Po υdhëtonin me gomone drejt Anglisë, rrezikojnë të mbyten 48 emigrantë, shυmica shqiρtarë

Plot 48 emigrantë, shumica shqiptarë, janë shpëtuar nga mbytja jashtë Gjirit të Sommes në Francë. Ata ishin duke kaluar me një gomone 8 metra të gjatë në Pade – Kale me destinacion Anglinë.

Gjatë udhëtimit atyre iu është dëmtuar motori i gomones dhe për pasojë kanë mbetur në mes të detit dhe për këtë është dashur ndërhyrja e rojeve bregdetare dhe skuadra e tyre të shpëtimit për të bërë të mundur nxjerrjen në breg në emigrantëve.

Shumica prej tyre ishin meshkuj, ndërsa 5 ishin gra dhe 3 fëmijë, shkruan France3.