Përmbγset aυtobusi! 18 të νdekur, fëmijë, gra dhe bυrra

Një autobus është përmbysur mëngjesin e së premtes në autostradën Oaxaca-Cuacnopalan në juglindje të Meksikës.

Zyra e prokurorit të Oaxaca konfirmoi fillimisht vdekjen e 18 personave (dy gra, tre të mitur dhe 13 burra), të gjithë nga Venezuela dhe Haiti. Emigrantët kishin nisur për në Chiapas, ku prisnin procedurat e emigrimit.

Aksidenti ka ndodhur në agim, kur automjeti po i afrohej Pueblas. Përveç të vdekurve, të paktën ka edhe 27 të plagosur.

Aksidenti i shtohet një liste të gjatë aksidentesh dhe ngjarjesh të tjera të dhunshme.

Gjatë tre viteve të fundit, të paktën njëqind emigrantë kanë vdekur në rrugët meksikane, të gjithë duke u përpjekur të arrijnë kufirin me Shtetet e Bashkuara, shkruan Elpais.