SONDAZHI/ Bie pëlqimi për Edi Ramën, Ilir Meta kryeson renditjen për mendimin negativ

Gjatë periudhës 22 shtator deri në 2 tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri në Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend.

Të pyetur lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për kryeministrin Edi Rama, 45.9% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 50.1% e tyre kanë mendim negativ për të.

SONDAZHI/ Bie pëlqimi për Edi Ramën, Ilir Meta kryeson renditjen

Mendimi pozitiv për Edi Ramën krahasuar me muajin mars 2024, ka një rënie prej 9.6%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërisht me mars 2024 është rritur me 7.7%.

SONDAZHI/ Bie pëlqimi për Edi Ramën, Ilir Meta kryeson renditjen

Në mënyrë krahasimore lidhur me mendimin pozitiv për liderët kryesorë në vend të testuar elektoralisht më parë, rezulton se përqindjen më të lartë e ka Edi Rama 45.9%, ndjekur më pas nga Sali Berisha 28.7%, Lulzim Basha 13.9% dhe në fund Ilir Meta 9.9%.

SONDAZHI/ Bie pëlqimi për Edi Ramën, Ilir Meta kryeson renditjen

Ndërsa për mendimin negativ, renditjen e liderëve e kryeson Ilir Meta me 84.6%, ndjekur nga Lulzim Basha 80.5%, Sali Berisha 66.3% dhe në fund Edi Rama 50.1%.