“Mendoja djalë, deri kur më pa në sy kur ishte 3 vjeç dhe më tha: Nuk jam djalë!”
Me këto falë aktorja 43-vjeçare Charlize Theron, rrëfen për herë të parë në një intervistë për ‘Daily Mail’, se djali i saj i adoptuar, Jackson 7 vjeç, ndihet vajzë.
Aktorja e cila ka edhe një vajzë 3 vjeçe të birësuar tha se, “Kam dy vajza të bukura, që njëlloj si çdo prind dëshiron që ti mbrojë”.
Kjo gjë konfirmohet edhe nga fotografitë e shkrepura nga paparacët ku Jackson shihet ime atlete rozë, flokë të gatë dhe gërsheta.
Aktorja e Hollywood, e cila e adoptoi Jackson në vitin 2015 dhe vajzën August në 2015, foli për herë të parë për çështjen e djalit, me shumë qetësi.
“Nuk më takon mua të vendos, duke u rritur do e kuptojë veten. Detyra ime si prind është që ta dua, të kujdesem dhe ta mbroj.
Fëmijët kanë nevojë që të jenë ajo që duan të jenë. Do të bëj të pamundurën që fëmijët e mi të jenë të mbrojtur”, deklaroi aktorja.