Grabitja shkon keq! Shqiptari që IIohet me ar më nga pronari i shtëpisë, ku hyri për të vjedhur

Një tentativë grabitjeje ka përfunduar në plagosje me armë zjarri të një shqiptari, dy ditë më parë në zonën e Salernos në Itali.

Një burrë ka kapur në flagrancë tre persona me origjinë shqiptare që kishin hyrë në banesën e tij dhe ka reaguar duke qëlluar me armë zjarri, duke plagosur një nga grabitësit. I plagosuri është ndihmuar nga shërbimi i emergjencës dhe është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë larguar dhe aktualisht janë në arrati.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se edhe një nga grabitësit e tjerë mund të jetë plagosur, por kjo është ende në fazë verifikimi.

Sipas rindërtimit të deritanishëm nga hetuesit, tre shqiptarët kanë hyrë me forcë në banesën private dhe pronari, sapo ka vënë re praninë e tyre, ka marrë armën e tij të cilën e posedonte me leje të rregullt dhe ka hapur zjarr, duke goditur njërin prej tyre.

Përvëlon Shqipëria! Termometri ngjitet në 40°C, AKMC ngre alarmin: Ja çfarë duhet të bëni

Temperatura ekstreme pritet të përfshijnë vendin tonë në ditët në vijim.

Sipas parashikimeve të IGJEO dhe ERCC, termometri pritet të shënojë deri në 40°C, duke shtuar ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore.

Qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të jenë të kujdesshëm me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

“Raportoni çdo zjarr apo tym në numrat 128 ose 112. Respektimi i masave parandaluese shpëton jetë, pronë dhe natyrën“, thuhet në njoftim.

Sërish lëkundje tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

Një tjetër tërmet sapo ka goditur vendin, pas lëkundjeve të mëngjesit.

Tërmeti ishte me magnitudë 3.3 ballë, me epiqendër 11 km në veri-perëndim të Tiranës, teksa thellësia fokale ishte 10 km.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 4.4 e shkallës Rihter, në orën 05:04 minuta. Tërmeti ka pasur epiqendrën e tij pranë Kamzës dhe Krujës me një thellësi prej 5 kilometrash.

Distria Krasniqi bën historinë, bëhet xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

Sportistja e Kosovës, Distria Krasniqi ka hyrë në histori si xhudistja më e vlerësuar në botë, duke u renditur e para jo vetëm në kategorinë deri në 52 kilogramë, por edhe në listën e përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, për të gjitha kategoritë, femra dhe meshkuj.

Pas fitores së medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest, Krasniqi grumbulloi 1400 pikë të reja, duke e çuar totalin e saj në 7055 pikë.

Me këtë rezultat, ajo lë pas të gjithë rivalët, përfshirë edhe emra të njohur të xhudos botërore si rusi Inal Tasoev (7000 pikë) dhe japonezi Sanshiro Murao (6895 pikë).

Më parë, kreun e renditjes në kategorinë deri në 52 kg e mbante francezja Amandine Buchard me 5700 pikë, por me pikët e fundit, Krasniqi ka marrë një epërsi bindëse, duke e shtyrë rivalen e saj në vendin e dytë.

Renditja më e fundit, e publikuar të hënën nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, përveçse e ngjit Distrian në majën e sportit, vendos edhe Kosovën në qendër të vëmendjes së arenës ndërkombëtare.

Kjo arritje ka rëndësi të jashtëzakonshme në prag të Lojërave Olimpike, pasi renditja botërore përcakton normat olimpike dhe statusin në garat madhore.

Shkelja e armëpushimit, Trump mesazh Izraelit: Ktheni mbrapsht avionët, mos hidhni bombat!

Presidenti amerikan Donald Trump ka adresuar një deklaratë të fortë në platformën “Truth Social”, duke i bërë thirrje publike Izraelit që të ndalojë çdo operacion ushtarak të mundshëm ndaj Iranit.

“Izrael. Mos i hidhni ato bomba. Nëse e bëni është një shkelje e madhe. Kthejini pilotët tuaj në shtëpi, tani!”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Izraeli dhe Irani kanë shkelur armëpushimin e deklaruar diten e sotme ne oret e mengjesit.

Presidenti amerikan ka akuzuar si Izraelin ashtu edhe Iranin për shkelje të armëpushimit që ai shpalli disa orë më parë.

