Michelle Rawlins, nga Sheffield, ka rrëfyer se si ish-bashkëshorti shqiptar e br akti si në qendrën tregtare, ndërkohë që ajo ishte duke provuar fustanin e dasmës.
Tashmë 51-vjeçarja e ka kthyer jetën e saj pë rm bys dhe është duke e ndarë historinë e saj me gra të tjera për t’i frymëzuar ato të largohen nga mar rëdhëniet e dës htuara.
Michelle rrëfeu se si ajo kishte humbur besimin tek vetja pasi të gjithë nxënësit në shkollë e taIInin për shkak të peshës së saj.
Ajo ishte shumë e shëndoshë dhe nuk shpresonte se ndonjë burrë mund t’ia hidhte ndonjëherë sytë. “Isha me pushime në Selanik tek mikesha ime Emma.
Një natë trokiti dikush në derë dhe brenda hyri një djalë i pashëm. Pasi Ema na prezantoi unë kuptova se ne përshtateshim si tipa, por unë e dija se dikush si ai s’do kishte kurrë interes ndaj meje.
Gjatë natës unë vura re se ai po më kushtonte më shumë vëmendje seç duhej dhe kjo më bëri të ndihesha mirë. Mendova se ai thjesht po tregohej i sjellshëm me mua por më pas ai filloi të më bënte komplimente.
Natën pasardhëse ne e takuam atë në një bar pranë detit dhe ai po më jo sh te. Qëndruam gjatë gjithë natës duke biseduar dhe më pas ai më çoi në shtëpinë e tij me motoçikletë”, rrëfeu Michelle.
Gjatë dy javëve qëndrimi në Greqi, Michelle e takonte atë çdo ditë. Ajo u tri.shtua shumë në momentin që pushimet mbaruan e i duhej të kthehej në Angli.
Shkuam të hidhnin firmat si fillim e më pas të organizonim dasmën. Pasi mbaruam procedurat, unë dhe fëmijët shkuam në qendrën tregtare që të provoja një fustan nusërie dhe kishim vendosur të takoheshim me Blade aty. Ai nuk erdhi kurrë.
Prita me muaj të tërë që ai të më kontaktonte dhe më pas e kuptova se më kishte përdorur vetëm për të marrë vizën angleze sepse mora vesh më vonë se ai ishte i martuar dhe gruaja e tij jetonte në Tiranë”, tha Michelle e tri.shtuar.