Rama udhëton drejt SHBA-së në 20 shtator, zbardhen detaje nga takimet që pritet të zhvillojë

Kryeministri Edi Rama me 20 shtator pritet të udhëtojë drejt SHBA.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se kreu i qeverisë do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në asambIenë e përgjithshme vjetore të OKB-s.

Parashikohet të ketë edhe disa takime me shqiptarët e atjeshëm, njëri prej të cilëve është njoftuar të mbahet në Michigan në 20 shtator.