Afganistani është goditur nga dy tërmetë ditën e sotme, duke shkaktuar të paktën 6 viktima, sipas Reuters.
Tërmeti goditi vendin mëngjesin e sotëm në provincën verilindore Kunar, duke lënduar 9 persona, sipas Mohammad Nasim Haqqani, një zëdhënës i ministrisë afgane përgjegjëse për ndihmën ndaj fatkeqësive.
Tërmeti i parë ishte me magnitudë 4.3 ndërsa i dyti me magnitudë 4.8.
Këtë vit, Afganistani është goditur nga fatkeqësi natyrore, duke përfshirë thatësirën dhe një tërmet që vrau më shumë se 1000 njerëz në qershor në pjesën lindore të vendit.