Pesë të αrrestuar për υrasjen e dy mαfiozëve greke, mes tyre edhe një shqiptar. Mediat në Athinë japin detaje: Nuk dihet nëse…

Autoritetet greke kanë arrestuar 5 persona të dyshuar si ekzekutorë të dy prej mafiozëve më të njohur në shtetin helen, Janis Skafturos dhe Vasilis Rubetis.

Të dy janë ekzekutuar prej grupeve rivale. Mësohet se përveç 5 të arrestuarve janë vënë në kërkim ndërkombëtar edhe disa persona të tjerë të cilët janë larguar jashtë vendit.

Policia e greke kreu disa bastisje, ku u arrestuan dy gjeorgjianë, ndërsa tre të tjerëve iu bastisën shtëpitë. Aktualisht ndodhen në drejtorinë e policisë se Atikës dhe po merren ende në pyetje.

Mes tyre është një shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik. Ende nuk dihet identiteti i dy të ndaluarve të tjerë.

Mediat raportojnë se nuk dihet nëse personat e arrestuar janë një grup kriminal vrasësish apo një bandë rivale.

Ndërkohë për rastin janë lëshuar disa urdhër arreste dhe u përkasin personave që kanë marre pjesë në ekzekutimin e Janis Skafturos(Xhaxha Xhoni) Vasilis Rubetis(Rambo) dhe kunatit të Rubetit (Njonjos), raportojnë mediat greke.