Në një kohë kur përdorimi i parasë fizike është reduktuar ndjeshëm, disa monedha kanë fituar vlera të larta në tregun e koleksionistëve për shkak të rrallësisë dhe kërkesës së madhe.
Një prej tyre është monedha 2 euro e lëshuar në Monako në vitin 2007, në nder të 25-vjetorit të vdekjes së Grace Kelly. Ajo është konsideruar një nga monedhat më të kërkuara në qarkuIIim, pasi janë prodhuar vetëm 20,001 copë.
Fakti që u prodhua kaq pak dhe interesi i lartë nga koleksionistët kanë bërë që kjo monedhë të arrijë në treg vlera me mesatare 2,600 euro, me minimumin 2 mijë euro dhe me precedencë për të shkuar mbi 3 mijë euro, sidomos në rastet kur gjendet në gjendje shumë të mirë, pra e padëmtuar. Dhe përgjithësisht monedhat nuk janë të dëmtuara.
Sakaq një monedhë 2 euro e prodhuar nga Sllovakia, ka arritur vlerën e 6.499 euro. Kjo është prerje e 2016.
Ndërsa një prerje 2 euro po sllovake, e vitit 2013, po shitet 5 mijë euro.
Sipas tregut të numizmatikës, vlera e monedhave të tilla përcaktohet nga tirazhi i kufizuar, gjendja fizike dhe kërkesa në platformat e shitblerjes, duke i kthyer disa prej tyre në objekte me vlerë shumëfish më të madhe se nominalja e tyre.

Monedha të tjera të vlefshme 2 euro, vlera në treg për 2026:
Vatikan 2004: 75-vjetori i Shtetit të Vatikanit (vlen rreth 100-200€).
San Marino 2004: Bartolomeo Borghesi (vlen rreth 200€).