Një kontroll i papritur në zyrat e shërbimit civil nga sunduesi i Dubait rezultoi në atë që për sheikun Mohammed konsiderohej pamje e papranueshme dhe tepër shqetësuese.
Arsyeja është se ai u gjend përpara tryezave të boshatisura, të cilat normalisht duhej të ishin të zëna nga zyrtarë të niveleve të larta madje.
Ishte ditë e diel kur sheiku e kishte nisur turin e tij të papritur që prej orës 7 e 30 të mëngjesit duke pritur padyshim që të shihte zyrtarët më të lartë të ishin në punë në atë orar.
Por në fakt ndodhi e kundërta, sundimtari i Dubait është i vetmi person i pranishëm në njërën prej këtyre zyrave.
Normalisht ju do të pyesni se çfarë ndodhi më tej?
Plot 9 zyrtarë të lartë të Bashkisë së Dubait janë urdhëruar të japin dorëheqjen si pasojë e vizitës së papritur të sheikut.
Edhe pse asnjë prej “bosave” të shërbimit civil të shkarkuar nuk është identifikuar, Mona alMarri, drejtor i përgjithshëm i
“Dubai Media Office” tha për gazetën “The National” se vendimmarrësi më i lartë i vendit “dëshironte të jepte një mesazh të qartë”.
“Rregullat vendosen për t’u respektuar dhe këtë duhet ta nisim me ata që janë lart fillimisht. Nuk mund të shkojmë e të ndjekim punonjësit, nëse drejtuesit e tyre janë të parët që mungojnë në punë dhe nuk respektojnë rregulloren”, ka thënë AlMarri.