46-vjeçari Ylli Brahimi është duke iu nënshtruar ndërhyrjes në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi mbeti i plagosur me plumb në këmbë dhe brinjë gjatë një atentati mbrëmjen e djeshme në Milot.
Forca të shumta të policisë kanë rrethuar hyrjen e Urgjencës së Traumës, ndërsa aty pranë ndodhen edhe familjarë e të afërm të Brahimit e Preçit.
Policia blindon Spitalin e Traumës! Me plumb në këmbë dhe
27-vjeçari Klisman Preçi ndodhej me Brahimin kur ndaj tyre u zbrazën mbi 100 plumba.


Ndonëse me makinë të blinduar, plumbat kanë shpuar xhamat e fuoristradës së tyre duke i shkaktuar vdekjen Klisman Preçit.
Preçi dhe Brahimi janë të dy persona me precedentë të mëparshëm, dhe të dy i kanë shpëtuar atentateve përkatësisht dy muaj dhe një vit më parë.
Sipas raportimeve, Preçi e Brahimi kishin njohje me tre viktimat e atentatit të pak ditëve më parë në Fushë Krujë, që nga intensiteti i të shtënave me armë është i ngjashëm me këtë të sotmin.