fjalët. Fansat e çiftit shpresojnë ende për një ribashkim, ndërsa të tjerë e shohin këtë si një mbyllje të dhimbshme të një kapitulli që dikur u duk i lumtur dhe i fortë.

Nëse ka një gjë të sigurtë në këtë histori, është se zemrat janë lënduar dhe heshtja po bëhet gjithnjë e më e zhurmshme. Tashmë mbetet vetëm të pritet nëse njëri prej tyre do të thyejë heshtjen dhe të tregojë të vërtetën për atë që ka ndodhur mes tyre.

Ilir Proda “shpërthen” ndaj shefit të policisë së Thethit: Nuk meriton më të veshë uniformën…

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka njoftuar sot shkarkimin e kupolës drejtuese të policisë së Shkodrës.

Si shkak për këtë vendim janë ndërtimet pa leje në fshatin turistik të Thethit, ku ditët e fundit IKMT ka ndërmarrë një aksion për shembjen e tyre, ku janë përballur me kundështinë e banorëve. Në deklaratën para mediave, Proda u tregua tepër i ashpër veçanërisht me kreun e stacionit të policisë së Thethit, për të cilin tha se nuk e meriton të veshë më uniformën.

“Nisur nga situata e fundit e krijuar me ndërtimet në qendër të Theth, kam urdhërua për të kryer një hetim të thelluar, dhe ju informoj se shefi i stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedurat disiplinore. Besoj se si funksion me mosveprimin e tij të pa justifikueshëm, e ka zgjedhur rrugën e tij për të mos qenë pjesë e policisë së shteti dhe nuk gjej më asnjë arsye që ai të meritojë të veshë më uniformën e policisë”, tha Proda.

Dy penallti vendimtare nga Uzuni, sulmuesi i Kombëtares bën heroin dhe dërgon skuadrën e tij në gjysmëfinalen e Kupës

Myrto Uzuni padyshim ka qenë heroi i Austin në ndeshjen kundër San Jose Earthquakes.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, u aktivizua në fushë në minutën e 66-të dhe ishte vendimtar në dërgimin e ndeshjes në penallti. Në të 115′ teksa skuadra e tij po humbte, beratasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke rikthyer baraspeshën.

Më pas Uzuni realizoi sërish gjatë penalltive me Austin që u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.