Të studiosh për një provim mbi ligjet e procedurave penale kërkon shumë kohë. Por po ashtu edhe të gdhendësh të gjithë silabusin e lëndës në gjatësinë dhe anët e 11 stilolapsave.
E dyta ishte opsioni që pati zgjedhur një student në Spanjë, i cili gdhendi shkronja mikroskopike në disa stilolapsa. Fatkeqësisht, ai u kap dhe të gjitha shënimet e tij të fshehta u konfiskuan.
Lektorja Yolanda de Lucci nga Universiteti i Malagës postoi në Twitter metodën e pazakontë të kopjimit. “Teksa pastroja zyrën, gjeta këtë relike nga universiteti që ia konfiskuam një studenti dia vite më parë. Prodecurat penale në një stilolaps. Çfarë arti!”
Dikush i quajtur Gonzo, thotë se e njeh studentin që provoi këtë metodë dhe shpjegoi se “artisti zëvendëson majën e një stilolapsi të zakonshëm me një gjilpërë”. Mesa duket, “kjo e bën shumë të lehtë për të shkruar mbi një stilolaps”.
Shumë njerëz të tjerë kanë shprehur mendimin se nëse studenti shpenzoi kaq shumë kohë për diçka të tillë, mjaftonte të kishte studiuar.