PIas në vënd, mjekυ i njohur e ρranon “live” në emision: Edhe unë kam marrë bαkshish, nuk kam as frίkë dhe as tυrρ

Mjeku i njohur Ilir Allkja ka deklaruar se “nuk ka doktor që nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar.”

Ai u shpreh gjatë një inteviste në “Euronews Albania” se edhe ai vetë është paguar nga familjarë të tij dhe njerëz të afërt, si një formë bakshishi për shërbimin e ofruar si mjek.

“Është vështirë të gjesh mjekë që nuk kanë marrë bakshish në jeten e vet. Kam marrë, nuk kam as turp dhe as frikë. Unë kam marrë nga njerëz të mi, nga kushërinjtë, nga familjarët. Më kujtohet një bisedë e para 10 viteve me një kolege nga Rumania.

Në Rumani numërohen 3.2 mjekë për 1 mijë banorë, ndërsa Shqipëria ka 1 mjek për 1 mijë banorë, është skandaloze. Mjekja më thotë, që vetë ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se nëse njerëzit japin një bakshish pas shërbimit, merreni sepse e meritoni”, u shpreh Allkja.

Theksojmë se këto komente Allkja i bëri 4 ditë pas arrestimit të mjekut Fitim Marku për ryshfet, në spitalin e Traumës në Tiranë.