QëΙΙohet me thίkë gjatë një koncerti reρeri i njohυr

Djaloshi 21-vjeçar, i cili vdiq pasi u godit me thikë në Notting Hill Carnival mësohet se është reperi Takayo Nembhard, i cili njihej edhe si TKorStretch.

I riu nga Bristol, u sulmua në Ladbroke Grove rreth orës 20:00 të hënën.

Policisë iu desh ta nxirrte reperin nga mesi i një turme të madhe njerëzish që e kishin rrethur dhe t’i ofronin ndihmën e parë.

BBC shkruan se ai humbi jetën në një spital në Londrën perëndimore, duke mos i mbijetuar dot plagëve të shkaktuara nga thika.

Menaxheri i tij, Chris Patrick, tha se reperi shpejt do të bëhej baba, pasi e dashura e tij është shtatzanë.

“Ishte një njeri vërtet i mirë dhe i respektueshëm, kalonte shumë kohë në Londër, por jetonte me prindërit e tij në Bristol. Ai më parë kishte qenë një futbollist gjysmë-profesionist derisa u lëndua”, shtoi Patrick.

“Ai ishte i talentuar në shumë fusha, kështu që kur mbaroi futbollin, u mor edhe me muzikë. Unë isha menaxheri i tij për më shumë se dy vjet. Punoi jashtëzakonisht shumë dhe u përpoq të bënte atë që është e drejtë për veten dhe fëmijën e tij që do të vijë së shpejti në jetë Familja e tij është e shkatërruar”, perfundoi menaxheri.

TKorStretch kishte gati 11 000 dëgjues mujor në Spotify. Një nga këngët e tij kishte grumbulluar më shumë se 300 000 shikime.

Videot e tij në YouTube janë parë më shumë se një milion herë.