Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh.
Përmes një postimi në Tëitter, Osmani shkruan se ka telefonuar homologun e saj, presidentin Bajram Begaj, duke shtuar se autorët e sulmit duhet të mbahen përgjegjës.
“Kam folur me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit.
Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar Osmani.