Plas arma dhe në Shqipëri, shoferët e autobusëve konfliktohen dhe qëIIojnë me pistoleta

Të shtëna me armë zjarri raportohen këtë pasdite edhe në qytetin e Belshit. Mësohet se pas një konflikti banal mes shoferëve të autobusëve, janë përdorur armët e zjarrit.

Fatmirësisht, nga të shtënat me armë zjarri nuk ka personat të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe arrestimin e personit që ka qëlluar me armë.

Të përfshirë në këtë sherr kanë qenë dy shoferë, të cilët pas një konflikti banal me njëri-tjetrin, kanë arritur deri te përdorimi i armës së zjarrit. Ka qenë një prej shoferëve që ka pasur armë me vete dhe ka shtënë.

Kjo ngjarje e rëndë vjen në vazhdën e të paktën tre ngjarjeve të ndodhura më herët gjatë mesditës në Tiranë. Një person ka plagosur tre shtetase dhe ka vrarë dy të tjera, ndërsa dyshohet se ka shtënë me armë dhe në zonën e “Astirit”.