Një video tronditi opinion publik, ku shfaqej një punonjëse duke dhunuar një grua në qendrën e të moshuarve në Pejë.
Infermierja Aurona Pelaj shihej duke goditur pa shpirtë të moshuarën, ndërsa miket e saj po infermiere në këtë qendër argëtoheshin dhe e shihnin si zbavitëse kur e moshuara rënkonte dhe qante, e kishte nga ato që edhe e filmonin skenën.
Ngjarja ka ndodhur në Shtëpia e kujdesit për të moshuarit “Orenda”, ku infermierja Pelaj dhunonte një të moshuar që vuan nga alzheimer, ndërsa punonjëset e tjera Altina Rexhepi dhe Ramzije Kuqi, buzëqeshnin.
Pas publikimit të videos Bordi i Qendrës për Përkujdesjen e të moshuarve “Orenda”, ka marrë vendimin për pushimin nga puna për katër infermieret e përfshira në këtë ngjarje që ka tronditur mbarë opinion publik. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i policisë që arrestoi dy nga punonjëset e Shtëpisë së të Moshuarve
I arrestuar është edhe burri i njërës nga infermieret që shihen në video. Ai është arrestuar pasi dyshohet që e ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj.
Pas ngjarjes së rëndë të bërë publike menjëherë familjarët kanë shkuar dhe kanë tërhequr prindërit apo të afërmit nga kjo qënder.
Dhëndri i së moshuarës që u dhunua ka thënë se ajo vuan nga alzhaimer dhe se paguanin 650 euro në muaj në këtë qendër që të kujeseshin për të dhe që të ishte më e sigurt atë. Ai madje ka treguar se për shkak të sëmundjes që ka e moshuara s’ka arritur të tregojë që është dhunuar.
E moshuara që u dhunua është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Gruaja që u dhunua nga infermierja është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.
Të moshuarës tashmë i është siguruar një vend strehimi në Shtëpinë “Jetimat e Ballkanit”, nga Halil Kastrati.