Teksa prej kohësh përflitet për një ribashkim mes tyre, çdo postim në rrjetet sociale i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ndiqet me vëmendje të madhe nga fansat për të kapur çdo detaj.
Reagimet konkrete të vetë Bora Zemanit në lidhje me historinë e saj me Donald Veshajn kanë qenë të rralla, ndaj postimet e saj shpesh merren si një lloj ‘reagimi’ ndaj aktorit. Së fundmi një video e moderatores po bën xhiron e rrjetit.
Bora postoi një video në TikTok ku ka sinkronizuar buzët me një pjesë të filmit “Dy Gisht Mjaltë”, specifikisht në një dialog mes Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit.
“Po mirë mo idjot. Kur ne nuk jemi ndarë akoma në gjykatë si do martohesha prapë unë. Hë mo!! Po çfarë mendove ti mo çfarë mendove??
Që do ndalojë dasmën si nëpër filma që do të të hidhesha në krahë do qaja. Çfarë? Çfarë mendove ti? Rri tani se na turpërove, lamë nam këtu në mes të gjithëve”-
thuhet gjatë videos, të cilën Bora e ka shoqëruar me mbishkrimin: Kur je me nerva dhe vetë pyet e vetë përgjigjesh.
Menjëherë ndjekësit e saj kanë reaguar në komente, duke shprehur pothuajse të gjithë të njëjtin mendim: Kjo nuk është thjesht një video për të qeshur, por ajo vërtet po i drejtohet dikujt.
Video Player