Përmbγset aυtobusi me tυristë, raportohet për 10 të ρΙagosur, dy më rëndë

Dhjetë persona u plagosën kur autobusi turistik me të cilin po udhëtonin doli nga një rrugë fshati dhe u përmbys në rajonin Asturias të Spanjës veriperëndimore.

Gjithsej 49 persona ishin në bordin e autobusit, duke përfshirë disa fëmijë, raportojnë mediat spanjolle. Zjarrfikësit dhe ambulancat kanë shkuar në vendngjarje për të nxjerrë pasagjerët.

Dy gra, të cilat kanë mbetur të plagosura rëndë, janë transportuar me helikopter në spital. Gjithsej shtatë persona janë ende të shtruar në spital.


Kombësia e turistëve nuk është bërë e ditur deri më tani. Autobusi turistik i përket kompanisë ALSA dhe ishte nisur nga qyteti i Covadonga për një ekskursion në parkun kombëtar Picos de Europa (Majat e Evropës).

https://t.co/C1qgAoff5R

(BalkanWeb)