Duke folur me gazetarët përpara se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, Trump tha se nuk ishte i kënaqur me asnjërin vend, por veçanërisht me Izraelin, i cili “u çlirua” menjëherë pasi ra dakord për marrëveshjen.

Vijojnë lëkundjet në Shqipëri, sizmologu: Tërmeti i fortë u ‘paralajmërua’ nga 27 paragoditje

Tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës, është pasuar nga 12 paslëkundje të tjera, sipas të dhënave të Qendrës Europiane të Sizmologjisë.

Lëkundja më e fortë pas goditjes kryesore ka qenë me magnitudë 3.2 dhe ka ndodhur pranë epiqendrës së tërmetit fillestar.

Në një lidhje direkte Damiano Koxhaj nga Instituti Shqiptar i Sizmologjisë bëri me dije se përpara goditjes kryesore janë regjistruar gjithashtu 27 paragoditje me intensitet të ulët.

Ai theksoi se pasgoditjet janë një fenomen i zakonshëm pas një tërmeti të këtij lloji dhe nuk përbëjnë rrezik për banorët.

Sipas Koxhajt, këto lëkundje tregojnë se zona po i rikthehet normalitetit dhe nuk ka vend për panik.

Luiz Ejlli në spital, këngëtari përfundon në operacion: Dhimbjet më filluan te…

Luiz Ejlli i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, teksa një gjë të tillë e ka zbuluar vetë në rrjetet sociale.

Nuk dihet se çfarë i ka ngjarë, por si gjithmonë batutat apo ironitë nuk i kursen.

“Gjatë operimit nuk kisha dhimbje, por kur ndalova te recepsioni për faturat, aty më filluan dhimbjet”, shkruan këngëtari shkodran.

Pas fitimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli u shndërrua në fenomen në vendin tonë duke qenë ndër më të preferuarit e shqiptarëve.

“Lamborghini dhe hotel”, konfiskohen 550 mijë euro pasuri të Arjan Kamanit në Cërrik!

Është konfiksuar pasuria me vlerë 550 mijë euro e Arjan Kamanit në Cërrik, i dënuar në Belgjikë për ‘Ushtrim prostitucioni’.

Bëhet fjalë për 2 pasurive në pronësi të Arjan Kamanit, i cili i kishte regjistruar ato në emër të tij dhe të afërmve. Konkretisht i është sekuestruar objekt 3-katësh (me aktivitet bar, restorant dhe hotel) dhe 1 automjet “Lamborghini”.

Nga hetimet rezultoi se pasuritë e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Arjan Kamani, i cili është i dënuar në Belgjikë.

Në përditësim…

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 84.5 lekë dhe shitet me 86 lekë.

Euro blihet me 97.5 lekë dhe shitet 98.3 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.3 lekë, ndërsa në shitje me 104.5 lekë.

Paundi britanik blihet me 113.5 lekë dhe shitet me 114.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 61.4 lekë, ndërsa në shitje me 62.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Vjen LËVIZJA e radhës! SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Irani realizoi dje një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s. Autoritetet në Katar konfirmuan sulmin ndaj bazës Al-Udeid duke thënë se ishte një “shkelje flagrante”, ndërsa vendi i Gjirit ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore.

Pas sulmit iranian me rreth 10 raketa ndaj katarit, është ngritur alarmi tek vendet e Gjirit. Raportohet se avionët luftarakë amerikanë të stacionuar në bazën ajrore “Prince Sultan” në Arabinë Saudite janë ngritur në ajër.

Sakaq, qeveria e Katarit thotë se të gjitha raketat iraniane u interceptuan dhe nuk u raportuan viktima apo dëme, ndërsa mediat e Katarit raportojnë se sistemet e mbrojtjes ajrore arritën të interceptonin dhe shkatërronin 9 nga 10 raketat e lëshuara nga Irani drejt bazës Al Udeid.

Katari ngre mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit, pasi thotë se mbrojtja ajrore ka interceptuar të gjitha raketat iraniane. Po ashtu zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Majed Al Ansari shkroi në ‘X’ se vendi i tij po mendon mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit.

“Ne pohojmë se Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt në një mënyrë ekuivalente me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni të paturp, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha Majed Al Ansari.