Pranverë me dëborë/ Zbardhen zonat malore të Kukësit, nuk shkaktohen probleme në qarkullim

Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në veri të vendit, kryesisht në zonat malore të Kukësit.

Fshatra si Turaj, Breki, Shishtavec, Novosej, Borje, Shkinak dhe Buzmadhe janë zbardhur pasditen e sotme nga reshjet e borës. Pas reshjeve të shiut dhe një rënieje të ndjeshme të temperaturave, bora ka përfshirë lartësitë mbi 1000 metra.

Deri më tani nuk raportohen probIeme në qarkullimin e mjeteve apo në jetën e banorëve.

https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2026/04/Untitled-design-1_sd-6.jpg