“E dashur psikologe Deidre. Unë jam 20 vjeçe dhe prej dy vitesh jam e lidhur me një djalë po në të njëjtën moshë,
me të cilin jemi shumë të lumtur dhe kemi menduar që të martohemi dhe të jetojmë së bashku.
Familja e tij më do shumë dhe në përvjetorin e martesës së prindërve të tij, ata më ftuan edhe mua, teksa kishin organizuar një party në një lokal.
Në këtë festë ishin dhe të afërm të tjerë të familjes.
Gjatë darkës, i dashuri im më tha: Si thua do jemi dhe në si prindërit e mi dhe të festojmë 25 vjetorin e martesës sonë?
Kjo pyetje e tij më bëri të ndihem keq dhe të mendoj që ai e vinte në dyshim lidhjen tonë, por pasi ia thash ai më tha se bënte shaka.
Megjithatë, kështu nisëm një sherr dhe unë dola jashtë lokalit në një cep dhe po rrija të merrja veten sepse isha shumë e mërzitur.
Pak më vonë mu afrua një kushëriri i tij, 34 vjeç, dhe më tha që të mos mërzitesha sepse kështu e ka çdo lidhje.
Si pa kuptuar, ai filloi të më puthte dhe unë ngaqë isha dhe e mërzitur dhe nuk logjikova çfarë po bëja.
Më pas më çoi pak më tutje, ku ishte errësirë, dhe bëmë se.ks. Menjëherë më pas unë u ndjeva shumë keq, dhe doja patjetër t’i tregoja të dashurit
dhe t’i kërkoja falje, por kushëriri i tij më tha që të mos e bëja sepse do ndahesha prej tij dhe familja do shkatërrohej.
Ai më tregoi se para një viti ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij pasi e kishte tra.dhtuar dhe më pas i kishte treguar çfarë kishte bërë…
Nuk di çfarë të bëj psikologe Deidre. A duhet t’i tregoj? Por nga ana tjetër nuk dua kurrsesi të ndahem prej tij”.