PërΙeshja e përgjakshme mes shqiptarëve, zbυlohet identiteti i një prej viktimave të masakrës në Athinë

Është zbuluar identiteti i një prej viktimave të masakrës me 3 viktima dhe 3 të plagosur në Athinë.

Raportohet se një prej të vdekurve nga përleshja e përgjakshme mes dy familjeve shqiptare është Adil Tefa.

Korrespondentja e Panorama, informon se viktima është nga qyteti i Korçës. Ndërkohë dy viktimat e tjera janë identifikuar me me inicialet J. T dhe G. A, rreth 30-vjeç.

Si ndodhi ngjara që terrorizoi Athinën

Sipas “Prothothema.gr” sherri ka ndodhur mes dy familjeve shqiptare, që dyshohet merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike.

Gjithçka ka nisur mëngjesin e të shtunës kur anëtarët e dy familjeve janë takuar në rrugën Kourtidou, për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre.

Pak pas orës 21:30 në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, nga një mjet tip Mercedes që drejtohej nga një grua dhe ku ndodheshin 2 pasagjerë, është qëlluar në drejtimin të një personi që udhëtonte me motoçikletë.

Drejtuesi i motoçikletës është plagosur rëndë dhe pas tij ndodhej i ati me një automjet tip Audi, në të cilën udhëtonin edhe dy persona të tjerë.

Babai i të plagosurit ka nisur të qëllojë me armë zjarri drejt Mercedes duke vrarë autorin, që i bëri atentat djalit të tij.

Një nga pasagjerët në Audi ka dalë nga makina dhe ka tentuar të largohet për t’i shpëtuar plumbave, por është përplasur nga një mjet tjetër në lëvizje.

Në të njëjtën kohë, pasagjeri i Mercedes-it, i cili hapi zjarr drejt Audi-t ka dalë nga makina dhe është arratisur.

Ai ka ndaluar një shofer që po kalonte rastësisht dhe i ka marrë nën kërcënimin e armës makinën, duke u larguar më pas në drejtim të Agioi Anargyros.

I arratisuri është lokalizuar nga policia në 124 Avenue, ku dyshohet se ka pasur për qëllim të grabisë një karburant.

Ai ka tentuar të largohet në këmbë, por është ndjekur pas nga patrulla e policisë. Raportohet se në këto momente, i dyshuari ka qëlluar në drejtim të efektivëve duke plagosur njërin prej tyre në këmbë, ndërsa tjetrin në shpatull dhe kofshë.

Policia iu është kundërpërgjigjur, duke e qëlluar për vdekje. Drejtuesja e Mercedes është arrestuar nga policia, ndërsa pasagjeri i Audi-it, i cili ndodhej nën intubim, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra